Feride Xhafer Berisha:Bukuroshja nga Mitrovica shpallet “Miss Idaho 2011”
Faqja 1 e 1
Feride Xhafer Berisha:Bukuroshja nga Mitrovica shpallet “Miss Idaho 2011”
Feride Xhafer Berisha:Bukuroshja nga Mitrovica shpallet “Miss Idaho 2011”
Erza, të lutem, prezantohu vetë për lexuesin e Zërit!
Unë jam Erza Haliti, jam 20-vjeçare. Jetoj me familjen time në Idaho, në SHBA por vij nga Kosova, nga Mitrovica. Sivjet kam pasur fat e kam fituar titullin “Miss Idaho 2011”.
Erza, me çka merresh dhe çfarë bën në jetën e përditshme, kur nuk je Miss?
Studioj biologjinë si bazë për studimet e mia të mëtutjeshme në medicinë.
Erza, unë rastësisht mora vesh për suksesin tënd, do të thotë se ke pak popullaritet në Kosovë dhe në trevat shqiptare, ose fare.
Po, kjo është hera e parë që po jap intervistë për mediet shqiptare.
Si po e ndien veten ti me këtë sukses të papritur, apo vetë fakti se ke konkurruar ke besuar se do të fitosh?
Unë jam shumë e lumtur, familja ime e ndajnë këtë sukses timin me mua dhe natyrisht edhe rrethi im i shoqërisë. Nuk kam besuar se do të zgjidhem unë, sepse ka pasur me të vërtetë vajza shumë të bukura. Por ja ata më zgjodhën mua, e zgjodhën një shqiptare nga Kosova. Natyrisht se kam ëndërruar që të fitoj, por nuk kam besuar.
Po si është tani për ty përditshmëria? Nga ky sukses sigurisht nuk ke më qetësi si përpara? Si e ruan veten që të mos humbësh në detin e popullaritetit, që shumë herë mund të jetë edhe i ashpër?
Unë edhe pse tani e kam fituar këtë titull, mundohem që së paku në familjen time dhe në rrethin e ngushtë të shoqërisë të mbes e njëjtë, d.m.th. pjesë e tyre dhe mos t’i humbi, sepse këto të dyja më kanë përkrahur në çdo kohë dhe në çdo rrethanë dhe duke iu falënderuar këtyre jam këtu sot. Deri tani ka qenë një dëshirë e madhe, tani është profesion. Është e vërtetë se tani kam shumë oferta për prezantime të produkteve të ndryshme në sektorin e modës, kozmetikës, etj, dhe kjo do të thotë shumë angazhime, por unë vazhdoj të punoj në shkollë ku u jap fëmijëve matematikë 3 herë në javë; të vrapoj rregullisht; mundohem të gjejë kohë për lexim dhe t’i vazhdoj studimet dhe natyrisht dëgjoj muzikë.
Do të thotë një Miss e cila merret me atletikë dhe një lexuese e pasionuar?
Po. Kur vrapoj unë jam vetëm në botën time dhe aty mund të meditoj.
Po Erza si mendon, duke lëvizur ti qëndron, mediton? Meditimi do të thotë siç e kuptoj unë, ndalje pushim, tërhiqje nga ndikimet e jashtme, tërhiqje në vetveten e ti thua se këtë e fiton në lëvizje?
Po ashtu është, në lëvizje duke vrapuar e gjejë qetësinë time dhe akumuloj energji për më tutje.
Shumë interesant! Unë jam kureshtare të di se çka lexon: Cili është autori yt më i preferuar?
Lexoj thuaja se çdo gjë, që më bie në dorë. Por, fatkeqësisht vetëm anglisht.
Po më kujtohet shumë mirë që edhe si fëmijë shikimi yt nuk ishte vetëm shikim, por e ke pasur edhe atëherë një shikim depërtues. Po e shoh se e ke ruajtur këtë tipar.
Nuk më paske harrua a? Moti ka qenë kjo punë.
Si u bë që familja jote të migron në SHBA, unë e di Erza por lexuesi ka dëshirë të dëgjoj nga ti?
Po është një histori e një familjeje “refugjatësh” nga Kosova, e cila së pari migroi në Gjermani, në Berlin e pastaj ia mësyu për Amerikë. Në Berlin do të kishte mbetur familja ime, por kushte për integrim për prindërit e mi në atë kohë nuk ka pasur. Kështu që janë futur në një program të amerikanëve, të cilët i kanë marrë familjet boshnjake dhe disa familje shqiptare me një program më të mirë të integrimit. Kështu sot gjendemi këtu.
A e kanë gjetur prindërit e tu veten këtu?
Jo, është vështirë, por unë e di se si shumë prindër “refugjatë” edhe prindërit e mi i kanë ndërprerë ëndrrat e tyre, dhe jetojnë nëpër vendet e ndryshme të botës vetëm që fëmijët e tyre, si unë të kenë më shumë shanse në jetë. E unë shpresoj se do t’ua kthejë këtë sakrificë, që këta e bëjnë për ne, me sukseset e mia.
Kjo që thua tani është shumë e dhimbshme, por në rastin tënd siç po shihet ka pasur sukses ky flijim. Si e sheh ti Kosovën Erza? A je e njohur me Kosovën sot?
Po unë jam në rrjedha të ngjarjeve, pasi që prindërit e mi tërë kohën flasin dhe i diskutojnë zhvillimet politike në atdhe. Jam e lumtur që Kosova është shtet, por e ka një rrugë të gjatë deri sa të bëhet ashtu siç kanë qejf me pa shqiptarët. Politika po na merr shumë kohë të jetës, e edhe prindërit e mi e kanë mbushur jetën e tyre me politikë edhe pse nuk janë paguar për këtë punë. Më vjen gjynah për ta dhe për njerëzit e Kosovës, se ka shumë gjëra të bukura në jetë, të cilat ata nuk i kanë përjetuar, e kanë harxhuar kohën e tyre pa lidhje. E koha nuk na pret, ajo ecën me ne, apo pa ne.
Erza po e shoh, se ti përveç bukurisë fizike e paske edhe një bukuri të jashtëzakonshme shpirtërore. Një vajzë kaq e bukur si ti, nuk ka nevojë të bëjë shumë, sepse ti ke një kapital me të cilin do të mund të arrish shumë. Cilat janë synimet e tua në këtë biznes me këtë armë që ti e ke në dorë, bukurinë tënde të kurorëzuar me titullin më të lartë” Më e bukura” në këtë fushë?
Unë dëshiroj ta kem një program televiziv timin dhe shpresoj se do ta arrijë këtë qëllim. Tani veç se kanë filluar ofertat nga shumë firma te njohura si të kozmetikes, ashtu edhe të modës. Jam duke u përgatitur për zgjedhjet e “Miss Amerika” në qershor, ku unë patjetër do të marrë pjesë; mandej vjen “Miss Universi” e në fund “Missi i Botës”. Do të mundohem të shkojë deri në fund.
Erza, gjithë këtë sukses në botë, e si qëndron puna me ndonjë angazhim në Kosovë?
Është një ide të bashkëpunoj me një disenjator shqiptar nga Kosova, Bardhyl Latifi i cili është shumë i talentuar dhe ka kryer në Zvicër për firmat më të njohura siç është “Hugo Boss”, “Luis Vitoun”, “Burbarry” por ende është vetëm si ide, prandaj nuk dëshiroj të flas më gjerë për këtë punë. Ende nuk ka asgjë konkrete. Por kisha pasur shumë dëshirë, që të bëjë diçka në Kosovë.
Erza, te ne u bë vonë, është mesnatë ose më mirë të them erdhi dita e martë e te ju është ende e hënë dhe është pasdite. Duke të dëshiruar suksese të mëtutjeshme dhe natyrisht deri te “Miss i Botës” po e përfundoj këtë intervistë dhe të falënderoj edhe në emër të lexuesit për këtë bisedë. Jo nuk po e përfundoj unë, por përfundoje ti të lutem me një thënie, apo dëshirë siç bëjnë të gjitha Miss-et!
E unë po e përfundoj me dëshirën time që e kam për njerëzimin, që ta bëjmë një botë më të mirë, pa luftë, pa uri, pa urrejtje. Shembull për mua është Nëna Tereze.
E intervistoi për “Zërin”: Feride Xhafer Berisha
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!
» Xhafer LECI:MITROVICA, TREPÇA DHE HASHIMI
» FERIDE BERISHA:Korzoja moderne, Facebook-u!
» Afërdita Dreshaj u zgjodh Miss Univers Kosova 2011
» Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit
» Xhafer LECI:MITROVICA, TREPÇA DHE HASHIMI
» FERIDE BERISHA:Korzoja moderne, Facebook-u!
» Afërdita Dreshaj u zgjodh Miss Univers Kosova 2011
» Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi