Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:SHMANGIE (Cikël poetik jashtë stilit)

Shko poshtë

Jorgo Telo:SHMANGIE (Cikël poetik jashtë stilit) Empty Jorgo Telo:SHMANGIE (Cikël poetik jashtë stilit)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 07, 2011 9:39 pm

Jorgo Telo:SHMANGIE (Cikël poetik jashtë stilit) 161505_1630998071_1359506_n

Jorgo Telo:SHMANGIE (Cikël poetik jashtë stilit)

BOTA

Historisë së njerëzimit
ia kanë ngrënë faqet e zbërdhylëta
minjtë e tuneleve
të mbitokës…
Kanë mbetur gjenerata të tëra
në angështim.
Po pse? Hë, pse?!
Djalli
e ka situatën
në dorë.
Në çast dremitje
të Kryezotit
kanë vepruar Hyjnitë
e erërave, luftrave…
E turmat trushpëlara
turren
shatra-patra,
pa ditur kurrgjë,
ku i shpie ecja…

JETA

Kërkon të pozojë jeta
Rreket
të dalë sa më bukur.
Dhe sajon befas
një buzëqeshje
të sforcuar…
Dhe përfundon çuditërisht
në një ngërdheshje
makbethiane…
Gllabëron njeriu – njerinë shoqëruar
nga ritme funebre.


GLOBI

I tund vithet Globi.
Në parete meridianesh e paralelesh
Turren
mizëri plehrash.
Hajde merre vesh
nga dolën
e si mbinë të anatemuarat
kërleshje…
Po pse kanë përzgjedhur
si të parë
Njerinë?
Ky të jetë Kryeplehu i kohës?!
O kështu mund të jetë
ose ndonjë keqkuptim…!
E Globi tund vithe e kokë
ndër ethe.

NDJESITË

Sikur “çorap”
janë bërë ndjesitë.
Nuk dallon dot
Dashurinë nga dëshirat.
Ku hyn urdhër e dhunë,
a mund
të kapëcehet në të lakmuarën
harmoni?

ÇBËRJA E BUTËSISË

Në tryezën
e ngarendjeve të zemrës
i paftuar
u gjend Esenini.
Pa, ç’pa,
piu, ç’piu
e, si shpupurisi flokët,
e ndali këngërimin.

KUR SHOH KUAJT

Kur shoh kuajt e shpenguar,
eh sa poetë
më përcillen
në kujtesë…!
Vaso Pasha,
Andon Zako,
Migjeni
Mitrush Kuteli
e të tjerë shpirtlirë…
Sa herë
ndihem si kali
me pengojsat nëpër këmbë…!
Zilepsem
për vështrimet
e shpenguara.

GJENIU

Vetëquhet “gjeni”.
Nuk ka pse
mëkatësisht
t’i hyjmë në pjesën
më të errët
të mosnjohjes…

Edhe ta lëmë
në ekstazën e vetënjohjes
së venitur,
Ndoshta biem vetë
në grackën
e mëkatit…
Lëreni, të kënaqet me veten…!
2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi