Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Distancimi i publicistit Senad Guraziu nga intervista e Rexhep Qoses

Shko poshtë

Distancimi i publicistit Senad Guraziu nga intervista e Rexhep Qoses Empty Distancimi i publicistit Senad Guraziu nga intervista e Rexhep Qoses

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2011 11:24 am

Distancimi i publicistit Senad Guraziu nga intervista e Rexhep Qoses

Nga Senad Guraziu
O zot... mundesisht qasjuni dhe lexojeni intervisten e Z. Qosja (mua me erdhi ne poste nga Albert Zholi, mbase dhe juve...):Bisedë ekskluzive e Akademikut Rexhep Qosja, me drejtorin e gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai Nëse doni, i lus te gjithe ata qe kane mundesi ta bejne "publike" kete distancim timin, kudo qoftë - ne listat tjera internetike, ne blogun tuaj, ose ne ndonje gazete pse jo. ***Ose une jam i çmendur... paskam filluar vertet të çmendem (i lus sinqerisht miqte qe të ma thone, pa hezitim as keqardhje), o ky njeri totalisht paska rreshqitur nga mendja. Une nuk jam as Profesor (o zot, per here te pare po e "shaj" veten seriozisht se pse nuk u bera Profesor), as nuk kam tituj, as nuk jam "Akademik", por nga pozita e nje poeti, nga pozita e nje njeriu te thjeshte ne mergim, me arsye te shendoshe, qe i sheh gjerat me "driten e se jashtmes plot diell te sinqerte"..., nuk do doja te jem "Akademik" i tille, nuk dua te jem KURRË. Publikisht distancohem nga cdo lloj "akademicizmi qosijan", distancohem nga mendja e tij dhe nga aftesia per te gjykuar intelektualisht... Po te kisha "fuqi etike-politike", po te isha Kryetar Akademie... automatikisht ketij njeriu do ia shkepusja "graden Akademik". Ky njeri thjesht qenka kthyer në njeriun me te matufosur shqiptar me titullin "Akademik", ose në Akademikun më të matufosur qe ka njohur historia dhe qe do ta njeh ndonjehere. Me vjen turp per "akademizmin" e tij, me vjen turp qe publiku e shperfill faktin se nje matuf si Qosja nuk eshte as i vetedijshem se te "sjellesh kalkulacione logjike me kaq verbëri" per politikat, per me teper... te flasësh fare per POLITIKAT ne nje gjendje te tille mentale-shpirterore, eshte KRIM INTELEKTUAL dhe perbuzje e INTELEKTUALIZMIT, eshte perbuzje e NDERIT qe ta njeh populli. I qofshi falë "kohës" ju Matuf i Matufosur prej Akademiku, i qofshi falë "mogulëve mediatik" te korruptuar deri në palcë (prandaj dhe bejne Intervista me ju), i qofshi falë "klikave" dhe funderrinave me te korruptuara shpirterisht+intelektualisht+materialisht qe ka pare populli shqiptar ndonjehere, i qofshi falë Akademizmit tuaj te mirefillte të mehershem ne fushen e gjuhësisë-letrave shqipe... se jua kisha "treguar" unë "Akademizmin" tuaj politik e intelektual të së sotmes. Një mik imi shpesh e thotë, po e them dhe une, pakashume ngjashem ose me gjeresisht: Perkulem para Kolanave te Dijenise, para DRITES... perkulem para shkences, perkulem para cdo shkolle dhe akademie te botes, perkulem para vepres tuaj studimore, para gjithe kontributit tuaj si Profesor, si studiues, madje dhe si shkrimtar... per popullin tone te pervuajtur, por turp ju qofte zoti Rexhep Qosja i matufosur per prononcimet tuaja politike, jua thote kete nje poet i thjeshte, pa asnje titull. Thjesht ndoshta sepse poetët "ndiejnë", ju e dini se ata "ndiejne". Dhe nëse ata ndiejnë, ju patjetër si studiues letersie, si Akademik qe keni qene e qe pretendoni se "jeni", duhet ta dini se ATA TA THONË TROÇ. Ju do duhej ta dinit se asnje poet dhe asnje Akademik nuk perkulet para "verberise politike", para politikaneve dhe politikave te kohes. Për mua Akademiku Rexhep Qosja "intelektualisht" qenka i vdekur! Distancohem si poet nga cdo "akademizem" prej Matufësh të mjeruar intelektualisht. O zot... sikur vetem ta dinit se sa i dëmshëm eshte "akademizmi" juaj, sikur ta kishit idenë!
Senad Guraziu, 26 maj 2011 -- Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com
Për ZSH: Pal Sokoli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi