Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: Mos i lini fëmijët që Rama t’i bëjë mish për top

Shko poshtë

Topalli: Mos i lini fëmijët që Rama t’i bëjë mish për top Empty Topalli: Mos i lini fëmijët që Rama t’i bëjë mish për top

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 12:16 am

Topalli: Mos i lini fëmijët që Rama t’i bëjë mish për top 22topalli_22.01.11

Topalli: Mos i lini fëmijët që Rama t’i bëjë mish për top


Kryetarja e Kuvendit, u drejton publikisht një mesazh dhimbje dhe shqetësimi shqiptarëve, si grua dhe si nënë

“Ndodhem në këtë komunikim publik për t’u drejtuar një mesazh dhimbje dhe shqetësimi i shqiptarëve, si grua dhe si nënë”.
Me këto fjalë e ka nisur deklaratën e sotme para publikut, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila iu është drejtuar në fillim në radhë të parë, grave dhe nënave, që me pikëllim kanë ndjekur shpërthimin e dhunës së verbër, që tmerroi te gjithë shqiptarët.
“Dhuna e verbër dhe thirrjet për gjak, që s’kanë të ndalur, kërkojnë të bëjnë pre’ jetën tonë dhe të fëmijëve tanë. Mos i dëgjoni ata!”, tha Topalli.
Duke shtuar se “lideri që vë përpara fëmijët për t’i përdorur si "mish për TOP ”, nuk duhet dëgjuar!”
Topalli: Mos i lini fëmijët që Rama t’i bëjë mish për top 22topalli_22.01.11%281%29
”Njeriu që urdhëron bashkëpunëtorët të vdesin urie dhe vetë gajaset me vuajtjen e tyre, nuk duhet besuar!
Burri që gruan e përbuz dhe fëmijën e tij e urren, nuk duhet ndihmuar!
Udhëheqësi që mbështetësit i shtyn në krim dhe pastaj i nxjerr në pritë, duhet përçmuar!
Politikani, që thjesht dhe vetëm për karrigen e ti, kërkon jetën e fëmijëve tanë (qofshin këta policë a protestues), duhet izoluar!
U drejtohem nënave, motrave e grave shqiptare, të gjitha atyre që u është dridhur zemra për bijtë, vëllezërit, burrat në të dyja anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”,- është koha për t’i dhënë fund dhunës, e për t’i bërë thirrje arsyes!
Dhe nëse “lideri” që ve përpara turmat dhe vete fshihet pas xhamave te erret te lokaleve luksoze arsyen e urren dhe për këtë kërkon jetën e fëmijëve tanë, atëherë është detyra jonë si nëna, motra e bashkëshorte, t’i themi ndal!”, tha në fjalën e saj Topalli.
Duke shtuar më pas se gjatë këtyre 20 viteve, arritja më e çmuar e Shqipërisë dhe shqiptareve, ka qenë ngritja e sistemit demokratik, me institucione demokratike, me rend kushtetues demokratik.
“Dje ato u goditën rëndë nga një dhunë e verbër, e pashembullt, e panevojshme, e paarsyeshme, e paralajmëruar, e dënueshme dhe e dënuar nga te gjithë miqtë dhe partnerët tanë para dhe pas inskenimit te saj.
Ai që refuzon të kryej detyrat e liderit, ai që fshihet pas xhamave të errëta të lokaleve luksoze, ka objektiv dhunën, shkatërrimin e institucioneve, prishjen e paqes dhe të qetësisë së çdo familjeje shqiptare dhe këtë kërkon ta bëjë, duke përdorur si "mish për TOP ”, fëmijët, burrat, vëllezërit tanë.
Të dashura nena e motra,
Është koha për t’i dhënë fund dhunës! Është koha, që ju të thoni fjalën tuaj”, ishte apeli i drejtuar publikisht nga kryeparlamentarja Topalli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi