Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikel poetik nga Jorgo S. Telo

Shko poshtë

Cikel poetik nga Jorgo S. Telo Empty Cikel poetik nga Jorgo S. Telo

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:13 am

Cikel poetik nga Jorgo S. Telo U1_JorgoTeloSIRENAT

(Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)


1. HUTESË


Dikur...

I zgjata duart;



dritën vezullore

të syve të tu

ta rrëmbeja...



Mbeta i hutuar,

i hutuar në rrugën drejt dritës.



2. PAS NJË DIMRI



Pas një dimri-natë

sikur po çapitet sërish behari.



E shoh tek gjethëzat e porsaçela,

tek lulet e strukura nëpër ferra.

E dëgjoj tek kënga e bilbilave

majë gështënjës;

tek kënga ngazëlluese

e mëllënjës.

E prek tek bari i njomë,

që po harbohet...

E shijoj tek radhiqet,

teksa lezetojnë tryezën.



E ndiej tek lehtësimi i teshave në trup...

E mirëshoh se si majëmalet

Po heqin borën paqësisht

gjithaq…me ngut...



3. SË PAKU



Nëpërkëmbem

nëpër copëza gjumi

Endrra të copëzuara

gjumin ma shkundin...

O koprac ëndrrash,

Pse s’ma sjell të plotë

ëndrrën time?



Sidomos ëndrrat e bukura;

ato më të bukurat

m’i vonon,

m’i humbet.

M’i shkwrrmoq ato

kur e ndiej veten

duke vrapuar...

Edhe ëndrrën e ëmbël,

kur e shoh veten dhëndër...

Apo ëndrrën hirëplotë,

kur unë ndihem i fortë

si moskush.



Së paku...

përgjatë ecjes

për në amëshim

Si kujtim të ruaj ëndrrat...



4. ME KËSI MENDIMESH



Vdekja!

Trupin përpiqet

të ma marrë

tinëzisht...


Përpiqet të arrijë

të më marrë krejt...

Vetëmbrohem.

Vdekja nga marazi

një ditë do “vdesë” vet...

Me kësi mendimesh

duroj gjithçka...

Brenda mendimeve

Avujt e jetës lëvizin.



Pjesë të trupit po më lënë.

Nuk dorëzohem...



Vdekja

s’më përtypka njëherësh dot.

Më sfilit pjesë-pjesë...



Me kësi mendimesh i bërtas shpresës:

“Mos më harro!”



5. TË JETOSH

Të jetosh;

a s’do të thotë,

të mëtosh për dëshira?…



Të jetosh;

a s’do të thotë:

të duash ajrin,

të duash qiellin,

të duash mbitokën

dhe detet e kaltër?



Të jetosh;

a s’do të thotë,

të sfidosh

errësirën,

ligjet gjysmake,

kopracinë shtetërore?...



Të jetosh;

por, ama,

pa u përgojuar për keq...



Të jetosh;

por,ama,

pa hedhur valle me dreqër!...



5. S’MUND!...



Arëza, grenza rrotull më vijnë

Përsysh më vërdallosen

sikur t’i kem lyer qerpikët

me mjaltë.

Ndërkohë më qerthullon

një e padurueshme etje,

një etje e pafund...

Izolimi po më shkund...



Mes arëzash e grenzash…

Të jetosh.



7. ÇAST I VESUAR



Një bashkë reje

u zvarr teposhtë.

Qetë-qetë kapërceu kangjellat.

M’u avit, tek po rrija.

Si më lëmoi faqet,

më njomi paksa syrin.



E ngarkuar ishte reja

Dhe...nuk dola dot në rrugë.

U largua ajo

drejt visesh të tjera.


8. DIKUSH MË PRET


Meqë nuk shkoj dot në lumë,

meqë së largu i kundroj pyjet,

në qerthull ëndrrash zhytem...

E më mblidhen:

najadat, 1)

driadat. 2)



Ndërkaq një Kometë e stërmadhe

me bishtin e zjarrtë

tek qelqi i dritares më troket

e me zë yjor

diç më flet…



1) Nimfat e pyjeve

2) Nimfat e ujrave



9. MUZGJET



Mundet po ecim

në shtigje

muzgjesh

të plagosura.

Të mos habitemi,

pse na përzhiten

qepallat e pluhurosura.

Habitshëm

s’ka pse t’i hapim krahët

anë më anë.

Muzgjet e tanishëm

Peshkaqenë janë...

Na brejnë kockat,

Shpirtin.



10. SA TURP!



Nuk e mbyll portën nga brenda.

S’i dihet, ç’ngjet...
Mundet të harrojë punën e vet

z e m r a,

kur s’e pret...



Sa turp, të të shkallmojnë dritare e portë!

E trupin

të ta gjejnë të ftohtë!...





11. SIRENAT



Çdo njëzetekatërorsh

“Telegrame” më vijnë

prej “Botës Tjetër”...

Kërkohet me ngulm,

Të bëhem “pjesëtar” i Saj...

e zemra s’më ndien të qetë.

E shpirti...

herë më bën të qesh,

herë më bën të qaj.



12. ÇAPITEM



Çantë e bastun në njërën dorë i mbaj.

Shpirtin e ndezur – brenda vetes.

Eci kërmillthi… shkel mbi trotuar.

Eci përmbi ngjarje

drejt jetës,

drejt vdekjes.

Çapitem.

Ç…a…p…i…t…e…m…





Botuar më parë si cikël te gazeta “Fjala” E Agron Tufës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi