Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET! Empty Mentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 19, 2011 12:41 pm

Mentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET! 261994_224571394238940_100000582437455_808262_7568034_nMentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET! 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:MALLI, MALLË QË S`SHITET!

As e shes,
s´e blenë kush qebesa,
secili më i vërshuar se tjetri,
ngarkesë e kahmotshme
në barrën që s´hiqet!
Me të,
kahdo që shkoj,
as në ikje
s´e heqë qafe, dot
nuk e di,
fare nuk duhemi,
por, as ai s´më lë
e as unë në rrugë
s´mund ta hudhë!

Për të lara e t´pa lara,
për të rënda e t´pa qara,
edhe buzëqeshjen
në buzë ma ngrinë,
e ngërdheshje bëhet.
Hë, ai që I pari e bëri,
mullaksherrin ia paftë!

Më I rëndë se guri,
të djegë më keç se gacëdruri,
ty të djegë e vet I ftohtë,
rrëshqet faqes, n´lot I ngrohtë,
një kafshatë që me zor përbihet,
dhimbje fyti kur kapërdihet.
I hidhur pelim, kur e ke,
n´dyluftim gjithë me të je!

Dhe, çuditërisht
më I rëndë se pesha jote,
që e barti nëpër mote,
pesëqind llojesh
pesëqind turlishë,
fjalë prej gojesh
dhe shpirtëndjesishë,
të kall trurin,
të ndezë gjakun,
çanë dhe gurin
dhe qanë pragun,
mall për Dheun,
për Nënën, Atin,
për oxhak e sofër,
për vëlla e moter,
mall për gurin në oborr
dhe për Gurin që don mbi Vorr!

Ah,
t´katandisë,
t´shkretëron,
të shashtrisë,
kur e kujton,
malli, mall,
s´shitet as falet,
veç rritet e nuk ndalet,
gjë e dhimbshme,
e ndrydhur n´druajtje,
n´përcjellje t´bindshme,
zemrës n´përvuajtje!

Mentor Thaqi 06.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi