Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 3:26 pm

Adem Zaplluzha:Dy poezi U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:Dy poezi

NË GJUHËN E ZJARRTË TË QIELLIT

Dëgjova se për t’i përshëndetur
Fluturimet e zogjve
I kishin kapërcyer malet

Në zërin e cilit shkëmb
Mbollën pemën e bekuar
Ishim në udhëtim e sipër
Dhe nuk kishim kohë

Për t’i ujitur rrënjët
As për përkujdesjen
E reve të përhirta
Në kujtesë i patëm rrufetë
Dhe gjuhën
E zjarrtë të qiellit

Nuk di
Se me cilin kamxhik
Atë ditë
Na kamxhikosën erërat

Ende lumi
Derdhet në qetësi
Në ëndrrën e algave
Palosen hijet

Kush tha
Se rruga e mashtrimit
Ka humbur mes gishtërinjve
Ne kurrë
Nuk i takuam hijet
Kur kaluan këndej pari

NATA

Në këtë valle e këtë lojë
Të kësaj nate
Të pa soj,
Kush e bëri o këtë plojë?!...
Zoti i madh
Le ta durojë ose mallkojë!..


Adem Zaplluzha
Nga libri Hihet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi