Jorgo Telo:POETI ME KËMBËT NË TOKË DHE FORCA E VARGUT TË TIJ POETIK
Faqja 1 e 1

(Meditime rreth vëllimit të parë poetik të Vangjel Delit)
“I harruar rrëshqisja si hije nëpër qytetin tim
Lotët mundohesha t’i fshgihja
Ose t’i mbaja brenda,
Por më kot, se lot pashë kudo,
Tek çanin zemra
E thyenin kalldrëme…”
(Fragment nga poezia “GJURMËT E ZJARRIT” e vëllimit poetik “ME KËMBË NË TOKË” (Botuar në vitin 2003) i poetit Vangjel Deli.)
Duke e marrë si një porosi të mirëqenë rreshtin e fundit të publicistit Kostaq Papa në “DY FJALË”, si një parathënie e vëllimit poetik “ME KËMBË NË TOKË’ e poetit sarandiot Vangjel Deli, kujtova atë takim të përzermërt në mesprill të vijuesit me bsashkëshortët model Katerina e Vangjel.
Me Katerina Dudin (mbiemri i vajzërisë) njihesha herët, pikeërisht në vitet më kulmore të rinisë sime, e pkërisht në gjysmën e dytë të viteve ’60 të shekullit të kaluar, kur isha në kulmet e rinisë e gjallërisë sime si dijedhënës e si aktivist kulture në fshatin e saj të lindjes, Erind të Lunxhërisë.
Nuk thonë kot që rastësia dhe mbresat prej njohjeve jetësore krijojnë edhe befasira të këndshme. E kësi befasirash na i krijn sot më së tepërmi magjia e internetit…
E kish pikasur Katerina emrin tim diku përmidis miqve të saj në faqet e internetit e në facebook dhe i t ha bashkëshortit “Me ngjan se filani është pjesëtar në facebook e do t’i kërkoj miqësi. Kemi vete pa u pare.”Sa më erdhi ftesa, u befasova dhe e miratova me dëshirë të madhe, duke m’i xixëlluar në kujtesë ato vite të hershme rreth 45 vjet të shkuara. Njëherësh iu drejtova albumit me fotot e hedhura në facebook, për të rikujtuar sadopak Katerinën. Nuk u gabova.
Aty në një nga fotografiotë e atyre viteve të para të hyrjes sime në jetë si mësues, gjendet dhe një foto e rrallë, teksa grupi amator i estradës së Erindit u ngjit në skenën e teatrit të Gjirokastrës. Unë e Katerina dallohemi në qrndër të grupit masiv duke deklamuar parodinë përkatëse o në hyrje o në mbyllje të spektaklit.
U morëm vesh për bukuri, madje lamë dhe të takoheshim të dy palët: unë me bashkëshorten time e ajo më bashkëshortin e saj , kur u ndodha muajin e shkuar në Tiranë.
Takimi pas katër dekadash me Katerinën u realizua së pari në banesën e dhëndrit tim e andej me makinën e çiftit Deli shkuam , në një lokal, ku ata na ofruan një drekë mjaft mbresëlënëse. Unë me vete kisha marrë gjithë librat e mia me paramendim që nga Gjirokastra për t’ua dhënë miqve të mi.
Vangjeli më la mbi tryezë librin “ME KËMBË NË TOKË”, të cilit liximin e parë ia bëra në Tiranë, kurse leximin studimor në Gjirokastër.
Te poezia e porsacituar më lart, duke zbritur përfund saj ndeshesh me vargjet e trishta:
“U ula buzë rrugës,
se këmbët s’më mbanin më.
Lodhja më kish mundur tërësisht.
U shofsh 97-të , mallkova
Me gjithë shpirt.”
Nuk do shumë mend, se sa ngarkesë emocionale i ka krijuar ajo situatë e jashtëzakonsjme e pranverës së vitit 1997 një zemre të ndjeshme poeti si Vangjel Deli…
Përjetimet e forta kanë aftësi të përlindin metafora të fuqishme poetike edhe kur përshfaqja e mesazheve ka tendencën e komunikimit të drejtpërdrejtë, si në rastin e pothuaj mbi tridhjetë poezive të këtij libri të këndshëm poetik…
(Nuk e di çfarë më nxiti për t’u zgjatur jo pak në këtë shkrim. si jashtë teme… Lexuesi them se do na mirëkuptojë, se çfarë ndjesish krijojnë takime të tilla, kur as Katerina nuk dinte kurrëgjë për ecurinë time qyshse u transferova nga Erindi drejt Zagorisë as unë nuk dija fare se ç’drejtime në jetë kish përftuar Katerina.)
Diçka kishim shkëmbyer përmes shkrimeve të ndërsjellta në Chat vetëm pasi u lidhëm virtualisht. Por nuk mjaftonte…Jo më kot i morëm njëri tjetrit numrat e celularit.Katerina kizh zell edhe para takimit të komentonte në postimet e mia letrare, ku shihja aftësitë e saj për t’i shprehur bukur e me logjikë e pjekuri mendimet e të ndërtonte dhe poezi të këndshme. Prej shpirtit e mendjes së saj kam ende parasysh një poezi të dhimbshme në kujtim të nënës së saj, prej nga shkëpus:
Vargu i parë i çdo kënge
Zanafilla e buzëqeshjes sime
Qelizë e domosdoshme jetësore
Dora që më ngrë lartësive.
Syte e mi si të saj
Padyshim ngrohin cdo zemër
Dora ime në të sajën
Më jep jetë, më jep emër.
Dhimbja për mungesën e asaj që të ka sjellë në jetë është pëherë prekëse, e kur përshkruhet bukur, krijon inpresione te çdo lexues, aq me teper te dashamirësit e miqtë.
Pra, me sa shihet qartë si në dritën e diellit konfirmohet se kanë qenë e janë jo vetëm bashkëshortë të mirë , por dhe shokë e bashkëudhëtarë si dikur në emigracion në Greqi edhe më parë në Shqipëri edhe më pas në Tiranë. Ata i bashkon dhe shpirti poetik. Me tepër Vangjelin e disi me modesti Katerinën, e cila flet me admirim për stilin poetik të të shoqit, stil, që siç po e shohim në këtë vëllim i ngjason deridiku Migjenit tonë të madh, duke i përcjellur mesazhet përmes vargjesh të lira, madje disi aty- këtu tenton dhe vargun e bardhë abstraktiv. Sidoqoftë poeti Vangjel ngelet i drejtpërdrejtë me ndjesi të lartë ndaj dukurive të realiteteve të atdheut, duke shfryer, sipas rastit shumëçka nuk ia mbante dot shpirti…Problematikat e mprehta të kohëve që ka jetuar në atdhe nuk e kanë lënë të qetë Vangjelin që të këngëronte me tepri për bregdetin e bukur për perlën shqiptare – Sarandën pashtershëm.
Padrejtësitë, demokracia e keqkuptuar si anarshi e trishtojnë poetin, ndaj jo më kot e titullon librin “ME KËMBËNË TOKË” e jo me kot te kjo poezi shpreh përmes disa tercinave mllefin ndaj krimineleve, mosdaljen nga rruga e drejtë njerëzore, apo e frikën ndaj thikave pas shpine…
“Nuk dua që kjo kohë
E mbarsur me spermë kriminelësh
Të lindë kanibalë…
Pra, siç dallohet lehtësisht, autori është i prirë për qetësinë, paqen, normalitetin brenda një shoqërie e komuniteti të caktuar.
Duket sikur dhe vargjet poetikë i ka terrorizuar stina e pa emër e vitit 1997. Ndodhitë e pashëmbullta të shpërfytyrimit të shoqërisë shqiptare në atë vit të mbrapshtë.
Në poezi të tjera do të gjejmë asish që edhe heshtjen e tepëruar dhe pajtimin me një gjendje të caktuar e quan anormale poeti e nuk pajtohet me pocaqinë e nënshtrimit ndahj së keqes:
Ja sishkruan te poezia “HESHTJA”:
“Herë me pershën e fajita mbi supe,
Herë si varkë shpëtimi
Kurrë nuk do t’i lija heshtjes
KLiri të plotë veprimi…”
Tashmë dihet që heshtja nuk është vepruese, porse kur tepërohet poeti e konsideron heshtjen më keq se një veprim absurd, një pajtim me gjendjen e padurueshme…
Vetëm te poezia për shtëpinë – muze, ku ka jetuar e punuar Naim Frashëri , kur ishte nëpunës dogane në Sarandë, na del një përshkrim e vizatim si me akuarel i detit Jon:
“Stërkalat e Jonit si dasmor i bien supeve
Si bulëza vese verës së nxehtë.
Qëduan patjetër të ruajnë freskinë
At’u thoshte diçka më tepë njerëzve…”
Po lirizmin a e gjejmë dhe si gjejmë te vëllimi poetik i Vangjel Delit?
Vetëkuptohet brenda një vëllimi të vogël, do ta gjejmë në mos me shumicë si sasi, do ta hasim me nival të lartë artistik e ndjesi të ngjieshur si motiv.
Dy poezitë e mirëfillta lirike dedikuar gruas, Katerinës; “KURRË NUK U PENDOVA” dhe “INTIME PËR TY”, shprehin bukur lirizmin e poetit, botën e brendshme ndjesore, ku qysh në vetë titullin thuhet gjithçka edhe sikur të mos takoheshim me metaforat e bukura brenda popoezisë si “pentagram i muzikës sime” apo “pjesë e ëndrrave të mia”.. Kështu e portretizon bashkëshorten autori, për lidhjen me të cilën nuk është penduar e s’ka pse të pendohet kurrsesi…Edhe te poezia “ËNDRRA” me finesë del madhështia e gruas, kur, duke e prekur lehtë në sup i thotë: “Ti s’je për këtu!” i thotë ajo, kur ndoshta Zoti bënte ndarjen: “Ti në ferr, ti në parajsë”.
Porse më të plotë portretin ndjenjësor e shohim te poezia “INTIME PËR TY, eveçanërisht që te strofa e parë:
“Nuk desha të më merrte pasioni me vete
Si një i dehur që shkon në gijotinë,
Prandaj për tek ty eca, nuk renda.
Dhe gjeta aty vetveten, Katerinë!”
Nuk ka si thuhet më çiltër, më ëmbël, më bukur, më përkëdhelisht, më dashurisht, nga sa e ka thënë Vangjeli. E kundrejt kësaj dashurie të ndërsjelltë, poeti arrin në kulme shfrimi shpirtëror, duke iu drejtuar Zotit açik:
“Zoti im! Të lutem
Ruaje dashurinë time
Dhe më merr jetën.”
“Sikur ta dinte mirë kau forcën e vet, thotë populli, kushedi se ç’mund të bënte…!”
E mbyll me këtë shprehje, për të shprehur dhe unë diçka doemos: Me sa shihet, pas nxjerrjes së vëllimit të parë, nuk ka dalur ndonjë koleg, kritik a lexues dashamirës të evidentojë vlerat e poezisë së Vangjel Delit. Dhe, kur ndeshesh me heshtjen, ndodh që bie në heshtje. Kjo dukuri mundet ka ngjarë në kundërshti me prirjet, aftësitë poetike të tij, porse për mua përben një mëkat dhe poezise shqipe i vritet një zë që premton shumë e shumë në këtë fushë të hapur shpirtërore. Ktheju penës, Vangjel!Mos e lër penën të ndryshket!
Miqtë e tu dëshirojnë të shohin vëllimin pasardhës poetik, ndoshta dhe të përbashkët ne Katerinën… Me dy autorësi.
Mirësisht,
Jorgo TELO
GJIROKASTËR
4 maj 2011
Nje kujtim i perbashket, prill 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Jorgo Telo:POETI ME KËMBËT NË TOKË DHE FORCA E VARGUT TË TIJ POETIK
Agim Gashi shkruajti:

Similar topics
» Cikel poetik nga Jorgo S. Telo
» Jorgo Telo:SHMANGIE (Cikël poetik jashtë stilit)
» Jorgo Telo:BRENDA VETES (Shkeputur nga vellimi i pare poetik "EVE, MOJ, SI U GENJEVE?"- 1998)
» Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi