Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 11, 2010 1:43 pm

Adem Zaplluzha:Dy poezi Img009ow
Adem Zaplluzha:Dy poezi

PËR HERË TË PARË

Më duket se sot përfundoi dita
Në kotësinë e fshehur
Për nesër
Kanë mbetur fjalët peng
Që janë lidhur për gjuhe

Kur më pyetën
Se çka do të ngjajë mëngjesin e ardhshëm
Heshta si guri
Më përtypën mizat
Si kafshatën e gjuajtur në kontejner

Erdhën disa të panjohur
Me tregimet e tyre
Na bezdisën deri në çmendi
Thanë se sot
Askush nuk shkruan gazetë muri
Në lëkurë e rrjepur

Pastaj ikën
Askush nuk di se për ku
Por i lëshuan disa mikrobe
Dhe e infektuan tokën

Lisat ja nisën kujës
Për herë të parë këtu kjo gjëmë
Iu dhimb drurit dhe gurit



ETJA

Më cilën leckë
T’i arnoj këto kujtime të brishta
Kah na ikën stinët
Kur ne kalonim zbathur
Nëpër jetën tonë

Ishim të etshëm
Kur na rinin zogjtë mbi kokë
I kaluam tejetej lumenjtë
Sa për të pirë ujë

Desha atë çast
Të bisedojë me gurin
Nëntoka gjëmoi
Si lashtësia e uturimës
Në dejtë e mi të zhgënjyera
Ngulen thonjtë e tmerrit

Sa herë që u ballafaqove
Me fjalën time të dhënë
Në mua u zgjuan kodet e maleve
Nata shtrihej me një mospërfillje
Në thinjat e flokëve të rënë

Regëtimat e zhurmuese
S’kishin të ndalur
Rrjedha e ujit të kristaltë
Nuk e ndryshoi njëtrajtshmërinë
Në vorbullën e etjes
Gufon kujtesa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi