Kristaq Shabani:FILLESA E LINDJES SË IDESË PËR RRUGËTIMIN PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E fokusuar poetja , shkrimtaria dhe botuesja ENRIETA SINA, TIRANË
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:FILLESA E LINDJES SË IDESË PËR RRUGËTIMIN PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E fokusuar poetja , shkrimtaria dhe botuesja ENRIETA SINA, TIRANË
Kristaq Shabani:FILLESA E LINDJES SË IDESË PËR RRUGËTIMIN PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
E fokusuar poetja , shkrimtaria dhe botuesja ENRIETA SINA, TIRANË
LIDHJA INTERNACIONALE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE
“PEGASI” ALBANIA RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
Zhvilluar në Mediatekën e Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër dhe në sallën e Bibliotekës së qytetit të Përmetit...
PROGRAMI I VEPRIMTARISË LETRARE:
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të progresit”
(e shkruar në sallë në sfond)
Datë 28-29.10.2009
Gjirokastër, Përmet
Nga magnetofoni në fillesë të veprimtarisë kënga fituese e festivalit të Këngës viti 1996 “Kënga e Lotit” kënduar ne Elsa Lila, teksti Enrieta Sina
Ekspoze e librave të poetes, gazetës “Horoskopi” dhe revistave për fëmijë.
1. Fjala hyrëse e veprimtarisë
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”
nga Kristaq F. Shabani, President I LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS
Të nderuar pjesëmarrës në këtë akt prezantues, në këtë spektakël krijues, në këtë spikatje dinamike dhe shpalosje profili të një nga krijueseve më me zë të vendit, shumëplanshes aktive në shumë fusha, ku toni dhe fjala e saj ka pasur peshë vijueshmërie! Jo pa qëllim, nën kuadrin e Muajit traditë të letërsisë, Tetorit, në traditën e vijuar tashmë për të kremtuar e ligjimituar veprimtari të larmitetit, organizohet sot në qytetin e kreaturës së bukur të çudisë, të inteligjencës, të arkitekturës befasuese, të ndjenjës të mendimit, Gjirokastrës, ky kontaktim ceremonial dhe bashkëbisedim krijues me poeten, shkrimtaren, publicisten, botuesen, personalitetin e shpallur jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit, në Kembrixh, zonjën Enrieta Sina. Është një nder i madh që na bëni që menduat së toku me ne të prezantojmë “aureolën” e krijimtarisë Suaj.
Ju urojmë mirëseardhjen në qytetin tonë, por gjithashtu shprehim edhe gëzimin, entuziazmin e të gjithë pegaistëve, të studiuesve, të gjithë të pasionuarve të librit, të publicistikës si dhe të veprimtarëve progresivë, të cilët nuk janë sot këtu, por ndjekin me shumë kujdes dhe admirim tashmë çdo veprimtari që organizojnë Lidhja e Krijuesve “PEGASI” dhe Lidhja Internacionale e Poetëve, Shkrimtarëve dhge Artistëve “PEGASI” ALBANIA, një fizionomi tashmë e plotuar e ecjes progresive të Letërsisë. Dhe kjo veprimtari vjen fill pas Simpoziumit Ndërkombëtar “MUZA POETIKE “PEGASI 2009” një model për shumë organizma letrare në shuëm vende të Botës për trajtesën dhe përfundimet e reja në lidhje me Poezinë e sotme bashkëkohore, i cilësuar ky si një kontribut i madh në shkëmbimin universal të vlerave, në zgjerimin e lidhësisë midis poetëve si dhe i dhënies së mesazheve të paqes universale nëpërmjet veprimtarive madhore letrare, gjë që i hap rrugën një Kongresi letërsie Botëror në vitet e ardhshme.
E nderuara Enrieta! Ju keni në këtë sipërmarrje të madhe kontributin dhe vlerën tuaja, duke qenë edhe në drejtim të Lidhjes! Është detyra jonë që në kuadrin e pjesëmarrjes në disa Antologji letrare, ku marrin pjesë poetë nga shumë shtete, po kështu edhe të seksionimit dhe përfaqësimit në vitin 2010 në Edinburg të një paneli krijuesish me zë të Lidhjes sonë, në të cilin, shprehim besimin, se do të jeni edhe ju, përcaktim kjo që u bëhet veprave në anglisht nga Organizatorët, të shpallim sot fillimin e këtij prezantimi. Gjithashtu donim të evidentonim se në muajin Qershor në Bukuresht të Rumanisë u zhvillua një Kongres letrar i organizuar nga Lidhja e Krijuesve Rumunë, me pjesëmarrje të krijuesve nga Bota, po në muajin Korrik në Nikaragua u zhvillua Kongresi i Lidhjes Ndërkombëtare të Festivalit të Poetëve, në muajin gusht në Itali u zhvillua Kongresi i Poetëve Mesdhetarë, në muajin gusht në Selanik Greqi u zhvilluatakimi I të rinjve (poetëve dhe intelektualëve ) të rinj, në muajin Shtator ai për gjuhën Esperanto, muajin tetor kongresi i Poetëve indianë, po në muajin tetor më 23-24 në Sarandë, u zhvillua takimi i krijuesve jonianë me objekt “Trirema e poezisë joniane”në të cilën morën pjesë krijues nga Shqipëria, Macedonia, Greqia, Bosnjaë-Hercegovina dhe Kosova… , në disa prej këtyre evenimenteve morën pjesë direkt pegaistët shqiptarë.
Ne jemi të kënaqur që sot midis nesh kemi Enrietën, këtë krijuese të talentuar, këtë zonjë të vërtetë, përfaqësuese dinjitoze e vlerave dhe tipareve më të larta të femrës shqiptare, këtë njeri eruditiv me vlera, këtë njeri të ndritshëm, që sakrifikon për progresin shoqëror dhe moral. Këtë gazetare profesioniste, e cila përdor gjithë arsenalin e saj për të futur koncepte të reja të mënyrës së jetesë, të prezantimit, të kocepteve të sotme moderne në fushën estete, të modelimit, të normave të veshjes, të qëndrimeve elastike ndaj fenomeneve jetësorë ndaj gëzimeve, hidhërimeve, të sjelljes, të etikës, të pjesëmarrjes në jetën shoqërore aktive, të jetesë dhe bashkëjetesës të hapjes së syrit, të përgatitjes për të patritura të këndshme dhe të pakëndshme, të reagimit, të shfafjes së bukurisë së prezences fizike të femrës, të konkurrimit, të dualitetit, të ngarkesave të roleve të dy gjinive realizatore të jetës e tjera., probleme këto të trajtuara edhe në gazetën gjithërimore dhe gjithëpërfshirëse simpatike nga të gjitha kahjet “HOROSKOPI”.
Më lejoni që në këtë prezantim tipik të sjell edhe përshendetjet e shumë presidentëve të lidhjeve simotra të Pegasit IWA (OHAJO SHBA) Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëetarë, Poetas del Mundo (Amerikë Latine), W.P.S (Lidhje Poetëve Bashkëkohorë të Globit, Lidhjeve së Poetëve Rumunë, Maltezë, Maqedonas, Kosovarë, Brazilianë, Meksikanë, Mongolë, Indianë, Kinezë, “XASTERON” dhe “Kafeja e Ideve” Greqi, të Lidhjes së Poetëve Turq e tjerë, të cilët kanë përshëndetur dhe përshëndetin kontributin e Pegasit si dhe prezantimin e vlerave të çdo krijuesi dhe krijuese. Pegasi gjatë kësaj periudhe është organizuar sipas koncepteve të reja, duke kaluar në një në një programim dhe pjesëmarrje anëtarësie me kontribut talentor krijues, duke respektuar me falenderim gjithë aktivistët, të cilët dhanë kontribut në rritjen e tij dhe duke hapur rrugën për një konkurrim letrar të gjithkahshëm e duke u përfaqësuar denjësisht edhe në Antologji botërore në disa vende si në SHBA, Kinë, Greqi e tjera, duke zgjeruar përfaqësimin në vend dhe jashtë tij.
Duke paraqitur sot veprimtarinë e një krijuese të tillë, si Enrieta Sina, ne plotësojmë boshllëqet e krijuara dhe japim impulse të fuqishme për të vepruar në të ardhmen, për të realizuar obligimet e ndërmarra si dhe për të realizuar shkëmbimin universal të vlerave.
Duhet evidentuar se, vetëm gjatë kësaj periudhe prill – tetor 2009 janë ndërmarrë hapa të rëndësishme për prezantimin e kreaturës poetike dhe prozës së krijuesve me rreth 75 botime të reja, ku rreth 18 prej tyre janë përkthime në gjuhën shqipe dhe një kontribut të veçantë në këtë aspect ka dhënë Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë e drejtuar nga poetja e mirënjohur Mimoza Ahmeti. Prezantimi i këtij kontributi pegasian do të rezalizohet jo vetëm në Shqipëri (Tiranë e Gjirokastër), por edhe në Shkup, Tetovë (Macedoni), Podgoricë (Mal i Zi) Prishtinë e Gjakovë (Kosovë) edhe Athinë (Greqi) me gjithë poetët emigrantë shqiptarë, në ditët e para të Nëntorit, ku do të marrë pjesë në këto veprimtari edhe një grup poetësh pegasianë të afirmuar.
Shkrepja e kësaj veprimtarie të gjerë fillon pikërisht këtu në kryeqendrën pegasiane , Gjirokastrën e vlerave të mëdha të Letërsisë, Artit, Kulturës shqiptare.
Fillesë të mbarë këtij prezantimi dhe suksese të të trefishtë poetes, shkrimtares dhe publicistes Enrieta Sina
Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…
Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
E nderuara Enrieta Sina!
Fokusimi apo qendërzimi i veprimtarisë Tuaj në këtë veprimtari me përmasë letrare, e pikërisht këtu në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, është një ogur i mirë, një nismë e bukur për të njohur portretin e njerëzve të kontributit në fushën e letrave dhe atë shoqërore e sociale, gjë që ka efektin e vet ndikues në zhvillimet progresiste të shoqërisë së sotme shqiptare, e cila ispiron me objektiv madhor “pranimin” e saj në ecurinë e përgjithme kualitative evropiane.
Figura juaj, si çdo figurë, është rritur në korsinë tuaj me një startim të veçantë intelektual aktiv. Ne përfaqësuesit e mendimit intelektual e akademik shqiptar, që edhe Gjirokastra i ka të shumtë dhe të kontributit aktiv, mendojmë se absolutisht duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale, e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë dhe natyrisht kërkohet një prezantim i veprimtarisë, paçka se prezantimi i veprimtarisë së krijuesve është i pranishëm dhe i shfaqur, do dhe apo s’do ndonjeri apo ndonjëra.
Vetëkuptohet që, në këtë ecje të shoqërisë një kontribut të veçantë japin njerëzit krijues: shkrimtarë, poetëv, publicistë, studiues, të mendimit kritik, estetë, psikologë, një elitë kjo e nevojshme, të cilën duhet që shoqëria ta “mbajë” në pëllëmbë të dorës, pasi ajo ka efekt ndriçues.
Ju , krahas krijimtarisë suaj në disa fusha keni dhënë dhe një kontribut në drejtim tw mendimit arsimor duke botuar libër të veçantë me këtë objekt. Nën kujdesin e Prof. Hamit Boriçit, në vitin 2005, keni botuar librin profesional “Shkolla një – praktika një plus”. Kjo duhet të evidentohet si një prurje nw mendimin pedagogjik shqiptar. Ky libër është parë ng anjë këndvështrim vetiak dhe duke buruar edhe nga përvoja juaj e gjatë arsimore dhe padyshim është një kontribut i çmuar.
NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE
2. Po kush është Enrieta Sina?
NJERIU I KEMBRIXHIT
KRIJUESJA E TALENTUAR
ANËTARJA E LIDHJES SË POETËVE BASHKËKOHORË TË GLOBIT W.P.S
ANËTARE E PRESIDENTES SË LIDHJES INTERNACIONALE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA
BOTUESE E GAZETËS EMËRMADHE TË NJOHUR “HOROSKOPI”
FEMRA E PROGRESIT DHE E NDRYSHIMIT
Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare
Për të njohur nga afër dhe për të shpalosur një tablo të jetës dhe të veprimtarisë së poetes, shkrimtares, gazetares dhe veprimtares aktive të shoqërisë së sotme shqiptare ENRIETA SINA organizohet kjo veprimtari prezantuese dhe njohëse në fushën e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe intensive krijimi.
Ju pa dyshim që emrin e saj e keni dëgjuar, pasi ajo është afër të gjithëve me veprimtarinë e saj intensive.
Po kush është Enrieta Sina?
Enrieta Sina, poete, shkrimtare, gazetare e lindur në qytetin e Vlorës, është një nga personalitetet e fjalës së lirë dhe e mendimit të lirë, kjo e fituar pas ndryshesës së madhe të ndodhur në Shqipëri me triumfin demokratik. Familja e saj në periudhën e sistemit të monizuar ka qenë e shënjestruar, duke ndërmarrë ndaj saj akte të tilla si sekuestrime prone dhe dyqane. Nga familja e saj kanë vuajtur e prangëzuar të afërt, për arsye të tentimeve kundër sistemit. Megjithëtë, Enrieta Sina, me karakteristikat dhe individualitetin e saj arriti shkollimin, duke përfunduar Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politiko - Juridike, dega gazetari, ndërsa e arsimin e mesëm e ka përfunduar në qytetin eVlorës, gjimnazin “Ali Demi”. Etja për kulturim dhe dije e Enrietës realizoi atë që në vitin 1987 ajo ndoqi kualifikim pauniversitar.
Si rrjedhojë e këtij niveli ajo iu fut me shumë guxim artit të bukur të gazetarisë. Si rrjedhojë edhe e pasionit për këtë degë, gjë që e bëri me emër në Shqipëri duke qenë korrespodente e Radio Tiranës, gazetës “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, revistës “Shqiptarja e re” dhe “Nëntori”.
Në periudhën 1976 - 1991 ka ushtruar profesionin e gazetares në gazetën lokale “Jehona e Skraparit”, ku përgjigjej për sektorin ekonomik dhe të shendetësisë, ndërsa në vitin 1992 ,për pak muaj, ka punuar me gazetën “Shkëlqimi Islam”, ndërsa në vitet 1992-1997, redaktore dhe kryeredaktore e gazetës “Zgjimi”, organ i Degës së Partisë Demokratike Vlorë dhe e gazetës “Flamuri”, organ i Bashkisë Vlorë.
Në vitin 1997 botuese e gazetës “Opinion”dhe Presidente e Shoqërisë “Opinion”. Që nga viti 1992 e deri në ditët e sotme e vijueshmërisht” është botuese e gazetës “Horoskopi”, një gazetë e sukseshme në linjën e vet.
Duhet theksuar se poetja, shkrimtarja, gazetarja Enrieta Sina ka ushtruar profesionin e mësueses në vitn 1972 në fshatrat Kuç, Vranisht, Dukaj të rrethit të Vlorës.
Si një talent në fushën e gazetarisë dhe në atë letrare ajo është autore e mjaft shkrimeve, analizave në të gjitha zhanret e publicistikës, ku është nderuar me mjaft çmime të karakterit profesional, që dëshmojnë talentin dhe vlerësimin e dhënë për këtë fushë. Nën kujdesin e Prof. Hamit Boriçit ajo botoi librin profesional në vitin 2005 “Shkolla një – praktika një plus”. Në fushën letrare ajo është shquar në lëvrimin dhe botimin e dymbëdhjetë librave letrarë në fushën e poezisë dhe të prozës, duke lëvruar në këtë të fundit gjininë e novelës; po kështu ka lëvruar edhe romanin. Në poezi Enrieta Sina ka lëvruar lirikën dhe, madje, me mjaft sukses e duke u shquar midis krijuesve të tjerë në vend. Trajtesa apo përmbajtja e këtyre veprave është e larmishme, pasi edhe në novelat ka prekur ngjarje dhe fenomene të aspektik social -pedagogjik, duke evidentuar probleme të rëndësishme të jetës dhe duke dhënë mesazhe dhe zgjidhje evidente, hapëse të rrugës së ndryshesës dhe rritjes së personalitetit, të botës nga e cila i përket, duke evidentuar procese të thella të jetës njerëzore dhe dhënie të mesazheve për progres.
Duke shfaqur talentin në plane të ndryshme jetësore dhe të artit, ajo ka kontribuar gjerësisht dhe është shfaqur shumë konkurruese edhe në fushën e muzikës si autore tekstesh, ku përmblidhen mbi dyzet tekste këngësh të muzikës së lehtë, këngë këto për të rritur dhe fëmijë. Këto këngë janë paraqitur në konkurrime në festivale të ndryshme, ku edhe është vlerësuar edhe me çmime të parë dhe të dytë. Ajo është redaktore e dhjetra librave në fushën letrare (poezi, prozë) të krijuesve të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Është gjithashtu redaktore e librit kushtuar Prof. Dr. Isuf Luzaj “Larg mureve të harresës”, personalitet ky i madh në fushën e letrave dhe të ideve progresiste. Krahas kësaj, Enrieta Sina ka kontribuar duke qenë anëtare e PD që nga viti 1992, aktiviste e saj; ka marrë pjesë po aktive në drejtimin e Kryqit të Kuq të Vlorës për rreth 10 vjet rresht, kryetare e Shqoatës “Fan Noli” për Vlorën për rreth 10 vjet si dhe NçKryetare e Shoqërisë “Gruaja vlonjate dhe progresi” për pesë vjet, presidente shoqërisë “OPINION” për dhjetë vjet. Po kështu ajo ka qenë nga viti 2000-2005 kryetare e Shoqatës së Krijuesve “Petro Marko “ Vlorë, duke dhënë kontribut në letërsinë e mendimit demokratik dhe në rritjen e forcës së mendimit të lirë.
Ajo ka qenë gjithmonë e vlerësuar në veprimtarinë e saj krijuese duke pasur një bilanc të pasur vlerësues: Në vitin 1995 ka marrë çmim të parë për tekst kënge në Festivalin e Muzikës së lehtë në Vlorë, ndërsa në vitin 1996 Çmimin e parë në Festivalin Kombëtar në RTSH me tekstin e këngës “Pyes lotin”, kënduar nga këngëtarja e talentuar Elsa Lila.
Në vitin 1997 zë vend në edicionin e 16 të shekullit të 20 në Kembrixh, ndër njerëzit më të shquar të letrave, propozuar nga Profesor Dr. Isuf Luzaj, ndërsa në vitin 1998 është shpallur si një prej 15 njerëzve më të shquar të qytetit të Vlorës.
Enrieta Sina detyrimisht do t’u bashkohej krijuesve aktivë dhe progresistë duke luftuar në lajtmotivin “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”. Ajo që nga viti 2007 është anëtare dhe një nga kryesueset e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania dhe prej vitit 2008 është anëtare e Predidencës së Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, duke mbajtur një nga detyrat më të larta në këtë Presidencë si anëtare e Presidencës . Po kështu, falë nivelit të saj krijues, në prill të vitit 2008 pranohet anëtare e Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit, Ë.P.S. Merr pjesë me kumtim analitik për lirikën në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE “PEGASI 2009”, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin intesiv të programit të këtij Simpoziumi si dhe propogandimin e tij në Median e Shkruar dhe elektronike. Ka dhënë kontribut në publikimin e poezisë dhe prozës shiptare në fushën lirike në gazetën emërmadhe të përjavëshme që drejtohet dhe botohet prej saj, duke botuar zërat më të avancuar të lirikës dhe poetikës shqiptare, duke realizur edhe shkëmbimin universal të vlerave.
Enrieta Sina është një shkrimtare, e cila ka një zell për t’u admiruar e sidomos për temat, që prek me individualitet; është një poete mjaft e suksesshme, sidomos në fushën lirike duke u ndriçuar jetën lirike të rinjve; është një gazetare profesioniste me mjaft vlera tipike, reale dhe shëmbëlltyrë për gazetarët e sotëm të rinj, të cilët kanë çfarë të përfitojnë nga eruditizmi i saj.
Në prill të këtij vitit ajo, në Simpoziumin Ndërkombëtar, u nderuar midis 135 poetëve nga vendi dhe nga bota me Çmimin e parë në fushën e poezisë lirike, një Çmim plotësisht i merituar.
Ne krenohemi që sot kemi midis nesh këtë krijuese të zhdërvjelltë, të shquar në disa fusha të letërsisë e të artit, këtë personalitet të ecurisë dhe të progresit, këtë pasqyrim të formatit sesi duhet të jetë femra e veprimuar e jetës së sotme shqiptare, e cila kërkon zhvillim progreësist, me pjesëmarrje aktive në trajta dhe sfera shumëplanshe.
Duke qenë midis nesh ne do të mundësojmë sot, në këtë prezantim, në qytetin e Gjirokastrës, se cili është realisht kontributi i shkrimtares dhe vetë prezanca e saj do të shtojë realitetin dhe bukurinë e kësaj dite.
Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj
Ndjenjë mashkullore : Novelë / Enrieta Sina
Një grua flet për seks : novelë / Enrieta Sina
Molla e dasmës : novelë / Enrieta Sina
Poezi / Enrieta Sina
Dy gjysma, çudi! : lirika / Enrieta Sina; Enton Zykaj
E brishta kryeneçe : poezi / Dashamir Cacaj; Enrieta Sina
Katedralja e Shkodrës : publiografi / Deni Muri; Enrieta Sina
Keqkuptimi : prozë / Dashamir Cacaj; Enrieta Sina
“Unë, ti, deti” : poezi / Enrieta Sina; Myrteza Mara
Shkolla një, praktika një plus / Enrieta Sina; Enver Memisha (Lepenica)
Belita : prozë / Eqrem Canaj; Enrieta Sina
Natë e thyer : novelë / Enrieta Sina; Enton Zykaj
Lot në vjeshtë : novelë / Enrieta Sina
Mëngjesi i fundit në Igalo : tregime / Niko Gjoni; Enrieta Sina
Kur ta gjej një gur sterralli?!; Koha e ikur; I dua sytë e tu / Enrieta Sina
Kisha harruar... / Enrieta Sina
Mesazh / Enrieta Sina
Një copë gazete... / Enrieta Sina
Për Vlorën, do të harronim veten dhe do të kujtonim emrin e saj... / Enrieta Sina
Qytetit tim ç Enrieta Sina
Perde që nuk e vesh dot mallin / Enrieta Sina
Engjëlli i dashurisë / Enrieta Sina
Shi ndjenjash / Enrieta Sina
Një ditë tjetër... :Novelë / Enrieta Sina
"Jeta e vështirë ngacmon krijimtarinë" :Intervistë me botuesen e gazetës "Horoskopi" Enrieta Sina [Librat "Ndjenjë mashkullore" dhe "Një grua flet për seks" / Enrieta Sina
Hija / Enrieta Sina
Drita ime / Enrieta Sina
Bota e njeriut të madh është e pakufi / Enrieta Sina; Zenepe Luka
Kontrasti PD - PS, avantazh i madh i opozitës : [platformat politike / Enrieta Sina
Rrëndesë...; Si në përrallë; Zemër nëne : [poezi] / Enrieta Sina
Ngrita një kështjellë me emrin tënd : [poezi] / Enrieta Sina
Ngrita një kështjellë me emrin tënd : [poezi] / Enrieta Sina
1. Fjala hyrëse e veprimtarisë
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”
nga Kristaq F. Shabani, President i LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS
2. Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…
Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE
3. Po kush është Enrieta Sina?
Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare
4. Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj
Kumtime:
1. Shpirti lirik dhe shpërthimi ndjenjësor në poezinë e poetes lirike të suksesshme”
Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”
Katedra e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”
(Interpretatim nga vëllimi poetik: “Minuti i thyer.” “Unë, ti dhe deti”
Drini Hila, actor, Elton Zykaj anglisht
2. Një këndvështrim për prozën e Enrieta Sinës (fokusohen novelat “Natë e thyer” dhe “Lot në vjeshtë”
Dino Çiço, poet, shkrimtar, fabulist, N/President i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA
Pazazhe nga novelat (interpretatim skenik) Drini Hila, aktor
3. “ Muzika dhe poezia” shkruar nga Xhelal Angoni
4. Intervistë me poeten, shkrimtaren dhe gazetaren Enrieta Sina
Interviston: Astrit Re/ka, publicist
5. Fjala e auditorit: Mbresa dhe mendime
6. Fjala përshëndetëse e autores, autografe nga autorja, Çmime, titullime, diploma
7. Fjala përmbyllëse e veprimtarisë
“Minuti i thyer” Poetja e lirikës
Botim i vitit 1998 Shtëpia Botuese”Marin Barleti”
Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”
Përgatitur nga Kristaq F. Shabani
Njohur m ekwtw material analitik edhe katedra e studimit kritik të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania
Lexon materialin e pwrgatirur poetja Shukrane Muda , Dibër
U mbush një dekadë, kur vëllimi poetik me trajtesë lirike “Minuti i thyer” i poetes Enrieta Sina ka dalë në qarkullim, por edhe shumë kohë ai kaloi në peripeci të shumta brumimi në dekada rritjeje e gjetje, risi, duke sjellë frymëmarrjen dhe duke shpërndarë aromatishëm frymënxjerrjen lirike e duke trazuar këndshëm dhe intelektualisht me fjalësin e mbartur zemrat dhe shpirtrat njerëzore në përgjithësi dhe ato të gjinisë femërore në veçanti. Thurjet lirike, kthesat e kundërkthesat, prezenca e ndjenjës që lëkund zemra, e ndjenjës së fuqishme që lidh e rilidh, vrapime në puthërime dhe ndezje shpirti, kuadratura e botës me kontradiktat e saj dhe në këngëzim, dhimbje dhe lotësi, puthje dhe mall, mosnjohje të dashurisë së fortë, të qëndrueshme, kalimi tranzit në zemër, duke përdorur sajesa mendimore dhe veprime çasti…
Si mund i dashuruari shpirtërisht, jo vetëm fytyrësisht, të rrijë një ditë pa atë që do… Goditja e veprimeve mburrëse si dhe e lakimit të emrit, gjë që ndodh shpesh dhe rëndomësisht në jetën e përditshme me hipokrizi kryefjalë dhe me mosbesim tek e vërteta ndesh te ky vëllim me lidhësi idesh… Shpesh herë në këtë vëllim ndesh edhe në pyetwsi erotike, të cilat duhet të shpjegojnë diçka të pashpjeguar, pyetje që burojnë nga logjizmi jetësor: “Është pra e vërtetë që ti je Wngjëlli im?” Ndjenja vihet në balancë mosbesimi dhe lëshohen pyetjet që marrin përegjigje vetëm në rreshtimin e tyre…, nxjerrja, pra, në pah të një shqetësimi prezent dhe pyetja e fundit në një retorizëm mosbesues, por edhe shpresues: “Është pra e vërtetë, duhemi pa zë?…”
Eturi dhe furri puthërimi, simbolizim i jetës së pistilit, jeta e petales, kombinimi me lotët e Pendesës.
“Në sytë e mi është hedhur lot, në lot e di që je veç tij…” është thënie e përlotur e femrës , e cila përjeton çaste të kthesës dhe të përditshmërisë së ndarjes jo dinamike, por me një lëshim të harresës, për një humbje të acaruar, për një dorëzim tw pakusht.
Radiografikimi i vetes nëpërmjet fjalës apo simbolit lirik është domethënës. Ja një radiografi apo skanim i tij mbresëlënës që nuk duhet të kalojë pa vëmendje. “ Brenda vetes rritet si fëmija fjala e zemrës, brenda vetes rritet si lulja fjala e shpirtit…/.Precipitimi me figure, por të tonit të mesëm në figurim, për një kuptim më të dritësuar nga pasionantët e lirikës. Dhe ti qëndron si pishë e largët,/ kërkon një fjalë si farë gruri…/ Kjo është simbolizim për rrugën e fatit. Edhe dështimi i ndjenwjs rritet përmes diagramave të lartësimit dhe të ftohjes së ndjenjës, që shpesh herë po e kalon cakun e dobësisë, apo prezenca e lajkosjes që bëjnë djemtë ndaj çupërlinave: “E vallë ç’më duhet mua lajka!/ Se paskam sy e flokë magjikë, /kur nuk gjej sot vetëm dy flatra/ Që ty të të mbaj të them, mos ik!
Apelimi poetik që, mbi gjithçka, qëndron sekreti i lidhjes, sinqeriteti dashuror dhe jo thurrjet që kanë kallëzues pasurinë dhe makinën, kur kjo buron nga varfëria mendimore, e paniveluar. Poetja lirike, Sina, e karakterizon kohën dhe lëvrimin e dashurisë në të, si një lëvizje akrepash të sinqertë dhe dimensionalë, që lëvizin në fushën e orës së kohës me ritëm të njëjtë…
Ashtu sikundër dhe lirikët e liriket e tjerë, Enrieta i këndon sinqeritetit dashuror, përflet dhe stopon mashtrimin e dikujt, praninë e jo njerëzisë, që kërkohet, mos faljen e dashurisë, nga vetë natyra NJERËZORI FAL DASHURI, NË MOS PAK… A EKZISTOJNË SOT NË SHUMICË KËTA NJERËZORË?!
Shndërrimi i poetes në stinë, lot, ndjenjë, puthërim, padurimwsi, mosbesim, gjethe e gjelbër dhe e zverdhur, në sy të dëshiruar e të dashuruar, në mesazh, në det loti, në dehje për atë në shi ndjenjësimi, hapësirë, ku interpretohen rolet dinamikë të dy gjinive.
Prekje e temës madhore që prodhon lirikën si tema e atdheut, e nënës, e vendlindjes, e trashëgimtarëve.
Për emrin Shqipëri nuk fal askënd, apo për emrin Vlorë, … Në këtë vëllim Enrieta lëshon këngë sirenash që kërkojnë dëgjim dhe vëmendje.
2. Prezencë figurimi dhe idesh që nxisin dhe krijojnë prakticitet dashuror dhe rritin inteligjencën dashurore, influencojnë në regjistrin dashuror dhe në zgjerimin e hapësirës së tij. Një përsiatje e guximshme në këtë vëllim.
*Vala më puth vargun e bulëzuar;/ mbajnë ende artësinë e ilirëve dhe antikitetin e ilirëve (Kënga dhe Ninullat)… Dhe largon nga flokët e artë, vellon e vjetër, e mbledh, e bën grusht po s’i jep emër tjetër (Vlorës), (një pasqyrim i autoktonitetit). *Një këndvështrim i tultë, masë e tultë, që kërkoja kokën… e vdekur pa trup. Ti je tek unë shpirt, unë jam tek ty erë… /Dhe grimca akulli nuk mbete gjatë, me ujin që derdhet rrëkesë. Dhimbja e jetës sime shkoi në buzën tënde…
Syri i kaltër mësuar me konturet e jetës: për një breg të virgjër sonte… Ik ti nga unë me gjuhë tym të zi…
Pse hesht, o gur i zemrës vrarë dhe copëz jete, përse merr?! Kush qeshjen ta bëri si ar? Kush flokëve u hodhi flori? (përsëritja e simbolizimit me një epitet dykahësh, por një ngjyrësh).
Mbi puthjen e parë, u ul e dyta, çudi,/ u tretën mbi buzë, pa zhurmë, në qetësi,/ u tretën lehtë puthjet dhe fjala dashuri…
Ekzistenca e ftohtësirës së ftohtë shprehet: “ Një shtresë poezish kanë ngrirë në stalaktite…/ Është rinia e djegur që zgjon diku një zemër…/ Enigma e shpirtit është rikthimi i frymës së rilindur. Enigma dhe unë dy gjymtyrrë të thyer të një shprese.
Shpresimi i jetës dhe përbetimi femëror jepet me përdorimin e elementit biskues: Vetëm për ty do të jepja bisqet e shpresës…
Ike si yll natës vjedhur… Dy ditë heshtje (Përtej një hapësirë me re gri, ti qëndron me ndjenjën e vetes mërguar…/ Ti qëndron me emrin anonim të moshës….Dy ditë heshtje që kërkojnë një hapësirë të pastër.
Interesante dhe me një trajtesë origjinale jepet nata.
Krahasimet për natën: Nata nxihet, kur e pret gjatë,/ Nata zbardhet kur kohën ia di/ Nata me të nesërmen që pres…/
E vesh fjalën e ëndrrës me pëshpëritje,/e pres në mes zërash zërin tënd të dëgjoj (Ëndërr pa jetë).
Dhe ndjenjën zog të kapur/ U hap kanata , krejt papritur Kanarina fluturoi… /Një emër mbjell në zemrën time./Ajo hiqte zvarrë fustanin e bardhë, ti hidhje gjithë zemrën aty…
Një ditë do të vish me bastun të artë/ Do shohësh si ndjenja mashtron. (Çasti i larguar)
Është emri, jo!/ Është puthja, jo!/ Është syri, jo!/ Është vdekja , PO! Asgjë nuk ndodhi (Simboli i ndjenjës).
Ankthi i mostakimit dhe i ankthit për ndonjë kthim të beftë./Me shkop të artë errësirën e largoj dhe ndjej në shpirt të paqmen sinfoni.
Lakimi i emrit në përzjerje dashurore: Të mbaj dhe unë lakuar ty diku,/ ku një pjese jete,/ e di e kam aty…
Çast hipokrit, i them sot ik…( Hipokrizia) . Mos ma sill ti vdekjen me fytyrë ëngjëlli. Vdekja jote
Askush s’më pa se isha sykaltër,/ që kisha dy buzë si qershi,/ shikimi mbetej tej malit të largët,/ ku presim të gjejmë një fron të ri. (Miopizmi) Unë ulur pres një yll në faqe….
Është emri yt i pjalmëzuar/ Kujdes! Po ndiej pranverë. /Në se diku po hap dritare,/Ty yllin po ta sjell…
Puthja e trajtuar si një e mirë e domosdoshme dhe ndjenjësore, malli. Më puth që ëndrrat të kenë sy,/ më puth që vdekjen ta ndjek shpejt.
Pasthirrmimet vetiake shpërthyese nw regjistrin poetik : Hej ti…, oh, jeta ime, ah, uh. Bobo. O bobo, o bubu…
Edhe Enrieta ka idolët e saj të lirikës e midis tyre , Sergej Eseninin…, ndaj edhe këndon për të: “ I hedh kaçurrelat mbi lulet e majit,/ e hedh zemrin time në zjarrin prush,/ po lulet seç mblidhen thjesht prej fajita/ E prushi seç shuhet në atë të mjerë gëmushë…
Natyrisht vëllimit po t’i rikthehesh të ngjason me një arkitekturë,që kërkon ripenelatëzim në ndonjë pjesë të tij, “qërime“ të fjalëve të thjeshta, zëvendësim të tyre me simbolizime më të ndritshme në ndonjë pakicë rastesh, në ndonjë përsëritje të bërë me qëllim përforcimi, të një krasitje më të pjekur të ndonjë vargu, të thënë më të simbolizuar dhe më të figuruar, të një kompozicioni më të motivuar si dhe të një paraqitje më dinamike të koperturës e tjera, të cilat asqë e ulin nivelin e paraqitjes dhe të brendësisë së librit, duke marrë parasysh gjithë këtë decade ndryshese dhe zhvillimi…
Kumtim
MUZIKA – FJALA POETIKE – HIMN I PAVDEKSHËM PËR JETËN
nga Xhelal Angoni, Jorgo Roze, kompozitor
kumtim
Muzika është një nga artet quadrivium ( artet liberale), mënyrë supreme e edukimit qysh në traditën platoniane dhe augustiniane. Muzika është veprimtari intelektuale. “ Ajo është një nga mençuritë tona themelore” – thotë HARUERD GARDNER. Muzika bëhet për t’u kënduar, për t’u ekzekutuar me instrumente.
Përse duhet muzika? Arti muzikor i ndihmon njerëzit të punojnë. Në mënyrë sinkretike ajo ngërthehet me veprimtarinë prodhuese e intelektuale të njeriut. Duke qenë art, dëfren njerëzit në jetën e përditshme apo edhe në evenimentet e gëzimeve të jetës. Muzika ka efekte të mëdha mobilizimi e frymëzimi në jetën shoqërore, prej nga del dhe karakteri i saj edukativ. Tingujt e magjishëm e të ëmbël të muzikës arrijnë deri aty sa sfidojnë medikamentet e barnat e recetave të mjekëve edhe më të shquar. Muzika zbut, lehtëson, fashit e largon edhe dhimbjet më të forta. Lavdi Zotit, muzika shpesh sfidon vdekjen! Ajo zgjat jetën. Njerëz, dëgjoni sa më shumë muzikë, qoftë ajo popullore dhe klasike. Është e pamundur të dëgjosh muzikë, të merresh me muzikë, të rrëmbehesh nga muzika, nga tingujt e gëzuar e të hareshëm të një valleje, të krijosh muzikë, ta duash atë e të bësh keq. Muzika “gdhend” e zbut edhe shpirtin e një krimineli. Muzika e Bahut të madh parandalon rënien e flokëve, teksa e dëgjon. Muzika bravurë e burleske e veprave të PLOKSARTIT e SHTRAUSIT largon stresin, pagjumësinë. Dëgjimi i veprave muzikore të titanit Bethoven arrin deri aty sa lehtëson çlirimin e hormoneve në trupin e njeriut kundër plakjes. Shpesh njeriu ka kërkuar të krijojë ura mes arteve e mjeteve shprehëse. Popujt e Lindjes së Largme, atje ku besohet Budizmi, në poezitë e tyre, në figurat stlilistikore brenda tyre kërkojnë dhe gëzohen të gjejnë harmoninë e zanoreve. Me Guido d’Arecon muzika u bë shenja më e vjetër e shkruar e komunikimit masiv të saj. Sa më shumë simbole, apostrofa, personifikime, epitete të mbartë poezia, aq më shumë ajo fiton ëmbëlsi, harmoni; vargjet fitojnë muzikalitet – muzikë, pikërisht këtu letërsia i afrohet muzikës. Zanoret (që gjuha jonë amtare i ka po aq sa edhe notat muzikore, po aq sa janë edhe hiret e shpirtit të shenjtë sipas kanonizmit kristian. Si te poetët dhe te kompozitorët romantikë u arrit një unitet i përsosur i formës me idenë, kombinuan muzikalitetin e brendshëm të fjalës duke arritur të përçonin mesazhe të qarta. Kur fjala, poezia lidhet me muzikën, ajo e shpjegon atë me përmbajtjen e saj të përcaktuar, fjala e kufizon muzikën gjë që krijon vështirësi në muzikimin e poezisë. Ashtu si në një muzeum edhe fjala është ciceron i muzikës sidomos kjo në gjinitë e mëdha të muzikës vokale. Po kaq i fuqishëm është edhe muzikaliteti i vargjeve, ca më tepër kur prej tij buron rimë, ritëm, harmoni. Kjo gjë duket në poezitë e Gëtes, Hajnes, Lorkës, Pushkinit e Turgenievit, të cilët qenë kolosë të shquar të fjalës poetike, por edhe muzikantë të mëdhenj të fjalës. Ja ç’shkruan Poradeci ynë i shquar : “Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror dhe tonin shpirtëror e bën dridhma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore”.
Muzika e ndërthurur me një tekst a poezi të bukur ca më shumë ka magjinë e saj që të merr me vete dhe të fton në orbitën e saj, kështu ajo hyn në skutat e shpirtit dhe çdokush bëhet satelit apo pre i saj. Jeta kalon. Vitet zënë vend në trungun e drurëve që motohen. Mbarë bota e formave vjetërohet e përtërihet. Vetëm muzika s’ka moshë, s’njeh pleqëri. Ajo është e pavdekshme. Muzika është det i brendshëm, thellësia e shpirtit. Në sajë të saj arratisen si kope resh ditët përvëluese e me ngrica, ditët e dhimbshme që i dëbon shqetësimi. Ndërsa … muzika nuk njeh fund. Ajo “jeton” jashtë e brenda botës. Muzika është botë më vete. Muzikë, ti je mike e pandarë, drita jote hënore është e ëmbël e njerëzit rendin drejt teje dhe thithin në gjoksin tënd erën joshëse të qumështit të ëndrrës! Muzika është përtej së keqes. Ajo është tej, përtej së mirës, së bukurës, së madhërishmes. Kush ngre folenë tek ti rron jashtë telasheve të kohës. Muzika të bën të qetë, të fortë, të fal lumturi, largon trishtimin, të bën ëndërrues, të bën me krahë, të deh, të jep shëndet, të gëzon, të zgjat jetën. Vjen një ditë dhe… jeta e njeriut këputet, por arti i madh e i bukur, arti sublim i muzikës vazhdon të rrojë. Muzika veç lind, rritet e zhvillohet. Lum kush e dashuron e i përkushtohet asaj.
Është nevojshmeri që në kushtet e një lëvizje të tillë dhe kulmi të tillë të sinkronizohet poezia (teksti) me muzikën , pasi falë lirshmërisë së të krijuarit, tashmë, flasim për Shqipërinë, por nuk përjashtojmë edhe vendet afër nesh, që tekste poetike mund të bëjë kushdo, veçse të shtrijë ca shtresa vargëzimesh, të cilat s’thonë asnjë dhe korrja poetike edhe muzika janë të vlagëta, pa sensi e nevojshëm. Kanë dalë në arenë vjershërimi shumë poetë të talentuar, ndaj kërkohet një bashkëpunim i zellshëm, i kërkuar, me gjetje, fantazi, plot imazh për të paraqitur vepra muzikore të lartësuara.
Jo pa qëllim trajtuam këtë kumt për muzikën dhe lidhësinë me poetikën nga fakti që poetja Enrieta Sina në krijimtarinë e saj poetike ka realizuar një bashkëpunim të frytshëm me muzikën , për rreth 40 tekste kënge të krijuara prej saj në veprimtari të ndryshme muzikore, por kulmi i saj arriti me tekstin “Pyes lotin’’ kompozuar nga kompozitori Valentin Veizi dhe kënduar nga këngëtarja e talentuar Elsa Lila në Festivalin e këngës në Radio Televizion në vitin 1996, këngë kjo e cila fitoi Çmimin e parë
në këtë festival. Për të arritur në këtë lartësi duhet një kombinacion harmonik midis forcës poetike të poetit, melodisë së kompozitorit dhe interpretimit virtuoz të këngëtarit (këngëtares). Dhe një harmonizimi tillë u shpreh pikërisht tek kjo këngë e prezantuar. Enrieta me këtë tekst tregoi vlerat e saj poetike, ndjenjëzimin, përcjelljen e mesazhit dinamik dhe paraqitjen e reales.
INTERVISTË ME ENRIETA SINËN
Pjesa e parë
Zonja Enrieta, keni kaq vjet që merreni aktivisht me krijimtari në gjini të ndryshme, publicistikë, botime të gazetës dhe revista letrare për fëmijë si dhe me veprimtari shoqërore. Një veprimtari e gjerë, plot nerv, kërkim, lodhje. Për të arritur që pjesëmarrësit në këtë auditor të realizojnë një njohje sa më konkrete për ju do të dëshiroja t’ju drejtoja disa pyetje. Duke bërë një kontrast me të kaluarën shkurtimisht do të doja t’i përgjigjeshit pyetjes:
1. Çfarë vini re në atë që rrejdh, pas ndryshimit të konceptit dhe fushat ku ju protagonistoni? E kam fjalën për lëvizjet poetike, për prozën , median e shkruar dhe atë vizive…
2. Si mund ta përkufizoni lirikën tuaj: Lirikë e shpirtit tuaj apo lirikë e vjelur nga protagoniste të tjera dhe e brujtur në magjen e kreaturës suaj?
3. Sa ndikon në poezinë tuaj çasti, syri i menduar, malli, puthja, premtimi, loti, falja, mesazhi, trëndafili, mos mbajtja e fjalës, tradhtia?
4. Proza është bashëkudhëtare e përhershme juaj, a ka ndonjë “marrëdhënie kontraktuale” me poezinë.
5. Ju jeni një femër që, herë pas here tentoni me sukses, jo vetëm në krijimtari poezi, prozë, por edhe në gazetën që ju drejtoni dhe botoni, të zbuloni anë të pazbuluara të femrës, por edhe të mashkullit. Gazeta “Horoskopi” është një gazetë ndjenje, mësimi, kurioziteti, provuese e inteligjencës, e dëshiruar dhe e lexuar edhe këtu në Gjirokastër. Nga analiza që i keni bërë këtij fakti të çmuar, ku e bazoni suksesin e saj ?
Pjesa e dytë
Pyetje në lëmin e këngës
1. A mund të na thoni sesi u zbulua që ju kishit një krijimtari me trajtesë të veçantë?
2. A mund të sillni ndërmend tekstin e këngës së parë që keni shkruar?
3. Teksti i këngës "Pyes lotin" kënduar nga Elsa Lila, cilësohet e përkufizohet si një tekst i goditur.
4. Dy anët e medaljes: “Një kritikë, një meritë për tekstet që shkruhen sot dhe këngët, të cilat konkurrojnë në Festivalet e Këngës, “Kënga magjike” , “Top Fest” e tjera. Cili është mendimi i Enrieta Sinës për këtë çështje?
Pyetje të veçanta
1. Udhëtimi juaj gazetaresk
2. Cili shkrimtar ju tërheq më shumë?
3. Cila ka qenë dita më e bukur që mbani mënd deri tani?
4. Hobi juaj?
5. Cila është ngjyra që ju pëlqen, kë veti dhe cilësi dhe virtyt çmoni te njerëzit?
6. Cili është idoli juaj në letërsi, në gazetari dhe në muzikë?
7. Ç’pjesë të jetës suaj zë Familja, Shoqëria? Diçka për familjen tuaj.
Pwrgatitur nga publicist Astrit Reçka
Filmoi veprimtarinw dhe e dha nw stacione televizive : Buçpapaj
Nw TV Shqiptar Enrieta Sina propagandoi veprimtarinw e zhvilluar nw dy qytetet e Shqipwrisw Gjirokastwr dhe Pwrmet.
Nw kwto veprimtai merrte pjesw Presidenti i Lidhjej poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani dhe Sekretari i pwrgjithwshmw i saj Agron Shele
Poezi në anglisht
Enrieta Sina
I broke the seven mirrors
In seven days I lived with my feeling for you
I had to break the seven mirrors to pieces
Because they were making me look ugly
The beauty was taken by you and left underground in the darkness
There you were finding your maturity
While I was feeding your maturity tree
Searching for my light...
To my children
If I have gathered the dream forgoten years ago
It wakes me up and hunts only the voices that offer tranquility
If I could not reach the white mountain top
There are thousands of ideas resting within you
If I happen to wake up with swallen and dried up eyes from tears
It is because the night for me brings just that longing for you
If one day I happen to depart this life
The eyes of my soul in the threads of your hearts will remain....
You do not know
My fingers becave cold reaching for your jacket
Up to your hair with profume
You stared me differently as if a black cloud was over me
My heart wanted to know how yours was beating
While that beating was not normal that evening
Everything was no longer important for you
My soul was migrating but could not find peace anywhere
Was gathered into a golden circle within the beauty of your eyes
But I do not know, there it could not find its place
You do not know if you'd be able to fly in my blue sky
It is something that I have not experienced myself
In the magic moment you create and make it grow
But you do not know! You do not know...
Në Konkursin Pegasi Internacional viti 2010 fitoi çmimin e dytë për poezi në konkursin me juri nga India.
1. Fjala hyrëse e veprimtarisë
“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”
nga Kristaq F. Shabani, President i LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS
2. Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…
Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE
3. Po kush është Enrieta Sina?
Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare
4. Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj
Kumtime:
8. Shpirti lirik dhe shpërthimi ndjenjësor në poezinë e poetes lirike të suksesshme” Lumo Kolleshi, poet , shkrimtar , Sekretar i Pwrgjithshëm i LK ”PEGASI” ALBANIA
1. Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”
Katedra e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”
(Interpretatim nga vëllimi poetik: “Minuti i thyer.” “Unë, ti dhe deti”
Nxënëset e shkollës së mesme “Sami Frashëri”
9. Një këndvështrim për prozën e Enrieta Sinës (fokusohen novelat “Natë e thyer” dhe “Lot në vjeshtë”
Dino ]i/o, poet, shkrimtar, fabulist, N/President i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA
Pazazhe nga novelat (interpretatim skenik) Shoqërohen me piano
10. “Publicistika profesionale, motivet dhe ndikimi në trajtesën e fenomeneve” (Një zbërthim analitik për gazetën “HOROSKOPI”
Një këngë nga këngëtari……
11. “ Muzika dhe poezia” shkruar nga Xhelal Angoni
Një interpretim
12. Fjala e auditorit: Mbresa dhe mendime
13. Intervistë me poeten, shkrimtaren dhe gazetaren Enrieta Sina
Interviston: Astrit Re/ka, publicist
14. Libra me autografe nga autorja, Çmime, titullime, diploma
15. Dhënia e të parë për poezi lirike
16. Dhënia e Diplomave
Diploma e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”
Diploma e Nderit nga Lidhja e Poetëve “Kafeja e Ideve” Athinë, Greqi
9. Fjala përmbyllëse e veprimtarisë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi