Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Denimi i krimeve te komunizmit ... eshte ende i parealizuar

Shko poshtë

Denimi i krimeve te komunizmit ... eshte ende i parealizuar Empty Denimi i krimeve te komunizmit ... eshte ende i parealizuar

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 11:06 am


Denimi i krimeve te komunizmit ... eshte ende i parealizuar


Denimi i krimeve te komunizmit ... eshte ende i parealizuar 5815
Nga Tribuna Shqiptare*

Intervistë me z. Lekë Tasi, anëtar i bordit drejtues të organizatësShtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amrikane” me qendër në Uashington, dhënë Tribunës Shqiptare.



TSh: Së pari zoti Tasi, do të desha t'i paraqiteni lexuesit tonë, pra kush është Lekë Tasi?
Z. Tasi: Jam nje ish i perndjekur politik gjat regjimit komunist. Familja ime i ka pasur gati gjithe antaret te burgosurt politike. Vete une kam kaluar nje internim 15 vjecar me familjen time ne nje fshat te Lushnjes (1975-1990). Qysh atehere jam aktivizuar sa kam mundur per njohjen e te drejtave dhe integrimin ne shoqeri te shtreses qe i perkas. Sidomos impenjimi im ka te beje me njohjen e se vertetes historike ne kohen e luftes II Boterore, te cilen e ka falsifikuar historiografia komuniste, me rezultat qe edhe sot te jete perhapur ne shume njeres nje ide e gabuar per ate qe kush i ka sherbyer vendit dhe kush i ka sherbyer te huajve. Per te bere te njohur realitetin shqiptar gjat diktatures, kam shkruar nje liber (Grabjani rreze kodrave- 2009) ku trajtohet jo vetem jeta ne fshatrat e internimit por edhe gjendja e fshataresise ne teresi, burgu i grave, ku kaloi tre vjet ime moter dhe deshmi te shumta te njereze te vuajtur ne ate ferr.

TSh: Zoti Tasi! Do të desha tani të na flisni për organizaten në të cilen Ju jeni njëri nga drejtuesit. Në këtë det organizmash jo qeveritare të krijuara pas vitit 1990, organizata Juaj duket e veçantë që nga emri, qëllimi por edhe aktivitetet. Çafarë e bën të veçantë “Shtëpia e Lirisë Shiptaro-Amerikane”?
Z. Tasi: Organizata jone ka qellim te tregoje te verteta, (jo te beje propagande te njeanshme) per te shkuaren dhe te sotmene dhe denimin e praktikave anti demokratike. Kur del e verteta, ndikohet natyrisht edhe sfera politike nepermjet sqarimit te opinionit publik, nje ndikim per permiresim dhe sidomos siç thashe per heqjen e njolles qe komunizmi na ka ngjitur edhe mbasi ai ka perenduar. Nuk mjafton vetem te dekorohen figurat vertet demokratike qe i qendruan perballe komunisteve, duhet te jene prezente ne jeten e vendit me ane titullimit te institucioneve, rrugeve, shkollave. Figurat e ndritura patriotike duhet sidomos te hyjne ne histori ashtu siç e meritojne. Profesionistet e shquar gjithashtu, qe u varen fare pa faj per te terrorizuar popullit duhet te shpallen sipas rastit martire ose heronj.

TSh: Si lindi ideja për të krijuar një organizatë si ajo, “Shtëpia e Lirisë Shiptaro-Amerikane”?
Z. Tasi: Prej kohesh kemi menduar qe te organizohemi, por shtyse kete radhe u be z. Mustafa Xhepa qe sebashku me z. Petro Zheji me 7 gusht, 2010 te themelojme organizaten, “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane”.
TSh: Jeni frymëzuar nga organizmi i mirënjohur amerikanë Freedom House që vëzhgon e ndihmon në përhapjen e demokracisë në botë.
Z. Tasi: Nuk jam fort ne dijeni per Freedom House ne Amerike. Eshte nje emer i bukur dhe shpresojme qe organizata jone te meritoje kete cilesim.

TSh: Zoti Tasi, na flisni për aktivitetet tuaja më të fundit në Amerikë.
Z. Tasi: Ne Amerike ndodhem prej fillimit te Prillit. Setoku me z. Mustafa Xhepa kemi takuar nje funksionare te Dep Shtetit (Seksioni Shqiptar) per te sensibilizuar kete zyre per problemet e shtreses sone. Gjithashtu, se bashku me shqiptare te diaspores dhe njeherazi ish te perndjekur ose antikomuniste te kohes se luftes takuam Zotin Joe DioGuardi, kryetar i “Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane”. Ai na foli per aktivitetin e saj dhe personal te tij ne mbrojtjen te çeshtjes shqiptare, dhe ne i kerkuam t‘i kushtoje vemendje nje çeshtjeje madhore - denimi i krimeve te komunizmit. Patem nje takim shume interesant ne “Qendra per Lirine e Kubes”, ku zoti Frank Calzon, drejtori ekzekutiv i saj na informoi per kete regjim komunist ne hemisferin perendimor, dhe per gjendjen e rende ne te cilen ndodhet populli atje.

TSh: A është i ndërgjegjshëm dhe a ndiqet çfarë ngjet në Shqipëri në Amerikë, dua të them në qarqet politike me të cilët Ju keni patur kontakte së fundi.
Z. Tasi: Kemi perftuar pershtypjen edhe ne takim qe ShBA jane te interesuar gjithmone per Shqiperine, siç e ka treguar veprimi i tyre ushtarak dhe politik ne favor te faktorit shqiptar. Shoqeria jone, klasa politike jone, shpresojme te jete duke shkuar drejt nje pjekurie me te madhe, mbas kaq gabimeve, ne menyre qe hyrja ne Europe te shpejtohet dhe keshtu te kemi avantazhet e mirepritura. Per ne ka rendesi, edhe njohja e kerkesasve te ish te perndjekurve politike ne menyre qe kjo te ndodhe siç duhet.

TSh: Zoti Tasi, dua t'iu pyes për diçka të veçantë që unë personalisht e kam ngritur së fundi në media. Bëhet fjalë për dënimin e krimeve komuniste dhe i diktaturës në përgjithësi. Si e shikoni Ju këtë çështje.
Z. Tasi: Pikerisht ketu e kam fjalen. Denimi i krimeve te komunizmit nga parlameni yne, me angazhim qe kjo te pasqyrohet edhe ne legjislacion dhe ne jeten e perditshme, eshte ende i parealizuar, rekomandimi i PE i parealizuar. Kjo eshte e rende. Shohim madje ne shtyp dhe kudo, nje prirje per te paraqitur me ngjyra roz figura te erreta te diktatures (sikur paskan pasur edhe tipare te mira, ose duan te fitojne publik dhe para) me ane te nxitjes se kuriozitetit te vogel per ata qe i kemi pare mbrapa xhameve te makinave ose ne presidiume. Ky lloj shtypi deften, perveç gjallerimit te frymes nostalgjike, edhe nje renie te nivelit intelektual te masave, per te cilen ka pergjegjesi direkte politika kulturore e shtetit, nje mbeturine e provincializmit qe s’na ndahet.

TSh: Mesazhi Juaj për lexuesit e Tribunës Shqiptare.
Z. Tasi: Tribunes Shqiptare i uroj perhapje sa me te madhe ne diaspore dhe atdhe, si dhe kontribute sa me me nivel te mbushin faqet e saj.

TSh: Faleminderit zoti Tasi dhe suksese në misionin Tuaj fisnik
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi