Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Kur realiteti është i tmerrshëm edhe qielli vazhdon të qajë

Shko poshtë

Baki Ymeri:Kur realiteti është i tmerrshëm edhe qielli vazhdon të qajë Empty Baki Ymeri:Kur realiteti është i tmerrshëm edhe qielli vazhdon të qajë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:07 pm

Kur realiteti është i tmerrshëm edhe qielli vazhdon të qajë

Botime bukureshtare me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve të NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë
Baki Ymeri:Kur realiteti është i tmerrshëm edhe qielli vazhdon të qajë Sh_b

Baki Ymeri:Kur realiteti është i tmerrshëm edhe qielli vazhdon të qajë MMM%20Besa
Kopërtina e librit „Ndëshkime hyjnore“ ku përshkruhen bombardimet e NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë


(Fragment nga ditari i Besa Salihut botuar në gjuhën rumune në të përjavshmen Natiunea (Kombi, nr. 491, 14-20 janar, Bukuresht 2009, f. 11). Fragmenti në fjalë është i shkëputur nga libri “Ankthi dhe tmerri i 78 ditëve”. Libri i Besës e pa këto ditë dritën e botimit të dytë në Bukuresht, falë Drejtorisë për kulturë, rini dhe sport në Ferizaj. Ideator: Bardh Frangu, përkthyes: Adriana dhe Sherban Tabaku, redaktor: Baki Ymeri)
-------------------------------------------------------------------
Besa Salihu është një fëmijë i jashtëzakonshëm. Ajo nuk është vetëm nxënëse e shkëlqyeshme, por një fëmijë i pasionuar pas dijes. Besa Salihu është nxënëse në shkollën fillore “Jeronim de Rada” të Ferizajt. Tri tregime dhe një poezi, të shkruara gjatë 78 ditëve të ankthit dhe tmerrit, janë dëshmi se Besa bënte jetën e vet të lirë në universin e saj, duke dëshmuar kështu se e kishte mundur frikën nga vdekja dhe fuqishëm mbahej e mbështetur mbi shpresën. Në këto shkrime artistike, Besa njëherazi dëshmon edhe talentin e saj të jashtëzakonshëm për artin letrar. Në fakt Besa na e fali një nga librat më të mirë që kemi në letërsinë shqipe.

Unë jam këtu - përgjithmonë!

Isha e shqetësuar së tepërmi. Dola në ballkon. E shikova hënën e verdhë. Edhe sonte m`u duk si një copë molle. Nuk e harrova as një yll që qëndronte në anën e djathtë të hënës. M’u duk i vetmuar. E pyeta: A e di ç’është zemra? Nuk tha: as PO, as JO! Nga gjethet e lisit e dëgjova një zë: Pse mërzitesh? Mora frymë thellë, pastaj e piva pak ujë. Papritmas qielli u nda më dysh dhe disa engjëj po vinin drejt meje. U habita. Prita se çfarë do të ndodhte. Engjëjt gjithnjë afroheshin, kurse qielli ishte mbushur nga një dritë hyjnore. Kur zbritën në tokë, ata nuk më thanë asgjë, por vetëm më morën për dore dhe unë fillova të fluturoj së bashku me ta. Kur u gjenda në një lartësi të madhe, shikova poshtë. Shtëpitë dukeshin si prej kartoni. Pas njëfarë kohe, u gjendëm në qiell, midis reve. Engjëjt, me të cilët po udhëtoja nuk flisnin fare. Udhëtonin e udhëtonin. Sidoqoftë, dikur u ndalën. U ndalën para një pallati e më futën mua aty, në pallatin e Zotit! Engjëjt më lanë para Zotit dhe ai më uli në anën e djathtë të tij. S’po u besoja syve. Vallë ishte ëndërr apo realitet? Derisa dora ime ishte në dorën e Zotit, ia shfaqa dëshirën për të bërë intervistë me të. Zoti buzëqeshi. -Dëshironi të bëni intervistë me mua?- pyeti. Nëse keni kohë, thashë.
- Koha ime është e amshueshme,- u përgjigj. Unë e pyeta: Si atë i të gjithëve që jeni, cilat janë gjërat që do të dëshironit t’i dinë fëmijët tuaj? Zoti u përgjigj: “Të dinë se ata nuk mund ta detyrojnë askënd që t’i dojë. Ajo çka ata mund të bëjnë është që të jenë të dashur ndaj të tjerëve. Të dinë se gjëja më e rëndësishme nuk është ajo çka kanë në jetën e tyre, por kë e kanë në jetën e tyre. Të dinë se ka njerëz që i duan ata me shpirt, por shumica e tyre nuk dinë t’i shprehin ndjenjat e tyre. Të dinë se dy njerëz e vështrojnë të njëjtën gjë, por e shohin atë në mënyra plotësisht të ndryshme. Të dinë se për shërimin e një plage të shkaktuar për pak sekonda në shpirtin e një njeriu që të do, duhen shumë vite. Të dinë se ata e humbin shëndetin për të fituar pasuri, pastaj pasurinë e fituar e harxhojnë për të rikthyer shëndetin e humbur. Dhe të dinë se unë jam këtu përgjithmonë!!! (12 maj 1999)

Balena - shpëtimtarja e peshqve

Kur u zgjova, e pashë veten në fund të detit. Nuk e di si kishte ndodhur kjo. Shikova rreth vetes. Isha e shtrirë në një shtrat prej mëndafshi. Afër meje, në një shtrat po prej mëndafshi po flinte një peshk i bukur. Iu afrova. I bëra zë. U zgjua menjëherë dhe doli prej dhome. Pas një kohe u kthye së bashku me nënën e tij, që ishte një peshk më i madh, i veshur me një fustan mëndafshi, stolisur me ar dhe me lule. Më ftuan të shkoja në dhomën e bukës dhe të haja mëngjesin. Pastaj dolëm në shëtitje me një karrocë të bukur, e cila na dërgoi në një vend të mbushur me eshtra. Peshku i madh, i cili ishte mbretëresha e peshqve, më mori mënjanë dhe ma tregoi historinë e atij vendi. - Këtu është zhvilluar lufta më e madhe në historinë e mbretërisë sonë. I tërë ky vend mban në vete edhe fitoren më të madhe në historinë e mbretërisë sonë.
Me vite të tëra kemi qenë të shtypur nga një armik i madh, që nuk na linte të merrnim as frymë. Janë vrarë me mijëra peshq, të cilët nuk i nënshtroheshin armikut e ne vazhdonim të ishim në robëri. Kjo vazhdoi derisa një ditë nuk duruam më dhe i shpallëm luftë peshkaqenëve. Pikërisht në këtë vend u zhvillua ajo luftë, në të cilën ne do të pësonim100% disfatë, sikur të mos na ndihmonin balenat. Ato na ndihmuan shumë, shumë dhe ne i shpartalluam peshkaqenët. Vendi ynë u çlirua një herë e mirë dhe u ndërtua mirë. Këmbë peshkaqeni nuk shkeli më në vendin tonë e për këtë u jemi shumë mirënjohës balenave. Pas kësaj u kthyem me po atë karrocë në pallat dhe unë qëndrova aty edhe nja dy javë dhe pastaj mbretëresha më përcolli deri në breg të detit. Më vinte pak çudi për historinë që ma tregoi peshku, por ajo ishte shumë e besueshme. U nisa ngadalë për në shtëpi me shportën e dhuratave në dorë. (24 maj 1999)
Hapet një zbrazëti në terr

Në rrugë pikon gjak
Në kopsht shëtisin hijet
Kanibali han lulet
Etjen shuan me gjak
Dhe bërtet “është pak”!

Loti përpëlitet në prag
Dhembja del si tym nëpër oxhak
Dashuria shuhet braktiset
Kanibali s’ka ndërmend të arratiset

Në sytë e mi një pikturë e zezë
Në dysheme hapet një humnerë
Në kolltuk krimi pi duhan
Kanibali fabrikë po prodhon frikë

Dielli ikën me nxitim
Hëna mbështjellë tokën me çefin
Yjet nëpër zgavra të zeza
Mbi tokë sa trishtim
Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi