Luajmë bashkë, Greisa! -Tregim ngushellues,-shkruar nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Luajmë bashkë, Greisa! -Tregim ngushellues,-shkruar nga Raimonda Moisiu
Luajmë bashkë, Greisa! -Tregim ngushellues,-shkruar nga Raimonda Moisiu
Flutura u përkul mbi kompjutër në studion e saj, duke i dhënë dorën e fundit librit “Foleja e gushëkuqes” Duke shkruar libra për fëmijë gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ndjehej e freskët dhe e lumturuar, sikundër atëhere kur shkroi librin e parë fare. Greisa , mbesa e saj e vogël, ishte ulur në dysheme pranë gjyshes, e përkulur mbi një stol të vogël dhe po pikturonte. Flokët kaçurelë kafe të errët ia mbulonin sytë dhe herë pas here i largonte me kalemat që i mbante mes gishtave. Gjuhën e vockël e mbante fort mes buzëve. Flutura i hodhi vështrimin dhe qeshi. Greisa e ndjehu, ngriti sytë dhe i tha"
Ç’ke nëna, pse po qesh?
Gjyshja i vuri pasqyrën e vogël që mbante pranë kompjuterit para fytyrës
Shiko si e ke ngjyrosur fytyrën, hundckën, faqkat, - i tha ajo dhe e puthi në ballë. Greisa i buzëqeshi dhe vazhdoi të pikturonte pemën me degët, halat e pishës, folenë e zogun duke ngrohur vezët në të. Gjyshes iu kujtua ajo ditë kur të dyja me të mbesën, të zëna përdore, dolën shtëtije buzë liqenit, deri lart në kodrën e gjerë, ku mbizotëronte qetësia, bukuria e thjeshtë e natyrës me pemët e larta si lisa, pisha, bliret, gështenjat dhe tek - tuk dallohej ndonjë shkëmb jo shumë i madh i murrmë. Sa herë vinin këtu sillnin me vete thërrime buke, biskota të thërrrmuara, letër dhe me degët e vogla të thata për tokë bënin aeroplanë ose zogj. Greisa ulej mbi shkëmbin më të ulët dhe që aty i lëshonte të fluturonin. Qeshte e gëzohej pa masë. Nuk harronte kurrë të merrte gjithashtu edhe kalemin blu dhe shkruante emrat e zogjve apo të aeroplanit në faqen e dukëshme të shkëmbit. Luanin kukamfshehti dhe kur vogëlushja e gjente gjyshen, qeshte me atë zërin lozonjar fëminor dhe nuk rreshte së duatrokituri doçkat e vogla topolake. Greisa sapo i kishte mbushur shtatë vjet dhe në shtator do të shkonte në klasën e dytë. Sa u gjendën në kodër, sytë e tyre zunë përtokë një fole zogu që kishte rënë nga pema. Greisa e mori në duart e saj dhe të dyja me gjyshen po shikonin në brendësi të saj. Ishin plot tri vezë të gushëkuqes, që kishin shpëtuar pa u thyer. Greisa u vërenjt në fytyrë dhe hodhi vështrimin lart në pemën më të afërt.
-Po nga cila pemë ka rënë, nëna? Nga cila degë, - pyeti vogëlushja me zërin e zvarritur, buzët paksa të mbledhura dhe sytë gati në lot.
Greisa këqyri me vëmendje e me sytë e lotuar të gjitha pemët rreth e përqark. Gjyshja mori mbesën në krahë që mbante akoma folenë e zogut, duke e qetësuar dhe i thënë se të dyja do ta gjejnë pemën e saj. Ato dëgjuan vajin trishtues të zogut. Gjyshes iu kujtua kur i kishte thënë një herë se gushëkuqja kur vajton,kërkon fëmijën e saj. Të dyja qëndronin në këmbë dhe Greisa vazhdonte të mbante folenë në dorë. Ajo nuk ndalonte së foluri duke e pyetur gjyshen:
- Kush e ka bërë mamin e gushëkuqes?
- Të gjithë zogjtë kanë mami, babi, gjyshe, motër, vëlla, si unë?
- Kush u jep atyre për të ngrënë? Kush ia ka vënë emrin gushëkuqe? Edhe unë e dua emrin gushëkuqe, nëna,- i tha gjyshes papritur
Greisa iu lut gjyshes të ngjitej lart në pemë për të vendosur folenë në degën e trungut të pishës. Flutura i tha se ajo ishte e vogël dhe kishte frikë se mos binte nga pema e vritej. Ngritën kokën lart dhe panë gushëkuqen - mami, të fluturonte mbi kokat e tyre. Flutura porositi Greisën të mos lëvizte që aty dhe vetë po i ngjitej pemës. Duke mbajtur me kujdes në njërën dorë folenë dhe me tjetrën mbahej pas trungut, po ngjitej lart. Greisa nuk ia ndante sytë për asnjë cast. Për t’i dhënë kurajo gjyshes, duartrokiste:
Nënaaa! Nënaaa!
Halat e pishës ishin disi të trasha dhe teksa ngjitej, e shponin. Por më e keqja ishte se dora iu bë me rrëshirë dhe i ngjitej pas trungut. Arriti deri afër majës dhe e vendosi folenë në trungun që lidhte dy degë të trasha. Kur zbriti poshtë e mbesa i buzëqeshte, duatrokiste fort hareshëm dhe tregonte me gisht për nga foleja.
Shiko, shiko, nëna, mami i zogut është në fole,- i tha ajo duke ia marrë dorën të gjyshes e ia puthte. Flutura dhe Greisa qëndronin aty me sytë e ngulitur në pemë. Përmes halave të trasha të pishës, ato mundën të dallonin kokën e gushëkuqes. Ishte një mrekulli, dhuratë e stinës. Dhe, që prej asaj dite, gjyshja e Greisa vinin shpesh aty për të parë folenë e zogut. Nga vezët kishin dalë zogjtë. Ata kishin mësuar edhe të fluturonin. Një ditë tjetër ato erdhën përsëri dhe vunë re se të gjitha nuk ishin aty; mami dhe bebet. I panë në tokë poshtë pemës vetëm puplat e tyre dhe vezët e hapura. Foleja ishte ende aty lart në pemë… Greisa qau përsëri, por kësaj here ndryshe… Disa humbje në jetë duhet t’i marrim lehtësisht e më me qetësi se humbjet e tjera…
Gjyshja ditën tjetër erdhi përsëri me Greisën në kodër. Hipi përsëri deri lart për të marrë folenë e zogut. Pasi zbret nga pema, Greisa që vazhdimisht e duartrokiste, nuk ishte aty. Ktheu kokën gjithandej e tronditur, e shqetësuar, por vogëlushja nuk ishte askund. Filloi të thërriste fort emrin e saj: Greisaaaa! Greisaaaaaaa! Ndërkohë, Flutura dëgjon zërin e të birit: Mamaaaa, qetësohu, Mamaaa!
E ëma hapi sytë dhe u përmend
Greisa nuk arriti të lindë e të luajë…..
Raimonda Moisiu
Hartford, CT USA
8 nëntor 2010<
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kali i Princeshes -tregim-Pjesa e Pare-shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
» Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Nje dashuri fatale-Tregim-nga-Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Fustani i bardhe - Tregim -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
» Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Nje dashuri fatale-Tregim-nga-Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Fustani i bardhe - Tregim -nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi