Baki Ymeri: Xhixhi Bekali - pasaniku më i madh i Rumanisë ka prejardhje nga Shqipëria
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Xhixhi Bekali - pasaniku më i madh i Rumanisë ka prejardhje nga Shqipëria
Shtefan Kokoneshi dhe Nadia Komaneçi |
Nga Baki Ymeri
Nuk e dimë në e dinë shqiptarët se njeriu më i pasur i Rumanisë, Xhixhi Bekali (rum. Gigi Becali), me prejardhje arumune nga Shqipëria, ka një pasuri prej mbi 2 miliardë eurosh. 2 prill 2009. Në orët e hershme të mëngjezit policia rumune e arreston në shtëpi. Disa mendonin se motivet e arrestimit kanë prapavijë politike ngase një ditë para arrestimit pat deklaruar para kamerave televizive se do ta hedhë kandidaturën për president. Sipas massmedias, në këtë aferë kishte gisht një pasanik tjetër i kompromituar (Popoviç), i cili ia pat bërë sherrin Bekalit permes ish/shefit të policisë, të cilin e shkarkuan menjëherë nga posti në bazë të zbulimeve të presidentit të partisë Rumania e Madhe (Romania Mare), Corneliu Vadim Tudor.
Sipas Shtefan Kokoneshit, menaxher futboli me prejardhje nga Elbasani, në janar të këtij viti, Xhixhi Bekalit do t’i vidhet limuzina luksoze nga një grup hajnash të etnisë rrome. Në vend që të lajmërojë policinë, Bekali e angazhon truprojën e tij t’i gjejnë hajdutët dhe t’ia kthejnë veturën. Brenda një kohe të shkurtë, truproja e tij i gjen hajdutët, krisin armët, i kap dhe i fut me forcë në portbagazhin e një automobili dhe i sjellin para patronit të limuzinës së vjedhur, duke i detyruar që ta pranojnë fajin me shkrim, dhe të deklarojnë se kurrë më nuk do të prekin pasurinë e tjetërkujt. Dhe kështu i lirojnë. Bekali po atë ditë del në TV dhe tregon ngjarjen. Pasi policia heton ngjarjen, pas tre muajsh e arrestojnë me akuzë se ka privuar nga liria 3 persona, duke patur për pretekst faktin pse Bekali nuk e ka lajmëruar policinë, duke e mbajtur në arrest deri pardje, në vigjilje të Pashkëve. Thonë se avoketërit e tij kanë dhënë maksimumin për ta liruar klientin e tyre që të mbrohet në liri.
Xhixhi Bekali përndryshe, është me origjinë arumune nga Plasa e Korçës, ku sot e kësaj dite jetojnë kushërinjtë e tij. Edhepse është arumun, ai ka kokë shqiptari, sinqeritet të paskajshëm, karakter të fuqishëm dhe temperament vullkanik. Të parët e tij e braktisën Ballkanin e varfër dhe vijnë në veri të Danubit, për të kultivuar blegtorinë. Bekali u lind në komunën Pipera, në periferi të Bukureshtit, një fshat arumunësh ku sot e kësaj dite, disa pleq e plaka flasin shqip, ndërsa rruga qëndrore e kësaj komune mban emrin Strada Frashëri. Pas vitit 2000, Xhixhi Bekali bëhet njeriu më i dëgjuar në Rumani, president i klubit Steaua, president Partisë Gjenerata e Re (PNG), njeriu që pas vërshimave të parvjetshme ndërtoi qindra shtëpi për njerëzit që mbetën pa strehë. Ai është njeriu që ka finansuar ngritjen e 15 kishave, duke dhurruar mbi dymilionë euro për Manastirin e Malit Atos në Greqi, duke ndihmuar me para mijëra njerëz të varfër e të sëmurë, duke bërë sponsorizime të panumërta për kulturë dhe aktivitete të dryshme, duke e stimuluar me miliona euro në vit funksionimin e klubit Steaua, investime të hatashme për strërvitjen e futbolerëve të njërit ndër klubet më të mira të futbolit që ia shton prestigjin Rumanisë në botë.
Tek Xhixhi Bekali, thot Shtefan Kokoneshi, do të gjesh atë mentalitet që e kanë gjithë shqiptarët: njeri besnik, i ndershëm, i çiltërt dhe i sinqertë. Reagimni i gazetarëve dhe i disa liderëve politikë, janë të mendimit se ai është i pafajshëm, edhepse çlirimi i tij nga arresti është i kushtëzuar, nuk ka të drejtë të braktisë vendlindjen, nuk ka të drejtë të komunikojë me dëshmitarët apo ata që e kanë denoncuar, duhet të paraqitet në polici sa herë që ta kërkojnë, duke ia dhënë të drejtën të mbrohet në liri.
Në postet televizive, Xhixhi Bekali nuk e fsheh të vërtetën se prindërit e tij janë me prejardhje vllahe nga Plasa e Korçës. Xhixhi Bekali është prind dhe baba i fëmijëve me edukatë të shëndoshë, punëtor i vyeshëm dhe njeri praktik, realist dhe antikomunist i përbetuar. Ai është pronar delesh dhe terenesh të shumta në Rumani, patron i një fabrike, i një shtypshkronje, i njërit nga automobilat më të shtrenjtë në Rumani, i kostumeve të shtrenjta, i një vile fenomenale etj. Xhixhi Bekali ka deklaruar se së bashku me kushëririn e tij, Jon (Xhovani) Bekali, kanë sponsorizuar ngritjen e një manastiri në Poradec, dhe se do të ndërtojë një kishë në fshatin Plasë të Korçës, në shenjë respekti ndaj prindërve të tij. Jon Bekali, pasi viziton Shqipërinë dhe Plasën para një viti, do të kthehet në Rumani duke e realizuar amanetin e të jatit (tashmë i vdekur), për të prurë nga Shqipëria një grusht dheu nga Plasa, të cilin e mban në një nga vitrinat e shtëpisë së tij në Pipera, gjë që tregon se arumuntë dhe shqiptarët kahdo që të shkojnë, atdheun dhe vendlindjen, asnjëherë nuk e harrojnë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
» Baki Ymeri:Baladë përditshmërie
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës
» Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
» Baki Ymeri:Baladë përditshmërie
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi