Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE Empty Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 11:01 pm

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE 49703_678723185_7208_n
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE 200819_10150122918458186_678723185_6432387_3794979_n
RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL
E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE
FEMRAT SHKODRANE PËRFAQËSUESE DINJITOZE TË BUKURIMIT TË SHUMFISHTË
HAPET KAPAKU I FLORINJTË I AFORIZMËS


• SENTENCA AFORIZMIKE
Të realizosh Art do të thotë: “Ke dhuruar shpirtin !”

Definacioni im
Imagjinata është e para mbi realen...''Imagjinata''
është ''Çelësi'' i bukurisë,
i gjithësisë së gjithë energjisë së brendshme
mbi Universin...,
ku thuren mendimet e dëshirat...
Po të mos ishte 'Imagjinata'',
gjithçka do të ishte e vdekur
nga veprimi real.
Ajo është ekzistuese
sa vetë ekzistenca
''Njeri''!...

Kujtesa është kohë e numrimit të viteve nën vellon e fijeve të bardha!!

Kujtesa, kthim i të djesh...mes ndër vite në ditaret e zemrës...

Jeta ka shtigje .. shteg I një cepi dhe Ne… ku duhet të dalim në ballë një ditë.. me shpresën : të gjejmë hapur portën e përjetësisë…
Edhe në perëndim ekziston një rreze shprese, ku s'duhet humbur…

SYRIHA ADEMOVI (DRITË E SYRIT)

“ DRITA, SYRI I SHPIRTIT”
(Në gjunjë lë lotin)
POEZI E AFORIZMA
LIBRI U PËRGATIT NËN DREJTIMIN E LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA në kuadrin e Simpoziumit të katërt Ndërkombëtar “LIRIZMI NË LETËRSI”


TALENTI I URTËSISË NË NJË NISJE SPEKTAKOLARE PËR T’U ADMIRUAR...QIELLORJA NË KRENARIM
…duke hapur kapakun e florinjtë të Syrit dhe të Shpirtit...
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

1. Fjala e dallon njeriun që në kontaktin e parë. Dhe jo më kot nuk thuhet: “E para fjala”. Fjala e bukur në semantikën e saj ka tharmin e saj tërheqës, por kjo arrit finalizim, kur grupohet në një tog fjalësh, që lozin rol dritues në kuptesën e tyre. Fjala ka efektin e vet rrezatues e dalë si produkt nga një materie e sipëruar trunore. Kur njeriu posedues i kësaj fjale niveli, qiellore, profetike dhe arritqëllimore ndërthyret dhe pikësynohet, atëherë lind fjala “kod moralizuese aktive”, nxitëse, impulsuese, garuese dhe njeriu, krijuesi, që produkton, sheh në laboratorin e tij mendimor arritësinë. Të dy gjinitë garojnë në produktimin e fjalës mençurore spikatëse dhe që ka një privilegj të hyjë frymëmarrisht te frymorët. Rasti i këtij libri të veçantë të magnetizon, të mbërthen që në çastin e parë kontaktues...
Lëvrimi aforizmik është një përsjellje kryefjalore në këtë libër të Syriha Ademovit, ku “forcë mbretërore ka thënësia e shkurtër e përplotuar me një fuqi shprehëse mbushamendëse të përgjithësuar dhe të prejardhur nga përvoja, hulumtimet vetiake, shtytja e brendshme, duke e ngritur në një artëzim shprehës, i cili flet me forcën e madhe të këshillës dhe të mësimit”.
Një thënie tillë, me këto karakteristika, natyrisht që ka një forcë ngulitëse, depertuese, “medikamentuese” në sistemin ndërgjegjësor njerëzor...
Autorja ka bërë një punë të kujdesshme në përbërjen lëndore, tematikën, larmitetin aforizmik në selektimin, përzgjedhjen, duke arritur deri në pasqyrimin simbolik, figurativ dhe me veshjen tërësore të aforizmës, e përqëndruar tek prakticiteti efektiv i magnetizimit, të tërheqjes së kureshtisë dhe “përdorimit” të aforizmës, si medikament mençurimi. Duke u kapur pas gjetjeve e mbështetur te ecuria realitative, Autorja, duke ecur e ndjekur rrugë profecore dhe duke përdoruar tërheqësi magnetike mendimore, duke i vënë këto gjetje në “sipërfaqe” dhe hapësira, jo vetëm tokësore, të prekshme, por edhe qiellore, duke përdorur vertikalitetin mendimor dhe atë horizontal, realizon “gjimnastikim mendimore” dhe e vendos trurin njerëzor në etësi për të absorbuar.
Ky përpunim mendimor dhe kjo paraqitje sjell, pa dyshesë, atë tërheqje magnetike të të thënurës së “goditur: të shenjëzuar dhe me veprim të menjëhershëm për hemisferat trunore.
Në këtë aspekt produkti aforizmatik i Syriha Ademovit luan rol këshilluese, kurues dhe shënon sinjfikavitetin e vet. Karakteri ilustrativ i aforizmave me figura të zbërthyera sjell edhe përqëndrimin e procesit volitiv të lexuesit...
Në këtë gjini të reklamuar dallohet lehtësisht inteligjenca e “agresivitetit” të mirë, posedimi i një bote tejshpirtërore, që kërkon të pasurojë botën e e tjerëve. Ky një synim që realizohet nga të mençurit.
2. Vetë kompozicionimi i këtyre aforizmave në “dorë” dhe në shpërndarje veças si dhe me ilustracionin e menduar nëpër gjithë përmbajtjen e librit, siguron vijueshmërinë e leksionit aforizmik, të moralizimit dhe këshillimit të urtë. Një sipërmarrje e tillë nga autorja është mëse e justifikueshme, pasi ajo ka një botë të madhe, kulturë, përvojë pedagogjiko-psikologjiko-metodike të lartë, falë profesionit të saj si mësuese. Duke hyrë në këtë “bum” aforizmik do ta dalloni me mençuri këtë reaklamim real.
3. Natyrisht libri ka dhe fizionominë e tij të dytë: CIKLET POETIKE, TË CIKLUARA : Shkrepje syri dhe Lirika në Dritën e Shpirtit.
Poezia e Syrihasë është një poezi, e cila rrjedh nga një ujëvarë shpirti, nga një dritëzim syri. Ajo, në trajtën e saj të të qendisurit, zjarrmon fuqishëm. Poezia e saj është një poezi e një shpirti të vullkanizuar, meditative që përflak; karakterizohet nga prezenca të forta të monologimit poetik, të impresionit, të kundrimit të peizazhit shpirtëror dhe klimatik, një poezi tipike stine të dëshiruar…, ku vetë poetja kthehen në stinën që dëshiron, kthehet në yll, në hënë në ylber, në një transformacion të bukuruar… Një poezi me mjaft të papritura të këndshme…
Duhet evidentuar prezenca e një lirizmi jo klasik, por modern me shfaquri mëvetësore.
Yjet, stinët, hëna, ëndrrat, gjethet, ngjyrat, ëndrrat, fluturat, syri, nata, vjeshta, shiu, rrëkezat, dridhjet, pritjet, përfytyrimi, ëndërrimi, skuqja, venitja, pronorët, violinat, muzgjet, agimet, cicërimet, këngët, meloditë, zogjtë e tjerë janë “protagonistët e poezive lirike të poeteshës, e cila zjarrmon mbi partitura notash dhe ngazëllën në shënjëshmëri ortografike e pika reticense për të realizuar atë, që kërkontë thotë me koincizitet. Poezia e Syriha Ademovit është e motivuar për të realizuar zgjimin, e të lexuarit përsëmbari të “fatit” shënjave zoodiakale,kiromante dhe për plotim dëshirimi. Ajo shpesh herë ka kthesa, të papritura si dhe fantazira sipërore... Bota e Syrihasë zbulohet duke hapur kapakun e florinjtë të syrit dhe të shpirtit...


Gjirokastër, mars 2011

*
Fragmente, poezi, aforizma nga libri, i cili është në proces botues...


I. Shkrepja e parë e Syrit të kaltër


S Y R I

Në mëngjesin stinë...
hapur portën e dritës,
lënë diellit thesaret e zjarrit,
çelur vesa në mijëra kristale,
pikë loti rrëshqitur,
mbështjellur perla dëshirash,
ëndrrën e yllit të fundit ikje...
kthim në perëndimin.
përqafim...përjetësisht,
ylli vegim i hënës.

Hëna - Yjet. Dy dashuritë vegim.
Kur syri ... përkund ëndrrat pikturë!...

31. 10. 2010

Fluturat e natës…


Natë e bardhë,
...zgjuar sonte,
pas xhamave,
shikoj flutura,
të bardha;
zgjatem,
dua t’i prek,
kam frikë,
nga zjarri,
i dorës,
që digjet,…
Vrapoj pas,
fluturat ikin,
shkrijnë,
rrëshqasin…
I dua,
kam mall.
Fluturat vallëzojnë,
në fije dëbore,
sonte në natën e qiellit flakë!

Po bie dëborë…

Ëngjëjt e natës

Fluturojnë
drejt shpirtrave të përgjumur.
Falin mekatet...
sjelllin dritën e Paqes,
në përqafimin e Shpresës...
E nesërmja rrugëton drejt Fatit...


Pemë e thinjur

Pemë e thinjur
mbi kokën tënde…
numëroj flokë të bardha
deri në kërcell
shikoj thinjat e Tua.
Sa shume të paskan rënduar!...
As balli pemë më
nuk mundet t’i mbajë...
Mos ndoshta
është toka që të mban,
Uji që të rrit
a dielli që të rrezaton?
Pemë, më thuaj vallë?
Më thuaj?
Fryti Yt
a mos vallë jam ?

Unë Ti?...

"Ti" drejtuar pemës, pema jemi "Ne"…

Heshtja…

Heshtja iku larg,
pa kthim..

Harresë e pritjes

iku, fluturoi…

Foleza mbuluar

nga pluhuri i harresës

shkundi degët e saj...

U zgjua Sot...

zogjtë filluan këngën...

Sa bukur...
në aktrim thirrën jetën!…

Mëkat qenkam unë!

Përmes flakëve
të rrjedhës tënde,
këmbëzbathur
...numëroj hapat,
tek digjen me dhimbjen,
drejt fronit
tend të ngrohtë,…
tek ulem puthitur,…
në gjunjë lë lotin
ta shuaj dhimbjen;
pa faj ta shuaj...
gjykimin tënd
në kupën e helmit.
Nuk qenka faj..
ajo që më solli...
Mëkat jam unë
që linda..
në syrin tënd.

Ëndrra!!...

Nuk njoha mbrëmë
gjumin natës..
as hënën s’e kam përshendetur
.....ndoqa ëndrrën..
në zgjimin e pafjetur;
mbi jastëkun e qullur
preka kristale loti,
të bardhë ngrirë
Ëndrra psherëtiu..,
lehtë mbi ballë
me puthjen mall…
Iku…, mbylli heshtjen,
nën.. tingullin “më fal”!
Dhurova një ëndërr..
sonte...vetëm gjumin..

Lamtumirë!...


Lutje

Në ëndrrën tënde dua të jem sonte,
me ty dua të rri përqafimit…
Më lër, të lutem, të hyj
të përgjërohem vetëm ty.
Askush nuk më sheh.
Kush isha unë? Vetëm Ti…
Në zgjim do pyesësh ëndrrën.
Kush isha unë? Vërtet ëngjëll.
Ëndërr, mos trego! Të dua shumë!

Sa herë
flas me tokën,
ngrihem,
ulem…
Sa here
flas
me qiellin,
ëndërroj
dhe pres…
Sa here
flas
me zemrën:

Qaj,
buzëqesh!

Ikur...

Ecim
nëpër rrugët e asaj
që nesër
nuk dimë...

Shohim çdo ditë
ankthin e ndrydhjes
së kohës Shterpë

Ikur...
si grabiqarët
në lakmitë
e syve të territ..

Gënjyer...
për pak Shpresë...

JETA...mister!...

A thua mund të krijoj ëndrrën?
Të flas me të ?...Ta prek?!
Sa mund më duhet nesër?
Sa kushton… e për çfarë?
Për një grusht pluhur,
Apo për një dritë "Parajse" ?
Asgjë më shumë se të thuash…
Një ëndërr e pamundur…
Vetë Jeta një ëndërr …
Mister në dorën e" Fatit".


“Dora” e dytë e aforizmave

6. Secili është përgjegjës për jetën e vet, për veprimet e veta.

7. Mos hiq dorë kurrë nga besimi, shpresa, durimi. Janë të pashterrshme...

8. Jeta është si loja dhe, kur e fillon, thuhet: “Pac fat!” . Vjen një kohë, kur njeriu kërkon partner (re) që ta luajë këtë lojë . Dhe kjo quhet shans, ose fat i lojës .. Dhe kur loja mbaron, partnerët ndahen, duke i shtrënguar duart njëri - tjetrit dhe duke kërkuar falje për GABIMET E LOJËS...

9. Çdo mëngjes lind Diell i Ri dhe çdo njeri nuk është më ai që ishte dje. Të lindim e të rilindim si Dielli. "T’i buzëqeshim Atij çdo mëngjes.
Është energjia më e fortë e Jetës që shkatërron çdo mjegull, akull dhe re...
10. Mendja dallon njeriun a është i madh apo i vogël…!!

Një yll është i bukur, kur lind dhe kur nuk shuhet lehtë…

Të falësh është HYJNORE… Është Art.., Është pasuri e asaj që më mirë te kesh se të humbësh. Kush di të falë, kurrë nuk humb,… merr edhe më shumë se dhuron!

Nesër do të jetë dhe më e bukur Koha. Ajo sjell erën e të panjohurës.. të panjohur: Ne. Por vetëm Koha është ajo që na vesh dhe zhvesh një ditë. Kush ishim?!...

SYRIHA ADEMOVI ka lindur në qytetin e Shkodrës. Arsimin shtatëvjeçar e përfundoi në qytetin e lindjesnë shkollën “ISMAIL QEMALI”. Mandej vijoi studimet në shkollën e mesme”VASO KADIA” po në qytetin e lindjes . Studimet e larta i vijoi në Universitetin ”Luigj Gurakuqi ” Shkodër në fakultetin Histori- Filologji, Dega Histori – Gjeografi, duke u diplomuar si mësuese e historisë dhe e gjeografisë. Ka ushtruar profesionin e bukur të mësueses në qytetin e saj të lindjes duke dhënë një kontribut të madh në arsim, falë aftësisë së saj profesionale dhe nivelit të lartë kulturor. Syriha qysh në moshë të njomë është marrë me krijimtari letrare dhe ka qenë e spikatur në lëvrimin e aforizmave, fjalë të urta, epigrameve . Falë eruditizmit të saj ajo bën kujdes në krijimin ea këtij zhanri të spikatur që kërkon tejmençuri, filozofi dhe elegancë krijimi.
Syriha është mësuese e historisë në Shkollën e mesme, ku vijon të punojë me pasion, vullnet dhe metoda bashkëkohore në procesin e mësimdhënies.
Falë aftësisë së saj krijuese është anëtare e LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA.
Libri ”Drita – Syri i Shpirtit” (E ula lotin në gjunjë) është libri i saj me dy zhanre(gjini) poetik dhe me aforizma, të cilat janë një këshillim i artë dhe i urtë për çdo moshë. Ky libër i konsideruar i veçantë, nga substrakti i tij, është një ”kod moralo, këshilues, filozofik”progresiv mendimor që të ndihmon në ecurinë jetësore dhe të ”kontrollon” mençurisht, në rast konsultimi me të.
Ka përgatitur dhe librin e saj të dytë për botim dhe nje libër në katër gjuhë për shkëmbim universal vlerash. Syrihaja ka realizuar disa recensa librash të talenteve të rinj në kuadrin e Simpoziumin Ndërkombëtar ”MUZA POETIKE PEGASI 2011” me objekt ”LIRIZMI NË LETËRSI”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi