Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

2 posters

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Aksident në Fushë Krujë, tre të plagosur rëndë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:19 pm

Aksident në Fushë Krujë, tre të plagosur rëndë



Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë - Fushë Krujë.
Dy automjete tip benz mercedez që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën me njëra-tjetrën, dhe më pas me një fugon mallrash që udhëtonte ne drejtim të Fushë Krujës. Të plagosurit e këtij aksidenti janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po marrin ndihmën mjekësore në gjendje të rëndë për jetën. Polcia tha se shkaku kryesor i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Masakrohet në Itali një i dënuar shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:20 pm

Masakrohet në Itali një i dënuar shqiptar



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Italia%20(Small)
Stafa gjatë arrestimit pas vrasjes në Gorgo


Një të dënuar shqiptar në Itali e kanë masakruar, duke e qëlluar në kokë me sende të forta. Pas një ndërhyrje kirurgjike, është transferuar në Burgun e Pratos në Toskana. Sipas mediave italiane kjo i ka ndodhur Naim Stafës, një të dënuari shqiptar me burgim të përjetshëm, nga ata që në historinë e krimit italianë kanë hyrë si "il cattivo dei cattivi" (ndër më të këqijtë). Stafa është dhunuar nga një grup i madh i të dënuarve në të njëjtën kohë. Sipas autoriteteve të burgut rrahja masive ka ardhur pasi shqiptari kundërshtonte në vijimësi shoqërinë me të dënuarit e seksionit të tij, duke u thënë që nuk i pranonte si miq. Seksioni i sigurisë së lartë ku ruhej i dënuari shqiptar, në burgun e Veronas, banohej nga llumi i të dënuarve të drejtësisë italiane, të gjithë pedofilë dhe përdhunues. "Stafa nuk donte të qëndronte me ta dhe i gjykonte vazhdimisht, në grindje me zë të lartë. U bë viktimë e tyre" - thotë në raportimin e vet agjencia italiane Leggo (leggo.it) Naim Stafa, 35 vjeç, është dënuar për vrasjen e kushërinjve Pellicardi në Gorgo të Montikanos. Vrasja është kryer nga Artur Lleshi, 33 vjeç, dhe nga një person i dytë, që është arratisur nga vendngjarja dhe është edhe sot e kësaj dite në arrati. Naim Stafa u gjykua dhe u dënua si porositës i vrasjes, pasi u vërtetuan bisedat telefonike të tij me vrasësin edhe gjatë momentit kur vrasësi Lleshi ndodhej në vilën e masakrës. Në procesin e zhvilluar 1 vit e gjysmë më parë Stafa dhe Lleshi u dënuan me burgim të përjetshëm. Lleshi vrau veten në burg disa muaj më pas, ndërsa Stafa u mbajt në burgun e Venecias e më pas në atë të Veronës, ku edhe u dhunua.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Vihet në pranga hajni i objekteve të kultit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:22 pm

Vihet në pranga hajni i objekteve të kultit

Disa besimtarë kanë zbuluar një 30-vjeçar nga Shkodra, teksa po tentonte, për të dytën herë brenda pak ditëve, të merrte paratë që ndodheshin në arkën e xhamisë.

Ka hyrë në xhami, jo për t'iu falur Zotit, por për të bërë goditjen e radhës, e cila ka qenë grabitja e arkës së xhamisë së Parrucës.
Ka qenë kujdestari i xhamisë dhe disa besimtarë ata që e kanë zbuluar një 30-vjeçar nga Shkodra, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, teksa po tentonte që për të dytën herë brenda pak ditëve të merrte paratë që ndodheshin në arkën e xhamisë. Menjëherë ata kanë lajmëruar policinë, e cila e ka vënë në pranga. Sipas bluve, ky 30-vjeçar, dyshohet se është autori i një sërë grabitjeve tri xhami të qytetit të Shkodrës dhe rikthimi për të grabitur përsëri njërën prej tyre, pikërisht xhaminë e Parrucës në qendër të qytetit dhe fare pranë selisë së myftinisë së këtij rrethi, ka bërë që ai të zbulohet dhe më pas të arrestohet. Policia nuk e bën të ditur emrin e tij për arsye hetimi, pasi dyshohet se personi i arrestuar nuk ka qenë i vetëm, por ka vepruar në grup në grabitjen e xhamive. Sipas saj, ky 30-vjeçar që është nga fshati Oblikë i Shkodrës, është gjetur brenda ambienteve të xhamisë, pranë arkës teksa fliste në telefon, ndërsa ai ka qenë i dënuar edhe dy herë të tjera për vjedhje të objekteve të kultit, xhami e kishë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Heroina nga Maqedonia paketohej në Elbasan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:23 pm

Heroina nga Maqedonia paketohej në Elbasan



Tiranë, 26 shtator
Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, përfundoi fazën hetimore dhe dorëzoi pranë togave të zeza dy të pandehurit Artur Hasalla dhe Renato Shopi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të "trafikut të lëndëve narkotike" në bashkëpunim, pasi në shkurt të këtij viti, tentuan të trafikonin në Greqi 10 kg heroinë. Sipas kërkesës për gjykim, i pandehuri Hasalla u arrestua në shkurt të këtij viti në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Në veturën e tij të markës "Nissan" me targa greke NZK 2977, me të cilën po udhëtonte drejt Greqisë u gjet e fshehur 10 kg heroinë. I riu u arrestua në flagrancë nga policia në momentin e kalimit të kufirit, gjatë dëshmisë së tij për hetuesit, refuzoi të kishte dijeni për këtë sasi droge, e cila u gjet në gomën rezervë të automjetit të tij. Ndërkohë, nga ekspertimi i gjurmëve të gjetura në pakot e mbështjella me letër natribani, rezultoi se ato ishin gjurmë gishtërinj që i përkisnin Renato Shopit që dyshohet se ka qenë paketuesi i mallit. Ky i fundit u dorëzua vetë në polici mëngjesin e 23 shtatorit të këtij viti, pas negociatave mes avokatit të tij mbrojtës dhe prokurorit. Sipas akuzës, droga e sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës më 20 shkurt 2009 ka ardhur nga Maqedonia dhe është përzier dhe paketuar në Elbasan, dhe më pas i është dhënë korrierit Hasalla ta transportonte atë për në Greqi kundrejt një pagese. I pandehuri Shopi, sipas hetuesve, ka qenë edhe herë tjetër i skeduar nga prokuroria e policia për të njëjtën vepër penale. Gjykata e Pogradecit, në një proces gjyqësor me një të pandehur tjetër e ka dënuar atë me 8 vite burg për "prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike" në bashkëpunim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Mediat kanadeze: Faruk Myrtaj akuzohet për abuzim me të mitur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:24 pm

Mediat kanadeze: Faruk Myrtaj akuzohet për abuzim me të mitur



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 FARUK
Faruk Myrtaj


TORONTO - Mediat kanadeze shkruajnë për përfshirjen në një skandal seksual me të mitur të publicistit shqiptar Faruk Myrtaj që jeton prej vitesh në Toronto.
E përditshmja "Toronto Sun" thotë se "një vajzë 10-vjeçare luftoi "dhëmb e thonj" për të shpëtuar nga sulmuesi që u përpoq ta ngacmonte seksualisht".
Gazeta citon policinë e cila ka deklaruar se për këtë ngjarje të rëndë është akuzuar administratori i një pallati për sulm seksual, ndërhyrje seksuale të dhunshme dhe mbyllje me forcë. Një burim i policisë tregon se "viktima, vetëm 10 vjeç ishte e vetme në dhomën e lavanderisë së pallatit kur u ngacmua nga personi që punonte si administrator. Policia ka arrestuar Faruk Myrtaj, 54 vjeç, me kombësi shqiptare, por që jeton si emigrant i ligjshëm në Kanada.
Myrtaj, i emigruar prej 6 vjetësh në Kanada, mësohet se është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve në këtë vend. Në Shqipëri ai ka punuar në median e shkruar si dhe ka qenë zv/drejtor i ATSH-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Pranga 48 vjeçarit, tentoi të përdhunojë mbesën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:27 pm

Pranga 48 vjeçarit, tentoi të përdhunojë mbesën

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 SHTWETIT
Policia e shtetit




TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 48 vjeçar me banim në Allias pasi u denoncua nga mbesa e tij për tentativë përdhunimi. Lajmin e bën të ditur Policia e Tiranës e cila sqaron se mbi këtë shtetas rëndën edhe akuza e vjedhjes.
Komisariati Nr.3, ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për ndalimin e shtetasit Kujtim Fregja, 48 vjeç, nga Shkodra por me banim në Allias, Tiranë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër kanë tentuar të vjedhin me thyerje një dyqan me artikuj ushqimor në rrugën 'Mime Peza'.
Ndërkohë, në ngarkim të tij, ka filluar një tjetër procedim penal, për veprën penale të
'Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t'u mbrojtur". Kjo pasi një vajzë 21 vjeç që e ka dajë personin e ndaluar ka depozituar kallëzim penal, duke i rrëfyer policisë se personi në fjalë ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të, në banesën e saj. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Zbulohet sasi e municionit në Vërmicë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:33 pm

Zbulohet sasi e municionit në Vërmicë

Në pikë kalimin kufitar Vërmicë, oficerët doganor kanë zbuluar sasi të municionit



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 MUN
Municioni

Mbrëmë rreth orës 20:30 në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pas ndaljes së një automjeti që vinte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, Oficerët doganor kanë zbuluar sasi të municionit.
Automjeti i markës Mercedes me targa të Tiranes e drejtuar nga ngasesi po ashtu shtetas i Shqiperise, është ndaluar nga oficeret Doganor dhe pas nje kontrolle detale të automjetit të lartëpërmendur kanë zbuluar të fshehur sasi municioni nën ulësen e prapme të automjetit.
Municioni i zbuluar ishte i kalibrit 7.62 në sasi prej 2519 pce. Me këtë rast është njoftuar edhe Policia, ku menjëher ka arrestuar personin i cili ishte edhe drejtuesi I automjetit. Po ashtu ehde municioni i zbuluar i është dorëzuar Policisë, si dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty 'Banda e Lul Berishës', dëshmon i penduari Coli

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:33 pm

'Banda e Lul Berishës', dëshmon i penduari Coli



TIRANË - Është zhvilluar sot seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda për bandën e Lul Berishës, ku dëshmoi i akuzuari, i penduar dhe i marrë në mbrojtje, Adriatik Coli. Edhe pse dëshmia e tij, solli fakte të reja për trupën gjyqësore, ajo nuk u arrit të përfundonte për shkak të ndërhyrjes së avokatëve.
"Jam njohur me Lul Berishën në vitin 1994 në Itali, ku ai trafikonte femra. Miqësia ime me të është përforcuar në 1997, vit në të cilin edhe e plagosën", ka deklaruar Coli.
Prokurori kërkoi detaje shtesë mbi organizatën kriminale, por pikërisht kjo fjalë ka shkaktuar irritim te avokatët, të cilët thanë se nuk ka prova që ta dëshmojnë këtë. Ky debat zgjati mbi dy orë ndaj kryegjyqtari kërkoi menjëherë ndërprerjen e seancës dhe një pushim prej 30 minutash.
Pas më shumë se 2 vjet e gjysmë nga nisja e gjyqit ndaj të pandehurve, në seancën e sotme ku ishin të pranishëm avokatët, të pandehurit dhe prokurorët e çështjes, më në fund rrëfeu Adriatik Coli. Gjyqi ndaj16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në seancën e sotme nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Coli, një ish/anëtar i bandës sot i penduar nuk ka arritur ende të dëshmojë plotësisht të vërtetat rreth Bandës. Shtyrja e seancave gjyqësore ka arritur rekord në llojin e vet, seancat janë shtyre plot 95 herë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Shkodër, vret për gjakmarrje, arrestohet autori

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:34 pm

Shkodër, vret për gjakmarrje, arrestohet autori

Një 39 vjecar i dënuar më parë për vrasje është qëlluar me pistoletë nga një 35 vjeçar në qytetin e Shkodrës. Policia: Ngjarja për gjakmarrje, arrestuam autorin disa orë pas vrasjes.

SHKODER- Në qytetin e Shkodrës gjakmarrja sa nuk i ka marrë jetën një 39 vjecari. Policia thotë se rreth orës 23 :00, autori Bledar Kruja ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të . Bajrami, vjeç 39, lindur dhe banues në Shkodër. Ngjarja është shënuar në vendin ku po ndërtohet Myftinia, në afërsi të Tregut të Zdrales.
“Shtetasi R. Bajrami, i cili ndodhej në kabinën e automjetit të tij “IVECO”, ka marrë dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Shkodrës.
Sipas forcave blu viktima, ishte dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.
Disa orë pas vrasjes, rreth orës 05.00 policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bledar Kruja, 35 vjec. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” si dhe “Mbajtjes pa leje ëe armeve dhe municioneve luftarake
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Policia raporton për një vrasje me thikë në Ulpianë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:09 pm

Policia raporton për një vrasje me thikë në Ulpianë


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 POLIC
Policia e Kosovës


Zyrtarët policorë kanë konfirmuar se mbrëmë vonë në lagjen Ulpiana të Prishtinës njësitet policore kanë hasur në viktimën B.B i moshës 41 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra nga armë të ftohta (thikë) ka ndërruar jetë.
"Në orën 20:45 policia ka marrë informatën se në lagjen Ulpiana në Prishtinë gjendet një person i shtrirë", bënë të ditur zyra për informim e PK-së. "Në vendin e ngjarjes policia ka hasur në viktimën, ndërsa vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vend ngjarje", thuhet ndër të tjera në kumtesën e policisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Korrupsioni, arrestohen disa mjekë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:10 pm

Korrupsioni, arrestohen disa mjekë



TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të denoncuar çdo rast korrupsioni apo mitmarrjeje nga ana e mjekëve. Një ditë pas ndëshkimit me arrest shtëpie të 3 mjekëve dhe 2 infermiereve të maternitetit "Koço Gliozheni", ministria ka garantuar se do të jetë në krah të qytetarit për të bërë shëndetësinë që ata meritojnë. "I kërkojmë qytetarëve bashkëpunim për të denoncuar, pasi mitmarrja është plaga e sistemit tonë shëndetësor"- thuhet në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Dje tre mjekë e dy infermierë u vunë në arrest shtëpie, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës. Sipas burimeve policore, mjekët akuzohen për ryshfet dhe mitmarrje dhe kanë qenë prej dy muajsh nën hetim.
Mjekët dhe infermierët e arrestuar janë pjesë e stafit të maternitetit "Koço Gliozheni" në Tiranë. Ndalimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar "Trashëgimtari"
"Në arrest shtëpie u lanë shtetasit: Petrit Rexhepi, 56-vjeç, shef pavijoni në këtë maternitet; Dritan Xhangolli, 38-vjeç, reanimator; Hyre Reci, 54-vjeç, infermiere-mami; Nilka Perhati, 57-vjeç, infermiere-mami dhe mjeku anestezist Lefter Mano, 53-vjeç"- thanë burimet policore.
Sipas të njëjtit burim, këta persona dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në (lindje normale dhe lindje me operacion), për disa shtetase.
Procedimi penal në ngarkim të tyre, filloj mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartë përmendur, kanë përfituar prej tyre, një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme. Mbi ta rëndon akuza e "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Prizren: Dy akte vetëvrasëse!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:10 pm

Prizren: Dy akte vetëvrasëse!

Myrfet Shasivari



Prizren, Policia e Kosovës në Prizren, sot ka njoftuar se përgjatë ditës së djeshme në lokacione të vecanta të kësaj pjesëe të vendit, u eviencuan të këenë ndodhë dy akte të vetëmbytjes së viktimave me anën e varjes në litar. Kështu, viktima F. Kastrati, 19 vjecare nga fshati Radostë i komunës së Rahovecit, u gjet e varur në një tra të shtëpisë së saj, përderisa familjarët të ndjerën, e transferuan pa shenja jete në spitalin e Gjakovës. Nërkaq që viktima tjetër, E. Rexhbeqaj, poashtu e moshës 19 vjcare, nga fshati Gjonaj i komunës së Prizrenit, u pikasë e varur, dhe pa shenja jete u trasnsferua në spitalin e këtushëm. Poashtu, gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës në Prizren, ka njoftuar edhe për dy akte të tentimit të vetëmbytjes me anën e medikamenteve, mirëpo falë hospitalizimit të shpejtë viktimat i kanë ikur më të keqes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Arrestohen vëllezërit, akuzohen për vrasje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 9:15 pm

Arrestohen vëllezërit, akuzohen për vrasje



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Pranga2


DURRËS- Policia ka arrestuar dy vëllezër të cilët akuzohen për vrasjen e shtetasit Dritan Neza. Ngjarja ka ndodhur ditën e zgjedhjeve në stacionin e autobusëve të qytetit të Durrësit, kur Neza u qëllua për vdekje me thikë.
Për këtë ngjarje, policia akuzon Romeo dhe Emiljan Braka nga Fieri, që pas një vëzhgimi janë prangosur mbrëmë. Fillimisht është menduar se vrasja ishte incident i rendë zgjedhor, por me vone u mësua se behet fjalë për një konflikt te lindur mes vellezërve dhe viktimës.
Tre muaj pas vrasjes, forcat e policisë së Durrësit kanë mundësuar kapjen dhe ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për dy persona të dyshuar si autorë të vrasjeve me thikë ndaj një personi ditën e zgjedhjeve, më 28 qershor në qytetin e Durrësit. Për këta dy persona, prokuroria e Durrësit ka dërguar urdhrat e ndalimit për veprat penale të "Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim".
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e 28 qershorit në vendin e quajtur "Sheshi Pranvera " Durrës", rajon nga ku bëhet nisja e furgonëve për në Tiranë dhe pas një grindje për motive të dobëta është goditur me thike në pjesën e kraharorit shtetasi Dritan Neza, 35 vjeç me pune shofer privat furgoni. Si pasoje e plagës së marrë ai vdiq në spitalin rajonal të qytetit disa minuta pas plagosjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Një femër boshnjake hidhet nga kati i shtatë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 11:37 pm

Një femër boshnjake hidhet nga kati i shtatë


Nga Express

Policia në Mitrovicë po heton rastin e vdekjes nën rrethana të dyshimta të një 35-vjeçareje boshnjake..

Mbrëmë, rreth orës 22:15, policia i është përgjigjur një rasti të raportuar të vdekjes së një femre 35-vjeçare, banore në rrugën “Kolashinit” në Mitrovicë. Njësitë policore kanë reaguar në vendin e ngjarjes ndërsa kanë takuar viktimën A. Çekiç, në gjendje të palëvizshme dhe pa shenja jete, e cila qëndronte e shtrirë para ndërtesës dhjetëkatëshe.

Ekipi mjekësor i emergjencës spitalore, të cilët janë njoftuar lidhur me rastin kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në bazë të raporteve të para të siguruara nga dëshmitarët e rastit, thuhet se viktima nën rrethana ende të pasqaruara ka kërcyer nga kati i shtatë i ndërtesës.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes.

Rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, me elemente të vetëvrasjes ndërsa hetuesit policorë janë duke punuar për të përcaktuar motivin apo identifikuar ndonjë element tjetër, i cili do të mund të përkufizonte rastin si vepër të mundshme penale, thuhet në një komunikatë shtypi të lëshuar nga policia në Mitrovicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Ther gruan me thikë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 11:38 pm

Ther gruan me thikë


Nga Express

Policia në Mitrovicë ka njoftuar për dy raste të ndara të përleshjeve brenda familjare, të cilat kanë përfunduar me lëndime trupore. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me këto dy raste që janë kualifikuar si vrasje në tentativë.

Rasti i parë është regjistruar të ketë ndodhur rreth orës 16:15min, në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë, ndërsa i dyshuari 66-vjeçar është arrestuar fillimisht nga policia e Kosovës për shkaktim të lëndimeve trupore dhe vepër penale “vrasje në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij 63-vjeçare.

I dyshuari i këtij rasti, besohet të ketë sulmuar fizikisht dhe më pas të ketë goditur me një thikë bashkëshorten e tij si rezultat i një mosmarrëveshjeje verbale në mes tyre.

Viktima e këtij rasti është raportuar të ketë qenë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Vushtrri, për trajtim të lëndimeve të pranuara, plagë të cilat besohet se ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë, thikë, në anën e djathtë të gjoksit.

Thika, me teh rreth 12 cm, me të cilën besohet se është kryer akti i shkaktimit të lëndimeve trupore, është gjetur dhe sekuestruar nga policia si pjesë e provave materiale.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra të policisë, ka urdhëruar inicimin e hetimeve të rastit të kualifikuar si vepër penale “vrasje në tentativë”, ndërsa ndaj të dyshuarit 66 vjeçar, është marrë deklarata për sqarim të rrethanave të krijuara.

Me autorizim të prokurorit publik, personat e përfshirë në rast janë intervistuar nga policia dhe më pas janë liruar nga lokalet policore për të proceduar rastin në procedurë të rregullt gjyqësore.

Rasti i dytë i vrasjes në tentativë, është regjistruar në fshatin Çubrel të Skenderajt, rreth orës 19:45min, ndërsa policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në këtë rast.

Dy persona, të gjinisë femërore, me lëndime trupore të shkaktuara nga armë zjarri kanë kërkuar ndihmën mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, si rezultat i një përleshje brenda familjare.

Dy nga viktimat e këtij rasti, kanë pësuar lëndime trupore, njëra në këmbë dhe tjetra në këmbë dhe në shpinë, si rezultat i vënies në përdorim të armës së zjarrit nga ana e vëllait të tyre, të dyshuarit 18 vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje familjare e cila ishte shndërruar në përleshje.

Viktimat e këtij rasti, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, pas ndihmës së parë mjekësore në Skenderaj, janë transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Njësitë policore të stacionit Skenderaj, të përkrahur nga hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit publik të prokurorisë së qarkut, kanë arrestuar katër persona të dyshuar.

I dyshuari kryesor, D.Rrustemi, 18-vjeçar, është arrestuar nga policia për vepër penale “vrasje në tentativë” ndërsa tre të dyshuarit e tjerë të familjes Rrustemi, janë arrestuar me urdhër të prokurorit publik, për vepër penale “përfshirje në rrahje”.

Katër personat e arrestuar janë dërguar në lokalet policore për mbajtje me vendim të prokurorit publik deri në përgatitjen e paraqitjes penale për përfshirjen e tyre në rast.

Një armë e zjarrit, pushkë gjuetie, punim dore, pa numër serik, e cila besohet të ketë qenë e përfshirë në rast, është identifikuar dhe sekuestruar nga policia si pjesë e provave materiale në këtë rast.

Hetimet lidhur me rastin dhe sqarimin e rrethanave të plota si dhe motivet e këtij incidenti, janë duke u ndjekur nga hetuesit rajonalë të policisë, të sektorit për krime serioze në kuadër të drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicë, njoftoi Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty E qëllojnë me 20 plumba, shpëton i plagosuri

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 10:26 pm

E qëllojnë me 20 plumba, shpëton i plagosuri



GJIROKASTËR- Një i ri i ka shpëtuar mrekullisht breshërive të automatikut, duke marrë plagë relativisht të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës e cila tha se mbrëmë rreth orës 23:00 dy kushërinj kanë qëlluar mbi një 32 vjeçar për ta vrarë. Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor gjeti 20 gëzhoja fishekësh.
Disa orë pas ngjarjes, sot rreth orës 05:00 njëri prej autorëve të ngjarjes është vënë në pranga dhe tjetri është shpallur në kërkim. Policia tha se është arrestuar Armand Meça 30 vjeç dhe është shpallur në kërkim kushëriri i tij, Erlind Meça 20 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Memaliaj kur dy kushërinjtë kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta 32 vjeçarin me iniciale S.P. Ai ka marrë plagë të rënda kryesisht në këmbë dhe gjendet në Spitalin e Tepelenës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku pas disa orësh u bë e mundur arrestimi i njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje.
Sipas njoftimit të policisë, grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje 20 gëzhoja. "Nga veprimet e para hetimore dhe nga dëshmitë e marra në vendngjarje rezultoi se në drejtim të shtetasit S.P, është qëlluar mbi 20 herë për ta vrarë me armë automatike kallashnikov", thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të "Vrasjes me paramendim e mbetur në Tentativë dhe e kryer në bashkëpunim" si dhe për "Mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Ulpianë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 30, 2009 10:27 pm

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Ulpianë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një kërkimi dhe hetimi intensiv, sot (e martë) ka arrestuar një të dyshuar për vrasje, e cila ka ndodhur 28.09.2009 në lagjen e Ulpianës në Prishtinë....

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se sot (29.09.2009), rreth orës 15:00 në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në Vërmicë zyrtarët e policisë kufitare të PK-së kishin ndaluar për kontroll rutine një veturë të tipit Golf (ngjyrë e bardhë) me targa të republikës së Shqipërisë.
Pas identifikimit të pasagjerëve dhe gjatë kontrollit të dokumenteve në këtë veturë zyrtarët policorë identifikuan personin e dyshuar për rastin e vrasjes në lagjen e Ulpianës të raportuar në orët e mbrëmjes të datës 28.09.2009.
Menjëherë pas identifikimit të personit të dyshuar është arrestuar Arben. M (1980) - shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afateve të caktuara ligjore do të dërgohet para organeve të drejtësisë.
Ngjarja në fjalë, respektivisht vrasja e dyshuar ka ndodhur më 28/09/2009 në ora 20:45, kur policia kishte marrë informatën se në lagjen Ulpiana në Prishtinë gjendet një person i shtrirë.
Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Në vendin e ngjarjes policia kishte hasur në viktimën B. B.(mashkull 41 vjeç), i cili si pasojë e plagëve të marra nga një arme e ftohtë (thikë) kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje .
Hetuesit rajonal për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar menjëherë kishin filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative, me fokus zbulimin e identitetit, vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe kanë zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Pas marrjes së disa informatave të rëndësishme përmes rrugëve operative hetuesit kishin identifikuar së paku një të dyshuar për vrasjen e raportuar në orët e mbrëmjes të datës 28.09.2009 në lagjen e Ulpianës në Prishtinë.
Pas analizimit të informatave të grumbulluara edhe nga dëshmitarët e rastit, hetuesit e drejtorisë Rajonale të Prishtinës kishin shpërndarë të gjitha të dhënat për personin e dyshuar në të gjitha drejtoritë rajonale dhe pikat kufitare në Republikën e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Nuk ka varrezë masive në lagjen Kroi i Vitakut

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 9:58 pm

Nuk ka varrezë masive në lagjen Kroi i Vitakut





Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 VITAKY
Kroi i Vitakut


Në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, në pjesën që është nën juridiksionin e komunës së Zveçanit, është bërë gërmimi i vendit të dyshuar se mund të jetë një varrezë masive dhe është konstatuar se dyshimet ishin të pabaza.
Rasti për dyshim të një varreze ishte raportuar më 11 shtator të këtij viti, nga pronari i tokës.Njësitë e specializuara të komponentës policore të EULEX-it, nga sektori i hetimeve për krime lufte, si dhe ekspertët kosovarë të mjekësisë ligjore menjëherë kanë filluar hetimet e tyre rreth këtij rasti.
Ndërkaq, gërmimi i terrenit në lokacionin e dyshuar, është realizuar gjatë ditës së djeshme, me ç’rast ekspertët përkatës në vend të ngjarjes kanë konfirmuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Në bazë të konfirmimeve të ekspertëve përkatës, policia e konsideron lokacionin si vend të sigurt dhe pa dyshime të elementeve kriminale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty ARRESTOHEN PËR ABUZIM TË PATUNDSHMËRIVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 9:59 pm

ARRESTOHEN PËR ABUZIM TË PATUNDSHMËRIVE



Prizren,Përfaqësuesi për informim në Drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, togeri Hazir Berisha, ka njoftuar se pas një procedure të gjatë hetimore, dje u prangosën Zh. Spasiq, serbe lokale dhe A. Vorfaj, me dyshimin se në bashkëveprim edhe me persona të tretë, kanë krye një seri abuzimesh me dokumentacionet e patundshmërive. Poashtu bëhet e ditur, se të dyshimtit, kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes falsifikimit të dokumentacioneve të patundshmërive me rastin e transakcioneve të shitblerjes, përderisa policia është vënë në kërkim edhe të disa bashkëpunëtorëve të tjerë të të arrestuarve./ M. Shasivari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Së bashku në luftimin e krimit të organizuar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 10:00 pm

Së bashku në luftimin e krimit të organizuar

Gjatë zhvillimit të takimeve u shkëmbyen përvojat policore të dy shteteve dheu shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar.

Prishtinë, Nga një komunikatë për shtyp e Policisë së Kosovës në Prishtinë, mësohet se një delegacion e Policisë së Kosovës ka vizituar policinë e Kroacisë. Gjatë qëndrimit në Republikën e Kroacisë delegacioni i Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm - z.Sheremet Ahmeti, ka zhvilluar disa takime me zyrtarët e policisë kroate. Kështu të njëjtit janë takuar me Zëvendës Drejtorin e Policisë Kroate z. Drazen MAYKA, pastaj me udhëheqësin e Policisë Intervenuese Kroate, atë të njësitit mobil të trafikut, udhëheqësin e Departamentit të Rendit Publik etj. Gjatë zhvillimit të takimeve krahas shpjegimeve për strukturën organizative të Policisë Kroate janë shkëmbyer përvojat policore dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes policive të dy shteteve – të Republikës së Kosovës dhe të Kroacisë. Zyrtarët e PK-së kanë zhvilluar edhe takime të ndara me Drejtorin e Policisë së Kroacisë, zyrtarë të MPB-së së Kroacisë dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Malit të Zi. Gjatë kësaj kohe është diskutuar për ndihmën e mundshme që shtetet e rajonit mund t’i japin Kosovës në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale policore, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Policia bllokon 52 makina dhe 615 leje qarkullimi në një ditë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 10:01 pm

Policia bllokon 52 makina dhe 615 leje qarkullimi në një ditë



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 POLICIA
Policia e Tiranës


Në kuadrin e kontrolleve ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet, Policia e Tiranës njofton se vetëm ditën e djeshme ka pezulluar 615 leje qarkullimi dhe ka bllokuar 52 automjete.
Burimet zyrtare të saj konfirmojnë për agjencinë NOA se prej tyre, 230 drejtues mjetesh i shlyen gjatë natës detyrimet e tyre, ndërkohë që janë ende të pezulluara 335 leje qarkullimi.
Ndërkaq, ato bëjnë me dijeni se do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Lidhur me to, në total forcat policore kanë vendosur 2155 gjoba, me vlerë totale prej 1.9 milionë lekësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Gjenden të vdekura në banesë nënë e bijë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:36 am

Gjenden të vdekura në banesë nënë e bijë

Vetëhelmim, ose helmim aksidental


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 AMBULANCAAA

TIRANË- Nënë e bijë janë gjetur sot pa jetë në banesën e tyre, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Lajmi konfirmohet nga burimet të policisë, e cila bën me dije se trupat e pajetë janë gjetur nga fqinjët.
Sipas tyre, kanë qenë fqinjët që kanë hyrë në shtëpi dhe kanë konstatuar dy gratë pa shenja jete.
Nga të dhënat e para viktimat janë Xhile Sila dhe Burbuqe Pepa, por ende nuk dihet se në çfarë rrethanash ato kanë humbur jetën.
Nuk përjashtohet pista e një vetëhelmimi të mundshëm të dy femrave, por as ajo e një helmimi nga ushqimi.
Gjithsesi për këtë do të duhet të priten analizat, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty EULEX-it i jepet qasja në të dhënat e Policisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 2:36 am

EULEX-it i jepet qasja në të dhënat e Policisë së Kosovës



EULEX-i ka arritur marrëveshjen me Policinë e Kosovës që të ketë qasje të plotë në të dhënat e Forenzikës, sektorit që hulumton krundet e rënda, bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke u thirrur në burime të saj brenda EULEX-it.
Sipas të njëjtave burime, pritet që këto ditë të bëhet edhe një marrëveshje tjetër që do të kompletonte qasjen e EULEX-it në të gjitha të dhënat e PK-së.
Sipas të këtyre burimeve, marrëveshja në qasjen në të dhënat e Forenzikës ka qenë jetike, pasi që ky sektor përmban të dhënat kryesore për krimet e rënda, ndërkaq marrëveshja për qasjen e plotë në databazën e Policisë së Kosovës, do të ndodhë këto ditë pas disa konsultimeve teknike që do të kenë zyrtarë të misionit të BE-së me ata të Policisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Shkodër, gjendet nëna 17 vjeçare e foshnjës së braktisur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:12 pm

Shkodër, gjendet nëna 17 vjeçare e foshnjës së braktisur



SHKODËR - Foshnja që u gjet dje e braktisur në Kishën e Zojës në Shkodër është sjellë në jetë nga një nënë vetëm 17 vjeçare e cila e la fëmijën në kishë me shpresën se dikush do ta merrte e ta çonte në brefotrof. Ajo vetë i tha policisë se nuk mund ta bënte këtë veprim për shkak të opinionin, pasi fëmija erdhi në jetë, nga një lidhje e pa konsoliduar mes dy të rinjve.
Një ditë pas braktisjes, policia bëri të mundur identifikimin e nënës së foshnjës dhe ndaj saj nisi procedimi penal, në gjendje të lirë, për braktisje të foshnjës së mitur. Sipas policisë, nëna e foshnjës është 17 vjeçarja G.G , banuese në lagjen "Partizani" në Shkodër. Identifikimi i saj është bërë i mundur nga verifikimi i regjistrit të lindjeve dhe dëshmive tw besimtarëve që kanë qenë në objektin e kultit në momentin kur është gjetur foshnja.
Mësohet se e mitura, e shoqëruar dhe nga e ëma, ka pohuar në polici, se foshnja ishte e saj, fryt i një lidhjeje të jashtëligjshme dhe se nuk kishte mundësi ta mbante. Për këtë, ka pohuar ajo, "e lashë në kishë tek vendi i ndezjes së qirinjve, në një orar kur dihet se aty ka besimtarë, në mënyrë që dikush ta gjente dhe ta dërgonte në brefotrof". Pas kryerjes së veprimeve përkatëse, nëna e mitur ka firmosur që fëmija të rritet të Shtëpinë e Fëmijës Shkodër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Përfundon me të vrarë një zënkë në kafene

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:13 pm

Përfundon me të vrarë një zënkë në kafene



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 06-Podujeva
Podujeva


Podujevë, Një person i vrarë nga arma e zjarrit, është epilogu tragjik i një zënke që ka ndodhur pas mesnatës së ditës së martë në kafenenë e pompës së derivateve "Euro Petrol" në magjistralen Podujevë - Merdar, përkatësisht në fshatin Shtedim. Lajmin e hidhur të martën e kanë konfirmuar burime nga Policia e Kosovës dhe Shërbimi i Urgjencës në Podujevë. Sipas personelit kujdestar në SHU në Podujevë, dr.Arben Beqiri dhe teknikut Hasan Asllani, viktima ëshët Valon Ismet Murati (1983) nga Podujeva, ndryshe baba i një fëmije dy-vjeçar. Sipas dy zyrtarëve të SHU-së,viktima është sjellë në këtë shërbim nga shokët e tij në orën 1.30 pas mesnate dhe i njëjti ka qenë pa shenja jete. Në orët e hershme të mëngjesit viktima është dërguar në Morgun e QKUK-së në Prishtinë. Ndërsa, togeri i hetimeve në Stacionin e Policisë në Poduejvë, eprori Ibrahim Metolli, tha se rasti tragjik ka ndodhur pas mesnatës së ditës së martë në orën 1 e 15 ambientet e kafenes së pompës së derivateve "Euro - Petrol" në magjistralen Podujevë - Merdar, përkatësisht në fshatin Shtedim. Sipas toger Metollit rastin është duke e ndriçuar Njësia e Krimeve Regjionale nga Prishtina. Sipas këtyre të fundit toger Metolli, tha se për momentin nuk dihet motivi i vrasjes, apo se ka qenë rast që ka ndodhur aty për aty. Lidhur me rastin, Metolli tha se janë ndaluar si të dyshimtë djali dhe vëllai si dhe pronari i pompës së karburanteve, Nexhmi Shabani. Mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë. Në fund togeri Ibrahim Metolli, tha se në nëntëmujorin e parë në komunën e Podujevës ky është rasti i dytë i vrasjes. I.Havolli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 8 Empty Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi