Fatbardha Zeka:I kujt është dr. Ibrahim Rugova
Faqja 1 e 1

I kujt është dr. Ibrahim Rugova?
Fatbardha Zeka, BOTA SOT
Përlahen për emrin
Dy vjet pas shkuarjes në amshim, parti politike e liderë zihen dhe shtyhen me bërryla në mes vete duke e “marrë në mbrojte” dhe duke deklaruar se “presidenti Rugova është yni!”
I kujt është dr. Ibrahim Rugova? Kjo pyetje është aktualizuar këto ditë pas paraqitjes së disa liderëve dhe personaliteteve politike të cilët kryesisht kanë ritheksuar vlerat kombëtare e shtetërore të liderit të pazëvendësueshëm historik dr.Ibrahim Rugovës. Përmendja e rugovizmit si filozofi politike me vlera të veçanta nga disa prej liderëve dhe partive të tjera politike, duket se e ka “nervozuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila thotë se është trashëgimtare e vetme e emrit, personalitetit dhe filozofisë politike të dr.Ibrahim Rugovës. Në një konferencë të fundit të AAK-së edhe Ramush Haradinaj por edhe Blerim Kuçi e përmendën dr.Ibrahim Rugovën dhe filozofinë e tij madhore politike. Në ndërkohë Lidhja Demokratike e Dardanisë në kreun e parë të platformës së vet politike ka vënë fjalinë se “Lidhja Demokratike e Dardanisë është parti e qendrës së djathtë, veprimtarinë e vet e mbështetë në parimet e filozofisë politike të presidentit Rugova”.
LDK thotë:”Rugova është yni!”
Duke e ndier se edhe “të tjerët” po përzihen në platformën politike rugoviane, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar duke thënë se “...është e pa tolerueshme që të tjerët të thirren në emër të LDK-së”. Sipas Hazirit, vetëm LDK ka të drejtën e përvetësimit të emrit dhe filozofisë politike të të Dr.Ibrahim Rugovës. Edhe Ismet Beqiri, anëtar i kryesisë së LDK-së, me këmbëngulje thotë se trashëgimtare e vetme të dr. Rugovës është LDK-ja. Ismet Beqiri, anëtar i kryesisë së LDK-së thotë se është e drejtë e gjithsecilit që ta dojë dhe ta respektojë figurën e dr. Rugovës, por nuk kanë mundësi që të identifikohen në emër të tij.
“Është e pa diskutueshme se kush është trashëgimtare e Ibrahim Rugovës! Ajo është LDK-ja sepse këtë parti e ka themeluar vetë presidenti Ibrahim Rugova. Ndërkaq liderin dhe presidentin Ibrahim Rugova mund ta duan dhe ta simpatizojnë edhe të tjerët. Mund të ketë individë nga secila do parti politike, por askush nuk mund të thotë se ai individ apo ajo parti politike është trashëgimtare e Ibrahim Rugovës, ai që nuk është në LDK, apo ajo parti që nuk e ka emrin LDK. Prandaj askush tjetër, përveç LDK-së si parti dhe njerëzve të LDK-së si anëtarë të saj, nuk mund të identifikohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, thotë Ismet Beqiri.
Edhe LDD-ja thonë: “Rugova është yni!
Mirëpo janë edhe liderë dhe parti politike që thirren në emrin e dr.Ibrahim Rugovës dhe që theksojnë se filozofia politike e dr.Ibrahim Rugovës është udhërrëfyese për ata si individë dhe si parti politike. E ndarë nga Kuvendi i VI-të i LDK-së dhe e formuar më pas si parti politike, edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë thirret në filozofinë politike rugoviane. Zyrtarë të kësaj partie shtojnë se madje askush nuk mund të jetë trashëgimtarë i një lëvizje politike më të ndritshme të popullit shqiptarë në krye të së cilës ishte dr.Ibrahim Rugova sepse ai ka qenë lider shtetërorë më shumë sesa lider partiak. Ata hedhin akuza në adresë të LDK-së duke thënë se tash pas shkuarjes në amshim të Dr.Ibrahim Rugovës, ata dalin në skenë dhe për nevoja të tyre politike “e përvetësojnë” vetëm si të tyre emrin dhe personalitetin e dr.Ibrahim Rugovës.
Naser Rugova, anëtar i kryesisë së LDD-së thekson se udhëheqësit e LDK-së qysh para vdekjes së presidentit, Rugova patën filluar të devijonin nga rruga e tij. “Udhëheqësit aktuale të LDK-së patën filluar edhe para vdekjes së presidentit të devijojnë nga kjo rrugë e sidomos udhëheqësja e ngushtë e kësaj partie, kurse pas vdekjes së presidentit Rugova jemi dëshmitarë që ata vetë tentuan të rrënojnë çdo gjë rugoviane dhe gjithçka që lidhet me filozofinë politike të tij”, theksoi Rugova.
Sipas tij askush nuk mund të jetë, as trashëgimtarë, e as pronarë, e as të manipulojë me emrin dhe figurën e dr.Ibrahim Rugovës e as me një lëvizje politike më të ndritshme të popullit shqiptarë. Zërat e tillë të dëshpëruar të cilët janë në një anije që po fundoset dhe nuk kanë timonierë, janë duke e vërejtur se pasi devijuan nga rruga rugoviane, nga rruga që i solli popullit të Kosovës lirinë dhe pavarësinë, vazhdojnë të lëshojnë klithma të dëshpërimit politik sepse janë duke e vërejtur që subjekti i tyre po shkon drejt humbjes së besimit të popullit. Rugova shton se ata tentuan të fshihen pas fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe ata gjatë fushatës zgjedhore, madje e keqpërdorën këtë fotografi të dr.Ibrahim Rugovës, por u dënuan nga elektorati. Prandaj filozofinë politike rugoviane nuk mund ta bëjë pronë të veten askush, ajo i takon të gjithë popullit shqiptar, thotë Naser Rugova, pjesëtar i familjes së ngushtë të familjes Rugova dhe anëtar i kryesisë e deputet i LDD-së në Kuvendin e Kosovës. Rugova rithekson edhe njëherë se të gjithë kanë të drejtë të flasin për Ibrahim Rugovën, sepse ai nuk ka qenë vetëm kryetar partie , por ai ka qenë lider institucional, dhe bartës i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës.
AAK: Ne e respektojmë rugovizmin!
Edhe zyrtarët e AAK-së vlerësojnë se filozofia e dr. Ibrahim Rugovës i tejkalon përmasat e një filozofie të një partie politike të Kosovës. Kjo parti dhe vetë lideri i saj Ramush Haradinaj, në mënyrë indirekte u fajësuan nga nënkryetari Lutfi Haziri se po tentojnë ta marrin në mbrojte emrin dhe figurën e dr.Ibrahim Rugovës.
Besnik Tahiri, zëdhënës i AAK-së theksoi se edhe LDD-ja edhe LDK-ja e kanë programin e vet filozofinë politike të dr.Ibrahim Rugovës, por trashëgimtare të Ibrahim Rugovës nuk mund të jenë vetëm ata, sepse trashëgimtarë të kësaj filozofie janë vetë qytetarët dhe populli i saj që edhe sot e respektojnë rugovizmin .
“AAK e ka filozofinë e vet origjinale e cila buron nga programi i vet si parti e qendrës së djathtë, program ky të cilin e kanë edhe LDD-ja edhe LDK-ja. Ndërkaq për konceptin dhe për filozofinë politike të Rugovës ka të drejtë të flas çdo kush që e percepton këtë filozofi dhe çdo kush që e çmon veprimtarinë dhe punën e dr.Ibrahim Rugovës. Madje tashmë të gjithë e dimë se filozofia e tij e ka sjellë Kosovën në këtë stad ku është sot, dhe ajo është e rëndësishme”, pohoi Tahiri.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zeka: Dr Ibrahim Rugova-figurë e ndritur, Hashim Thaçi ishte anëtar i LDK-së
» Rugova: Kjo LDK nuk është LDK-ja e Ibrahim Rugovës
» (FOTO) A MUND TA BESONI SE KY ËSHTË IBRAHIM RUGOVA?
» Ibrahim Rugova nuk është i një partie politike por i gjithë Kosovës
» BUJAR BUKOSHI: IBRAHIM RUGOVA ËSHTË NË DUAR TË MAFISË, UKA VENDOS PËR ÇDO GJË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi