Mentor Thaqi:GURGULLIMË MALLI
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:GURGULLIMË MALLI
Mentor Thaqi:GURGULLIMË MALLI
Se ç´më djegë malli, kur vie Janari,
dhe ndjejë nostalgji, në shpirtin e ndrydhur,
asaj faqeje mali, n´Rugovë a ke Sharri,
për njatë Copë Shqipni, zemra m´është brydhur!
Pastaj, sa vjen Shkurti, ai Frori i vjetër,
me borë mbi një shokë, sjellë një qetësi heshtjeje,
e kërkon prapë truri, atë gjysmëjetën tjetër,
n´Dukagjin, o Tokë, aty gjejë buzëqeshje!
Eh, dhe n´muajin e tretë, në Marsin derë-vere,
të shkoj në Elbasan, me vrap e dashuriplot,
se ka diçka n´jetë, të veçantë si përherë,
Ballokume të hamë, që s´i ke kund në Botë!
Prillin veç për Shkoder, ku lulëzon behari,
njësoj si në Shkup, Manastir e Strugë,
një Valle me Lodër, të luaj atypari,
me shpirtë e me trup, ëndërrës t´i japë rrugë!
Vjen dhe Maji i bukur, në Malin e Dajtit,
dalin Tiranaset, Shtojzovalle dhe Zana,
çuditërisht, m´është dukur, si kah Fterra Labe,
njësoj janë dhe Prishtinaset, si t´ishin nga Tirana!
Ah, Qeshor i ngrohtë, muaj i qershive,
ca kokrra të kuqe, në Ditëlindjen time,
në shpirtë kam të ftohtë, skam ngrohtësi Shqipërie,
s´marr dot as Lulëkuqe, nga Dardania ime!
Dhe, djegie e përcëllime, nga vapë e Korrikut,
kur kujtoj Butrintin, si Prizrenin e Deçanin,
flakë ma përshkon shpirtin, dekiku i dekikut,
para m´sjellë Ulqinin, Durrësin e Sazanin!
Eh, t´falem o Zot, që na e sjellë Gushtin,
dhe me turr e vrap, ia mësyej Atdheut,
jam më i lumturi n´Botë, zemrës i ndezë prushin,
n´gjunjë bie, e puthë, e qafë, çdo gurë e pëllëmbë t´dheut!
E t´i bie Arbërisë, sa trup e tërthorë,
dua që ta shoh, çdo skutë e çdo cep,
zjarr i dashurisë, le t´më bëj therorë,
veç zemrën ta ngrohë, me dashuri t´vërtetë!
Shtator Dukagjini, njësoj si Korçarë,
plot pemë e perime, që m´duhet t´i lë,
ah, zjarr përmallimi, shpirtin më lë t´vrarë,
prap Arbërinë time, me vete s´kam më!!!
E sërish Tetori, me ngjyra të arta,
k´tu në Dhe të huaj, nuk ka shumë kuptim,
s´jam n´maje Tomorri, apo n´Alpe t´larta,
po pse duhet t´vuaj, të tretem n´Mërgim?!
Vjen Nëntor Vjeshte, me shira të shumta,
tymi trup-tërthorë, në çdo Shtëpi-oxhaku,
netëve në heshtje, ulërima dhe zhurma,
në Truallin tim Malor, kah Dibra a Karadaku!
Stuhi e fërfëllaza, të Dhjetorit, t´acarta,
shumë herë më t´ftohtë, shpirtin se ç´më bëjnë,
të shkoj do dëshiroja, kah Preveza e Arta,
që mendja më thotë, shumë ngrohtësi do gjejmë!
Eh, eh, eh medet, mërgimtar i mjerë,
Gurgullimë Malli, vërshon zemrën time,
edhe sivjet si vjet, me mall si përherë,
djersë e ftohtë nga balli, mbytem në rënkime!
Të dua o Atdhe, rroj me mallin tënd,
ikin muaj e vite, po plakem çdo ditë,
Shpirti im, TI je, je plaga që dhëmb,
pa TY në pikë dite, m´bëhet se s´ka dritë!!!
Mentor Thaqi VS., 19.05.2011***
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET!
» Sabit Rrustemi:MALLI
» Mentor Thaqi: Pak ushqim shpirti dhe ç´mallje malli!
» Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI.
» Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS!
» Sabit Rrustemi:MALLI
» Mentor Thaqi: Pak ushqim shpirti dhe ç´mallje malli!
» Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI.
» Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi