Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy poezi nga Adem Zaplluzha

Shko poshtë

Dy poezi nga Adem Zaplluzha Empty Dy poezi nga Adem Zaplluzha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 12:43 pm


Dy poezi nga Adem Zaplluzha Swscan00184
Dy poezi nga Adem Zaplluzha

REGËTIMAT


Jashtë bie shi
Në qeshjen e mbrëmjes
Zbresin retë

Sytë e përlotur të lisit
Ma përkujtojnë
Sqepin e qukapikut
Që troket
Në dritaret e natës

Ma përkujton
Drithërimën e zemrës
Nën potkonjtë e kalit të zi

Kur jashtë bie shi
I përlotur
Në zemrën time çohen peshë
Regëtimat
Që nuk kanë të ndalur


E DASHURA GRUA

Merri këto korale e dashur
Nëse dëshiron ta posedosh
Kaltërsinë
E detit në qafë

Ti e meriton
Edhe gjerdanin
Prej yjeve të kristalta

Vetëm hape kraharorin e dashur
Dhe shtrihu
Pranë këtij gjelbërimi
Të njomë

Afrohu merre detin në gji
Ajo shkumë e bardhë
Ende xhelozon
Njomësinë
E lëkurës tënde
E dashura grua
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi