Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 12:30 pm

Adem Zaplluzha:Dy poezi Fotojaeademzaplluzha
Adem Zaplluzha:Dy poezi

KAÇULE MBI GUR

Kur na u dukën thinjat
Fare pa menduar
Kafshuam dhimbjen

Ishte nata e parë e dimrit
E bora mbuloi qiellin
Krongjijtë pikuan
Si stërkalë shiu nga çatitë

Pata dalë atë ditë për gjah
Por plumbat i lashë në shtëpi
Nëse vet s’di të fluturoj
Nuk dua të vras asnjë zog

Acari uturin në largësi
Thyhen lisat pranë nesh
Ky dimër i gjatë sivjet
Rri ulur kaçule mbi gur

NGATHTËSIA

Sa e ngathët qenka kjo natë
Që pushon në syrin tënd
Pse plaken zogjtë
Kur fluturojnë në Jug ?

Pranvera do të vonohet sivjet
Në flokët e tua troket shiu
Ky acar në grykë e shtrëngon
Peizazhin e mëkatit
Që rrëshqet si ngjala

Sonte dua të rri me zogj
Në plepin e bardhë
Ku fshihen ëndërrat
Ngathtësia e qenies sime pushon
Në folenë e dhimbjes së vargjeve

Nga libri TEJDUKSHMERIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi