Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje: Qeveria Thaçi i shkoi gënjeshtrës deri në fund

Shko poshtë

Vetëvendosje: Qeveria Thaçi i shkoi gënjeshtrës deri në fund Empty Vetëvendosje: Qeveria Thaçi i shkoi gënjeshtrës deri në fund

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 02, 2011 9:08 pm

Vetëvendosje: Qeveria Thaçi i shkoi gënjeshtrës deri në fund

Vetëvendosje: Qeveria Thaçi i shkoi gënjeshtrës deri në fund Vetvendsje


Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë adresuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi dhe ministrave të kabinetit të tij për, siç thanë ata, mashtrimin që iu është popullit me rritjen e pagave, gjë që nuk ka ndodhur. Ata kanë thënë se kjo qenë e ditur se nuk do të ndodhë, por premtimi për rritje pagash është shfrytëzuar vetëm për fushatë zgjedhore.
Gjatë një konference për media të mërkurën, Visar Ymeri ka thënë se qe nga fillimi kur ishte paralajmëruar ngritja e pagave në sektorin publik, Lëvizja Vetëvendosje këtë premtim e kishte klasifikuar thjesht si premtim parazgjedhor, i cili pas fushatës doli të jetë një gënjeshtër.
“Hashim Thaçi nuk u mjaftua vetëm me premtimin elektoral. Ata i shkuan gënjeshtrës së tyre deri në fund. Afërsisht 70 mijë shërbyes civil të Kosovës e morën vesh se pagat e tyre do të mbesin të njëjtë në ditën kur shkuan t’i tërheqin ato nga llogaritë e tyre bankare”, ka thënë Ymeri.
Mos realizimi i premtimeve për rritje pagash sipas drejtuesve të Vetëvendosjes është e patolerueshme dhe mashtrim. Ymeri ka theksuar e deri tash gënjeshtrat kanë qenë më të distancuara në kohë, por sipas tij kryeministri në largim i vendit po i bënë në të njëjtën kohë, “paradite po gënjen, e pas dite po tregon se ka gënjyer”.
Vetëvendosja ka rekomanduar që rritja e pagave nuk duhet të ndodhë në kësi lloj forme teknike, sepse siç kanë drejtues të kësaj lëvizjeje kjo nuk duhet të merret si dëshirë e një kryeministri apo ministri tjetër.Ndërsa i pyetur lidhur me mundësinë e rritjes së pagave nga 1 shkurti, Ymeri ka thënë se kjo qeveri ose është duke planifikuar ri-alokimi i buxhetit ose të shpikin ndonjë arsyetim tjetër dhe të marrin kohë.
“Qeveria e Kosovës ose Hashim Thaçi dhe ministrat e tij kanë planifikuar që të bëjnë një rialokim të buxhetit e nuk po e qesin atë në publik ose çka është shumë më e mundshme, thjesht, janë duke vazhduar gënjeshtrën e tyre në mënyrë që të përfitojnë edhe pak sa të shpikin një arsyetim pak më të qëndrueshëm për këtë dështim të tyre”, është shprehur Ymeri.
Ndërsa lidhur me mos reagimin e partive të tjera për këtë çështje, Ymeri ka theksuar se ka negociata të fshehta dhe të hapura për hyrjen në qeveri dhe për këtë nuk reagojnë. Madje, ai ka shtuar se këto parti po shihet që në rend të parë e kanë interesin e vet partiak dhe jo atë të popullit.
Vetëvendosje ka kritikuar edhe sindikatat e Kosovës, të cilat sipas saj, në vend se të mbrojnë interesin dhe të drejtën e punëtorëve, janë shndërruar në vegla të pushtetit.
Lidhur me mundësinë e organizimit të ndonjë proteste nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë qëndrim për këtë çështje.
Më 6 janar kryeministri në largim Thaçi kishte marrë vendim për rritjen e pagave për 50 për qind për mësimdhënësit, 40 për qind për shërbyesit civil dhe 30 për qind për disa kategori të caktuara. Mirëpo, më 1 shkurt një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa zyrtarët e institucioneve kanë deklaruar se pagat me rritje do të merren në mënyrë retroaktive, pas miratimit të buxhetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi