Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: Edvin Rama, njeriu i vetëm që nuk festoi anëtarësimin në NATO

Shko poshtë

Topalli: Edvin Rama, njeriu i vetëm që nuk festoi anëtarësimin në NATO Empty Topalli: Edvin Rama, njeriu i vetëm që nuk festoi anëtarësimin në NATO

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:09 am

Topalli: Edvin Rama, njeriu i vetëm që nuk festoi anëtarësimin në NATO

Kryetarja e Kuvendit tha se kreu i PS është i kapur nga korrupsioni dhe sekser i lejeve të ndërtimit
Topalli: Edvin Rama, njeriu i vetëm që nuk festoi anëtarësimin në NATO Sh_b



Topalli: Edvin Rama, njeriu i vetëm që nuk festoi anëtarësimin në NATO --topalli%20f
Kryetarja e Kuvendit u shpreh dje se, kryetari i PS-së ishte i vetmi njeri që nxinte në një ditë gëzimi siç ishte miratimi i paketës së aderimit të Shqipërisë në NATO. Duke folur gjatë një takimi me banorë të Komunës së Blinishtit në Lezhë, kreu i legjislativit tha se, Rama ishte i vetmi njeri që tentoi ta nxinte këtë arritje të madhe me mashtrimet dhe trillimet e tij. "I vetmi njeri, që nuk u gëzua ditën e djeshme, por vetëm nxinte, ishte Edvin Rama", tha kryetarja e Kuvendit gjatë takimit me banorët e Lezhës në kuadër të turit "NATO-Ne e mbajtëm premtimin". Topalli tha se, Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj, pasi po drejtohet nga një njeri, i cili është i kapur kryekëput nga korrupsioni. "Partia Socialiste drejtohet nga një njeri, i cili s'është 'asgjë' më shumë sesa një dispeçër korrupsioni dhe një sekser i lejeve të ndërtimit", vijoi më tej ajo. Duke iu referuar një interviste televizive të Ramës dy ditë më parë, Topalli theksoi, se të gjithë shqiptarët patën rastin të shohin një individ që nuk thoshte asgjë. "Dje, shqiptarët patën rastin të ndiqnin në një debat televiziv, një individ që thoshte 'asgjë', një individ që shprehte 'hiç', theksoj individ, sepse të gjithë deputetët e tjerë dhe çdo socialist i thjeshtë që ata përfaqësojnë janë njerëzit më krenarë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO", u shpreh Topalli, duke shtuar se mazhoranca e djathtë ka fituar garën e anëtarësimit në NATO. Kreu i legjislativit theksoi se, vendet anëtare të Aleancës me votën e tyre pro shprehën besimin e palëkundur në reformat e suksesshme të qeverisë shqiptare. "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka një domethënie të jashtëzakonshme. Ky ishte një besim i dhënë nga qeveritë, parlamentet, senatet e 26 vendet anëtare, të kësaj aleance të mrekullueshme dhe ky besim do të thotë se amerikanët, francezët, gjermanët, kanadezët, besuan tek secili prej nesh, tek çdo qytetar, çdo grua, çdo burrë, për forcën dhe energjinë, për vizionin me të cilin ata transformuan vendin e tyre, Shqipërinë, në një mënyrë marramendëse", theksoi Topalli, duke shtuar se anëtarësimi në NATO është ëndrra e çdo shqiptari që për dekada me radhë ka pritur të shndërrohet në realitet, ëndërr, e cila vetëm për pak ditë do të bëhet një realitet. "Anëtarësimi në NATO ishte ëndrra e babait tim, e nënës sime, e prindit, të secilit prej nesh, e çdo shqiptari kudo që është në Shqipëri apo jashtë kufijve të saj. Ne premtuam se do ta ndryshojmë Shqipërinë, dhe atë e bëmë, duke shtruar rrugët, duke rritur rrogat e arsimtarëve etj", vijoi më tej ajo. Topalli theksoi se, qeveria ka shndërruar në realitet premtimet e saj, duke luftuar korrpsionin dhe duke patur rezultate të jashtëzakonshme të vlerësuara nga Transparency International dhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe në forumet e ministrave të Jashtëm të BE-së. Në këtë kuadër, Topalli ka theksuar se, beteja e qeverisë në luftën kundër korrupsionit gjatë këtyrë 4 viteve nuk ka qenë e lehtë.
Banorët e Balldrenit falenderojnë Topallin për qëndrimin kundër krimeve komuniste
Banorët e komunës së Balldrenit në Lezhë i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Ata falenderuan kreun e legjislativit për diplomacinë parlamentare dhe lobimin për anëtrësimin në NATO, pavarësinë e Kosovës si dhe për kontributin e Kuvendit, në forcimin e kujtesës kombëtare ndaj krimeve të diktaturës komuniste. Topalli tha se kjo mazhorancë gjatë katër viteve të saj ka bërë shumë gara dhe I ka fituar ato. "Kemi fituar garën për të ndyshuar faqen e Shqipërisë. Kemi fituar garën e ratifikimit të MSA, e Protokollit në NATO, kemi fituar garën e anëtarësimit të plotë në NATO", tha Topalli. Ajo theksoi se përpara është një garë tjetër e rëndësishme. Duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të qershorit Topalli shprehu bindjen se shqiptarët do të kërkojnë vazhdimin e ndryshimit. "Unë jam e bindur se shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë si alternative, që të shpërblejnë dështimin. Unë ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Dhe pa këtë mbështetje, Shqipëria, nuk mund të ishte në NATO. Pa këtë mbështetje Shqipërisë, nuk do t'ia ndyshonim faqen", u tha Topalli banorëve të Balldrenit. Ajo iu referua një proverbi popullor duke nënvizuar se kali nuk mund të ndërrohet në gjysmën e rrugës. "Ne kemi nevojë që të vazhdojmë ndryshimin. Ne do vazhdojmë me kurajo garat e tjera", tha Topalli.
Reformat e suksesshme, i ndryshuan fytyrën Shqipërisë
Anëtarësimi I Shqipërisë në NATO është një ditë historike dhe për vetë aleancësn. Në vijim të turit të saj "NATO - ne e mbajtëm premtimin" në komunën Shën Koll të Lezhës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se nga anëtarësimi në në NATO Shqipëria nuk fiton vetëm lirinë, sigurinë për familjen, për fëmijët për të ardhmen. "Ju e patë vetë në televizion kur kancelarja Merkel në diskutimin e saj në Bundestag, duke i kërkuar mbështetje deputetëve të saj për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, për një koncept të ri strategjik të Aleancës, citoi Kyeministrin shqiptar Sali Berisha. Kjo që ka ndodhur dje është një gjë që nuk ndodh shpesh: të citosh Kryeministrin e një vendi të vogël, që pavarësisht nga problemet, hallet dhe ndryshimet e garat e tjera që kemi përpara, tregon sesa admirim dhe mbështetje këto shtete dhe liderët e tyre kanë për Shqipërinë, me sa besim dhe optimizëm, ato e kanë projektuar vendit tonë në aleancën më të madhe të lirisë dhe sigurisë në botë", tha Topalli. Ajo theksoi se Shqipëria në NATO është dinjitet, është respekt , është vendosja e njerëzve të kombit tonë në krah me faktorët kryesorë, me influencën ekonomike, politike më të rëndësishme në botë. Është marrje përgjegjësish, vijoi më tej Topalli, por mbi të gjitha është një ëndërr, që ne i shkonim mbrapa dhe nuk e mendonin se do ta realizonim kaq shpejt. "Asgjë më shumë se kurajo e çdo qytetari për të shpresuar për të rendur pas kësaj ëndrre, për të shpresuar për të sakrifikuar, nuk e ka bërë të mundur që vendi ynë, sot ta shohë veten, anëtar të NATO-s", theksoi më tej Topalli. Duke iu referuar rezultateve të reformave që ndryshuan imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare,, ajo veccoi arritjet në luftën klundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Ne e mbajtëm premtimin e 2-fishimit të rrogave, përgjysmimit të taksave, duke i bërë më të ultat në Europë. Rritëm të ardhurat në 23%, vazhduam uljen e taksave përsëri dhe arritëm në nivelin 10% të tyre", vijoi ajo. Topalli tha se gjatë takimeve me kolegët e vendeve të ndryshme ato I shohin me mosbesim sesi Shqipëria ka bërë të mundur të vendosë një taksë me 10%, duke i çuar taksat më të ultat në Europë. "Po ju them se dhe të ardhurat në buxhet, ndërkohë që ne kemi ulur taksat, janë rritur çdo vit me 23 %. Ka ndodhur ajo që s'ka qënë e mundur të realizohej në asnjë qeverisjë tjetër, në asnjë vend tjetër. Në një kohë kur vendet e tjera kanë rritje ekonomike në minus, në vendin tonë vazhdon të ketë një rritje ekonomike pozitive", theksoi kreu I legjislativit. Topalli premtoi se qeveria dhe institucionet do të rrisin përpjekjet për uljen e papunësisë. "Një nga rrugët më efikase është prurja e investimeve të huaja, dhe të sjellësh investime të huaja nuk është e lehtë, shtuar kësaj dhe krizën globale që po jetojnë vendet e tjera", jvojoi më tej Topalli. Ajo theksoi se në një kohë kur në vendet e tjera investitorët po largohen, në Shqipëri vetëm muajt e fundit kryeministri Berisha nga Kuvajti në Gjermani, dhe në vende të tjera po nënshkruan kontrata, marrëveshje shumë të leverdisshme për vendin, me një vlerë investimesh të jashtëzakonshme. "Të gjitha investimet si në komunën tuaj, në Devoll, apo në çdo komunë tjetër, po kthehen në vende pune, paga dhe mundësi për secilin prej jush", u tha më tej Topalli banorëve. Më tej Topalli u njoh nga drejtuesit e pushtetit vendor me investimet në shifra të konisderueshme në infrastrukturë, rikonstruksion shkollash, ndërtimin e ujësjellësave, kanalizimeve dhe ndërtim të akseve rrugore që lidhin Blinishtin me fashtrat si Fishtë, Troshan etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi