Zejdush Kastrati: Kur hajni thotë kape hajnin!
Faqja 1 e 1
Zejdush Kastrati: Kur hajni thotë kape hajnin!
Kur hajni thotë kape hajnin!
Gazetarët janë krijues dhe varrëmihës të kohës
(K.Kuckov)
Nga Zejdush Kastrati
Më kujtohet kur më 1983 me pëlqimin e Redaksisë së Rilindjes, kalova korespondent i kësaj gazete në Gjilan, takimi im i parë me kolegë tjerë gazetarë e që numroheshin shumë pak, ishte në Soliterin e vetëm shumëkatësh në këtë qytet, përkatësishtë në katin e fundit të këtij objekti ku ishin të vendosura zyret e Radio Gjilanit dhe korespondenturat e Rilindjes dhe Radio Prishtinës.
Në Radio Gjilan, si medium regjional dhe që ishte mjaft i dëgjuar atë kohë në tërë Rajonin e Anamoravës por edhe më gjërë, punonin bashkarishtë shqiptarë , sërbë por edhe turqë e romë te cilet ishin të ndarë në Redaksi. Pra, ishte medium multietnikë por redaksia e gjuhës sërbe përbëhëj nga gazetarë e gazetare të cilët në ngjarjet e mëvonshme antishqiptere e në veqanti në ngjarjet e “jogurt revolucionit” u identifikuan haptas si nacionalistë dhe pjesë përbërse e politikës shoveniste sërbe të asaj kohe, por edhe gjatë pushtetit apsolut sërbë të viteve 89/99, e më vonë.Ajo, që më ka mbetur në kujtesë si një dukuri e cila edhe ditëve te sotme është shumë aktuale dhe prezente dhe dua ta ceki është momenti kur ditëve të para njohtohesha me kolegë , disa gazetarë nga redaksia në gjuhen shqipe më thonin që të mos shoqërohesha shumë me njërin nga kolegët e kesaj redaksie me aryetim se ai është përson i UDB/së, shumë i dyshimte, dhe njeri i Komitetit .
Në fillim kisha rezerva, por që të mos i lodhi (ata që lexojnë këtë shkrim), më besoni edhe me rastin e diferencimeve ideo/poitike qe bente ate kohe LSPP/ja dhe komitetet e atëhershme, edhe ngjarjet qe ndodhen duke pershirë protestat e shqiptarëve në shenjë solidariteti, ky përson i cili edhe sot jeton në Gjilan, (jo që bëri dicka të madhe për gazetarinë në Anamoravë) por gjatë 5 viteve të tjera sa punova si korespondent në këtë qytet, nuk arrita të kuptoj se ai ishte pjesë e skenarëve të diferencimit të kolegëve, largimit të tyre nga puna apo arrestimit të tyre. Vërtet, ishte përson që i pëlqnete “jeta e kafeve”,nuk zgjidhte njerëzite me të cilët pinte dhe bente qefe, ishte “sevdali”, kishte një humor dhe ishte i shoqërueshëm me të gjithe.Kuptohet, rethanat në të cilat jetonim atë kohë e në veqanti puna e gazetarit ishte më specifike, andaj e kontaktet edhe me njerëzit e sigurimit të shtetit por edhe strukturave tjera ishte i domosdoshëm, gjë që të gjithëve na bënte të kontaktonim dikush më shumë e dikush më pak me këto struktura.
Pa e përsonalizuar këtë shkrim më kujtohet kur edhe atë kohë ndonjë nga gazetarët që bënte ndonjë shkrim për ndonjë fenomen keqëperdorimi( e që kishte shumë më pakë se sot) si aksioni “Ke shtëpi kthe banesë”,”Familjarizmi në puënsim”...., pikërishtë disa nga ata që më patën sygjeruar të mos kontaktoja me Iks gazetarin bënin reagime në emër të Shoqatës së gazetarëve që ishte nën ombrellë të LSPP/së duke u distancuar nga ato shkrime apo dërgonin sqarime nëper redaksi por edhe hezitonin edhe të rrinin apo pinin ndonje pije me autorin e raportit apo shkrimit ,në ndonjë lokal nga frika se i sheh ndonje nga “sogurimcat” e shtetit.
Me përfundimin e luftës dhe largimin e pushtetit sërb, shumica e gazetarëve të Gjilanit(e kam fjalen per kuadro që punuan atë kohë) u rreshtuan kah “krahu i luftës” nuk ngurronin të rrahnin gjoks se kanë sakrifikuar shumë për këtë”liri” , kryesishtë ishin pjesë e organizimeve të Takimeve përkujtimore që organizoheshin për dëshmorët dhe filluan edhe të shkruanin memoare dhe libra duke ngritur vehten dhe “jaranat” e tyre si pishtarë të gazetarisë por edhe kontribues të demokracisë që po e gezojmë sot. Personazhi i këtij rrëfimi gjithnjë ishte i harruar,i terhequr dhe i papunë me nje shtëpi në periferi te qytetit, larg ndodhive dhe i përbuzur por kam bindjen se më me pak gjynahe se shumica që edhe më tutje flasin ne superlativë për vehten, kombin dhe vendin.
Pse gazetari “spiun”!?
Motivi që më shtyri të bëjë këtë shkrim është se edhe sot kur e kemi gojën plot demokraci, fatëkeqëisshtë një pjesë e gazetarëëve që mbulojmë ngjarjet dhe aktualitetin politik dhe sferat tjera identifikohen si pjesë e këtij apo atij subjekti politik, këtij apo atij klani, e në veqanti si njerëz të SHIK/ut,. Ramushit, Limës apo Kupës, Vetonit, Haxhiut.Migjenit apo Hotit,...!
Cila është e vërteta në këto rrethana dhe kushte kur disa media menagjohen nga ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me botën dhe teknologjinë mediale por janë pjesë të bizneseve të dyshimta,kur disa nga gazetarët “e shtëpive të mëdha” pos që ishin 24 orë dhe janë akoma në shërbim të liderëve të ndyshëm , ata janë ata që ia bartnin edhe valigjet e tyre nëpër Dubaj, Bruksel, Stamboll ,Vashington e .....?!
Një deputet veteran i Kuvendit të Kosovës,pjesë e gjitha legjislacioneve të pasluftës ,shumë perfidë dhe populist, mund të emërtohet edhe përsoni që më së miri gjithnjë ka luajtur dhe po e luan lojën me gazetarë dhe moderatorë të ndryshëm (kuptohet pos Thaqit) qoftë të mediave të shkruara poashtu edhe atyre elektronike. ditë më parë në koridorin e Kuvendit të Kosovës, kalimthi por në mënyrë thumbuese një grupi gazetarësh iu drejtua me fjalët”ku jeni ju spiuna...”Pas regimit të njërit nga gazetarët duke kërkuar me ngulm sqarime për këtë ofendim ai ndërroi fjalët dhe u pozicionua vetëm për dy nga ata të cilët sipas tij nuk e kryejnë punën në mënyrë profesioanle dhe gjithnjë raportojnë dhe shkruajnë sipas direktivave të patronit të tyre. Po ky deputet i cili nëse e lexon këtë shkrim duhët bile të “skuqet” për atë cka ka bërë vitin e kaluar(pasi që mendon se askush nuk e din bisedën e zhvilluar mes tij dhe gazetarit) kur njëri nga gazetarët qe ai e quajti “spiun” kishte kërkuar të bënte një intervistë dhe përmes telefonit e kishte pyetur”se ku ndodhej ai”, pergjegjia e tij kishte qenë”mbi nanën tënde...”.Tmerr...(pa marrë parasysh si ka qenë sjellja e gazetarit)
Se a ia vlen të jeshë i ndershëm dhe korektë (jo vetëm si gazetar) në veqanti në këto rrethana në këtë Kosovë , të jeshë i sinqertë dhe parimor , është vështirë të japësh një përgjegjie reale dhe bindëse, por heshtja dhe mosreagimi bile deklarativishtë, qoftë si banorë i ketij vendi,(jo qytetarë) individë cfarëdo lloj profesioni ,gjinie e moshe ,e në veqanti si gazetar, publicistë dhe transmetues i informatës e lajmit(cfardo qoftë ai) është obligim i dyfishtë dhe me peshë të posaqme.
Kurrsesi nuk duhët të lejojmë të na flasin për moralin të pamoralshmit, për patriotizmin spiujtë,për vlerën të paditurit, për demokracin antidemokratët.... apo te solidarizohemi me të pavertetat dhe insinuatat për etiketim të individëve e që jo rrallë bëhën për inate, kaprice.... personale.
Për ZSH- Kadri Man
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Isa Mulaj: A mund ta vjedh hajni-hajnin në Shqipëri? Përsëri PTK-ja!
» Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?!
» Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!
» Zejdush Kastrati: Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari!
» Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...!
» Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?!
» Zejdush Kastrati: Servilizëm, dyfëtyrësi, oportunizëm!
» Zejdush Kastrati: Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari!
» Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi