LDK ndihet e nënçmuar në koalicion
Faqja 1 e 1
LDK ndihet e nënçmuar në koalicion
LDK ndihet e nënçmuar në koalicion
Melihate Tërmkolli (Foto: Ermal Meta)
Nga Express më 17.03.2009 në ora 15:23
LDK ka humbur shumë duke hyrë në koalicion me PDK-në. Ministrat e Lidhjes Demokratike janë të përbuzur dhe të nënçmuar, ndërsa Kryesia e partisë është e përçarë për shkak të interesave të ngushta.
Këto ankesa janë dëgjuar nga zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë një takimi të Kryesisë Qendrore me Degën në Fushë-Kosovë. Në takim janë dëgjuar kërkesa për reforma në partinë, e cila për shumë vjet e dominoi skenën politike të Kosovës.
“Ne po sillemi në rreth. Ne nuk ishim as për koalicionin por ai u bë dhe po shihet si po shkon. Ne jemi të përbuzur dhe të nënçmuar . Ministrat tanë kanë buxhet me nga 5 milion kurse ata të PDK nga 100 milionë. Dhe kështu si jemi duke punuar dyshoj se mund të arrijmë diçka më shumë”, ka thënë Melihate Tërmkolli, anëtare e Kryesisë.
Sikur bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të lëshuar nga Dega e LDK-së në Fushë-Kosovë, Tërmkolli ka theksuar se qytetarët e kanë humbur besimin dhe problemi nuk është te komunat, por në vetë Kryesinë Qendrore. “Kryesia është e përçarë për shkak të interesave të ngushta. Po flasim për reforma, një mundësi e pat edhe Kuçi por çka u bë! Nuk ka reforma në LDK pa zgjedhje! Reformat vijnë nga brenda, e jo nga jashtë”, ka theksuar ajo.
Edhe Abdullah Prebreza, kryetar i Degës së LDK-së në Fushë-Kosovë, ka shprehur pakënaqësinë me ngecjen e reformave të paralajmëruara në LDK. “Reformat duhet të bëhen dhe sa më parë aq më mirë”, ka theksuar ai.
Sadri Ferati, nga Kryesia Qendrore, ka bërë të ditur se në Kryesi është marrë qëndrim që të zhvillohen takime me të gjitha degët e LDK-së, në mënyrë që të sqarohen të gjitha dilemat dhe problemet, duke respektuar Statutin dhe rregulloret në fuqi. “LDK duhet të reformohet. Ne duhet t’i forcojmë radhët tona...Duhet të kemi qëndrime të qarta nga Kryesia dhe me këto qëndrime duhet të dalim unikë, duhet të mobilizohemi”.
“Ne duhet të luftojmë për një unitet real dhe jo për një unitet fals. Me idetë dhe veprimet tona duhet t’i bindim qytetarët për të na votuar”, ka shtuar ai.
Fadil Krasniqi, anëtar i Kryesisë së Degës, gjithashtu konsideron se LDK është duke u sjellë në rreth vicioz. “Filluam me Kuçin dhe Kryesia e tërhoqi. I humbëm zgjedhjet dhe mu ata që i humbën zgjedhjet në komuna të tyre, janë më të zëshmit”.
Sipas tij, disa anëtarë të Kryesisë janë shpenzuar dhe duhet të ndërrohen. “Secili duhet të thirret në punën e vet, e jo të thirren vetëm në Ibrahim Rugovën”. Edhe Krasniqi ka theksuar se në Kryesinë Qendrore të LDK-së s’ka unitet dhe ajo patjetër duhet të reformohet.
Haki Gojnovci, anëtar i Kryesisë së Degës, ka thënë troç se LDK-ja ka humbur shumë duke hyrë në koalicion me PDK-në. Ai e ka pranuar se Kryesia është në krizë, por sipas tij, LDK-ja ka forcë dhe njerëz që mund ta nxjerrin nga kjo situatë e rëndë.
Rikonstruimin e Kryesisë e ka përkrahur edhe Burim Berisha, Kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës dhe folës të tjerë në këtë tubim partiak.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» USHTRIA E NËNÇMUAR
» Ndihet mungesa e futbollistëve
» LDD-ja ndihet e “fortë” në Gjilan
» Pacolli: AKR-ja parti e liberalëve të Evropës
» Thaçi ndihet i turpëruar me kalimin e neneve për mediat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi