Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha - Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha - Dy poezi Empty Adem Zaplluzha - Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 13, 2012 8:30 pm

Adem Zaplluzha - Dy poezi Fotojaeademzaplluzha

Adem Zaplluzha - Dy poezi

I SHTRIRË NË PARKUN E VJETËR

I shtrirë në parkun e vjetër
Trokas në portat e yjeve
Askush nuk m’i hap dyert
Asnjë fjalë
Nuk më thotë heshtja

Një meteor
Lëshohet në gjakun tim
Përmbyten detet e kujtesës
Në shuplakat e sterrës
Vdesin xixëllonjat

Në cilat porta
Të trokëllijnë dhembjet
Qenka fishkur bari shërues
Nga ky balsam i pleqërisë
Derdhen eliksiret e fjalëve

Ka kohë
Që mbështillem me veladon
Asnjë engjëll nuk m’i shëron plagët
Fashat e kujtesës
Valëviten nëpër stinët e vrara

I drejtohem kambanës
E herë gjysmëhënës
Askush nuk m’i qan hallet e mia
Vetëm bari i shkulur
Më shikon me nostalgji

I shtrirë në parkun e vjetër
Me problemet e reja
Jeta papërfillshëm kalon në procesion
Kënd po e përcjellin
Miqtë e mi
Varrin e kujt e hapën mbrëmë


SA ËSHTË NUMRI I KËMISHËS SIME

Kjo kafkë e thyer
Dhe kjo dorë
Të kujt janë këto gjymtyrë
Në këtë ekspozitë njerëzish

Po sytë
Që më shikojnë me mallëngjim
Çfarë mendojnë
Për prejardhjen time

O ju lutem njerëz
Merreni vetën pak me të mirë
Një ditë
Druaj që nuk shkon larg
Do të pendoheni

Nxirreni nga burgu
Veshin tim të prerë
Çfarë është ky eksperiment
Që lozni me ndjenja njerëzore

Sërish ju lutem
Më tregoni
Kur erdhën këpucët e mia këtu
Sa është numri i këmishës sime
Që rri varur
Në kujtesën e juaj

Nga libri i botuar “Stoli në parkun e vjetër”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi