Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë

Shko poshtë

Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë Empty Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 06, 2011 9:26 pm


Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë

Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë Sht.amerikan


(I plotësuar) Siç bën të ditur korrespodenti ynë nga Nju Jorku Beqir Sina kanë qenë disa mediuem të cilat gjatë javës janë marrë me protestën e organizuar në Prishtinë nga një grup radikalësh myslimanë. Kështu Canada TV ka transmetuar një reportazh nga ky manifestimi, Los Angelos Times ka botuar një raport me titull: “Protestat e muslimanëvë në Kosovë për ndërtimin e një xhamie të re”. të njëjtijn titull mban edhe shkrimi I emetuar në televizionin MSNBC. Ndërkaq programi radioteleviziv: “National Program Radio NPR” poashtu transmeton një raport për protestën në të cilin shkuran se dhjetë vjet pas skicimit të hartës së re në Ballkan, po fillon një ndikimi I ri islam në rajon. Shkrimi përmend Bosnjen dhe Kosovën si dy vende në rajon ku ka filluar të hetohet ndikimi islamik.

Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë Sht.amerikan1

Ndërkaq gazeta The Huffington Post ka botuar një koment të kolumnistit Stephen Schwartz me titull : Kosova në krizë islamike”.

Autori pasi është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, pasi ka jetuar një kohë të gjatë në rajon, në fillim i bën një përshkrim kohës së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe më pas i bën një përshkrim të gjendjes në Kosovë para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në fund të këtij komenti autori konkludon:

“Më tepër se një vend i islamit radikal, Kosova mund të bëhet vendi i parë në Evropë, ku fryma e "Pranverës muslimane" frymëzon një protestë kundër korrupsionit dhe akomodimin e radikalizmit. Paralele me Libinë, SHBA dhe NATO duhet t’i kushtojnë një vëmendje doktrinës së mbrojtjes kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vendosjen e ideologjive radikale” thuhet në të këtij shkrimi autorial.

* * * * * * *

Shtypi amerikan këto ditë ka shkruar për protestat e besimtarëve myslimanë në Prishtinë që me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike për shqiptarë dhe evropianë, kanë kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë Katedrales katolike, njofton RTK. Në artikujt e shtypit amerikan është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi