Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga e ka shiqimin Leka i madh në monumentin e Shkupit ?

Shko poshtë

Nga e ka shiqimin Leka i madh në monumentin e Shkupit ? Empty Nga e ka shiqimin Leka i madh në monumentin e Shkupit ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 28, 2011 7:20 pm


Nga e ka shiqimin Leka i madh në monumentin e Shkupit ?

Agim Shehu, Gjenevë
Vështirë që shtetarët sllavo-maqedonë të kenë bërë gjë më të mirë për shqiptarët në nderim të paraardhësve të mëdhenj iliro-maqedonë të tyre, se ngritja e kësaj Përmendoreje!

Nga e ka shiqimin Leka i madh në monumentin e Shkupit ? Leka-i-madh

Në Shkup u ngrit Monumenti i Aleksandrit të Madh. Vështirë që shtetarët sllavo-maqedonë të kenë bërë gjë më të mirë për shqiptarët në nderim të paraardhësve të mëdhenj iliro-maqedonë të tyre, se ngritja e kësaj Përmendoreje!

Këtu ndodh dhe një nga habitë më të çudiçme në botë: dy shtete fqinjë kacafyten për pronësimin e një prej kryefigurave të fqinjit tjetër, kurse i zoti (kryesisht shteti-amë vulëhumbur) u bën karshi asnjanëse, gjer duke u buzëqeshur tek i vjedhin hapur historinë. Për më keq, me përulje puthadori ka dhënë mendimin që të bëhet dhe gjykatës dhe amvise mes hajdutësh të tillë. Kusari në veri thotë se Aleksandri i Madh është maqedon i sllavëve (!). Tjetra në jug - është grek i grekëve (!). Të zotët në mes s’guxojnë as të mendojnë, jo më të flasin se është thesar i tyre.

Shqiptari dikur ka qënë djep dhe fushë veprimi i Pirros

Mirëpo dijetarët më me emër tanët, aq më tepër dhe ndër më të shquarit e botës e të kohrave, aq më shumë vetë historianët grekë dëshmojnë pa mëdyshje se Aleksandri i Madh është me gjak e histori iliro-maqedon. Të kundërshtosh dëshmitë zinxhir të tyre mbetesh ose injorant kulture ose batakçi historie. Përmëndim sadopak nga ata.

Nga e ka shiqimin Leka i madh në monumentin e Shkupit ? Alexandar-the-great

De Rada i madh, pikë referimi në art e kulturë, te «Skënderbeu i pafat» jep fjalët e Heroit kur me sy nga hapsira hyri mes Princave të Arbërit: «Këto male plot fërshëllima/ i dëgjon Aqilehti(Akili)/ e që këndej ngriti sytë drejt yjeve Lisëndri (Aleksandri)/, dy Prijësa njerëzimi të të gjitha kohëve». Në «Studime Pelazgjike» shton: «Kombi ynë rrënjët i ka në parahistori që nga Aleksandri i Maqedonisë e Pirroja i Epirit». Te «Testamenti Politik» u lë amanet shqiptarëve: «Të njësuar e të bashkërenditur këta do ripërtërijnë vëndin me të cilin Leka i Madh nisi zotërimin e Azisë». E më tej: «Shqiptari dikur ka qënë djep dhe fushë veprimi i Pirros, Filipit të Madh e Lekës së Madh si dhe Skënderbeu që mundën perandoritë e fuqishme bashkëkohëse». Dijetari arbëresh Viçens Dorsa shkruan: «Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut shqiptarët janë shquar për trimëri; po kështu vepruan ata dhe në Kalabri». Dijetari tjetër Petrota duke cituar Pausanian shton: «Leka i Madh qe epirot e pasardhës i Eakidëve nga nëna. Ai hapi helenizmin në lindje po kurrë nuk helenizoi vëndlindjen e tij, as harroi gjuhën e vet si në biseda me maqedonët dhe në udhëtimet». Dora D’Istria shkruan: «Populli shqiptar ka nxjerrë ushtarë e luftëtarë që kanë habitur botën me mrekullitë e tyre si Pirro, Aleksandri i Madh, Diokleciani, Skënderbeu». E më tej: «Nëna dhe shqiptarja Olimbi deshi t’i jepte të birit prejardhje mbinjerëzore e për këtë pohonte se në shtrat e kish vizituar gjarpëri hyjnor»! Nga kjo, në dokumente të tjerë në Itali Aleksandri quhet dhe «Kaleksandri i Mathi» (Ka-le-kso-andre). Ismail Bej Qemali thotë për shqiptarët: «Sa herë u janë prekur liritë ata janë treguar aq guximtarë sa në kohët e herëta kur shkonin me Aleksandrin e Madh e me Pirron. Të tillë edhe sot, ata dëshmojnë se e kanë ruajtur atdhetarizmin e tyre të kulluar e të paprekur gjatë shekujve».

Pjetër Bogdani pohonte: «Shqiptarët janë bij të Lekës së Madh». Te poema në greqisht «Dëshira e vërtetë e shqiptarëve» Naimi shkruan: «Ju stërnipër të të Madhit Aleksandër e të Pirros/ o ju, bij të Skënderbeut…». Gjetkë shton: «Prindët tanë kanë pasur emër të madh në gjithë botën si Aleksandri, Pirroja i madh, Teuta, Genci…». Thimi Mitko gjithashtu: «Jemi me pelazgun farë/që ka lerë para hënës/, jemi djemtë e Makedonës/që shkeli gjer te len dielli». Petro Nini Luarasi hymnizon: «Komb i ndjerë i Aleksandrit/ e i Pirros që ish burrë».

Lëmë të flasë i Madhi për të Madhin (Skënderbeu për Lekën). Në Letrën e njohur polemikë drejtuar Princit të Tarantos shkruan: «…Ju thoni se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë. Pa dashur pohon vetë se të parët tanë së bashku me Lekën u futën deri në Hindi». Barleti spjegon: «Emri ‘Skënderbe’ iu dha Gjergjit nga osmanët e me këtë emër ata kishin parasysh Aleksandrin e Madh». Duke krahasuar dy Heronjtë e mëdhenj bashkëkombas, më tej shton: «Mos keni dëgjuar vallë, se dhe mbreti i persëve, Dari, i dërmuar nga Aleksandri ynë mori arratinë»? Në misionin për të shkruar bëmat e Skënderbeut Barleti bisedon me princin e shquar Donferand ku me dhimbje i qan hallin se si ka rënë poshtë lavdia e herëshme e Arbërit: «Sikur të ngjallej ai, Aleksandri i ndjerë, që i pari bëri të mbahej në gojë emri i fisit…sikur të kthehej në jetë ai mjeshtër i luftrave, Pirroja, me siguri që nuk do ta njihnin Maqedoninë e tyre, nënën e kryetrimave»! Te varri në Valencia i djalit të Skënderbeut epitafi thotë mes të tjerash: «Këtu prehet Alfonso, bir i të famëshmit Georgo Castrioto…quajtur Eskandarbeh nga turqit…krahasohej me mbretin Aleksandro të Maqedonisë».

Kur shqiptarët e mbajnë të vetin Aleksandrin, Akilin…

Dëshmive u shtohet dhe dyzimi i emërtimit Gjergj Kastrioti me «Skënderbe» që lidhet në trashëgiminë e përbashkët iliro-maqedone të Aleksandrit të Madh (studjuesi prift Zh. K. Faveiral Skënderbeun e quan «Aleksandër Beu’»). Ka një qartësim të çudiçëm zbuluar kohët e fundit: në Veri të Pakistanit (Karakumi) Aleksandri i Madh sulmoi mbi mure qytezën e Ostreas, Nikomedi. Banorët mbroheshin rreptësisht me shigjeta por Heroi, edhe pse mori shigjetë në trup çau stuhishëm përpara. Të rrethuarit u hutuan si para një shënjtori qiellor e i ranë në gjunjë…I tillë u mbeti legjendë në kujtesë…

Ngjarjen e përsëriti pas 1600 vjetësh Gjergj Kastrioti 19 vjeçar, kryetrim e i bukur, ahere prijës tabori të Sulltanit. Banorët po në qytezën e lashtë Ostrea e mbuluan me shigjeta. Ai çante përpara, kaptoi mure e u lëshua mes tyre. Vëndasit përsëri u habitën e i ranë në gjunjë. Legjenda qe ringjallur e u kish ardhur histori para tyre «Ai…Iskandari i largët» të cilin nuk e harronin. Ngjarja i vajti Sulltanit, e ai i shtoi dhe emrin «Skander-Bej». Jo rastësisht Bajroni sa me talent dhe me kulturë tha: «O Shqipëri ku lindi Iskanderi (Aleksandri), këngë e rinisë, fanar i të urtëve/, dhe Iskanderi tjetër (Skënderbeu) që i dërmoi armiqtë me shpatën kreshnike».

Edhe më bindës, le të citojmë autorë të huaj. Janë dijetarë të shumtë dinjitozë që veç të vërtetës shkencore nuk kanë pasur asnjë arsye fitimi për t’i bërë qejfin një populli të pushtuar e pa shtet kur mashtruesit fqinjë mund t’u afronin miliona për të gënjyer.

Historiani Viktor Berard shkruan nga themeli të vërtetën: «Kur shqiptarët e mbajnë të vetin Aleksandrin, Akilin…tepërimi është në formë ndërsa ‘e pabesueshmja’ përmban një të vërtetë». Felix Zhylien shton: «Në të gjitha kohët Shqipëria ka qënë vëndi klasik i heronjve: atje Homeri gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin e Madh e Papa Eugjen IV Skënderbeun». Dijetari e diplomati amerikan Uiljams shkruan: «Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që kaptoi botën si dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmënd historia». Historiani Flori i sh. 2 thotë se para Pirros, përkrenarja me brirë qe profil i kokës së Aleksandrit të Madh. Dijetari P. Franke përforcon se «Skënderbeu mban një helmetë me dy brirë cjapi të mëdhenj që nuk ndeshen gjëkund në tablotë bashkëkohore. Stolia e helmetës lidhet me një model të herët, simbol i derës së lashtë maqedone». Plutarku përmënd një betejë ku «maqedonët përballë e njohën Pirron nga penda e ndritëshme e brirët prej dhie si te Leka i Madh dhe shkuan pas tij duke e njohur si Prijës».
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi