Baki Ymeri: Studentët shqiptarë të Rumanisë dhe veprimi i tyre patriotik
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Studentët shqiptarë të Rumanisë dhe veprimi i tyre patriotik
Shoqata e Studenteve Shqiptare te Rumanise, Snagov, 1933 |
Studentët shqiptarë të Rumanisë dhe veprimi i tyre patriotik
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Nga jashtë ndoshta Kosova duket me lule, por de facto ështe një moçal që po i neverit të gjithë, pos atyre që po e zhvatin. Kështu na shkruan një ishkoleg studimesh dhe na kujtohen fjalët e një miku tjetër se në Kosovë dominon servilizmi, nepotizmi, skamja, varfëria dhe zëri (megafonik) i tellallit që ia prish imazhin dhe qetësinë, ndaj mos të na habisë fakti pse shkrimet e këtilla, në vend që t’i botojnë revistat e Kosovës që s’kanë mjete për botim, detyrohemi t’ia transmetojmë falas shtypit elektronik të cilin e drejtojnë do atdhetarë të devotshëm që shkrijnë ditët dhe netët për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar, jo vetëm në diasporë. Kjo ishte e para si parakusht për braktisjen e defetzmit dhe bajraktarizmit, dhe tani po kalojmë nga objekti në subjekt, duke marrë shembuj nga veprat e shenjta të të parëve tanë.
Në një botë që shkon vazhdimisht duke u ndryshuar, njeriu ka nevojë për stabilitet dhe njohjen e së vërtetës në kuptimin e ekzistencës së tij. Kushti për të qenë njeri parashtron në mënyrë të natyrshme nevojën për të zgjeruar horizontin e njohurive, për të jetuar i ankoruar në realitetin e kësaj bote, duke e njohur të shkuarën hyjnore të rilindësve tanë. Një nga subjektet më të panjohura të veprave të shenjta të të parëve tanë është edhe krijimi dhe funksionimi i Shoqërisë së Studentëve Shqiptarë të Rumanisë, lexuesit tanë duke patur fatin t’i admirojnë për herë të parë disa fotografi të panjohura të kësaj shoqate, sidomos ato të një ekskurzioni në Snagov, një letër e panjohur e Asdrenit, si dhe një fotografi e vjetër me të mbesat e Asdrenit, Olimpia dhe Elena Dragoni.
Konform të dhënave shkencore të historianëve tanë, në vitet e fundit të shekullit XIX-të, u shtua numri i studentëve shqiptarë që stuidonin në fakultetet e ndryshme të Universitetin e Bukureshtit. Nga burimet e Vehbi Balës, Ismet Dërmakut dhe Sava Jankovicit, nga këta një numër i tyre kishte ndjekur Shkollën Normale Shqipe „Dituria” të Nikolla Naços dhe kishte marrë dituri e përgatitje jo vetëm për t’i ndjekur mësimet universitare, por edhe për të vazhduar veprimtarinë patriotike revolucionare e kulturore. Ndër këta më i dalluari ishte studenti Dervish Hima (Ibrahim Nagjiu) që erdhi nga Stambolli. Përveç tij u dalluan edhe Joan Mihail Lehova (student i drejtësisë), Jashar Erebara, Kristo Daka, Aleksandër Stavri Drenova (Asdreni) etj. Ky grup më 1889, sipas disave, dhe më 1899 sipas të tjerëve, formoi Shoqërinë „Qerthulli i i Studentëve Shqiptarë në Bukuresht”, shoqëri e cila më 12 shtator 1900 mori emrin Shoqëria e Studentëve Shqiptarë „Shpresa”, dhe në mbledhjen që ajo mbajti, për nënkryetar e zgjodhi Asdrenin, ndërsa në një mbledhje të veçantë u miratua edhe statuti. Në bazë të statutit të miratuar më 8 shkurt 1915, kuptojmë se Këshilli i Shoqatës së Kolonisë Shqiptare përbëhej prej 21 anëtarësh, se kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës ishte zgjdhur Pandeli Evangjeli, nënkryetar Vasile Zografi, sekretarë Dhimutër Berati dhe Asdreni, ndërsa anëtarë të Komiteit Ilie Kosturi, Marki Qiriazi dhe Thanas Kantili.
Sipas historiografisë shqiptare, shoqëria respektive hartoi programnin e punës duke zhvilluar një aktivitet të gjerë kulturor, arsimor e patriotik, duke arritur në vitin 1902 të ketë mbi 150 anëtarë, duke e dërguar Kristo Dakon në Konferencën Ndërkombëtare që u mbajt në Vjenë, e që kishte të bëjë me pozitën e popujve të mbetur nën sundimin e perandorisë Osmane. Historiografia dëshmon faktin se Kristo Daka në këtë Konferencë foli në emër të kombit shqiptar dhe parashtroi kërkesën për leje që mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, të hapen shkollat kombëtare, predikimi-shërbimi në kisha të bëhet në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar me një apel patriarkut grek të Stambollit, Shoqëria „Shpresa” nxorri në shesh të gjitha keqpërdorimet e klerit grek, nisur nga Dhespoti e deri te priftërinjtë që shërbenin në Shqipëri. Shoqëria „Shpresa”, thekson një historian kosovar, duke mobilizuar një numër të rinjsh, poetë, studentë dhe aktivistë tjerë, përdori forma të ndryshme të dobishme në zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe, pra të kulturës kombëtare, jo vetëm në Bukuresht, por edhe në kolonitë e tjera.
Kështu, sipas revistës „Drita”, kjo shoqëri patriotike hapi kurse të mbrëmjes, organizoi koncerte, mbrëmje gazmore etj., ndërsa më 16 mars 1902, për të dhjetën herë u shfaq drama „Besa” (e Sami Frashërit) në sallën e Thetarit „Bulevard”, kurse më 15 gusht të të njëjtit vit, „Komiteti i Shoqërisë „Shpresa” organizoi një manifestim me një program të pasur në kopshtin „Zdrafku”, në të cilin folën kryetari i Shoqërisë, Pandeli Durmishi dhe sekretari i saj, Asdreni. Pas mbarimit të fjalimeve, sipas „Dritës” (30 gusht 1902), në orën 14, tërë pjesëmarrësit dolën në rrugët e Bukureshtit me flamuj shqiptarë e rumunë, dhe me fotografitë e Skënderbeut. Në krye të këtij tubimi ishte orkestra shqiptare, e themeluar që më parë, duke e ekzekutuar marshin e Skënderbeut. Dhionis Miçaço ishte kryetar i Shoqërisë së Studentëve Shqiptarë të Rumanisë dhe bashkëpunëtor i „Shqipërisë së Re” në Bukuresht, me një varg artikujsh kushtuar evenimenteve të ndryshme që kanë të bëjnë me komunitetin e këtushëm shqiptar.
Kështu, në nr. 495 (31 mars 1932), në kuadrin e artikullit “Shoqëria e Studentëve Shqiptarë në Rumani kremtoj poetin Asdren”, lexojmë: “Kremtimi u çel më ora 9 mbrëmanet (25 mars) duke qenë prezentë Z. Kryekonsull Basile Dogani, deputeti Bedri Peja, poeti Asdren, Nik Pema, Kristaq Tarpo (anëtar nderi), Aleko Vançi dhe gjithë anëtarët e shoqërisë. Rradhën e fjalimeve e hapi kryetari i shoqërisë, Z. Dhionis Miçiaço, i cili, në një ligjëratë të bukur bëri një përshkrim të personalitetit Asdren, duke analizuar shkurtas vjershëtorin në degët e ndryshme ku u çfaq si luftar kombëtar, si poet, si fletorar, si modelltar i gjuhës amtare dhe si frymëzonjës i brezave të reja. Duke nënvizuar modestinë shëmbëllore që e karakterizon vjershëtorin kombëtar, kryetari i Shoqërisë e mbylli fjalimin duke i uruar poetit Asdren jetë të gjatë dhe një vazhdim të lumtur të veprave për art dhe plëng arbënor”. “Asdreni midis nesh” është një portret tjetër që ia kushton Dhionisi në numrin jubilar të së përjavshmes „Shqipëria e Re” (nr. 563). Në të njëjtin numër figurojnë edhe artikujt “Shkurtime biografike dhe bibliografike” (M. Kuteli), Historia e një festimi (A. Ktona), Lirismi dramatik (F. Miçiaçio).
Olimpia dhe Elena Dragoni (të mbesat e Asdrenit më 1920) |
Kurorë e shkëlqyer dhe e ndritshme për të ardhmen e Shqipërisë
Më 32 qershor të vitit 1932, Asdreni i drejtohet me një letër kryetarit të shoqërisë rspektive me këto fjalë: “I ndritur zoti Kryetar! Me anën e mbesës sime, zonjueshes Olimpia Dragoni, u kthyem këto ditë në Bukuresht dhe mësova për përpjekjen e Shoqërisë së Studentëve Shqiptarë për të qenë i nderuar në një ekskurzion edhe nga ana ime. Ju faleminderit, Zoti Kryetar, për nderin që po më bëni edhe me disa rradhë në faqet e vëllimit që do të nxirrni në dritë me rastin e 15 vjetorit të asaj shoqërie e cila është një vazhdim i gjallë i shoqërisë së vjetër “Dituria”, anëtar i së cilës kam qenë. Pra, as unë nuk do t’i shmangem festimit tuaj, ashtuqë për pakë kohë kam për t’ju dërguar gjësendi. Më tjetër anë, i uroj shoqërisë përparimin sa më të madh për lavrimin e gjuhës shqiptare dhe naltësimin e saj nër vepra diturije dhe letërsie sa më të shkëlqyshme. Në një kohë kur shterpërija mëndore e ka kapur shpirtin e shumicës, pa u menduar veçse në sende që i përkasin materializmës së egër të kotshme, kur njeriu nuk sheh veçse se si t’a shkojë ditën për të përballur vështirësin’ e përditshme të jetesës, për mua ishte një çudi kur pashë papandehur një çfaqje të papritur për të më prurë homazhe të rinjtë që përbëjnë atë bërthamë ndjenjash stërhollësije mendore dhe të grumbulluar rreth shoqërisë së studentëve sgqiptarë të Bukureshtit që më ftuan pranë tyre.”
Nëqoftëse në të shkuarën e kësaj kollonije, vazhdon më tej Asdreni, “nuk u ndodhën veçse njerëz tregëtarë dhe punëtorë të gjithëfarshëm, por të pajisur me ndjenjën e kulluar të atdhetarizmës së flaktë, aq sa qe e mundur atë kohë, aq më tepër më gëzon kur shoh se Djalëria e këtushme, përveç atyre ndjenjave patriotizmi të trashëguar nga prindërit e tyre të vendosur në të shkuarën në Rumani, sa t’i shohim të janë të pajisur edhe me dituri edhe me shpirtin të mveshur me gjithë cilësitë e duhura për një njeri të qytetëruar të ditës, që munt të mburren edhe prindërit por mundt të mburret edhe kombi ynë shqiptar. Andaj nuk gjej fjalë për të falënderuar për atë çast aq të mallëngjyeshëm për mua kur pashë se më bëni një nderim duke më prurë homazhet e juaja për punimin t’em ma se 40 vjetësh në fushën e atdhetarizmit dhe letërsisë, të cilat simbas mendimit t’em nuk janë pjella gjenie por pjella zemre të djegur për liri dhe për hapje ndjenjash edhe për të paskëtajmit nga të cilët pritet lartësimi i letërsisë shqiptare si kurorë e shkëlqyer dhe e ndritshme për të ardhmen e Shqipërisë. Ju lutem, pra Zoti Kryetar, u transmetoni gjithë shokëve, qofshin anëtarë të Shoqërisë së Studentëve, qofshin jo, të falurat e mija për nderin e bërë me këtë rast të kremtimit t’em të 25 Marsit si edhe për dhuratën e çmueshme që më bëtë si shenjë admirimi nga ana e juaj!” (Asdren, 30 mars 1932).
Nga një studim i Shefqet Dibranit del në pah e vërteta se një rol tjetër me rëndësi në afirmimin e vlerave pozitive që i bënte Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit, luajti edhe gazeta “Shqipëria”, që doli në Bukuresht gjatë viteve 1897-1899. Gazeta ishte organ i shoqërisë “Dituria”, nën drejtimin e së cilës zhvilloi një luftë të vendosur për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar. Por vëmendje të veçantë shoqëria “Dituria” i kushtoi edhe organizimit dhe shkollimit të të rinjve shqiptarë që ishin në Rumani. Me kujdesin e saj u formua shoqëria “Qerthulli i studentëve shqiptarë në Bukuresht” me kryetar Dervish Himën, e cila më vonë mori emrin “Shpresa”. Vlen të përkujtohet se shoqëria “Dituria” e vazhdoi aktivitetin e saj deri në dhjetor të vitit 1906, kur u formua shoqëria “Bashkimi”, në të cilën u shkrinë shoqëritë e mëparshme shqiptare të Bukureshtit. Nga disa burime elektronike, në kuadrin e artikullit “Komitetet "Për Lirinë e Shqipërisë". Nga „Lufta e armatosur e çetave (1905-1908)” kuptojmë se në fillim të vitit 1899 u ngrit në Bukuresht “Rrethi i studentëve shqiptarë”, me kryetar Ibrahim Naxhiun (Dervish Himën) dhe me statutin e vet të vaçantë. Rrethi kishte si qëllim të ndihmonte studentët e varfër që vinin nga Shqipëria në Bukuresht, të punonte për përhapjen e kulturës midis shqiptarëve dhe për lëvrimin e saj, si edhe për t’i bërë të njohura botës të drejtat kombëtare të shqiptarëve.” Kush ishte Dervish Hima?
Dervish Hima ishte apostulli i shqiptarizmit. Studiuesit tanë theksojnë se emri i tij i vërtetë ishte Ibrahim Naxhi Spahiu, por pakkush mund ta njohë me këtë emër. Kemi të bëjmë me një dukuri të rrallë që një person të jetë i njohur në popull më tepër me pseudonimin e vet se sa me emrin e vërtetë. I tillë është atdhetari i spikatur në fushën e shqiptarizmit, si publicist e orator, diplomat e edukator, Dervish Hima, nën pseudonimin e të cilit fshihet Ibrahim Naxhi Spahiu. Kjo dukuri ka qenë e kushtëzuar nga rrethanat e vështira të luftës ilegale brenda në strofkën e armikut. Në rrethanat të tilla ky apostull i atdhetarizmit parapëlqente të vishej si hoxhë e si prift, të rrinte me mjekër e të mbante kështu ligjërata për mëmëdhenë e robëruar edhe nëpër kisha, edhe nëpër xhami. Populli e quajti “dervish ” për hir të përpjekjeve të tij të pareshtura për lirinë e pavarësinë e atdheut, sepse zemra e tij për këto rrahu thuajse tërë jetën 60-vjeçare.
Në therrorizëm për interesat e larta të popullit
Nga Stelian Adhami kuptojmë se duke punuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si publicist dhe njeri i veprimit, me penë dhe me pushkë në dorë për çlirimin e truallit amtar nga sunduesit e huaj, Dervish Hima u rrit së bashku me lëvizjen kombëtare shqiptare dhe dha ndihmesën e vet si veprimtar i shquar i fazës së dytë të Rilindjes sonë kombëtare. Ai botoi organe shtypi në kohën e robërisë osmane dhe u shqua si publicist dhe shkroi një sërë artikujsh, peticionesh e broshurash mbi Shqipërinë, të botuara edhe në fletore të huaja, mbajti dhe ligjërata të ndryshme, me të cilat ushqente ndjenjat kombëtare të popullit shqiptar, që dergjej nën zgjedhën shekullore, por edhe sqaronte e mbronte të drejtat e tij përpara opinionit publik ndërkombëtar. Ai mori pjesë drejtpërsëdrejti në përhapjen e kulturës në masa, në shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe, dhe në krijimin e qendrave mësimore për edukimin e gjuhës shqipe si dhe në krijimin e qendrave mësimore për edukimin e gjuhës dhe ndjenjave amtare. Në pragun e kryengritjes së përgjithshme të armatosur Dervish Hima mori pjesë edhe në organizimin e çetave patriotike, që luftonin për pavarësinë kombëtare.
Në bazë të shkrimeve të Lasgush Poradecit dhe Safet Ramollit, prezente edhe në http://www.korcavizion.com/porta/, kuptojmë se studentët shqiptarë të Rumanisë e kanë mbështetur pa rezervë edhe Asdrenin, i cili gjithësesi do të mbetet i pazëvendësueshëm sepse ka meritën e veçantë, që është autori i "Hymnit të Flamurit", i Hymnit Shqiptar Kombëtar, i cili u ka rezistuar kohëve me përmbajtjen e tij gjithëkombëtare e grishëse për vepra atdhetarizmi, të cilat prej çdo shqiptari duhet të shkojnë deri në therrorizëm për interesat e larta të popullit. Teksti i Hymnit të Flamurit daton me vitin 1907, kur Kolonia Shqiptare e Bukureshtit në Rumani kishte krijuar një grup koral. Anëtarët e kësaj kolonie ju drejtuan Asdrenit me lutje dhe përmallim njëherësh edhe sa vijon: "Ti je poet, bëj një strofë shqip që ta harmonizojmë për korin". Dhe poeti patriot nuk vonoi për të përmbushur këtë dëshirë malldjegëse të bashkëatdhetarëve të vet. Kësisoj ai shkroi vjershën nën titullin "Rreth Flamurit të përbashkuar", përmbajtjen e plotë të së cilës shqiptarët patën rastin ta njohin vetëm pas instalimit të sistemit pluralist edhe në Shqipëri në fundshekullin e njëzetë. Ishte një vjershë, e cila do të pushtonte zemrat e krejt shqiptarëve, e cila këndohet edhe ditët e sotme po me aqë krenari, entuziazëm dhe obligim. Është kjo arësyerja, që bashkëatdhetarët e Asdrenit, në kontaktin më të parë me atë, pasi mësuan tekstin e këngës, të thërrisnin gati në kor: "Rroftë Asdreni! Rroftë Asdreni!", emocionalisht duke na shkaktuar edhe lotë gëzimi sa herë që Flamuri Kombëtar ngrihet jo vetëm sipas protokollit, por edhe jashtë tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Veprimi patriotik i shqiptarëve të mërgimit
» Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
» Baki Ymeri: Xhixhi Bekali - pasaniku më i madh i Rumanisë ka prejardhje nga Shqipëria
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
» Baki Ymeri: Xhixhi Bekali - pasaniku më i madh i Rumanisë ka prejardhje nga Shqipëria
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi