Thaçi-Beqiri, replika për Prishtinën
Thaçi-Beqiri, replika për Prishtinën
Thaçi-Beqiri, replika për Prishtinën
Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, kanë pasur një replikë të gjatë në Kuvendin e Kosovës, duke dalë tërësisht nga çështja për të cilën ishte thirrë interpelanca e kreut të Qeverisë. Replikat e Thaçit e Beqirit të cilët megjithatë gjatë debatit e quajnë njëri-tjetrin miq, kanë kaluar edhe në çështje personale, ndërkohë që komuna e Prishtinës ishte subjekti kryesor në këtë debat.
Kryeministri Thaçi në replikën për autostradën ka dalë edhe tek raporti i Bankës Botërore, i cili ka bërë shumë vërejtje për Kosovën, duke thënë se ai ka qenë i drejtuar direkt për komunën e Prishtinës, e cila sipas tij, është shndërruar në qeverisje monopoliste.
Por ky reagim ka nxitur Beqirin, i cili ia ka “këputur” shpresat Thaçit pa ta qeverisur ndonjëherë Prishtinën, e cila drejtohet nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
“Nuk po mund ta shndërrosh Prishtinën në komuna të tjera, sepse ju jeni një ndër ata se asgjë nuk po tregoni që qytetarët e Prishtinës t’u përkrahin. Ju mendoni t’i merrni votat në Prishtinë duke e ngulfatur”, ka thënë Beqiri, përderisa ka përmendur zvarritjen e Ligjit për Prishtinën.
Kurse Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për Ligjin për Prishtinën, por jo për një Prishtinë me qeverisje të mentalitetit të së kaluarës, ndërkohë qeverisjen e Prishtinës nga Ismet Beqiri e ka quajtur të dështuar.
Më tej replika mes tyre ka kaluar tek selitë e partive, kur kryeministri Thaçi i ka bërë të qartë Beqirit se komuna e Prishtinës ka ndarë parcelë vetëm për ndërtimin e selisë së LDK-së, e jo edhe për partitë tjera.
“Ne nuk kemi seli të partive politike, sepse ju si kuvend komunal në mënyrë diskriminuese i keni ndarë mbi 1 hektarë për selinë e partisë suaj. Për këta arsye s’kemi seli. Ju uroj për selinë, por ju ftoj t’i trajtoni të gjitha partitë njëjtë. Edhe pse mund të ndërtoni seli të madhe, ju ftoj t’i trajtoni të gjithë barabartë, por objekti dhe kulmet e mëdha nuk i zhvillojnë partitë. Ne nuk kemi seli, por kemi ide, ju keni pllaka të mëdha”, ka thënë Thaçi.
Kësaj i është kundërpërgjigjur sërish Beqiri, duke thënë se nuk bëhet fjalë për 1 hektar, por për 30 ari, kurse për partitë tjera, ka thënë se asnjëherë nuk kanë kërkuar ndarjen e parcelave, ngase një gjë e tillë do të arrihej.
Rreth gjashtë replika mes kryeministrit Thaçi dhe deputetit Beqiri janë përcjellë me tensione dhe me akuza e kundërakuza, ndërkohë që kjo nuk u ka pëlqyer deputetëve të tjerë, sidomos kërkuesve të interpelancës për autostradën Vërmicë-Merdare, të cilët kanë kërkuar që të ndërpritet një lojë e tillë e ikjes nga qëllimi i interpelancës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së
» Beqiri:Thaçi le të merr përgjegjësinë
» Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
» Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën
» Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së
» Beqiri:Thaçi le të merr përgjegjësinë
» Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
» Kërkojnë emra për të fituar Prishtinën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi