Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka vazhduar seanca për rastin e Kleçkës

Shko poshtë

Ka vazhduar seanca për rastin e Kleçkës Empty Ka vazhduar seanca për rastin e Kleçkës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 25, 2011 9:16 pm


Ka vazhduar seanca për rastin e Kleçkës


Ka vazhduar seanca për rastin e Kleçkës Ee-klecka--
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar edhe sot procesi për konfirmimin e aktakuzës ndaj nënkryetarit të PDK-së njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Famir Limaj dhe 9 ish- luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për kinse krime të kryera gjatë luftës në fshatin Kleçkë të Lipjanit.

Qysh në fillim të seancës së sotme gjykatësi i rastit në fjalë i bëri të ditur palës mbrojtëse se kur ishte marrë vendimi për fillimin e hetimeve për rastin Kleçka. Këtë të dhënë e kishin kërkuar dje avokatët e të akuzuarave të prokurorisë.

Gjyqtari tha se hetimet për këtë rast kanë filluar qysh nga muaji shkurt i vitit 2010 deri në muajin gusht të këtij viti.

Sipas avokatëve, këto dokumente është dashur të dorëzohen me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe jo tani gjatë procesit gjyqësor. Ata theksuan se sikurse dje edhe sot nuk kanë qenë të barabartë dhe kërkuar që të kenë qasje në dokumentacione.

Kurse prokurori italian, Maorizio Salustro, i cili ka ngritur aktakuzën ndaj 10 ish- luftëtarëve të UÇK-së, tha se avokatët kanë pasur mundësi që të qasen në dokumentacion, por jo edhe ti fotokopjojnë ato dhe t’i marrin me vete.

Lidhur me këto kundërshtime mes palës mbrojtëse dhe prokurorisë, gjyqtari i rastit tha se do të jap një përgjigje më vonë gjatë procesit.

Kështu edhe ka përfunduar seanca e paradites, ndërsa punimet do të vazhdojnë pasdite. Pritet që pasdite prokurori të jap argumentet e tij për ngrije të aktakuzës, kurse pala mbrojtëse t’i kundërshtoj ato dhe mandej gjyqtari i rastit mund të vendos pro ose kundër akuzës për rastin Kleçka.

Deputeti Fatmir Limaj apo komandant Çeliku, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik, ndërsa tash pritet që të gjykohet për krime që, sipas prokurorive ndërkombëtarë janë kryer në fshatin Kleçkë.



>> Nëse Prokuroria kërkon kokën time, lironi shokët >> Komente (64) >> “I pafajshëm jam, të dëshmojë Thaçi”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi