Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi: Lulzim Basha si bartës i një filozofie të re në politikë

Shko poshtë

Enver Bytyçi: Lulzim Basha si bartës i një filozofie të re në politikë Empty Enver Bytyçi: Lulzim Basha si bartës i një filozofie të re në politikë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 1:35 am


Enver Bytyçi: Lulzim Basha si bartës i një filozofie të re në politikë U1_EnverBytyci
Lulzim Basha si bartës i një filozofie të re në politikë
Nga Enver Bytyçi
Filozofët, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes, nëse të drejtat e njëiut duhen kuptuar si të drejta morale ose jo? Sipas tyre e drejta juridike, të cilës i ka dhënë dhe i jep përmbajtje politika, nuk është e mjaftueshme. Mjaftushmëria e të drejtave njerëzore plotësohet vetëm atëherë kur kjo e drejtë përceptohet dhe zhvillohet njëkohësisht si e drejtë morale, e drejtë për të patur dhe mbrojtur dinjitetin njerëzor, integritetin individual. Në këtë kuptim, veçmas pas vitit 1989 e drejta e individit është trajtuar dhe trajtohet nga shkenca filozofike si çeshtje e së drejtës ndërkombëtare. Prej 20 vitesh nuk shihen më vetëm organizmat ndërkombëtare dhe shtetet sovrane si bartëse të së drejtës ndërkombëtare. Bartës të kësaj të drejte janë tashmë njerëzit, individët, jo thjesht se ata kanë të drejtën për të ushtruar në liri mendimin dhe besimin e tyre, por edhe se kanë të drejtën të ruajnë dhe të mbrojnë dinjitetin njerëzor, vlerat morale dhe integritetin individual.
Shqipëria prej 20 vjtetësh është shkëputur de facto nga diktatura komuniste, më e egra dhe më e pamëshirmshja në lindjen komuniste. Por ajo ende nuk ka mundur të shkëputet plotësisht nga filozofia e së shkuarës, nga parimet, metodat, metodologjia dhe doktrina ideologjike e komunizmit dhe ende nuk e ka shndërruar dinjitetin njerëzor universal dhe individual në platformë të programit të saj të zhvillimit. Nëse gjykojmë nga ky këndvështrim, atëherë shohim se e majta dhe koalicioni i saj, i kryesuar nga Edi Rama, vijon edhe më tej t’i përmbahet konceptit filozofik të së drejtës juridike njerëzore, duke mos i kushtuar kurrëfarë vëmendjeje të drejtës morale të individit dhe komuniteteve. I pari dhe i vetmi politikan që bën fushatë bazuar në principet e kësaj të drejte është Lulzim Basha, kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Eshtë kjo arësyeja pse ai e ka dominuar dhe po e dominon fushatën elektorale dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, vëmendje e cila mund të matet me komunikimin në facebook ose në format e tjera të marrëdhënieve të tij publike. Ky dominim ka sjellë në vëmendje te qytetarët shqiptarë një shkëputje thuajse totale nga filozofia e së kaluarës të të bërit politikë. Lulzim Basha e ka ndërtuar fushatën e tij për zgjedhjen në krye të Bashkisë së Tiranës mbi disa principe filozofike të qëndrueshme e të reja, principe të cilat nuk ka mundur t’i përvetësojë, përceptojë dhe aplikojë kundërshtari i tij, kreu aktual i Bashkisë së kryeqytetit, megjithë diskursin dhe slloganet që ai përdor në këtë drejtim.
Në fushatat elektorale jemi mësuar të ballafaqohemi me programe alternative dhe premtime skematike, nga të cilat të gjithë kandidatët e mëparshëm për Tiranën mund të hartonin një listë veprash, punësh, objektesh dhe ndërtimesh. Me të njëjtën metodë të vjetëruar e ka ndërtuar fushatën e tij gjithashtu kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai duket se nuk është shkëputur dhe nuk ka ndërmend të shkëputet nga filozofia e së kaluarës së errët të partisë që e drejton, por as edhe nga filozofia e qeverisjes së tij anarkike në Tiranë, veçmas gjatë viteve të fundit. Në fjalimet dhe në paraqitjet elektorale të kreut aktual të Bashkisë së Tiranës qytetarët gjejnë përsëritjen e skematike të premtimeve që janë bërë gjatë fushatës së para katër ose tetë viteve, ose më së shumti ndonjë përsëritje të skemës dhe programit që parashtron Lulzim Basha, por jo edhe një skemë filozofike, për të përcaktuar qëllimet të cilave ai do t’u shërbejë në të ardhmen. Nëse dikush do të përpiqej të qëmtonte për të gjetur në diskursin elektoral të Ramës diçka filozofike e parimore, është shumë vështirë të dallosh qoftë dhe një moment të vetëm të tillë. Kjo do të thotë se Tirana do të vijojë të qeveriset jo në interesin e qytetarit, por në intersin e një grupi njerëzish, të cilëve nuk ju intereson një plan rregullues i njëmendtë i qytetit, nuk ju intereson trajtimi i barabartë i qytetarëve dhë kujdesi social për të gjitha grupet sjoqërore të interesit në kryeqytet. Për grupin e ashtuquajtur SHPK e Edi Ramës më me rëndësi është investimi në zonat e ndërtimit të kësaj SHPK-je, sesa programi i zhvillimit harmonik të Tiranës.
Ndërkaq Lulzim Basha ka zhvilluar në këë fushatë elektorale filozofinë e respektimit të barazisë së qytetarëve dhe të luftës klundër diskriminimit të tyre. Lulzim Basha i është drejtuar një opcioni të ri të të bërit politikë. Filozofia e tij politike lidhet me principet që ai ka shpallur për implementimin e projekteve të tij. Në këtë fushatë elektorale për herë të parë qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar të flitet sipas logjikës së të drejtës juridike e morale për barazi në vlerësimin e pronës. Sipas logjikës dhe argumentit politik e filozofik të Bashës, secili qytetar i Tiranës do ta zhvillojë dhe do ta përdorë pronën e tij me të njëjtin çmim, me të njëjtën vlerë, pa diskriminim për personat, të cilët nuk kanë shansin të jenë pjesë e projekteve të ndërtimit të pallateve të betonizuara të bashkisë. Të gjithë poseduesit e pronës dhe trojeve, si në rastin kur mbi ato do të ndërtohej një pallat dhe në rastin kur prona e dikujt do të përdoret për terrene sportive, për parqe industriale ose gjelbërimi, vlera e trojeve do të jetë e njëjtë, çka do të thotë edhe revizionim i praktikave të deritashme të diskriminimit material e moral. Ky përceptim i vendosjes së barazisë midis qytetarëve jo vetëm i kishte munguar kryeqytetasve, por ata jo rrallë ishin gjendur nën presionin e grupeve të interesit rreth Edi Ramës për të heq dorë nga prona dhe e drejta e saj në mënyrë poshtëruese dhe diskriminuese.
Koncekti filozofik i barazisë është shtjelluar më tej gjithashtu në rastet kur Basha ka premtuar zhvillimin harmonik të të gjitha pjesëve të kryeqytetit, pra, të të gjitha minibashkive. Ai i ka orientuar premtimet për investime pikërisht në sensin që “Ta sjellim qendrën e Tiranës në Kombinat dhe jo ta çojmë kombinatin në qendër të kryeqytetit”. Një koncept i tillë zhvillimi për të gjitha pjesët periferike të Turanës ka në themel gjithashtu filozofinë e ushtrimit të barabartë të të drejtave morale e integrale njerëzore. Por e njëjta gjë mund të thuhet në rastin e respektimit të të drrjtës për të patur një pronë të hipotekuar, pra një pronë të legjitimuar. Në këtë premtim Basha ka dhënë të kuptohet se nuk do të ketë më klientelizëm, çka do të thotë padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të individit në dobi të interesave të grupeve të priveligjuara nga kreu aktual i Bashkisë së Tiranës. Nëse në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së tij Basha do të realizojë hipotekimin e të gjitha banesvae të tiranasve, kjo do të thotë se askush nuk do të ndjehet i diskriminuar dhe gjithkush do ta ushtrojë të drejtën e tij për pronën që e ka blerë ose e ka ndërtuar me djersën e vet.
Mosdiskriminimi që predikon Lulzim Basha lidhet kryesisht me konceptin modern e moral të të drejtave të njerëzve, me atë që në filozofinë e të drejtës quhet e drejta për dinjitetin njerëzor. Nëse koncepti politik modern u siguron njerëzve në parim e në praktikë të drejtën për vetëqeverisje, për fjalën e besimin e lirë, për të ushtruar vetë inciativën e vet private, e drejta morale përfshin aspekte të tjera të përcëptimit dhe prekjes së të drejtës së individit. E drejta morale e shtrin sovranitetin dhe dinjitetin deri te individi, duke i dhënë atij vlera të pakontestueshme. Ndaj dhe fushata dhe programi i zhvillimit të Tiranës nga ana e Lulzim Bashës ka një përmbajtje filozofike të veçantë, mund të konsiderohet si një moment kthese në historinë politike shqiptare dhe madje edhe si një kufi midis mentalitetit të derisotëm kryesisht të së majtës shqiptare dhe moralit të ri politik që përfaqëson të nesërmen e Shqipërisë.
Qytetarët e Tiranës kanë mundur që gjatë një muaji fushatë elektorale të Lulzim Bashës të shohin tek ai disa cilësi e virtyte, të cilat shfaqen si risi në kulturën politike shqiptare. Kjo e afron atë më shumë me qytetarin dhe e bën të pranueshëm për çdokënd, pavarësisht pozicioneve politike. Filozofia e Lulit është shprehur kryesisht në pohimin e vlerave dhe mundësinë e alternativës së rritjes së ritmeve të zhvillimit të kryeqytetit. Në asnjë rast zgjedhësit nuk kanë mundur të shohin në fjalimet, intervistat dhe deklaratat e tij ndonjë prirje denigrimi të kundërshtarit, aq më pak ofendime, shpifje dhe trillime të paprecedenta, të cilat Edi Rama i lanson me shumicë e pa doganë në adresë të rivalit të tij demokrat për kreun e Bashkisë. Edhe pse sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë shtohen dozat e akuzave të Edi Ramës kundër Lulzim Bashës, ky i fundit ka vijuar dhe vijon të zbërthejë filozofinë politike të programit dhe alternativës së re e moderne për të ardhmen e kryeqytetit të vendit. Ikja nga një metodë e tillë e të bërit fushatë e ka kthyer Lulzim Bashën në qendër të vëmendjes jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Komuniteti ndërkombëtar dhe opinioni i brendshëm, të lodhur nga konfliktet permanente dhe pa kuptim e pa logjikë të së kaluarës së largët e të afërt, ka gjetur te Lulzim Basha njeriun e duhur, të cilit mund t’i besojë ndryshimin e madh e të domozdoshëm që ai do të sjellë në politikën shqiptare. Dhe sjellja e tillë e kandidadit demokrat për kryetar bashkie vjen si pasojë e një edukate qytetare me të cilën Luli është edukuar dhe formuar, por edhe si pasojë e qëndrimit të tij aktiv në botën perendimore. Nga pikëpamja e sjelljes njerëzore dhe politike, nga pikëpamja e ballafaqimit konkret me problemet, nga këndvështrimi i argumentit që Basha përdor për gjendjen ekzistuese dhe për projektet që duhen realizuar, duket qartë se ai i përmbahet stilit dhe metodës thellësisht perendimore të të bërit politikë. Ndaj dhe filozofia e tij mbetet garanci e mëtejshme për ta bërë kryeqytetin e shqiptarëve Tiranën, një nga qendrat e metropolit ballkanik dhe europian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi