Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtari Vangjush Ziko-Rini krijues!- Esse-nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Shkrimtari Vangjush Ziko-Rini krijues!- Esse-nga Raimonda Moisiu Empty Shkrimtari Vangjush Ziko-Rini krijues!- Esse-nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 14, 2010 3:49 pm

Shkrimtari Vangjush Ziko-Rini krijues!- Esse-nga Raimonda Moisiu 41390_1208896826_5194675_n
Shkrimtari Vangjush Ziko-Rini krijues!- Esse-nga Raimonda Moisiu

Shkrimtari Vangjush Ziko-Rini krijues!- Esse-nga Raimonda Moisiu Thumbnail.php?file=VangjushZiko_1__735190015
Esse

Emri I poetit, dramaturgut, shkrimtarit, eseistit, përkthyesit dhe studjuesit Vangjush Ziko, është një emër gjithpërfshirës, është vizioni I ri I revolicionarizimit dhe ndryshimit të rëndësishëm i letërsisë dhe artit bashkëkohor në qarqet artistike, qytetare dhe intelektuale, e cila përkon natyrëshëm me periudhën e përjetimeve dhe casteve të jetës së përditëshme intime dhe social –ekonomike të shoqërisë nga vjen e ku mendon të integrohesh. Emri dhe kontributi I tij I larmishëm, I përket periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes për të gjithë njerëzit që e jetojnë jetën më të vërtetat e saj, të cilat sollën zbulimin e një zëri të vecantë rreth veprave të Rilindjes të shpirtit shqiptar krijues e letrave shqipe, rreth ideve të artit si frymëzim shpirtëror dhe dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes dhe formimit fizik dhe intelektual dhe shpreh më së mirë të vërtetën universale, të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, në jetën social -ekonomike-politike njeriu është vetëm gjysma, ndërsa gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Figura e vlera kombëtare të tilla si Vangjush Ziko, duhet të ruhen më krenari e dinjitet kombëtar, duhet të ruhen me fanatizëm nga brezat e ardhshëm. Verën që sapo kaloi unë u takova me poetin dhe shkrimtarin Vangjush Ziko, në qytetin tonë të lindjes. Unë jam krenare që jam bashkëqytetare e këtij mendimtari të shquar, I mëncur, I matur dhe me një shpirt të madh. Krahas pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetete me tema sociale dhe artistike –letrare, unë pata fatin që të shkëmbeja edhe librat me Prof. Vangjush Zikon. Në këtë ese jam përpjekur të hedh disa nga mendimet e mija, teksa shfletoja këto libra

Në rast se sipas teorisë së romantizmit, natyra dhe vetëdija janë një, atëhere vetëdija nuk është një fund egoist i vdekur, por është mënyra e njohurive të hapjes me universin. Është vetvetja me të gjitha atributet e njerëzimit dhe detyra morale që ka individi për reformimin e pabarazisë sociale dhe sekreti për të lehtësuar vuajtjet njerëzore. Tek libri me tregime dhe skica “Borëbardha flokëthinjur”(Romancë kanadeze) autori shprehet që në krye :“Romancë zakonisht, quhet një pjesë e vogël muzikore, që pasqyron një gjendje të caktuar shpirtërore. Pse të mos e quajmë kështu edhe një krijim letrar, që na flet për ndjenjat dhe meditimet e një personazhi, një vepër letrare, e cila ka në themel konfliktin apo intrigën, boshtin artistik……”

Kjo vepër letrare është unike, subjektive që ka efekte të jashtëzakonëshme psikollogjike, artistike dhe brendia e saj vëzhgon botën shpirtërore të trazuar bukurinë, dinjitetin, dualizmin e natyrëës shqiptare me atë kanadeze (p.sh Ujëvarat apo pyjet, malet lumenjtë e Shqipërisë e të Kanadasë) ndjenjat që prodhojn ankth e frikë, ndërim e përcmim, kënaqësi dhe mërzitje, nostalgji e mall, iluzione e zhgënjime, dëshira e shpresa, dashuri e dhimbje, një pafundësi ndjenjash dhe fuqi përtej kuptimit njerëzor. Përshtatja e fjalës “romancë”, për këtë vepër letrare “ Borëbardha flokëthinjur”është mëse pozitivisht e përshtatshme nga poeti dhe eseisti Vangjush Ziko, është mishërimi I sublimes, i frymës romantike të aventurës së emigrimit, sepse ai thekson individualizmin, pohon vlerat e përbashkëta të njeriut, me imagjinatën për vlerat e saj estetike dhe etike, pohimin optimist të metamorfozës të vështirë që shoqëria bashkëkohore e quan integrim. Idetë dhe shpalosja e tyre në këtë vepër letrare janë ende të freskëta me stilin e mprehtë prozaik dhe vëzhgimin e tyre në brendësi janë moderne. Te vëllimi me poezi” Magji e dashurisë” I ndarë në pesë cikle, secili me titull më vete: “Jeta”, “Miqtë,’Dashuria”, “Poezia”, “Natyra” poeti përpiqet të komunikojë një ndjenjë apo ide nëpërmjet përdorimit të imazheve, jo vetëm në gjetjen e fjalëve të duhura me figura artistike e mendim filozofik, për t’i përcjellë ato, por edhe për ritmin dhe rrjedhën e linjave. Imazhet e paraqitura në vargje janë të freskëta dhe formulimi I tyre është artistik, është ashtu si ai I ka përjetuar ato. Janë përshkrime të zakonëshme të njerëzve të thjeshtë, të afërmit e tij, por edhe miqtë dhe ata që e rrethojnë, të ngjarjeve, të emocioneve, të dukurive të jetës. Ngjarje të caktuara të jetës së tij personale luajnë një rol të madh në krijimtarinë e tij poetike e letrare në tërësi, shumëllojshmërinë e vëzhgimeve dhe përballja më ndryshimet jetësore. Të gjitha këto janë shprehur me elokuencë, talent e sqimë, figura letrare të goditura e të dallueshme, duke ofruar një sërë idesh në një subjekt interesant dhe si një botëkuptim madje, inteligjent dhe shpësh parë në këndvështrime interesante, të cilat na japin gjithmonë një kënaqësi për t’I lexuar e rilexuar.

"Treqind vjet dashuri”, dhe “ Njëqind Lirika”përmbajnë poezi të përzgjedhura nga lirika ruse, të përkthyera mjeshtërisht dhe që kanë në thelb vetëm temën e dashurisë nga poetë të shquar rusë si:poeti I natyrës dhe shpirtit rus, Esenin, me paruken klasike të Lemonsovit, hijen e venitur sentimentale të Zhukovskit, kacurelat rebele të Pushkinit, zërin e kreshpëruar të Majakovskit, ballin tragjik të Lermontovit , me vellon mistike të Bllokut, trishtimin esenian apo capkën të Eftushenkos…shprehet Ziko në parathënjen e tyre.

Te vëllimi më I fundit me poezi “Maja e Ajsbergut”, përmban poezi për vendlindjen, qytetin e serenatave, për shtegëtimin, njerezit e tij të dashur, për dimrin e vjeshtën, pranverën e verën, artin e të jetuarit, monologun e shpirtit, besimin, traditën, dhimbjen, mallin, vetminë, nostalgjinë, dashurinë, balada, etj. Tërë bota poetike e Zikos është alegorike. Ky lloj alegorizmi vjen nga përkushtimi I poetit për të kapur momentin poetik, të cilin ai me qëllim të caktuar I paraqit si imazh dhe simbole përmes penës së tij poetike. Lulja është përfaqësimi I dashurisë, vetmia dhe trishtimi janë lirike. Me fjalë të tjera lule është vetë dashuria dhe nuk mund të ketë dashuri pa trishtimin dhe vetminë. Vetë titulli I vëllimit “Monolog I Ajsbergut”, është një monolg I brendëshëm, që dhimbja e dashuria tregojnë butësinë e tyre, në gjendje të subjekteve dhe situatave të vështira e të ngurta dhe pjesa tjetër mbetet përkujtimi. Në këtë jetë të trishtë e të brishtë të llojit njerëzor, përvec kujtimit ka edhe entitet të përjetësisë. Për më tepër poezitë e poetit Vangjush Ziko duket të jenë në traditën e post-romantizmit, përcjellin një realitet të plotë, ku lumturia, si gjithmonë dashuria na japin dhimbje e mall, trishtim e gëzim, rilindjen dhe të prekëshmen, bujarinë dhe urtësinë, shëndrimi e një realiteti në një realitet të interpretuar, në një kuptim të ri simbolik; simboli I dashurisë njerëzore lind nga dhimbjet e lindjes, e ne duhet të mësojmë nga ai kuptim I ri I saj. Poeti Vangjush Ziko mjeshtërisht paraqet ndjeshëm e me talent në vargjet e tij kuptimin metaforik emocional e njerëzor të jetës, e cila natyrisht në vevtvete është një metaforë.

Krijimtaria e poetit dhe shkrimtarit Vangjush Ziko është një krijimtari metaforike dhe letrare, thellësisht njerëzore.

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi