Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)TE PAHARRUARIT J. G.

Shko poshtë

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)TE PAHARRUARIT J. G. Empty Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)TE PAHARRUARIT J. G.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 16, 2011 8:59 pm

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)TE PAHARRUARIT J. G. 49936_100000525636701_3370861_n


Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)
TE PAHARRUARIT J. G.

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)TE PAHARRUARIT J. G. Moz-screenshot-7
Viktoria Xhako(Zhorzh Sand)TE PAHARRUARIT J. G. Gervalla_gitarre01
Në vetminë e natës së gjatë,
Kur veç hëna të sheh në dritare,
Vetëm miku i ëndrrave të blerta,
Ngrohtësisht të buzëqesh si atëherë.

Me gishtërinjtë e hollë përkëdhel kitarën,
Tinguj dashurie gurgullojnë prej saj.
Eshtë me ty, në shpirt, në zemër:
- Çikë, qe ku jam,- pëshpërit ngadale.

Me gjoks të trazuar nga malli,
Ngrihesh, dritën të ndezësh sakaq,
Ta prekësh, përqafosh...sytë t`ia shohësh të qeshur...
Por...ai nuk është, ka ikur... lart.

Kalendari fletët zhvesh pa kuptuar,
Stinët ikin, ikin pa kthim.
Një kristal loti mbeti harruar,
Si një peng për tëndin hidhërim.

Kështu na ikin, pa zë, më të mirët,
Yjve t`ua shtojnë shkëlqimin lart.
Na ikin nga krahu, dalin nga jeta,
Futen në legjendë me legjenda bashkë.

Dhe ti ia ruan në shpirt buzëqeshjen,
Fjalët e kursyera të dashurisë,
Imazhin e tij - mbështetje të jetës.
Dikur do të takoheni në rrugët e përjetësisë.

E martë 15 qershor 2010 ora 13:30

Ia kushtoj Jusuf Gërvallës, me miratimin e bashkëshortes së tij dhe mikeshës sime, Suzana Gërvalla. Gjithashtu me miratimin e saj e publikova në profilin tim dhe të miqve te mi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi