Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemajl Rudi: Dy-Poezi--DORA--NE çASTIN E GJITHËKOHËSISË--

Shko poshtë

Xhemajl Rudi: Dy-Poezi--DORA--NE çASTIN E GJITHËKOHËSISË-- Empty Xhemajl Rudi: Dy-Poezi--DORA--NE çASTIN E GJITHËKOHËSISË--

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 1:27 am

Xhemajl Rudi: Dy-Poezi--DORA--NE çASTIN E GJITHËKOHËSISË-- 4445_1110381562956_1329386093_30495092_3861450_n

Xhemajl Rudi: Dy-Poezi--DORA--NE çASTIN E GJITHËKOHËSISË--


DORA

Dora e madhe,
e madhe dhe e fortë,
mbi supet e truallit pushon;
pushon dhe rëndon,
rëndon dhe lëviz poshtë e lart,
pak në të majtë e pak në të djathtë,
drejtpeshimin ia lëkundin gishtërinjtë,
kurriz i thyer apo i dërmuar
nga gjymtimi.
Dora rëndon në formë ledhatimi,
gishtërinjtë s`pushojnë,si lavjerrës ore,
e trualli i kalon duart në analizë rëntgeni.
Duart e mëdha,shuplakat të gjera,
këmbët prapa perdes nuk i shikon,
nuk i shikon se në ç`varre janë,
në ndonjë rrugicë apo asfalt.
Koka i zhurmon prej zallahisë,
dhe drita të ngjyrëta shikon.
Këmbët nuk i sheh,shikon duart,
rëntgeni pjesë-pjesë fotografon,
t`ia gjejë dhimbjet e t`ia pushojë me harresë,
harresa ta përshkojë
nëpër pjesët e truallit sipër,
dhimbjeve të mëdha
nën dheun e thellë,
shpresat e tyre ku ruhen.
E syri papritmas mes dritash shikon,
këmbanën kah bie diku lart
si lavjerrës ore sipër një lëndine.
Dhe fletët e njoma luhateshin
degëve të një peme
me hutinin e ulur mes tyre
pa zë e pa vajë.


NË çASTIN E GJITHËKOHËSISË

Në një ditë jave,
muaji e viti,
shekulli a epoke,
njerëzit njëherësh panë
në të gjitha mënyrat
nëpër mundësitë e tyre:
diçka u ra nëpër duar
rrëshqitur gishtërinjve,
dhe nëpër trup rëndesën
apo lehtësimin e patën
secili në veçantinë e vet,
në diellin e përzier me retë,
lageshin nga flokët e shi nuk binte,
rrugët e qytetit kishin forma të ndryshme,
zhurma e njerëzve ndihej së largu,
ecjet bëheshin si në ditët e akullit
dhe kërkonin ta zinin kuptimin
e zërit të pa qartë,
zemrat u gufonin me sferën e tokës pa mure,
e muret shkriheshin si dëbora,
dhe druri bëhej i pakuptimtë.
Në këtë ditë ishin të gjitha stinët,
dhe asnjërës s`i ngjante,
ashtu sikur njerëzit që s`ngjanin më
me ngjymtyrët e tyre.
Këtë ditë e puthën në shenjë
bekimi në tokën e ftohtë,
dielli duke kaluar reve pa shi,
njëherësh duke ia lëshuar
pamjen qytetit.
Qe,tani dukeshin varret,
rrugët,shtëpitë,
dyert me llozin varur
luhateshin si këmbanë,
dritaret dhe urat mbi lumë,
mbi kopshtet dhe oxhaqet.
Dhe sirenë e trenit ndihej
nën zhurmën e pazarit,
nën vapën e thatë
njerëzit përndizeshin,
e stinët binin
duke u veshur në gjithçka,
edhe nëpër njerëz,
si nëpër gurë frymorë.

Botuar më.2001.Tiranë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi