Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafë Rugova: Kujtime për mësuesin tim të parë: Abdullah Berisha

Shko poshtë

Mustafë Rugova: Kujtime për mësuesin tim të parë: Abdullah Berisha Empty Mustafë Rugova: Kujtime për mësuesin tim të parë: Abdullah Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 07, 2011 2:50 am


Mustafë Rugova: Kujtime për mësuesin tim të parë: Abdullah Berisha U1_Abdullah-Berisha
KUJTIME PER MESUESIN TIM TE PARE:
ABDULLAH BERISHA
Nga Mustafë RUGOVA
Sa herë e shoh , apo e takoj mësuesin tim të parë , Atë që mua dhe gjeneratës sime na i kishte mësuar shkronjat e para të alfabetit dhe i cili kishte ndikuar fuqishëm në edukimin tonë fillestar ,ndjej dridhje dhe emocione të forta shpirtërore.
Mësuesi im sigurisht se ka qenë sikur mësuesit e asaj kohe.Por, për mua Ai ishte dhe do te mbetet i veçantë në jetën time.Aso kohé mësuesit konsideroheshin të shenjtë.Gjë që edhe për mua,mësuesi im i parë u bë hyjnor.Unë atëherë edhe për nga vjetet, por edhe për nga shtati isha me i vogëli ndér nxënësitë tjerë të klasës. Mësuesi im tregonte një kujdesje të veçanté ndaj meje.Kështu midis nesh filloj të ndërtohej një lidhje e jashhtëzakonshme. Nuk kalonte mëngjes , që mësuesi të mos i ofrohej bankes sime .Me ledhatonte kokën, herë-herë me thërriste me emra ledhatues, dhe me jipte epitete te llojllojshme.Me një fjalë unë kisha fatin që isha me i përzgjedhuri në mesin e nxënësve të shumtë që ishim në klasë. Tash, pas kaq vitësh, e pyes vetën: Si kishte mundësi, që mësuesi ynë të na kushtonte aq shumë kujdes, të gjithëve; dyzetë e me shume nxënësve, aq sa ishim në klasë ? E tillë ishte puna e mësuesit aso kohe: puné e përkushtim ndaj profesionit e, në anën tjetër në luftë të përhershme me ata që sulmonin pamëshirshëm arsimin shqiptar. Nuk më kujtohet, që dikush në klasë, të kishte nxjerrë një fjalë ankimi për mësuesin tonë të dashur. Sigurisht, se çdonjëri prej nesh, kishte krijuar mitin e vetë, për mësuesin tonë të përbashkët. Andaj, të gjithë e respektonim dhe e donim shumë. Këto ishin gjysma e viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.Pra, diku 20 vite pas Luftës së Dytë Botërore. Kohë kjo që arsimi shqiptar në Kosovë, edhe pse ishte në filizën e ndërtimit të tij, iu kishte nënshtruar një terrori të egër nga hegjemonia serbe nën udhëheqjen e famëkeqit Aleksandër Rankoviç.Shih për ketë:pengesa me serioze për okupatorin ishin mësuesit shqiptarë ,prandaj,shantazhoheshin, përsekutoheshin me burgje, pushoheshin nga puna, madje edhe vriteshin. Këtij fati të zi nuk do ti shpëtoj as mësuesi im i parë, gjatë viteve të tij në shërbim.
Abdullah Berisha, i lindur me 08.03.1932 në fshatin Dubovë komuna e Pejës, nga një familje atdhetare. Babai, i Abdullahut, Brahim Haxhi Berisha, njihej në anën tonë si një patriot dhe luftëtar i denjë i çështjes kombëtare. Brahimi shquhej për dashuri dhe përkushtim të flakët për arsimin shqiptar: Se çfarë përkushtimi kishte Brahim Berisha për arsimimin shqiptar, më së miri tregon fakti: të gjithë djemët, gjashtë sa i kishte, arritën të shkollohen, me normale, fakultete, kurse dy nga djemt e tij :Ismail dhe Muhamet Berisha , arritën majet e njohurive shkencore, . Kjo familje, padyshim mund të llogaritej aso kohe , familje që ishte ngritur në majet e elitës kombëtare.
I rritur dhe i edukuar në një frymë atdhedashurie, mësuesi Abdullah,gjatë rrugëtimit të tij në karrierën e tij si mësues, do të ndeshët më shumë vështirësi që paraqiste okupatori në atë kohë. Ai shumë shpejtë do bëhet i njohur me parimet dhe qëndresën e tij, për të mos bërë asnjëherë kompromis në dëm të arsimit shqip. Si i tillë që ishte, shpesh vihej përballë stuhive të njëpasnjëshme të OZN-së, më vonë UDB-së, që vërsuleshin mbi shkollën shqipe. Pra, me një fjalë ishte në ballë të rrezistencës dhe, i printe grupit rezistent në shkollën fillore "Trepca" në Banjë të Pejës.
Në klasë gjithmonë vinte pedant, i veshur me shumë shije, me një fytyrë gjithnjë serioze,një pamje prej fisniku, ku të gjithë e shihnim me admirim. Si i tillë ishte prototipi më i denjë i figurës së mësuesit të atëhershëm.. Kishte dëshirë që të gjithë nxënësit të ishim të vëmendshëm. Edhe ne nxënësit me kohën patëm mësuar se, veç të diciplinuar dhe të përqëndruar në mësime mund të arrihët deri te rezultati i dëshiruar. Asnjëherë nuk harronte të na i kërkonte detyrat, që zakonisht na i jepte në orët e fundit të ditës. Edhepse njihej si mësues i ”vështirë”, mua nuk më kujtohet që mësuesi Abdullah të kishte ndëshkuar ndonjërin nga ne fizikisht. Të vetmin ndëshkim që e kishte, ishte qortimi para shokëve dhe shoqëve të klasës.
Thjeshtësia dhe atëdhedashuria shumë herët e bënë të njohur jo vetëm në mesin e nxënësve, kolegëve, por edhe në rrethinë. Ishin ato kacafytjet e para që Ai dhe mësuesit e rinjë u kundërviheshin veprimeve çetnike të disa mësuesve të nacionalitet serb. Nê këtë rrafsh, mësuesi Adullah, njihej si me i guximshmi që nuk lëshonte pe kundër asnjërit që guxonte ta sulmonte shkollën shqipe.
Ishte plejada e mësuesit tim Abdullah me kolegë tjerë mësues shqiptarë, që për herë të parë, në shkollën fillore ” Trepça” në Banjë kishin bërë të mundshme që diskutimet dhe mbledhjet e forrumeve mbaheshin në gjuhën shqipe. Për kohën ishte diçka tepër e madhe që gjuha shqipe të zyrtarizohej në institucionin shkollor. Për këto veprime të Tija ai shpesh do të përballet me vrazhdësitë e sistemit kommunist dhe të pushtetit serb.
Në kohën kur arsimi shqip po rrënkonte nga plagët e e rënda që i kishte dhënë aparati shetëteror i Serbisë,si dhe në kohën kur shkolles shqipe i duheshin me shumë se kurrë mësuesit qendrestarë, në shkollë u hap lajmi i keq se mësuesi Abdullah ishte pushuar nga puna dhe më nuk do ishte mësimdhenës i shkollës sonë. Këtij lajmi, më të madhe iu gëzuan pushtetarët dhe mësuesit çetnikë të asaj kohe.
Ne nxënësit, ndarjen me mësuesin tonë e përjetuam shumë rëndë. Pikëllimi dhe dhembja qé me nuk do ta kishim mësues ishte e papërshkrueshme. Një gjë e tillë shihej edhe në fytyrat e kolegëve të tij shqiptarë.
Në një gjendje të tillë, pa punë dhe pa mundësi të siguroj bukën e gojës për vete dhe familjen e vetë, mësuesi Abdullah, detyrohet të marri vendimin më të rëndë të jetës së tij; tia kthej shpinën atdheut dhe të ikë diku largë në Perëndim për të siguruar ekzistencën për familjen e tij.Ai jo vetëm që kishte obligim të përgujdesëj për fëmijët e vetë, por edhe për fëmijët e vëllait Xhemë Berisha ( poashtu mësues), i cili për të shpëtuar kthetërave të armikut,detyrohët të kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar dhe u vendos në Shqipëri.
Largimi i tij nga shkolla dhe ikja e tij në mërgim, shpejt krijoj boshllëk të madh në Shkollën Fillore ” Trepca” në Banjë të Pejës. Rrethit i mungonte tash e tutje një mësues i guximshëm dhe patriot, ndërsa shkollës dhe kolegëve shqiptarë u mungonte njëri nga mësuesit më këmbëngulës i cili e kishte sfidu pushtetin serb sa herë qe ai i vërsulej arsimit shqip.
Mësuesi im i nderuar pas vetes në këtë shkollë kishte lënë një ekipë mësuesish shqiptarë tashmë të rryer e të përgaditur për të vazhduar rrugën aty ku mësuesi e ndërpreu, te cilet ishin bërë digë e pakapërcyeshme për rexhimin mizor të asaj kohe.Mbahen ne mend, kryesisht mësuesit e ri: Miftar Elshani, Ahmet Rugova,Hysen Morina Qerim Spahiu, Hysen Kastrati dhe te tjerë , të cilët luften për ta mbrojtur dhe kultivuar arsmin shqip nuk e ndërprenë asnjëherë.
Sot , pas shumë shumë vitesh, kur Kosova ka Mvehtësinë e saj, kur shkolla shqipe në Kosovë, nuk perballët me problemet e atëhershme; mësuesi im ka shumë arsye te ndihët krenar për gjithçka që ka bérë për shkollën shqipe.Populli i asaj ane, koleget, ish nxënësit e tij edhe sot e kësaj dite në mendjen e tyre ruajnë me krenari kujtesën për këtë mësues të shkëlqyeshëm që aq dëvotshmërisht i shërbeu atdheut .
Figura e mësuesit Abdullah do të mbetet e pashlyeshme ne kujtesën e popullit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi