Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA  Empty Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 04, 2011 3:15 am

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
NJË NGA NISMËTARËT E KRIJIMIT TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI ” KOSOVA 2010

Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA  U1_NexhatRexha

Nexhat Rexha

POEZIA E AKREPAVE TË SHKRIRË

Harrimi puth puhizën
Në mënyrën adoleshente, si nuk duhet...
Pastaj zvarranikët bënë lojën e tyre
Dhe krijuan mitomaninë…

Një pikasje analitike për një poezi të vetme
Duke iu referuar për të mirë një poezie të vetme të librit poetik “PIKOJNË HESHTJET” të poetit Nexhat Rexha
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA  49703_678723185_7208_n
“Një kujtesë shkas për kërkimin e bukurimit letrar dhe shmangie të shëmtërimit poetik”
Nga Kristaq F. Shabani President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Anëtar Nderi dhe Anëtar i Lidhjes sw Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A (SHBA), W.P.S


Poeti në kuptesën e duhur të kësaj “figure” duhet të përdallojë të arriturën dhe në gjithë vëllimin e tij të realizojë një shfaqe të bukur komplekse të krijimit…Vetëm kështu do të shmanget “antiprodukti krijues” i plogët, artific, rakitik , proliks me të cilën janë mbushur faqet e facebook, ku krijuesit pavarësisht nga mosha nxitojnë të hedhin produkte dhe antiprodukte dhe të tjerët lëvdojnë duke i quajtur poetë dhe poetesha, duke qenë “krijimtare e krijimtarë” që tentojnë të korsojnë në korsi, por pengohen që në start nga lëvdata jo profesionale dhe kualitative … Në këtë proces biem të gjithë për të mos prerë hovin e atij, asaj, që shkruan apo shkarravit elektronikisht, tashmë me shkronja të bukura kompjuterike, duke ilustruar me foto impressive marramendëse dhe marrarendëse…… Po si është realiteti?! Paaftësia tifozon dhe duartroket: Foljet e shkreta ndihmojnë në rimime : provova, largova, vonova, dobësova, shikova……zgjova… dhe unë shtoj foljen : kotova… Bukur e thamë. …
Shqipja mund të të ndihmojë edhe me folje. Sa bukur tingëllon në shqipe: bilbilova, këngërova, guxërova, kundrova e tjera me të cilat mund të rimosh dhe të bukurosh…të poetosh dhe të lumturohesh me lulesat e tua të vjelura në rudina!…Dhe në këtë formë foljet me të vërtetë këngërojnë dhe bukurojnë… I shoh me shpërthillje përdorimet e “që”, “sepse”, “është” , përsëritje “jam” të cilat i bëjnëme nerv “shiatik” dhe poezi të quajtura poezi...Kësaj që përmendëm më lartë nuk i kanë shpëtuar dot dhe ata që “ngandonjëherë” i quajmë të mëdhenj, kur s’kanë të bëjnë fare me këtë përkufizim...


Referimi për të mirë


KUR FLET VETMIA

Sonte bën ftohtë
Në melodinë e pritjes,
Ëndrrat trazojnë kujtesën
Për dashurinë...
Vetmia flet thellësisht
Për rrënjët e atij trazimi:
Sa fllad bënte shpresa
Për ditët që ikën,
Për ditët që lidhnim
E për folenë e durimit...
Kur e shikuam orën
Akrepat ishin shkrirë në një.
Befas vetminë zgjoi mëngjesi…
Jeta dhe vetmia morën trajtën e shirave…


*
Nëse do të ketë një vëllim poezi me një ngjeshje të tillë figurimi, sikundër poezia ”VETMI”e Nexhat Rexhës, pa dyshim asqë mund të fjalohet për sensin e krijimit, për arkitekturën e ndërtimit, për prezencën e mendimit të thellë , për analitikën poetike për shpërndarjen e rrezatimit poetik dhe detyrimisht leximi ngulitet në një zbërthesë dinamike. Shpesh flitet e përflitet nga mendues të kritikës letrare (që, natyrisht, të aftët janë në minorancë (pakicë)) se poezia e drejtperdrejtë është e kapshme dhe se poezia, e cila ka figurim dhe tonatohet si hermetike( e pazbërthyeshme në shtyllat ndërtuese dhe në “gjethet” fjalore (halore, dhëmbore) është e lodhshme, kjo analitikë duhet të jetë e papërfillshme. Poezia e mëlartme ka një përzgjedhje teme të larme, të gjetur dhe një precipitim spontaneiteti, pa kurfarë shtyse, një mendim të thellë të harmonizuar dhe të shtrirë në të gjithë konturin e krijimit duke patur një lidhje “të nëndheshme” figurative dhe zhvillim ideje nëpër labirinthe mednimore... Rrëfesa kombinohet në mënyrë harmonike me fjalën e ngjyrtë, të figurshme... Në pamjen e parë kjo poezi të duket e tëra si një rrëfim poetik , por nëse ulesh mirë në poltronin e saj dallon unitetin e mendimit, shpërndarjen figurative në qendër dhe në periferi; mbi diametër të këtij rrethi natyror buzëqesh e figurshmja, ndërsa rrezet e “përsjelljeve” eliptike shkëlqejnë në konkavitetin dhe konveksitetin e vet... Të arrihet këtu kërkohet një punim “qendismë”, një latim inteligjent dhe rikthime në punimin strukturor, arkitekturor të poezisë... Krijuesi, në një vëllim poetik, për të arritur në dëshirim, duhet të marri, pasi përgatit vëllimin e tij për botim, një poezi elitare “etalon” dhe të bëjë krahasim analitik “poezi e mjeshtëruar”, si në këtë rast poezia “KUR FLET VETMIA” ME PARAQITJEN DHE KRAHASIMIN ME POEZITE E TJERA TE VELLIMIT TË PËRGATITUR.... ÇFARË DEL NGA KJO? AJO QË KËRKOHET NGA NJË KRIJUES I MIRËFILLTË… Ftohtë, melodi pritje, ëndrra që trazojnë kujtesën... flladi i shpresës, akrepat e shkrirë, mëngjesi, zgjimi i vetmisë: jeta dhe vetmia në trajtën e shirave...
Po sikur vëllimi të ketë një përplotim të tillë poezish, si do të ndodhte? Por këto lloj poezish kërkojnë vullnet dhe art në të krijuarit e tyre: lindje plot spontaneitet (pasi truri është barrëzuar totalisht dhe duhet patjetër të shpërthejë diçka, të lind krijimi! Të shkarkohet dhe të barrëzohet në pambarimshmëri...
“Kur flet vetmia” ngacmoi kureshtinë e të kuptuarit të vetmisë...


PIKOJNË HESHTJET


NË MES NESH

Kam kujdestaruar në tunelin
E Sabatos
Verbërisht pabesia kaloi në mes nesh

Asnjëri nuk i mundëm shikimet
E pritjeve
Të orëve memece

Pikëllimi ndërtoi folenë heshtazi
E ngohtësia
Ngatërroi ëndrrën

Nuk arritëm të mundim shikimin
E ngrirë
Për ne amshimi hyri në mes

Stuhia kalimtare i shpejtoi hapat
E gjurmët
Vërshuan majën e Olimpit

Shkëlqimet depërtuese tejkaluan heshtjen
E zjarrmia
Mundi braktisjen

Ne bashkë ishim braktisja
E zemrat
Ruajtën dashurinë ziliqare


PIKOJNË HESHTJET

Eja sa më shpejt
Se etja
Ka kapluar
Etninë tonë të fshehur
Thellësive të oqeaneve

Para trazimit
I pangopur me zbukurimin
Buzëve të thara
Sodis kohërat

Kronikave plot pluhur
Digjet malli i trashëguar
Përballem për të satën herë
Me etjen për gjak

Pranë plasave të gurëve
I strukur
Një shi pranvere pres
Për këto fije bari

Në pritje të frytit mijëvjeçar
Nga degët e ullirit pikojnë heshtjet
Me ushtimë malesh
Flakëve të ndezura nëpër brezni

Për një shtizë e flamur
Sa gjatë gjakimet
Furtunave udhëtuan
Për Ty imi Atdhe.


STUHI SHPIRTËRORE

Mos zhgënjeni pastërtinë
Për këngën e agimeve tona
Se dritat e ndezura
Mund të fiken në stuhinë e shiut

Dallgët e detit rrëshqasin
Pamëshirshëm të fshehtën e qëllimit
Me kohë arrijnë pikëtakimin
Bashkojnë përjetësinë

Goditjet shqetësojnë gjymtyrët
Nëpër dejtë e gjakut
Fryma depërton në universin kirurgjik
Deri në ekstremitetin idealist.

PA NGJYRË

Kur fillova të dalloj pamjet
Dashuria më vErboi
Nga ndjenjat preka humnerën
Kristalet ndërruan ngjyrën

Befasisht sytë filluan ndërtimin
E kështjellës në zemrën time
Afër kodrës ku dilnin kakurekat
Puthjet e gjarprinjve

Në skaj të turmës mashtruese
Pres shiun
që do ta sjell koha ime

Heshtja prej floriri
Buzëve të plasura
ngrinë buzëqeshjen.


TRILLI I LUMTURISË

Dikush nga ne trilloi lumturinë
E planetit absurd
Me shkëlqimin gënjeshtar
Për të bërat e ditëve vakum

Lidhja ishte fshehur nga kollitja
E ftohjes nga barnat pa recept
Fundosja daravitej në zverdhje
Të premtimit humbje e papritur

Fytyrat shumëngjyrshe mrrolshëm Zgjatën qafën e gjirafës
Për të prekur pamjen e padukshme
Kurse ngjyrat u përzien në kazanin e ftohtë.

KODI I HUMBUR

Kur e humbëm fronin mbretëror
Lumenjve zuri t`u shterej uji
Për ujitjen e arave bukanike
Doli fjala për legjendën e vadave

Kur e humbëm fronin
Malet ndalën jehonën kushtrim
Lisat i rralluan degët
Gjarprinjtë komunikonin lehtë

Bari helmues shitej lirë
Prodhimi ekspozohej kudo
Pronarët begatuan tregun
Blerësit kryesisht ishin autokton

Zanat ndryshuan këngën dashuri
Zari ndërroi mendjen
Për lidhjen kalorsiake
Dimri i lidhjeve dimëroi rrugën

Kur Teuta humbi çelësin monetar
Kasnecët dolën në pritje të karvaneve
Plaçkitën thesarin e ngarkuar në kuaj

Për të ruajtur arkat tona në muze

Kushedi sa herë ndërruan mbretërit
Kushedi sa herë ndërruan fetë
Kush erdhi këtu bëri kërdi
Arbëria mbeti enigmë në udhëkryq.


ME NJË GOTË UJË

Para se të hynim në pallin shtegtar
Ëndërrimet fluturonin nëpër kuartete
Sipas modelit modern
Me çatitë në yjet lëvizëse

Të premtimeve pikësynim aventurash
Me dhurata shumëngjyrëshe
Për të arrirë vijat e aeroplanit
Duke e pa botën nga lartësitë

Shpejtësia imagjinative lente gjurmë
E fjalë në erë
Me akordimin e muzikës pa nota
Tingëllimë e shurdhër arrinë tek ne

Fotografët fokusonin skena verbërie
Për të thënë se jeta nuk është ndarje
Nëse ngjarjet ndërrojnë hijet mbesin
Të ngujuara në shikimet magjepse

Me egon e zbehjes në qortim
Për të madhin kalim ndryshe
Me duart e lidhura
Në humbjen sterile shpërblim avokatësh

Ekspozita mahnitëse mbuloi terrenin
Pranë urës sezam
Kurse shikimet ishin ngulitur
Në pallatin lakuriq përtej lumit

Furishëm erdhi dëshpërimi shpirtëror
Se pritja ngushtoi rrethin gjurmë lajkatare
Më mirë njëherë mbret i vetes në paharrim
Sa i ftohtë pallati në çantën shtegtim

Mos harro dhembjen e papërshkruar
Të atyre ditëve në ikje e mallkim
Kur askujt nuk i shkonte mendja në rikthim
Asgjë mos ngatërro tani në këtë rehabilitim

Përshëndetjet kurrë nuk kanë mbarim
Trokitjet e ndarjes nuk ta falin jetën
Përballë stuhive demokratike
Me një gotë ujë nuk fitohet dashuria



FJALA RUAN KUJTIMIN

Dr.Zeqirja Neziri
FJALA RUAN KUJTIMIN
Në librin e Nexhat Rexhës, përmblidhen shënime kritike letrare, në formë të recensionit për 16 përmbledhje vjershash, një përmbledhje mendimesh e kujtimesh dhe tri studime monografike të fushës së arsimit në komunën e Dardanës. Kryesisht përmblidhen recensione të një periudhe disavjeçare, sidomos të dekadës së fundit, me çka autori dëshmon se e ka përcjellë ecurinë krijuese të disa poetëve dhe ecurinë shkencore të rajonit të Gjilanit me rrethinë, duke vënë theksin kryesor dhe duke e përqendruar vëmendjen sidomos në Dardanë.
Me 16 shkrimet kritike letrare jepen përshtypjet estetike për 16 përmbledhjet poetike (të 14 autorëve shqiptarë dhe të një autori rumun) të botuara në Dardanë, Gjilan, Preshevë, Bujanoc, Kumanovë, Shkup e gjetiu. Në këto shkrime kritike letrare jepet një pasqyrë e shkurtër e një pjese të poezisë shqipe në miniaturë, veprimtaria poetike e autorëve që jetojnë dhe krijojnë në Dradanë e Gjilan, si dhe në vendbanimet e përreth tyre të dhjetë - pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit. Numri më i madh i këtyre shkrimeve kritike letrare përfshijnë shënimet vlerësuese për vëllimet poetike të krijuesve, kryesisht të rinj, që në panteonin e poezisë shqipe kanë debytuar në fundshekullin e njëzetë dhe në fillimin e shekullit 21. Megjithëse qëllimi kryesor i autorit është të bëjë një paraqitje të kufizuar kohore të poezisë shqipe të këtij rajoni, ai kalon kufijtë e kësaj kohe të fiksuar, në momentet kur flet për krijues, të cilët veprimtarinë e tyre e kanë nisur më herët (fundshekullin e kaluar) dhe botimi i vëllimit në shqyrtim i ka shërbyer autorit si pikënisje për të bërë një histori të veprimtarisë së mëhershme të autorëve, si është rasti me Avni Halimin e Daut Maliqin.
Synimi kryesor i autorit është të bëjë një paraqitje të ecurisë së kësaj krijimtarie dhe ta regjistrojë atë si vlerë kombëtare, me çka e sfidon interesimin e lexuesve për përhapjen, perceptimin dhe afirmimin e saj. Pjesa më e madhe e këtyre shkrimeve janë botuar në periodikun e kohës. Ato kapin periudhën kohore 1998 - 2009. Në këtë libër janë përfshirë recensionet vlerësuese për veprat e: Sabit Rrustemit (Nën qerpikun tënd, Shkup 2009); Avni Halimit (Rojtar i natës, 1988; Vjeshtë në teatër, 1993; Balsami i pritjes, 2003; dhe Ekspozita e kujtesës, Shkup 2006); Daut Maliqit (Rrjedhë lumi, Dardanë 2005; dhe Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri, Dardanë 2006); Shefik Shkodrës (Shtjella, Prishtinë 2006); Bilall Maliqit (Vula e kohëzezës, Preshevë 2007; dhe Lutje të lagura, Gjilan 2009); Kadri Manit (Falë të qoftë gjaku, Prishtinë 2008); Hasije Selishta-Kryeziut (Mbishkrim në lëkurë, Dardanë 2006); Milazim Arifit (Pranverë e vonuar. Tinguj lufte, Gjilan 2007); Gani Sadikut (Strehimi i qenies, Dardanë 2007); Arsim Halilit (Heshtje e shprishur, Bujanoc 2009); Avni Biçkaj (Dasma e lirisë, Prishtinë 2009). Në këtë libër kritikash të Nexhat Rexhës, për dallim nga vëllimet e tjera, kanë gjetur vend edhe recensionet për vëllimet poetike për fëmijë të Nehat Ramizit Lule fushe për një syrrushe (Gjilan 2008); Fatime S. Morinës (Zemër ngadhënjimtare, Dardanë 2008). Përveç prezantimit të autorëve në këtë përmbledhje kritikash letrare prezantohet edhe shkrimi për autorin rumun Marius Chelaru dhe vëllimin e poezive të tij Baladë përditshmërie (Jash 2009) të përkthyer nga shkrimtari Baki Ymeri, i cili jeton dhe merret me afrimimin e kulturës shqiptare në Rumani.
Libri mbyllet me recensionet për librin e kujtimeve të Kadri Manit (Dr Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!,) dhe studimet monografike të Mr. sc. Xhavit Kryeziut (Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) – I, 2006, II, 2007; dhe Gjimnazi “Ismail Qemali”i Kamenicës, 1964-2007, I).
Shkrimet kritike letrare të Nexhat Rexhës përgjithësisht kanë strukturë të përafërt ose të njëjtë, gjithnjë duke specifikuar aktualitetin e brendshëm të secilës vepër të marrë në shqyrtim. Fillimisht jepen shënime informative për autorin dhe për ecurinë krijuese të tij, krijimtarinë në tërësi dhe tërësinë e përmbledhjes së prezantuar në veçanti. Në vazhdim analizohet komponimi i vëllimit poetik, titullimi i librit dhe organizimi i brendshëm i tij: ndarja në cikle. Gjatë analizës së veprës përqendrohet në interpretimin e motivete e të botës përshkrimore, shqetësimet themelore të autorit dhe porosisë së vargut të tij. Me një fjalë jepet një sintezë përgjithësuese për përmbledhjen, mënyrën e ndërtimit të saj dhe mënyrën e organizimit figurativ të vargut. Veçohet nga një poezi antologjike dhe citohen vargje të saj për ta ilustruar thënien për vlerat e vargut dhe për ta bindur lexuesin në vërtetësinë e thënieve të veta. Autori gjatë analizimit të vargjeve, në këtë përmbledhje kritikash letrare, ka ngjeshur bukur aspektin e formësimit të tërësishëm estetik të autorëve të apostrofuar, duke reflektuar koncepte të qarta të poezisë bashkëkohore shqipe, duke përtheksuar individualitetin origjinal krijues të secilit prej tyre. Të gjitha këto vlerësime shoqërohen me një përfundim sintetik.
Karakteristikë e përgjithshme e shkrimeve kritike të Nexhat Rexhës, në këtë libër, është portretizimi, ecuria drejt ngritjes dhe afirmimit poetik të disa prej personaliteteve krijuese të Anamoravës. Janë shkrime me pretendime afimative e vlerësuese. Përcjellja dhe afirmimi i poezisë shqipe të këtij rajoni dëshmon për talentin e të shkruarit bukur dhe besimin në vetvete të krijuesve të apostrofuar për ta dhënë kontributin e tyre në shërbim të rritjes e të avansimit të poezisë kombëtare. Aty pasqyrohet jeta shqiptare dhe shqetësimet poetike të njeriut shqiptar të kësaj pjese të kombit në kapërcyell të ndryshimeve kohore shoqërore politike, si dhe jeta e fati i krijuesit: shqetësimet e tij për fatin e kombit, sot dhe nesër.
Mbështetur në përvojën e vet studiuese të poezisë shqipe, autori Nexhat Rexha, i cili edhe vetë është krijues dhe autor i disa përmbledhjeve poetike, merr guximin të konstatojë se poezia shqipe në këtë dhjetëvjetëshin e fundit është në funksion të shtruarjes dhe shkrimit të shumë temave e motiveve të ndryshme, por që motivi politik, social dhe nënmotivi i kurbetit mbeten më të trajtuarit dhe më të dashurit edhe për poetët e kësaj dege të poezisë kombëtare.
Duke patur parasysh shkrimin e poezisë së sotme shqipe dhe korrespondimin e saj me abstraksionin poetik, gërshetimin e ndjenjës me imagjinatën të shprehura me ndërtimin ekspresiv emocional të vargut shqip e me cilësi të lartë artistike, autori Nexhat Rexha është i vetëdijshëm dhe i bindur kur shprehet se ajo në përpunimin e motiveve të ndryshme të jetës shoqërore e politike ekonomike shqiptare nuk prapambetet prapa letërsive të popujve të tjerë, sepse nuk mbyllet brenda vetvetes e t’i kapë vetëm ato aspekte që shqetësojnë kombin shqiptar, por duke rrahur edhe aspekte të jetës universale, botërore bëhet pjesë përbërëse dhe e pandarë e cilësive ndërkombëtare dhe integruese në vlerat universale.
Autori me këto kritika letrare dëshmohet se është njohës i mirë i udhëve të zhvillimit të poezisë së sotme shqipe, se është bashkudhëtar i saj dhe atë e përcjell natë e ditë, verë e dimër, jeton e gëzohet me të, rritet e krenohet me fjalën e bukur artistike të bashkëpoetëve të tij dhe tanët. Me këto shkrime ai dëshmon se e përcjell këtë krijimtari poetike në hap me lindjen e saj. Ajo është një poezi shqipe në miniaturë, pjesa verilindore e saj. Vetëkuptohet se duke folur për letërsinë shqipe në miniaturë, ky libër ndihmon të formulohet e të ndërtohet përfytyrimi i poezisë shqipe në tërësi.


POEZI ME PËRMBAJTJE E SHIJE ESTETIKE

NEXHAT REXHA
FJALA RUAN KUJTIMIN

Sabit Rrustemi: ”Nën qerpikun tënd” Botoi ”T-KOM”, Shkup, 2009, fq.65.

Koncepti filozofik e letrar është realizim i mundshëm, nëse ai ndërtohet në baza të mundshme e të realizuara nën rregullat, që i prodhon jeta me të gjitha variantet e mundshme të saj. Duke patur këtë qëllim e mision njerëzor e artistik Sabit Rrustemi, që nga fillimi i krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.
Ai prej veprës së parë ”Ku i la lisat era”, 1990, deri te kjo e fundit e botuar para disa muajve me titull ”Nën qerpikun tënd”, ka krijuar portretin e ekspresiv prej artisti.
Përmbledhja me poezi ”Nën qerpikun tënd”, të Sabit Rrustemit është vepra më e re poetike, e cila vjen para lexuesit me një përkushtim të theksuar. Vargjet e këtij vëllimi korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë. Autori me shije estetike ka shpërndarë këto xixa të ngujuara për të dhënë dritë e shpresë për jetën në vazhdimësi.
Vëllimi poetik “Nën qerpikun tënd” ndahet në katër cikle, të cilët kanë harmoni tematike dhe artistike në mes vete: E vogël kjo botë për ëndrrën tonë, E paprekshmja pikon në mua, Nën qepallat e një dritareje, Më zgjoi përmes aromës.
Në të gjitha ciklet, brendia artistike e vargut është e lirë dhe reprezentative, sepse autori në secilin varg, në secilën poezi, ka shkrirë botën e përditshme, duke shenjëzuar momentet më të mira që jep jeta. Që nga cikli i parë e deri tek ai i fundit, nga afërsia shihet, se vërtet e vogël është bota, kur ndizen ëndrrat, e vogël është bota kur puqen dashuritë, për këtë qëllim njeriu sakrifikon shumë anë të dukshme e të padukshme të jetës, në atdheun ku vlon dashuria e pikëtakohen ëndrrat e trazuara. Sabiti në poezinë e tij, të rrëmben, e të futë brenda kësaj bote, që t`i jepë të gjitha mundësitë për të shijuar të bukurën, ai është i hapur në dashuri, të cilën e ndryjnë shumë njerëz, pastaj kjo dashuri paraprakisht dihet se është konvecionale, që vlon e prit sinjale për t`u shkrirë i tëri, në të tërën. Ky është lajtmotiv funksional në këto rrethana të krijuara dhe i pranueshëm për lexuesin e cilës do shtresë a komunikim gjuhësor.
Funksionalizimi i brendshëm i vargut është lakonik dhe si produkt artistik rrjedh nëpër të gjitha kohët edhe si nevojë organike, edhe si gamë, edhe si nevojë fiziologjike. Mirëpo, nëpër këtë njohje të brendshme shpirtërore, ai shpalos atë që duket e nuk thuhet, atë që e ndjen shpirti e nuk e thotë, në poezinë “Pikat e heshtjes” ai shprehet: Të pathënat që ndjejmëçÇ`lexim i çuditshëmçPër dashurinë që përjetësohetçE nuk thuhetçMes tri pikashçSa buzë janë tharëçNjë puthje duke ëndërruar. Këtë ndrydhje të padukshme, ai nëpër vargje e shtrydh, e kjo shtrydhje pastaj lëshon lëngë e shije, e kjo pastaj lëshon aromë, kjo aromë bashkon zemra të ngujuara. Autori është i hapur dhe autentik në shprehjen që ngjall shpresë dhe e përkufizon dashurinë për së afërmi, ai nuk dëshiron që ajo të jetë vetëm abstraksion i jashtëm, por njohja e vetvetes me jetën rezulton kontestimin e përditshmërisë me gjëra të bukura që i prodhon jeta.
Mirëpo, ai dëshiron që këto dashuri të shfaqen natyrshëm, të cilat kërkojnë shenjëzim në kohën e princit të kësaj kohe, pse të mos regjistrohen në kalendarin e shpirtërave të dashurisë. Pikëtakimet e syve e ndërrimi i ngjyrave të fytyrës i vënë në funksion dinamik dhe i vënë në korelacion reciprok për të dashuruar, duke e zhvilluar procesin në frekuenca të brendshme emocionale, gjithnjë me shije e aromë të pranueshme, e në tërësinë e kësaj oaze shkrihen barrierat pengestare, gjithnjë këtë amshim e vendos brenda qenies ekzistenciale.
Strehimi edhe si sintagmë e formulim artistik është i veshur me petkun idilik, sepse figuracioni i vargut merr e jep kuptimësi përmes mjeteve shprehëse, që bartë refleksion natyra me të gjitha bukuritë bimore, që kultivojnë stinët e vitit. Njëherit, brendia poetike reflekton edhe hapësirën qiellore, sepse rrezet e diellit dhe rigat e shiut, shkrijnë ngurtësi, e kur shkrihet ngurtësia, zemrat bashkojnë të gjitha gjymtyrët, e buzët pastaj prodhojnë ëmbëlsirë dhe krijohet atmosfera festive. Të gjitha ngjarjet zhvillohen nën një strehim, e ai strehim bëhet “Nën qerpikun tënd”, konaku është i hapur, për këtë qëllim ia vlen të sakrifikohet një jo, nga e kaluara, për t`i thënë të sotmes po, për t`i dhënë kuptim thelbësor të ardhmes.
Sabit Rrushemi, përmes lirikave erotike ka thyer heshtjen, për të shkrirë mallin dhe lotin nëpër petalet e lules së ëndërruar dhe për ta zhveshur anatemën krijuese të puthjeve në pritje, sepse luledashuria, tërë atë aromë e shije që ka brenda saj, ai arrin ta shkrijë botërisht në një pirg të vetëm në fushën e gjelbëruar, sikur qerpikët i kanë dhënë strehim të amshimit njerëzor.
Poezia e këtij vëllimi është formulim i ndjenjave të qarta dhe racionale në brendi, sepse niveli artistik është stabil, konkret dhe në vete bartë imazhe funksionale e rrjedh të natyrshme. Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti, simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve, si në rrafshin tematik, po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.
Tërësia e veprës është e ngjeshur me mjeshtri artistike dhe ruan në vete mesazhin e kristaltë për dashurinë, për jetën, për amshimin dhe ky kristal i çmueshëm strehon nën qerpikun e të lumturve. Sabit Rrustemi me dy veprat e fundit ”Shiu i buzëve tua” dhe ”Nën qerpikun tënd” ka vazhduar serinë veprave artistike me motivin e dashurisë, të cilat janë të nevojshme, të arsyeshme dhe gjithsesi e begatojnë thesarin e letërsisë shqiptare, duke patur parasysh edhe lëvrimin e kësaj tematike, dhe si të tilla ato sjellin risi origjinale, e ruajnë në vete ekzistencialen si model i përjetimit shoqëror.
Pra, nga titulli i poezisë ”Nën qerpikun tënd”, del edhe titulli i librit poetik dhe konsideroj se është një goditje e ëmbël metaforike, sepse të banojë njeriu nën qerpikun e të dashurit-të dashurës është rehati shpirtërore, sepse klima dhe siguria janë liria më e madhe shëndetësore që njeriu e kërkon gjatë gjithë jetës.
Vepra në përmbajtje dhe në stil është e nivelit të realizimeve standarde, sepse jetës i jepet hapësirë, sikur të robëruarin e liron nga burgu. Dashuria në këtë vepër paraqitet si vlerë dhe ajo është sinonim që i jep kuptim e qartësi vargut poetik të këtij vëllimi.

Nexhat Rexha

DETERMINIM NDRIÇUES ME TEMATIKË AKTUALE

Ibrahim Kadriu ”Gloria në mes”, Botoi ”OMBRA GVG”, 2010,fq.225.

Jeta krijon llahtari, e në të shumtën e rasteve ajo depërton edhe në poret më të ndieshme të saj. Kuptimisht, ndërhyrjet e koncepteve marrin trajta nga më të ndryshmet.Verbi i të shprehurit është përditshmëria konstatuese që i jep kuptim kohëve. Ndërsa, veprimet dhe ndërhyrjet krijojnë skena nga më të ndryshmet, e në disa raste deri edhe në absurditet.
Për të kuptuar këtë absurditet të jetës nëpër kohë e faza të ndryshme të zhvillimit të shoqërive njerëzore është edhe nje herë më shumë se absuritet të shpaloset ky motivim i ngjarjeve që kanë ndodhur apo mund të ndodhin.
Duke lexuar romanin e Ibrahim Kadriut ” Gloria në mes”, lexuesi kupton e mëson se flijmet e fateve janë nga më të ndryshmet dhe ato në të shumtën e rasteve mbeten te heshtura , e të pa indentikifikara. Pse ndodhë kjo?. Është kuotizacion që kanë prodhuar shoqëritë me platformat e tyre të njëmendësisë totalitare, e kush ka pësuar në këto rende botërore,autori me mjaftë elegance artistkike ka depërtuar nëpër këto vrima te pa dukshme të të ndodhurave, që ato barten përmes ktyeprotaganistes me disa emra; Dila, Tringa, Sadja, Hyria, Gloria. Narracioni i ngjarjeve përmes protagonistes, bartë dhe ruan ne vete intimitete tmerruse, por që të gjitha ato kanë lidhje me fatin e saj dhe me traditën tonë, të cilat janë ruajtur me një krenari shëmtuese për zhvillimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit tonë, fatkeqësisht të ushqyer vazhdimisht nga kruzhoqe të farkuara mjaftë bukur , e që njeriu ynë nëpër faza të ndryshme historike është protagonistë që ka bartur dhe ushqyer me mundin dhe djersën e tij këto blloqe politke, herë me vetëdije e herë pa vetëdije.
Depërtimi në thellësi të këtyre intimiteve është i besueshëm, sepse autori nërpëmes protagonistit Bali Tuzi, ka dhënë dëshmi dhe ka shfaqur aftësinë e tij krijuese, duke qenë i vemendshëm në të ndodhurat e fatit të kryeprotagistes së romanit.
Kompozicioni dhe imperativi në shtjellimin e ngjarjeve ka harmoni dhe ajo gjithnjë raun në kerelacion ngjarjet dhe zhvillimin e tyre ne kontekstin kohor, që lirisht mund të kuptohet për ata, që dinë pak apo kanë informacion për këto shtjellime nëpër vorbullën e rrjedhave të kohëve në hapësirën gjeografike shqiptare, që kanë ndodhur me të gjitha skenat e dëshirueshme apo të pa dëshirueshme.
Identifikimi i peronazheve shtron dhe klasifikon apo bënë glorifikinin e të bërave dhe përcakton klauzolat e veçanta të tipareve, që bartin njerëzit, pavarësisht gjininë e tyre. Autori, ka skalitur edhe groteskun me saktësi, si; momente, skena e portrete, që janë të pranueshme në logjikën e veprimit konkrekt si dhe bartjen e lidhjen e tyre me kohët, që përcakrojnë klonimin e shoqërive si keto me rend e dialektikë Ballkanike. Prandaj, njeriu ynë është pjesë e këtij rendi edhe pse nuk është bartës i këtyre rendeve, por është protagonistë zhvillimor i këtyre etapave historike.
Autori ka arritur të bëjë ndryshime për të mirë, sepse vetë e kaluara e popullit tonë nën robërinë e shekujve ka kultivuar dukuri, e vese që gjithnjë kanë gjetur vend nëpër shtresat e disa familjeve, të cilët pastaj me dinakërinë e tyre pushtuese, edhe kanë bërë jetën instituconale duke i shtrirë rrënjët sa më thellë, duke dëmtuar gjymtyrët më të ndieshme të kulturës sonë. Gjithnjë në damkosje për etnitetin tonë.
Ibrahim Kadriu, përmes rrëfimeve ka pasqyruar ngjarje të para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ai ka dëshmuar se nuk është vetëm kronikan, që ka ruajtur në kujtesë këto të ndodhura, por me tërësinë e romanit ka dëshmuar se është njohtës i thellë i traditës sonë kombëtare. Për të shprishur këtë të keqe, e për të rifreskuar memorien se, dëmtuesit, dëmtojnë vazhdimisht shoqërinë tonë. Prandaj, ai freskon , e rifreskon memorien e lexuesit për të afirmuar vlerën njerëzore, në njëren anë, përmes Glorias, kurse në anën tjetër përmes Sefos, të kthen në retrospektivë se tipat e tillë edhe sot janë element turbullues se ata dinë të depërtojnë dhe vazhdimisht dëmtojnë fatet e njerëzeve dhe të shoqërisë. Njohësit e realitetit tonë, se paku të ketij gjysmëshekulli të fundit, e kanë të qartë se ky soj edhe sot ka arritur të, depërtojë edhe aty ku nuk eka vnedin, në institucuone. Sepse, serviliteti i tyre është shumë ndjellakeq. Ata janë tipa kameleon, mashtrojnë edhe idealistët e dikurshëm, duke i shërbyer atyre, për të mbuluar të kaluarën e zezë të tyre. Duke u thirrë në merita, të atyre që nuk janë më. E rëndësishme është mënyra e qasjes dhe paraqitja e rrëfimit, si dhe dukja e imazheve nëpër kohë, e këto pamje ndriçojnë kultin e vlerësimit dhe të demaskimit, edhe si temë, edhe si pamje të karakterit të bartësve, sepse e kaluara ka funksionaur në rrjedhat e këtij trolli, vetëm permes prizmit; e sotmja është lule, e djeshmja ferrë, kurse për të nesërmen me eufemizem e mbeshtjellur me gënjeshtra te hermetizura.
E këto hallka me korozion, autori dëshiron t`i pastrojë dhe kështu më mirë, sot se nesër, të hiqen temat e ngjarjet tabu. Marrë në tërësi, Ibrahim Kadriu në romanin “Gloria në mes”, ka parashtruar përgjasimet e karaktereve njerëzore, nga të gjitha shtresat shoqërore, gjithnjë me origjinalitet e frymë kombëtare, sepse vetem krijuesi mirëfilltë, i shtyrë nga dashuria e etnikumit, shkrinë artin në jetë dhe di të orientojë shigjetën kah e nesërmja.
Ibrahim Kadriu në roman është treguar i vëmendshëm në trajtimin e kësaj problematike që shtjellon në të, sepse tamatika e romanit është e nje periudhe të re historike,në të kemi motive nga trashëgimia e bartur nëpër periudha të ndryshme historike.Mirëpo, ajo që e bënë veprën konkrete dhe pikë orientuese e saj është funksionaliteti tematik, për t`ia dhënë lexuesit jo vetëm iden se çfarë ka ndodhur, por edhe për t`i dhënë atij vetëdijësimin e misterit të kësaj bote.
Në roman kryprotagonostja me disa emra është paraqitje në kontuniutet, e cila bartë në vete ngjarje dhe fate. Ajo është një grua me veçanti, që në vete ka moral, ka idealizëm ,por ajo që e dallon atë dhe i jep shpirtë romanit është shkashtësia e saj, edhe kur ajo gjendet në situata të ndërlikuara. Këto tipare të saj, janë veçanti të njerëzve, sepse ajo dinë të luaj rolin në jetë në çdo moment. Ajo është(vrasëse)në vetëmbrojtje në dy momente por, ato vrasje janë shumë domethënësese, e para në mbrojtje të nderit të shtëpisë dhe moralit të saj, kurse vrasja e dyte ka peshë atdhetarie dhe kështu ajo shpalosë edhe tmerrin e nje lufte, që ka instaluar pushteti serb ne Kosovë. Pra , ajo fiton simpatinë e lexuesit dhe edukaon njeriun. Edhe punësimi i saj në njërin nga institucionet e Kosovës, në atë të pas luftës dhe nëpunësi keqpërdorues japin pamje realiste dhe shumëkuptimplote. Autori, mëton për mes këtyre skenave të funksionalozojë problematikën aktuale. Kush mund ta demantojë këtë dukuri shëmtuese edhe në ditët tona. Mirëpo, kryprotagonistja e romanit, të gjitha veprimet i bënë me vetëdije e shkathtësi të natyrshme. Ajo nuk dramatizon, por vetem ilustron dhe bën shtegtime për zgjidhje ekzsitenciale, gjithnjë me konspiracion të arsyeshëm. Pikërisht veprimet me koncepcion e qartësi krijojnë mundësi për të arrirë atje ku synojnë dy protagonistët e romanit.
Koordinatat e romanit reflektojne faza të rëndësishme historike të shoqërisë sonë. Ato kanë shtrirje e dimensionalitet mbi absurdin si dhe me ruajtjen e kujtesës mbi kokrteten.Ibrahim Kadriu në këtë roman si dhe në disa të tjerë, sublimon të ardhmen, duke ndriçuar edhe kontrastet e kohëve. Ajo që e bën këtë roman më tërheqës, është koncepti identifikues i tërësisë së shtjellimit të të gjitha ngjarjeve të trajtuara në vepër, si dhe roli i personazheve kryesore, që aktualizojnë ngjarje, e skena edhe nga barbaria serbe gjatë vitit 1999, sepse ata ruajnë në vete kooperativitetin simbolizues në realizimin e referencave me procedim të ambientit autokton.
Pra, kryeprotagonistët e romanit Gloria dhe Bali Tuzi, arsyetojne gjakimin në të gjitha veprimet e tyre. Ata janë heronj ne vete e të pa identifikuar dhe nuk dëshirojnë reklamim, por ndriçojnë eklipsin e kohëve tona, sepse ndërtojnë e avansojnë kompleksitetin kohor, si dhe arrijnë të shpalosin nyjat e psikikën e individualiteteve me mospajtime gjatë periudhave deformuese. Dhe kështu, ata krijojnë raporte e marrëdhenie të qëndrueshme, sepse gjithnjë janë në kërkim të zgjidhjes dhe luajnë rolin ndërveprues
me argumente të racionales. Tërësia e shtjellimit në roman determinon konceptin aritstik me ide e ngjarje ndriçuese, për të vën në funksion tamatikën aktuale edhe si domosdoshmëri, edhe si katalizator që vë në veprim e në njohje shfaqje edhe për kulturat e shoqëritë më të të avansuara.
Konsideroj, se romani ” Gloria në mes” , i Ibrahim Kadriut, radhitet ndër romanet më të realizua në këtë decenien e parë të këtij fillim shekulli.

Më 3 janar 2011

SHËNIME PËR AUTORIN

Nexhat Z. Rexha u lind më 1 shkurt 1956 në Topanicë, Komuna e Dardanës (ish Kamenicës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë (Kamenicë), Fakultetin Filologjik –Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup në vitin 1980. Merret me poezi dhe kritikë letrare.
Jeton në vendlindje
Deri tani ka botuar:”Ndrydhja e pikës K” 2003, ”Unazë qiellore”2005, ”Dhembja kujtesë” 2008,”Bekimi i shekujve”, ”BINECUVANTAREA SECOLELOR” .në rumanisht Bukuresht 2009 ,”Pikojnë Heshtjet” 2010 poezi dhe librin me kritikë letrare ”Ligjërime përjetimesh” 2006.
*Në mars të vitit 2009 paraqitet me poezitë e tija si bashkautorë në Antalogjinë poetike në gjuhën rumune”Templul cuvantului”.”Tempulli i Fjalës”
*Punti de cuviteç Urat e Fjalëve, një antologji e poezisë kontemporane rumuno-shqiptare Jash, 2009.
*Është përfaqësuar në librin: Sokol Demaku-”Jehona e shekujve”Antologji poetike, Suedi,2010
Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Nositi” në Dardanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi