Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilltari i MFSK-së, kundërshton emërimin i rumunit në EULEX

Shko poshtë

Këshilltari i MFSK-së, kundërshton emërimin i rumunit në EULEX Empty Këshilltari i MFSK-së, kundërshton emërimin i rumunit në EULEX

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 9:16 pm


Këshilltari i MFSK-së, kundërshton emërimin i rumunit në EULEX

Këshilltari i MFSK-së, kundërshton emërimin i rumunit në EULEX 00y290_609467


Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK), Selim Krasniqi, pas lajmit për emërimin e shefit të Departamentit të Policisë Speciale në kuadër të EULEX-it, të një koloneli nga Rumania, deklaroi se ky emërim është jo i drejtë, sepse emërimi i funksionarëve të lartë, nuk duhet të vijë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse lind dyshimi për objektivitetin e tyre, kurse për rastin konkretë nuk është vonë për tërheqjen e këtij vendimi.

"Shqetësimin e rritë përvoja e hidhur me oficerët e policisë rumune ne Kosovë, për më tepër kjo i shuan shpresat që drejtësia do të triumfojë një ditë, lidhur me vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Në të njëjtën vijë, sjellja e shefit të Sigurimit të shefit të EULEX-it, Xavier de Marnac ishte shumë fyese për ndjenjat e shqiptarëve dhe besoj se si e tillë nuk tolerohet ne asnjë vend të botës. Ne dimë se institucionet ndërkombëtare kanë resurse të mjaftueshme për të analizuar situatën e vendit tonë dhe si pasojë duhet vepruar me një përshtatje me të madhe ndaj pritjeve të këtij populli.

Kurse sa i përket pohimit të pasaktë të disa medieve se MFSK është e vetëmjaftueshme me kompetencat që ka, është e pakuptueshme për civilët e zakonshëm e lere më për drejtuesit e MFSK-së. FSK-ja është e gatshme që nesër të merr kompetencat shtesë, sidomos tash kur po arrihen kapacitetet e plota operacionale. FSK si institucioni i ri dhe i rëndësishëm për sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës, angazhohet për ndryshim dhe avancim të misionit dhe objektivave të saj, ashtu si ka pasqyruar shumë qartë ministri Agim Çeku si pika të prioriteteve, që në ditët e para të emërimit të tij ministër i FSK-së", thuhet në reagimin e këshilltarit të lartë politik të MFSK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi