Nga libri LULE DHE VJESHTË:POEZI NGA XHEMAJL RUDI
Faqja 1 e 1
Nga libri LULE DHE VJESHTË:POEZI NGA XHEMAJL RUDI
Nga libri LULE DHE VJESHTË:POEZI NGA XHEMAJL RUDI
LEGJENDA
Njëherë magjia e hyjnisë ishte pylli
e në pyll ishte dritësimi
atje sipër shkëmbit
te kaltërsia e qiellit
te qielli i shqipeve
dhe një lumë atje derdhej në grykë
te rrënjet e thella nën mal
dhe tingulli mbi rrasën e gurit
ishin gjurmët e hapave të kohës
magjishëm dhe zëri i hyjnisë
ishte e madhe dashuria e pyllit
fytyra në rrezen e jetës
pamja e saj shkrihej në shkëlqimin e syve
dhe zogjtë cicëronin si gjethet
dhe zemra ndihej si në buzët e qiellit
si vetë shpirti i tij n`dritësimin e jetës
në legjendë u bekuan të gjitha njëherësh
në çdo hap të njeriut sipër balte,
në gurra gurësh dhe drite
Më pas kujtimi sublim i dashurisë
dhe hardhia te guri dhe tingulli si shenja të dehura të kohës
ATJE
Atje lart mbi bregore
të blerimit
cicërojnë zogjtë e kaltër t`qiellit
këngën e kthimit
Në shkëlqim t`yllit
të ditës
e bardha dritë vjen e duket
si te lisat nën qiparis
si një hije n`shenjë kujtimi
aty te lugjet hone krojesh
ngjyrë e verdhë, e ngjyrë e vjollcës
Një kurorë fushe dhe mali
janë si rrugët në një zgjim
ku fillojnë n`shkëlqim të dritës
tu u shtri në pambarim
Shkulet nata, hija mbetet
sikur lisat n`qiparis
si një gur sipër gurësh
sipër kohës përmbi kohe
sikur shekulli përmbi shekull
sikur ditët sipër javësh
rrotullohen si hendekut
njëri lart e tjetri poshtë
si një rreth i blertë i honit
si bregore sipër blerimit
shenja cicërima zogjsh
vajtje-ardhje
zëri kënga hija n`dhimbje
sikur stinët në rreth magjik
sikur drita në blerim
atje te bregu,te hija e kohës
është shtrirë honit nën qiparis
VETËM TY
Vetem ty të shoh
si dukesh dhe humb përsëri
o fjala jote prej hyjnie
pamja jote prej drite të mirë
drita e emrit tënd e pashqiptueme asnjëherë
As atëherë as tani as kurrë
si dehja je e zgjueme e jetës
ndritë në xixa t‟u u shfaqë e t‟u u tretë ndër sy
përseritesh ditëve të mia si asnjëherë
Oh, ti e vërteta e ëndrrës së mirë
Oh, ti gëzimi i çasteve të mia mbi të hirtën e përditshme
Oh, ti kurorë e hyjnisë e natës dhe e ditës
Oh,ti që përfton në emrin tënd në të gjitha errësirat
Ti që vetëm dukesh dhe fshihesh përsëri ndër sy
dhe vesën e lë t‟u ju shkri në ndjesi të jetës
atje sipër malit, sipër reve të shkëmbit si petale shkëlqimi të
kaltër
Oh, ti emër i shfaqur, që ndrit përditë e përnatë, e prarueme si
valët e lumit
Oh, ti që digjesh në pamjen tënde, fjalën dhe guximin tënd të
pafund
Dhe unë të falem vetëm ty, deri në agimet tona të hyjnisë të
dritës e te emrit tend
ÇELI LULJA NË DRITARE
çeli lulja në mëngjes
te dritarja afër xhamit
puthte dritën e agimit
rritej rrezes t‟u u shtri
Atje ishte sipër udhe
në ballkonin e shtëpisë
në një vazo n`vija qielli
syth i saj vjen e ndrit
Po hapej lulja në dritare
sikur xhami n`diell shkëlqen
është një lule shtrirë në erë
syth i saj si rreze n`qiell
Lule-bukur, lule-jete
si një gocë e brishtë e d`lirë
pranë xhamit si dy gërsheta
fytyra e saj e prarueme erëmirë
çeli lulja në dritare, afër xhamit n`erë puhit
tinguj qielli, n`pika drite, sythit rrjedhin plot shkëlqim
lulebukur, lulejete, si një gocë e brishë e d`lirë
është n`petale shtrirë në erë, syth i saj si rreze n`qiell.
LUTJET
Lutej dje, lutet sot,
lutet si përditë
për sytë e saj, fjalën e saj,
ëndrrën e saj.
Lutet, lutet, vetëm lutet,
si pranë lules n`dritë të hënës.
Ajo lutet dhe ai lutet,
të dytë luten, të dytë thonë;
o qiell i madh, n`ëndërr të kaltër,
që te ti pushojnë të gjithë,
që te ti fshajnë të gjithë
që te ti vdesin përditë
që te ti lindin si yjet
që te ti n`ëndrra të jetës
që te ti duan të treten
në zjarrin tënd të gjithë të digjen
n`yllin tënd të gjithë të mbeten
n`yllin tënd prapë të vijnë
n`yllin tënd vesë të bëhen
n`yllin tënd mëngjes të lindin
n`dritën tënde lule të çelin
n`dritën tënde petale hëne
n`driten tënde tokë e shtrirë
n`dritën tënde ngjyrë më n`ngjyrë
n`trëndafil e n`margaritë t‟u u rritë e t‟u u shtri
n`trëndafil e n`margaritë t‟u u mbulu në një dritë
si një vesë jete në tokë, në qiell e në hënë,
e në yje si lule jete në të purpurtën e paanë
Lutej ai, lutet ajo, si një zjarr mbi prush të shprushur
ditë për ditë e natë për natë, në një fjalë në dritë të tyre, në një
flakë
dhe më pas në sy të jetës, si pas zjarrit pikon vesë
Pikon shpresë në vesë mëngjesi, lule më lule vesë pikëllimi,
pikon vesa përmbi vesë, në lule toke, në lule hëne, e lule diell, si
lule yjet, në lule qielli
TE TI VIJA PËRDITË
Përditë vija te ti, të isha më pranë
me dëshirë e me gëzim të madh
sepse ti shkëlqeje si zjarr i zemrës
dhe lëndohesha përditë në pamjen tënde
dhe vija me plagët e dritës, si tani, si druri i etur
E ti largoheshe larg, shumë larg,
dhe pikoje dritë në shenja të dhimbjes,
dhe ndizeshin dhe shuheshin pa pra
si xixëllonjë e natës ishe sipër arave me grurë.
Kërkoja me fanar të të gjeja vetëm ty
dhe vetëm ty të lutesha, nën dritën e syve të zemrës
si në tempullin e të gjitha dashurive,
të kaltërsisë qiellore, e në ngjyrën e verdhë
te blerimi i kodrave dhe mbi thepin e shkëmbit.
Përditë të vija më afër, më pranë teje doja të isha përditë
si një pasqyrë të dytë ku mund ta shihnim njëri-tjetrin
ku mund të flisnim dhe mund të luteshim bashkë,
si xixëllonja që duket dhe humb në flakën e vet përsëri.
Oh, ti je si drita në erë të mbrëmjes
dhe unë vrapoj pas teje, pas zjarrit që e bartte përnatë
mbi fusha të gjera me grurë, mbi drunjë dhe mbi gjethe
ti je më afër se hëna, sepse pranë duarve të zemrës bart zjarrin
tënd
Ti që afrohesh dhe largohesh pa fund dhe unë lutem për ty deri
në ag.
TEJ MITEVE
Tokë e rrafshtë, e gjerë
me lugje, me hone,
me brigje pa fund
e një lumë rridhte si koha
pranë një ndërtese të vjetër
prej gurëve të rëndë
përzier me dheun prej bote
si n`rreth t`oxhakut
e gurët nxeheshin si zjarri
e ftoheshin si faqja e hirit
dhe vlonin kohë brenda dhe shekuj
si një pikë uji i njelmët në sy të flijimit
si një pikë uji të ëmbël të lumit të qetë
si valë trishtimi, si melodi stinësh
si vetë notat e tingujve të zemrës së mallit
si një pikë vese nga gjiri i nënës
në dorën e zgjatur të pritjes së kohës
si zogu i ringjallur, kur do të pikojë takimi i një dite
si gjirit të saj dëshira, jeta dhe sytë e të birit
dhe brigje dhe këngë dhe jehonë dhe zana
dhe pika uji dheu bote të mirë,
në guret mbi shenjat e dhimbjes
tej miteve janë të gjitha trishtimet,
të gjithë gëzimet, të gjitha fitoret,
të gjithë motet, tej flijimeve, tej hirit, tej zjarrit.
Tej dritës së parë të agimit të kohës,
dhe muzgjet janë kujtesë e ditës,
dhe varur si mbrëmjet në vigun e miteve,
e tej tyre janë gurët në dhimbjet e fjalës dhe flijimet
PËRDITËSI`RITMI
Përditë e njëjta dashuri,
përditë e njëjta fjalë.
E njëjta dhimbje në sytë tanë
si përditë, një boshësi në zemër.
Një lot kujtimi, në një lot gëzimi,
dhe djalli dhe engjëlli krah njëri-tjetrit.
E përditë një shpresë e re dhe një e thatë si dega,
një gjeth që bie e një që fluturon në erëra.
E ti thua përditë është e njëjta gjë,
përditë i njëjti ritëm, i njëjti shikim,
dhe si përditë s`ka ardhur te ne ndryshimi.
Dhe lulja s‟u rrit, përditë ti thua se mbeti si dashuria e njëjtë
dhe vyshket e çelet prapë për t‟u vyshkur.
I njëjti hap, i njëjti ritëm, e njëjta ditë
vetëm një gjë tani e dimë të dytë,
se përditë po shkojmë kah perëndimi
dhe sytë tanë andej na çojnë,
dhe zemra jonë po ashtu të njëjtën fjalë e thotë.
Dhe ditët tona çelin, duken dhe perëndojnë,
si sytë tanë, si dashuria, si jeta, si vetë bota jonë mbi ferra,
si vetë zjarri ku shuhet dhe prej hirit ndrit përsëri.
A s`të duket se përditë diçka po ndryshon?
E përditë s„është asnjëherë e njëjta gjë,
e ne na duket kështu, sepse ashtu është,
te ti dhe te unë, boshësia e syve të zemrës.
E shpirti ynë ritmin s‟e do, as përsëritjen,
sepse ndryshimit ajo shkon si valëz deti pa pushim,
në atë që s‟është kurrë si dita e njëjtë.
Dhe ne nuk e ndjejme se po perëndojmë,
si të gjitha gjërat e jetës dhe të botës së ftohtë.
E do shuhemi atje në perëndim, si përditë, ditëve tona.
Dhe më thuaj tani, a s‟është si përditë te ne të dy ky ndryshim,
si buzëve në shkëlqimin e diellit
t‟u u varë si vathët e jetës, të dy pas shpinës së natës.
NJË LULE-ÇASTI
Një çast ishte buzë lumi,
në ujë një syth sa filloi të çelë,
ngadalë e në ngjyrën e gurëve,
t‟u u rritë e tuj u ndritë.
E vogël nën valët e ujit,
vjen t‟u u rritë t‟u dalë nëpër valë,
e vala në valë e lumit të bardhë.
E lulja i hapte petalet e reja,
e nën diell merrte ngjyrën e kaltër.
Nën ujë ishte në ngjyrën e gurit,
e pranë dheut ishte ngjyrë e blertë,
buzë mbrëmjes ishte ngjyrë e purpurt.
E në mëngjes ishte petale shtrirë
në dritë të bardhë,
si lumi rridhte, si vala në valë
e ngjyra e shkumës ishte e saj.
E shtatin e rriste si zambak i kaltër,
e sipër buzëve sythit të blertë
e puthte të kuqen në rrezeqiell,
e vetë si hëna strukej e brishtë,
dhe hija e saj, ndriste n`qerpik,
e qerpikut pikonte vesa në dritë.
Një çast ishte kur lulja u ngjiz,
në lumin me valë e në ngjyrë të gurit,
po çilte, po rritej në ngjyra t`ylberit.
Duke u kthyer si harku në skaje të jetës, lart sipër reve,
në ngjyrat e saj duke ndritë si premtim në shtatë vija të qiellit
SHTIZA E FJALËS
Një fjalë
në gjethin e vjeshtës.
E një tjetër fjalë
në gjethin e blertë.
E një është
në flamurin tim,
me ngjyrën fisnike
të vjetër sa motet,
dhe të pluhurosur.
Në shenjë ngushëllimi
të kohës,
e ulur, e leckosur
atje sipër është,
në gjysmështizën e Fjalës.
Te thepi i gurit në mal,
te dritarja ime,
sipër udhëve,
valëvitet fjala,
me erën e blertë.
Si ëndrrat e gjelbërta,
në ngjyrën e kaltër,
në gjysmështizën e verdhë,
në cepin e dritës e në honin e kohës.
E PURPURTA
E purpurt si ëndrra
në dritën e hënës
e mira, e bardha
si sythe petalesh
gjinjtë e saj të butë,
dritësojnë të arta
Trupi i saj i mirë
nën dritë të purpurt
dritëson si lule
Një lëkurë e bardhë si sythe jete
një fytyrë e plotë në bukuri petalesh
në trupin e saj, si ndriste dashuria
Si një yll të shkrihej në gjinjtë e saj
si zjarri, si flaka në fytyrë të jetës
shtrirë si petale në ngjyrë të dëlirë,
si një lulemirë, n`dritën e hënë.
Nata po ikte në kujtim të çastit
po ndriste dita pas zhytjes së hënës
te mëngjesi i mirë pas natës së kaluar
e dielli po varej te kepi në shkëmb
e rrezja po e puthte xhamin e dritares
e ndriste lulemollën, e më pas ra dritë e saj në kopësht.
RRUGËT
Rrugët janë të gjata pa fund
rrugët e dritës a të territ
apo nën neonet e natës së gjatë
aty pranë lumit, pranë ujit, aty pranë saj
Dhe në udhë janë pothuaj të gjithë
e në rrugica të ngushta, si katakombe
dhe skaje tortuaresh, sipër gurëve
si udhëve të qiellit pa fill e pa fund
E lumi i mbledh të gjitha burimet
dhe derdhet në degëzime përsëri
nga guvat e errëta të tokës e shkëmbinjve
ecën koha nën dritën e yjve
Dhe pranë saj, sa afër jemi, sa pranë lumit
udhëve tona dhe të dytë te vetëm
si pranë dritares si lulja e mëngjesit
ku çel në pragun e dritës e në sytë e agimit
Dhe në rrugë, udhëve pa fund, si krejt jeta udhë
lugje dhe brigje dhe përrockat ku rrjedhin ujërat mbi gurë
e pranë ujit ka zogj, ka gjelbërim, ka këngë
si pranë dritares kur fillon dashuria të marrë një udhë
Te ajo pikonte vesa si në petalet e lules
e në xhame shikimi vjen duke u tretë
si vetë dashuria prej qelqi, si vesa, si mëngjesi
dhe udhës drejt yjeve po ecnim pa fund
Brigjeve të lumit, në valët e qeta e herë në rrëmbim
drunj, gjelbërim dhe shushurima zogjsh
nëpër barin e gjelbër shtriheshin krahët si në fluturim
shenjat e takimit, si dritat e neoneve, si vesa në zgjim
NË BUFENË E BOHEMËVE
Në lagjen e bohemëve
është një kohë e lëndueme,
në dashuri të përsosur si vera në gotë.
Si gota e qelqit, në shkumën e birrës,
si këpucët e tyre të arnueme,
si veshjet e vjetra me arna kohe,
rrecka në arnime dhe në dinjitet të fjalës.
Në diellin e tyre bohemët qeshin dhe ngrohen,
në qiell janë si zogjtë ku fluturojnë të lirë,
e në sqepat e tyre është luleqielli.
Atje ku dita kurrë s`perëndon,
e në shkëlqim janë si ylli i dritës.
Atje ku syri i tyre i sheh të gjitha lëvizjet
e ngjyrave dhe tingujt e harmonisë,
dhe ylberin e gjithësisë në te gjitha kohët.
Atje ku vetem lindjet përsëriten,
e ngjizen në fillime, vështrojnë
aty ku fryma e tyre ka emër lirie.
Aty ku koha është e lëndueme,
e në lëndime të zhytur thellë dhimbjes,
në kafenenë pranë birrës
e verën në gotë dhe në bekimin e fjalës.
Në këpucët e rënda e të përbaltura,
rrecka të rënda e në vuajtje të trishtë,
në përbuzje të vrarë ndër faqe të skuqura,
si rrecka këmishe në rrudhat si brazda,
si në kocka të gishtërinjve dheu i gërryem.
E në koken e tyre ka zjarrmi e djersë,
pije në dehje, fyerje dhe grushtime të rënda,
gunga kanë, në sytë e tyre, në fytyrë të tyre,
si në këpucë të tyre, si në duart e tyre, të rënda të ashpra.
E zemra e tyre është e butë e mirë, si qeshja e ëmbël e ngjyrave
të blerta,
si vuajtja e tyre nën peshën e kohës e të reve të qiellit.
Si vetë vuajtjet, në pengun e moskuptimit te jetës, të fjalës
si vetë thirrjet e tyre në dehje të kohës, të fjalës e të lirisë.
Ata flisnin nën zhurmat e pijes,
e si nuk i shihni retë e kohës sa të errëta janë,
O, të verbrit e jetës së mugët,
në dashuri të humbur si mbrëmja jeni
dhe si ditët tuaja pa sy thonin si vetë mosshikimi
e në errësirën tuaj, tretur përditë jeni buzëve të varrit.
E pas tyre është një tjetër dritë që shkëlqen një jetë,
dhe s`e shihni mbrëmjen, as yllin e mëngjesit, as mesditën,
as vijën e vuajtjes, as ndryshimin tuaj.
E ne si përditë jemi të dehurit dhe të nemurit e kohës,
si përditë të plagosur jemi, e në ndëshkimin e fjalës sonë.
E përditë të dehur duke u tretë si kënga e zogjve lart qiellit,
ne që bartim gurë të moçëm e të rëndë, të heshtur të fjalës,
ne që bartim kohërat bashkë dhe të gjithat i vëmë në një thirrje.
Ne që kurorën e heshtjes e kemi si varrin tonë, si qelqi ynë i
pijes,
si vetë vdekja jonë e përditshme në sytë e jetës, e në gjethin e
kohës.
Aty ku dashuria është përherë në blerim,
aty nën flamurin tonë të rreckosur, në dritën fitimtare të fjalës,
të kohërave tona të ardhme, të vetë njeriut të denjë,
ku fjala ndriçon në shkimin tuaj, mbi verbërinë e mbi retë e
muzgjeve.
E ne po dehemi pa u kujtuar për asgjë,
vetëm për dashurinë kujtimi ynë deri në amshim
e një gjethe po e lëmë dëshmi të jetës bashkë me fjalën.
Si sot e përditë buzëve të çara rrjedh fjala e kohës,
e ajo e përhumbur heshtjes si nën pluhurin e harrimit,
vuajtjeve tona të përsëritura, përbuzjeve, goditjeve.
E dritaret tona janë me njolla, të çara në fyerje të mbrëmjes,
Janë si retë e qiellit, si vetë rëndesa e ecjes në mëngjese.
E një erë e re do e heqë pluhurin mbi gur,
do t„i ndriçojë një ditë ngjyrat e fjalëve të kohës e të heshtjes,
e gjethi ynë do të ketë blerimin e syve te qiellit.
E flamuri ynë do të jetë si pranë gotës sonë,
si pranë varrit tonë që pikon prej qelqi
si fruti i jetës, si guximi i fjalës ku ndrit në errësim
mu si ne kur digjemi në dritën e lirisë e në bekim të fjalës.
Fjala e tij heshti në mesin e bohemëve të tjerë të lënduar,
e të zhytur në dhimbje si në flakën e zjarrit,
e bohemi në bufenë e lagjes po tretej në dehjen e tij,
si në pijen e freskët të birrës.
QYTETI PA SY
A ka sy qyteti dritaret kur i hap,
vesh a ka qyteti, veshët ku i mban?
Gojë a ka qyteti e fjala ç`emër ka ?
Kokë a ka qyteti, udhët ku i ka ?
Kopshtin dhe mëngjesin, vesën ku e mban?
Mbrëmje a ka qyteti, mbrëmjen ku e var?
Mëngjesi është pa sy, matanë perdeve gri
veshët i ka të shurdhët në gershetat lidhë
Gojën në vetmi, në heshtje duke u tretë
brigjeve ka gurë, faqeve janë shtrirë.
Kulmin në rrebeshe e kokën n`emergjencë
udhët s`kanë një dritë, as fillim, as fund.
Ku fillon kopshti e streha n`diagonale
n`horizontale të përthyer, n`vertikale të çalë,
Mbrëmja dhe mëngjesi, janë si perde gri
pa gojë është e pa sy, plot ëndrra në dëshirë
Mbledhur grushta-grushta nëpër kopshte shtrirë
Shenja në të gjelbër, shenja në blerim.
Vertikale e zymtë në jehonë e ngrirë.
Si degë është pa gjethe, qyteti ynë pa sy
si brigje te zhveshura - gurë varresh ne stinë
Te gurët në varre atje në lëndinë
një prag i jetës, një është në amshim.
N`qytetin e verbër, në udhët pa sy,
si degëve të vjeshtes, kur dënes vetmi
E një zog i qiellit është në sytë e erës
e një sy i ëndrrës në ngjyrën e blertë është në çdo fëmijë
VJESHTA
Moj e bukur, moj e mirë
si e more vjeshtën ti
krejt i more fryt më fryt
e i mblodhe një nga një
Një nga një në t`artat ngjyra
në shportë i vure bashkë të gjitha
sikur era që i merr gjethet e verdha
fluturojnë larg diku, si ndër lugje, si ndër fusha
Dhe s„i sjell me kurrë era, ato i çel vetëm pranvera
ato çelin sythe-sythe e në sythe në kurorë
Moj e bukur si lule
në gjoksin tënd ka fruta t`mira
në prehërin tënd je si vetë shporta
erëmira ngjyre dëlira, faqendritura e lëkurëbuta
Duart tua të praruara mbledhnin fruta, mbushnin shportat
e gjoksi yt sa vjen e rritet, edhe piqet, si ne prehër t`gjumit ndizet
duart e tua si degë t`kopshtit, fruta mbajnë, fruta këpusin
gjoksi yt mirë i mban, si dy drita, si dy sythe, si dy lulejetëmira
Vjeshtë në kopsht, vjeshtë në natyrë, vjeshtë te ti është moj e
mirë.
AI QE DHIMBJA
Din Mehmetit
Dhimbja e jetës e fjalës
brenga rinore si bregore,
si hone në mes të haresë
lëndimi i një çasti të një
mbrëmjeje të vonë
në tingullin e errësirës,
të errët si nata
e trishtë deri në vrragat
e lindjes të ditës së re.
Ai dhe zogu shpëtimtar,
sqepi dhe kënga e qiellit,
ai dhe syri i blerimit,
toka dhe vetë zemra e reve.
Ai dhe lumi me dallgët,
ai dhe simfonia e mbrëmjes
e natës, e mëngjesit.
Ai dhe fushat dhe kodrat e
qiellit të kaltër.
Ai dhe Arbëria lindur në një fat,
si toka nëpër mallkimin e shekujve,
si koha që po vinte në cicërima zogjsh,
ngadalë, me dhimbje dhe me lule të kuqe.
Ashtu si dhimbja e tij, në ashtin e lashtë,
si jehona sipër oxhakut dhe zogu i qiellit.
Dhe në tufa lulesh u shtri përjetë,
si petaleve në valët e lumit,
si Sizifi me një gur të rëndë
si një vesë që pikon jetë,
dhe një petale plot pikëllim.
Ështe me shumë se dritë, amshim e kujtim
14 Nëntor 2010
PËRPRAGU
E shikoj dritën e yllit
para mëngjesit
E në mëngjes vesen
që pikon në gjethin e kopshtit
si gjurmë e natës
në rreze qelqi të agut
Dhe dita përshkohet pa fund
si lartë qiellit
si fusha e gjerë në sy të vjeshtës
E në vigun e syve palos retë
në ditën me mot të mirë e me diell
E pasdite atje te bregu
shkelqimi i diellit lë gjurmën e mbrëmjes
KËMBANA E FJALËS
E vetme si një sy, te balli n`obelisk
sipër mes qytetit, lartë si një orë,
si tingull i qetë herë si përmendore
aty sipër varrit,
herë si këmbanë e heshtur
pa zë është në pikëllim.
Është vet varri i kohës,
ështe vet gurë i varrit
në akrep të orës qëndron
zog i kohës
Është këmbanë e fjalës
është goditje e heshtjes,
është vet zë i saj
në fërshfërinë e erës
Hije e zogut është si në pupla qielli,
si në zë të kohës, e në dritë të syrit.
Sipër n`obelisk si n`akrepat t`orës ,
n`cicërimë të kohës ku udhët fillojnë
ku udhët s`perëndojnë
Është këmbanë e fjalës, është goditje e heshtur
është akrep i orës,është në zë të erës
është në sy të kaltër,
është në këngë të kohës është jehonë e orës.
SHEGA NË KURORË
N`shtat të bukurisë
si valëz deti je
mori lule-shegë
mori lule-mirë
N`yllin e qiellit
shtati yt u rritë,
ftyra jote ndritë,
fruti yt u lidhë,
ylli yt u ngjizë.
Fruti yte u rritë
fryti yt u poq
shportën e kërkon,
mori lule-shega,
ti që na erëzon
Fytyra të gezon,
fryti të erëzon
si valëzë nën lule
që s`mbaron dot
as për një motmot
Sa e qeshur je
shega faqe kuqe
shega mori lule
ti që ndritëson
ti që s`perëndon
Në gëzimin tonë
qëndron si përhera
Mori je si drita
mori je si jeta
Fruti yt ti je
e ngjizur në yll je
e bekuar je
mori lule-shega
SELVIA
Një vij ish te bregu
Një vij ish te qielli
Një shkrepje vetëtime
Një dritë pas murmurime
Te Selvia binte
Te ajo vija linte
Te e blerta humbiste
Selvia trupgjatë
Selvia truphollë
Selvia gjethonte
Selvia bleronte
Në trupin e saj
Ishin tri vija
Njëra e blertë
Njëra bojë qielli
Një vijë vetëtime
ndriste ne mes
Në gjethet e saj
vesë pikonte qielli
ish pikëllim i saj
në ngjyrën e blertë
vetëtima ndriste
shkëlqente si përqiell
kur i ndante retë
pikonte sikur vesë
si vija ish në breg
si vija ish në qiell
si vesa ish në gjeth
Në trupin e saj
Në ngjyrën e saj
Në pikellim të saj
Pikon loti i saj
Pikon dritë e saj
Pikon mall i saj
Pikon fjalë e saj
LULESHEGA
Luleshegë, moj luleshegë,
kurora jote çelur si përherë
Në fusha të gjera e këtu te dera
vjen si era, me buzë të qeshura
E në sy plot dritë si behari çel
si mëngjesi ndrit, në blerim si sytë
Frutin e ke lidhë, moj luleshegë
në ëndrrën e yllit që vjen si ngaherë
Kur na çel ti lule, kur na vjen pranvera
ai të pret te dera, te kurora jote, kur çelë si përhera
E ti më je si një e butë pëlhurë
si valët e detit që s`mbarojnë kurrë
Je si era, si puhizë e mbrëmjes,
nën yje të qiellit, syri të ka nxënë
ti je si përhera valëzon si hënë,
syri të praron si valëza në valë
Moj shegë e mirë, moj shegë e dëlirë
në kurorë ti ndritë n`yllin e jetësisë.
E MIRA MOJ
E mira moj, lule moj,
ke çelur oj, pranverë është moj.
Kush të mbolli oj, kush të rriti moj?
N`kopësht të dashurisë,
për sy të djalërisë.
E mira oj, ti lule moj.
Syri i djalit oj, kur të pa moj,
Si një kumbull oj, kurora jote moj,
ngjyra jote oj, trëndafile moj.
Shikonte për dhe oj,
gjelbërimin e barit moj.
E mirë oj, lule moj.
Petalet e tua oj,
Shtrirë qiellit moj,
Pranverë e bukur oj, lule moj.
PIKON NË VESË
Pikoj njëherë
jetë në ndjenjë.
Ajo u tret si në vesë,
pikonte dhe shkëlqente si sytë.
Ndjenja i rrëshqiste në shikim,
bleronte si ëndrra, si natyra,
në krahët e qiellit të kaltër.
Në këngën e zemrës, në gjethin e erës,
si pema në kopësht, si ngjyrat e stinës
Pikon dashuria, përditë si mëngjesi,
në vesë të bardhë, në udhë, në kopësht,
në lule, në dëshirë.
Si pika e ullirit, si vera e hardhisë
prej ngjyrës në ngjyrë n`dritë, n`dritë
krejt dashuri, krejt kaltërsi.
Blerim nën zjarr e tym mbi re
dhe yjet e natës i var në hark.
Si farkëtari u jep shkëlqim,
në vesën e jetës i shkrin i ndrit,
I ndrit, i shkrin, përsëri,
në kaltërsi e në blerim.
ATY KU MIZA BREN HEKUR
Mall i mallit,
dryshk i zemrës.
Shumë herë
ma i hekurt se hekuri.
Disa herë ma dryshk
se dryshku.
Sa tri bota bashkë,
s`rëndojnë më shumë
se malli i saj.
Nuk e zë vendi vend,
i pavend.
ku të shkojë, në askundvend.
O, dryshk i dryshkut,
n`dryshk të kohës,
mall i saj.
Qershor, 2007
VEÇ NJË ÇAST
Ishte gjithçka një fillim
Çasti i fillimit të përjetësive
si rastësisë rrjedha e ujit
në gurishtet e malit
në shtratin e drurit
lugjeve të blerimit dhe erërat
në shtytjen pa formë
ngjyrat si prej erërave përbëheshin
në dritën e jetës
si nga hiçi asgjëja qiellore e nga pluhuri
prej dashurisë morën formëm morën përmbajtje
e qenia ndjeu hapin, lëshoi tingullin
në gurin kumbues vesa e parë e jetës
dhe varri i kohës
dashuria ndriste në themele, në rrënjë
pikëllimit rridhte fjala, vaji ngjyra e qenies
dhe hapat e gjurmëve të rrjedhës
ku fshihej zjarri në driten e përmasës
dhe nga yjet si hark ngjyrat e qiellit
i puthnin brigjet
dhe qeshja e njeriut në fytyrë
në tokën që mugullonte gjithçka nga brishtësia
uji si dashuria nëpër gurë zbriste
në shtratin e drurit të përjetësisë se blertë
e zogu hënor me flatra të arta përshkonte erën
në vija të dritës, në yjet e natës e në varrin e jetës
Në honin e hënës ngjyrat e qiellit puthnin brigjet.
PËR NË PËRSOSJE
Njëherë ishim të përsosur
në fjalën hënore të Lirisë
të yllit e dritës se diellit n`shkëlqim
Njëherë moti ishte dashuria si buka e plotë
e pjekur në prush të shekujve
dhe nëpër hirin e moteve të lashta
Njeriu, Liria dhe hija e tij hënore
Në një kohë të mallkuar ishte çasti i rrënimit
dhe perandori i barbarëve atë çast erdhi
Dhe njeriu ynë e humbi kuptimin e jetës së lirë
ne dhe liria u plagosem barbarisht
dhe shkëlqimi u zbeh në kodrat tona
e që atëherë u bëmë serioz
fisnikërinë e ruajtëm bashkë me ëmblemën
përgjumjen e fshehëm nën kujtesën e lashtë
se pushtimi ishte i gjate dhe ritet tona ishin njerëzore
dhe lumi ynë ecte në degëzime
dhe dashuria s`humbi kurrë si vetë drita si dielli i jetës
dhe lumenjtë u pagëzuan në fatin tonë
sepse ishim të një moshe me gjithë natyrën
dhe të shtrenjtë e kishim shkabën dykrerëshe
tej miteve ishim dhe asgjë prej nesh s‟po perëndonte
vetëm liria s„ ishte si dikur
nëpër errësirë e bartëm ne ashtin tonë
e në asht ishte lumi dhe dashuria
fati dhe mosvdekja jonë
e lirinë e kishim në honin e bardhë të zemrës
dhe u dashuruam në të përgjithmonë
mbi të gjitha vdekjet, mbi të gjitha humbjet
dhe perandorët e barbarëve s„janë më në kohën e tyre
dhe s`janë më kurrë perandorë si dikur
dhe ne dhe shkaba e përjetshme
Liria jonë ishte plisi, ishte burimi,
ishte qenja hënore e shkabës
ishim të gjithë një eshkë si kandili,
mbi perandorët e vdekur
mbi errësirën, mbi frikën e vdekjes dhe mbi mitet e kohës
Gjergjin e kishim t`rilindur në Mesjetë si sot në kalërim të
shekujve
dhe ardhmëritë tona të pasosura si dashuria e jetës,
Atdheu dhe drita mbi eshkën tonë si kandili i Lirisë, drejt
përsosjes.
DRITARJA
Asaj dite ajo ishte ndryshe
si pëftim i një drite të qiellit
para syve ishte si shiu i mbrëmjes
e pas shiut si harku që lidh dy brigjet.
Dritarja ndryshe ishte asaj dite
Si s‟kishte qenë kurrë më parë
Gjithçka sikur ndriste
Prej asaj dite ajo ishte gjithçka
as ballkonet, as shtëpitë, as lagjia më s‟ishte si ajo
as një ngjyrë e qiellit s‟ishte më në fuqinë e zemrës
E në sytë tanë dritares e shihnim fytyrën e saj
LULJA E VERËS
Lulja e verës
është stina e diellit,
kohë e pushimeve.
Hareshëm buzëqesh
Atdheu,
si dielli në tokën e mirë
të ngrohtë.
Në gjelbrimin e barit
shiu i imët,
në dashurinë e lules së verës.
Mirësi e erërave
ngjyrë e butë, e mirë
e freskët si mbrëmja,
e purpurt si dita e ngrohtë.
Pranë detit në ngjyrën e ujit
Lulja e verës,
Si ne gurin e kripës, erërat dhe pikëllimi,
si pishat në tokën e thatë,
në ngjyrën e vjetër,
në lashtësinë e kohës.
Në stinën e bregut të diellit,
n`etje të zhytura janë
në krahët e kripës së heshtur.
E kaltër është pasqyra e valëve
si brigjet e reve të qiellit.
VJESHTA
Vjeshta verdhushe,
stinë e pjekurisë.
Ku mblidhen të lashtat,
dhe frutat erëmira.
Ca radhiten në shporta,
e ca pikojnë si vesa.
E pemët i lë të zhveshura
era i merr me vete
duke i tretë një nga një
gjethet e verdha
II
Ngryset nata
dhe vjen mëngjesi,
ngryset dëshpërimi,
vrapon gezimi,
pas një vdekjeje
vjen një jetë,
shkon një stinë
e tjetra vjen,
shkon e vjen
e vjen e shkon
stinë më stinë
e vit për vit...
ikim ne
të tjerët vijnë
çdo mëngjes
është një gëzim
e çdo mbrëmje
lind një shpresë
për ditë të re
me hare.
NË TINGULLIN E KITARËS
Si një pikë e shiut kur pikon prej qiellit
dy tinguj në dy pika të tjera uji
tre tinguj ishin, një ritëm i shiut të mbrëmjes
më pas pikat shtoheshin njësoj dhe rrëmbyeshëm
Përmes ritmit si drita në vetëtima të erës
në bubullimat e shiut të imët kur e humbnin tingullin
e mbrëmja merrte zjarre si në zemrën prej mëndafshi të mirë
në këngën që fluturonte si qetësia pas shiut
Kitara si vetëtimë e tingujve, në ritëm, t`harmonishëm
nën strehën e kulmit s`po ndihej më rëmbimthi furia e erës as e
shiut
partitura në melodi në lojën e ritmit
Një krijim në ndjenjë si natyra e dashurisë
në një çast të përjetimit të këngës së mbrëmjes
në shpirtin e saj të virgjër, ku treteshin tingujt në zgjim vetëtimë
e më pas kur qielli merrte trajtën e përsosjes së heshtur
E kitara në telat e saj, n`melodi ndritësonte hareshëm sytë e
mbrëmjes
si në fluturim zogjsh, tingujt dhe zemra në sytë e saj
ishin vetëm shenja të një kënge të vetme,
në çastin e një mbrëmjeje që kurrë më s`perëndoi.
PËR TY MIMOZA
(Mimoza A...., poetes dhe shkrimtares së mirë)
Për ty poete Mimoza
si një lule e rrallë në shkëlqim
që çel në dimër.
E vera e brishtë, e mundimshme,
e revoltuar qytetin e zgjon,
shumë para agimit të ftohtë.
Halucinante s`duhej të ishe.
Ti grua e kohës që herr mjegullën.
E tymit mbytës të kafenesë ia hap dritaren.
Aty ku mikun e shikon vërtet në sy.
E kur fillon të përhumbesh kujtimeve,
të përëndërrta,si petaleve të lulemimozës,
udhëtimi yt.
Aty ku gota me verë harrohet në kafenenë e qytetit pa emër.
Aty diku në Tiranë a në Vjenë,
apo në qytetin e hardhive të Ilirisë.
Ku ta dimë!
Halucinante s`duhej të ishe.
E ftohtë si lulja e dimrit, në përhirtjen e hershme,
revolta dhe brishtësia në zërin thirrës.
Stinëve të vitit dhe vera e plogështive të tua.
Në ngjyrë të fjalës, si në margaritën e bardhë.
E ti Mimozë e zgjon qytetin herët,
shumë më herët se agimi i ftohtë.
Pse halucinante s`duhej të ishe,
as ecjeve rreth Lanës, e sheshit të qytetit,
as në rrugët e shumta.
Ti, drejtuese e varkës sipër shtërngatash,
si mjellma e liqeneve të hijeve të natës.
E kënga nëpër tingujt e kitarës, e ka ngjyrën e dhimbjes sate.
NJË NATË E GJATË
Më the të prisja në bregun e diellit
ishte mbrëmje e vonë pa hënë
gjethet luhateshin lehtë-lehtë në erë
pritja e gjatë si një shekull i rëndë
Edhe ti ndoshta prisje në rrugën tjetër
në shekullin tënd të natës pa fund e të verbër
të dytë mbase s„e shihnim pikëtakimin
unë këtej rruge e ti pak më tej, në anën tjetër
Ne nuk u pamë aty atë natë,
as hëna nuk doli në qiell
yjet atje lart s‟i shihnim dot
e frynte një erë e një nate me terr
Gjethet ishin si vera e etur
sipër drita e hënës, në pritjen tonë
e në mes rrugëve në natën e verbër
ishte dashuria,
po ne s`mund të shiheshim atë natë
NË KOPËSHT
Kam vizituar
shumë kohë më parë,
një kopësht drunjësh
krejt të thatë.
Nëpër degë,
kishte shumë gjuhë,
në fjalët e tyre rrinin varë,
luhateshin si nëpër litarë.
E bredha kishte shpatit aty pranë,
ku s'kishte as barë,
hone etjesh ishin e zhyteshin dalëngadalë!
PËRDITË
Ne përditë
vijmë në moshë,
e kohën çast më çast
e lëmë pas.
Ajo ik trokon me vrap,
si kandil i ndezur n`erë.
Është kujtim, e na vjen pas,
flakë e tij e zbehur ndrit,
ditë përditë,
atje lart, thellë në erë.
Lart e thellë atje në qiell,
si gjethi t‟u u tretë,
n'krahë të lehtë, në ngjyrë të vet.
NË KOPSHTIN TËND
Në kopshtin tënd ka lule plot
zgjatma dorën oj, ma jep një lule moj.
Në kopshtin tënd pemë me fruta plot,
zgjatma dorën oj, ma jep një mollë moj.
Në kopshtin tënd, ka kumbulla shumë,
zgjatma dorën oj, ma jep një kumbull moj.
Në kopshtin tënd, oh sa shumë ka ftoj,
zgjatma dorën oj, ma jep një ftua moj.
II
Pse të jap një lule, pse të jap një mollë,
eja ti këputi, preki vetë me dorë.
Pse të jap një kumbull, pse të jap një ftua,
eja vetë afrohu, preki ti me duar.
III
Unë do të vij e do të të rrëmbej,
zgjatma dorën moj, pakëz më ndihmo,
ma largo këtë ferrë, të t`afrohem moj.
E në kopshtin tënd ne do të këndojmë,
këngën e kurorës, kurorë e mollës moj.
TË PRISJA
Në qytetin e zambakëve,
me rrugë të vjetra, sa vetë kohë e tij.
me gurë të vegjël, të ndritshëm si xixa farkëtari,
nën hapat e ecjeve,ndihet melodi, si nëpër tinguj të rinj.
Unë të prisja Lira ditën e hënë
në mbrëmje te ura.
E ti nuk ishe.
Të prisja të martën, te krojet mes sheshit,
e yjet e mbrëmjes ishin të ftohtë.
as aty nuk ishe.
Të prisja t`mërkurën te dera e kështjellës
sokakut se shihja as hijen tënde,
nëpër erën e mbrëmjes shushurimë zogjsh
vetmitarë dëgjoja.
Të prisja të enjten te shtëpia e vjetër,
shëtitores ecnin njerëz pa fund,
e zëri yt s`ndihej, përveç gurgullimit t`ujit
grykës së malit se si rridhte.
Të prisja të premten aty pranë kinemasë,
nën dritën e neonëve, shikim i verbër.
E ty s`të shihja më askund.
Të shtunën të prisja, atje te teatri,
ishte natë e gjatë që s`mbaronte kurrë.
I shikoja ballkonet me lule, nën qiellin e ftohtë,
As aty, Lira ti nuk ishe.
Ah, ditën e diel unë s`të prita më,
një ditë krejt e purpurt,nën shpresat e vrara.
Në kafenenë e vjetër të qytetit tonë,
atje thellë strukur në qoshe rrija,
si një dashnor i përhumbur n`mendime.
Dhe pija verë të vjetër prej rrushit të kodrave tona
në kujtimin tënd sa shumë gota zbrazja.
Tërë lulet e botës do t‟i lija,edhe për njëherë të vetme,
ashtu si në atë pamjen e dikurshme të të shihja.
Të prisja përherë kudo, në qytet,
e ti askund asnjëherë nuk ishe.
Lulet në ballkone më si shikoja,
se në pamjen tënde, asnjëra më s`ngjante.
E DASHUR
E dashur,
tërë natën ke fjetur e qetë, e heshtur.
Pamja jote e verdhë, e zbehtë dhe duart e ftohta.
Kaq hijerëndë më je,
kurrë s`të kisha menduar më parë,
kështu në gjumin tënd të përjetëshëm.
Si pemë e vyshkur.
Pamja jote dëshmi e jetës,
Kujtimi yt i ftohtë, ashtu i heshtur rri,
si nën zjarrin e shuar pamja jote e hirtë.
E ti fle e shtrirë kujtimit të humbur,
si në ëndrrën e paramëngjesit
e mpirë të moskthimit,
e ngrirë, e shtrirë e zbehtë.
E dëshirat nën fytyrën e verdhë, rrijnë të fshehura,
të një kohe tashmë të fikur.
Tani malli im udhëton si varg i zgjatur pas teje.
E kopshti ynë është boshatisur,
përherë do të ma thotë ikja jote.
Atje ku do tretësh ngadalë-ngadalë në pëlhurën e gjumit,
e unë në kujtime shpalos pamjen tënde.
Ti një natë të errët, ishe ngjizur në jetë.
Dhe kështu po në këtë natë të njëjtë si atëherë,
në shtrat, në dhomë pushove përgjithmonë.
E në mëngjesin e ri, ti s`do të jesh më.
në vendin ku uleshe, rri kohë e së djeshmes
aty ku sytë e tu morën pamjen e varrit
si perdja e grisur e pasqyrës.
HIJA E ZOGUT
Pranë burimit
shelgu
në tri kurora
sipër ujit hija e tij e freskët
Puplat zogu
i ka lënë shenjë
në ngjyrë të ujit
kur çastit të tij fluturoi
stinës së përjetshme
E zërin e ka
në fërshfërimën e erës
melodi e përsosur është
e fushës e malit
E në shkëmb
ca pika të plagës
gjurmët e tij
në ngjyrë të fluturimit
të lartësisë qiellore
I kaltër është si uji i burimit që rrjedh
shtratit të hijes së tij të purpurt
nëpër freskinë e erës
të tri kurorave të shelgut.
TRINITETI YNË KOMBËTAR
I gjithë shqiptarëve, i gjithë brezave,
që kaluan dhe mbijetuan në shekuj.-
Në emër të
Atdheut tonë të shenjtë
Gjuhës sonë të artë e të bukur shqipe
flamurit tonë të përjetshëm të Gjergj Kastriotit
Pastë Bekimin dhe Uratën Kombi ynë i mirë dhe fisnik për
gjithë jetën!
Amen!
40.
Ne e sotmja
S`mund të jemi e djeshmja
s`mund të jemi e nesërmja
ne jemi e sotmja e përditshme
fillimi i jetës, e sotmja
në të sotmen lindja
jetojmë të sotmen
në të sotmen është
vetë vdekja
Ne s`jemi dje as nesër
jemi sot
e tashmja e përhershme
jeta dhe vdekja e tashme
s„ka kohë tjetër
as dje, as nesër
kujtimi është i së sotmes
për atë që ishte e sotme
ëndrra është për atë që duhet të jetë
në të sotmen e tanishme...
AI
Ai, i dehur, zhgënjimit të tij i fliste
thoshte dehje edhe sytë i kishim
tani përhumbjes rrëshqasim
për të dikurshmen fliste
pa pushim, krejt i lodhur
i vishej fytyrës së tij një gëzim
i lehtë i etërve
si pelhurë e ëmbël e ngrohtë
e më pas zbehej në të ftohtë
herë-herë si vetëtima vezullimi
i vinin prej shikimeve të tij
si para bubullimës që duket e humbur
fshihen nën qepalla të thella
ashtu ai ecte ngadalë i lodhur
belbëzonte fjalë ndër dhëmbë
duke ecur këmbë më këmbë rrugës së gjatë
fliste me mirësi udhës duke u tretë
si qiriri i kuq i tëri dukej
si vetë zemra e tij ngjyrë e kuqe
shpirti i tij i bardhë si drita e jetës
si flakë n`fitil digjej përditë
e shkrihej nën zjarrin e tij, qiririt të kuq i papërmbajtur
si shirit erës i linte pas shenjat e jetës në stinën e tretë
në pëlhurën e grisur me ngjyrën e hirit
si nën ngjyrën e zjarrit të heshtur
aurorës së saj të stinës së zbehtë
e shikimi i tij shëmbëlleu duke u tretë
për herën e fundit
në ngjyrën e lules margaritë
në kurorën e saj përhumbur
I la gjurmët e tij si në gjethet e verdha të erës
HERËN E FUNDIT...
Herën e fundit
fqiun tim të plakur e pashë kur ishte
i ulur në stol para ballkonit
aty në kopësht të pemëve pa fruta
pranë shëtitores së gjatë të ngushtë
Ulur dridhej i tëri dhe mbahej
në shkopin e tij të drurit
ishte mëngjes dhe plot gjethe të verdha
të rëna në stol te këmbët e tij e rreth e rrotull
e gjelbërta s„ishte më, as aromë e frutave s`ndihej
E ai fliste ngapak, ngadalë, fjalët e tij të rralla
lëkura e ti si nur fytyrës me rrudha
me plot grimca kohe të së shkuarës
kujtimet e tij si valë rridhnin
pamjes së lodhshme si një gëzim fëmije
Të holla sa vinin shpresat e shkonin humbur shikimeve
në sytë e tij të shterur si guva të thella
e mjegulla e mëngjesit ishte pa dritë
në buzët e paradimrit ai dridhej si gjethi
nën mjegullën e mugët me pamje hiri
I lageshin flokët e pakta të bardha,
lot qerpikësh fshinte dhe fërkonte duart
Ai filloi të ecte më pas rrugës së ngushtë
ngadalë i kërrusur mundimshëm
i vetëm ishte si nëpër mjegull i humbur
atje për te kopshti i vyshkur i qytetit
ku shkonte për çdo javë
prej nga s‟u kthye më kurrë
Pas tri ditëve kuptuam përmes gazetës
atje ai tani pushonte i qetë
pa kurorë, pa kujtime, pa lule...
Një jetë e tërë si një hark vetëtime
që vjen nga qielli me vrap, e dritë e tij
shkon duke humbur, duke u shuar në thellësi të tokës.
***
(Ajo ishte dita kur filluam ta mësojmë kuptimin e vërtetë të
errësirës)
LULE DHE ZOGJ
Lulet e majit, kurora ndër stinë
me ngjyrën e kuqe,
në shenja kohe janë,
te koka e heronjve,
dëshmorëve e martirëve,
përulen sipër tyre
dhe i kujtojnë me mall.
E zogjtë me erën
pranverave kur vijnë,
ndalen aty pranë
dhe u thonë ca fjalë
me dhimbje për ta,
rrezet e mëngjeseve
te ju, te ju janë.
E ca të tjerë vallen
hedhin nëpër re,
te ju s„ka dimër thonë,
te ju ka veç pranverë.
Në vjeshtë zogjtë largohen,
kujtimin e lënë në erë,
për ta si një shenjë.
E lulet aty treten afër
të rënëve pranë e pranë,
në stinën me vjeshtë.
Për të çel përherë,
në prill e në maj.
Kur dhe zogjtë kthehen
me këngët e tyre,
me shumë mall
n`kujtimin për ta përsëri
UDHËTARI
Udhëton i vetëm nën yjet e natës
shtigjeve në fusha dhe në brigje
te lumi herë-herë vetmitar i këngës
si te liqeni me cicërima zogjsh
në puhinë e erës si gjetheve të verës
Udhëtar i vetëm si vesa në tingullin e mëngjesit
në krejt kujtimet bashkë në një dritë
si hëna në fanar brigjesh e dete
si fiku në kopshtin e vetëm
si kurora e mollës pranë lulepjeshkës
si në vijë të dritës në harkun e qiellit
nëpër retë e zymta ku shtrihen si nën prarim të diellit
MBRËMJA ME TY
Si vetë gëzimi ynë
i paharruar dhe i bukur
natë e ëndjes për në mbamendje
si nata nën dritën e kandilit
të dytë ishim në harenë e takimit
në fjalën tonë të heshtur
në zërin hyjnor në rrahje zemrash
dhe buzët tona vdisnin në harrim
si kandili errësirës në mbrëmje
me dritë të heshtur përgjithnjë
si në heshtje dhe ndjenja e fjalës
E njëri-tjetrin e plotësonim të dytë
unë dhe e dashura si vesa qiellore
harmonishëm si hëna e plotë
lëkura si qumështi në zjarrin e hovshëm
si qelqi të ishe e tëra kujtim
e përflakur në dëshirën e takimit
e mbrëmjes i dhamë çastin e harrimit
U zgjuam dhe vdiqëm sa herë në njëri-tjetrin
dhe lamë pas gjithçka nga jeta
dhe hapëm në mbrëmje shtigje zgjimi
udhës tonë ta bartim njëri-tjetrin
sikur bekimin mbi mallkim
me dashurinë e pafundme
me kandilin e varur si hëna errësirës
E dritarja jonë po merrte formë
afshit të natës si pema e jetës
e tej xhamave ishte natë
dhe vetëm ne dritësonim nën kandil
të heshtur deri në dhimbje, fjala dhe gëzimi ynë
hareja në tik-takun e zemrave të lumtura
dhe shikimi ynë si vdektarët e heshtur
Edhe nata e heshtur ngadalë po rrëshqet
dhe dita po lind në majën e malit
e te kurorë e fikut po zbret rrezja e parë
dhe xhamat e dritares po i puth shkëlqimi i saj
PRISHTINA
qytet i shtrirë kodrinash
thellësi motesh të largëta
t`qytetit e kulteve nën rrënoja
shenja kohe, gjurmësh të vjetra,
pluhur e pëlhurtë në kujtesën e saj.
I zgjimeve të reja nëpër ditët që vijnë,
sikur shiu që pikon në kohën e vet,
pellgje të vogla
pranë luleve i ujit,
e blirëve u jep jetë.
Dhe kohën stolis me gjeth të gjelbër
me shiun e stinës,
blerim shprese n`aurorë të artë,
për të nesërmet që nuk perëndojnë.
Me ëndrrat e kohës, këngë e saj,
kujtim i pashlyer në dashuri të pafund.
Në udhën e blirëve kujtimi i lirisë,
n`shenja të skalitur me vitet e shkuara
përpjekje e parreshtur udhës fisnike.
Prishtina e të rënëve n`flamur të jetës,
n`kuptim të dinjitetshëm të shpresave rinore.
Për n`agimet e mëngjeseve prore.
TI ZOG HYJNOR
Ti je si lule
fryt i saj
i veshur
me petale
trëndafili
në hapësira të jetëve,
që kur filloi
koha të rrjedhë.
I lashtë sa vetë toka,
lindja jote
e frymës qiellore
me ngjyrë
t`lule bozhurit.
Prej aty fluturon,
hapësirave të gjera
lartësive qiellore
atje sipër maleve,
mbi shkëmbinj të lartë
si kurorë e qiellit,
është pamja jote,
me krahët e tu
pushtuese e pafund
në frymë shenjtërie
e të gjitha moteve.
Ti Shkabë hyjnore
u bekove
në altarin e pavdekësisë,
ndër kohëra të rënda,
tragjike,
mes dhimbjesh,
dhe nëpër fitore.
Ti barte me vete,
vetë përjetësinë
qenien e jetës
të amshuar,
e dritën e saj,
n`pamje t`hyjnisë.
Ti zogu ynë,
dy krerësh
hyjnor i qiellit dhe tokës,
emblemë,
e praruar
n`eshkën tonë
të pafikur.
N`kujtimin sublim të lirisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhemajl Rudi: JU TË DY-poezi-
» Xhemajl Rudi:Dy poezi
» Xhemajl Rudi: -- Tri-Poezi --
» Xhemajl Rudi: Dy-Poezi--DORA--NE çASTIN E GJITHËKOHËSISË--
» Xhemajl Rudi: tri poezi-Puthje mbi gurë-Udhëve të malit-Si dikur të shoh pranë-

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi