Viktoria Xhako:VDEKJA E ARINJVE TË BARDHË!
Faqja 1 e 1

Ky është kapitulli i fundit i romanit tim, që vjen pas fragmentit “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË”. E përfundova më 12 maj, kur isha e gëzuar dhe e lumtur, pa ditur se ç’më priste pas tri javësh. Nuk e di nëse ishte një parandjenjë, Kam bërë pak ndryshime duke përfshirë situatën e tanishme.
Viktoria Xhako:VDEKJA E ARINJVE TË BARDHË!
Pjesë e romanit
…..Ajo përpëlitej, rënkonte dhe kërkonte arinjtë e saj të bardhë. Zemra e saj, e spostuar majtas, ishte buzë greminës së pritjes, e gatshme që të rrokullisej në rastin më të parë….
Mjekët hynin e dilnin në dhomë. Ishin të shqetësuar për jetën e saj. Zemrën e kishte të dobët. Terapia ishte e fortë. E bija nuk i ndahej nga koka. Dikur, përpëliti lehtë qepallat. Gjëja e parë që pa, ishin sytë e kaltër të së bijës. Mjeku i rojes mori frymë thellë, po shikimi nuk i ndryshoi. Vazhdoi të ndiqte me vëmendje pulsimet e zemrës në monitor. Vajza nuk i ndahej nga shtrati. I mbante dorën së ëmës, ndërsa nga sytë e kaltër, lotët i rrokulliseshin breshër. Shihte orë e çast se si pikonte solucioni pa ngjyrë nga qeska e varur në suport. I dukej sikur dëgjonte trokitjen e pikës brenda damarëve të nënës, se si damarët e thithnin me etje duke shtyrë tej helmin e duke u mbushur me jetë. Në ato orë të zgjatura agonie, vajza ndjeu dhimbjen e fortë t’i shkallmonte gjoksin, se mos nëna i shkonte larg dhe e linte vetëm. Zemra e saj, e torturuar nga frika e vdekjes, e cila qëndronte pezull mbi kokën e nënës, nuk i pushonte rrahjet e shpeshta, aq sa infermierja e dhomës u detyrua t’i injektojë një qetësues. Kaloi mjaft kohë, para se nëna të vinte në vete. Rrinte shtrirë pa lëvizur, sa dukej se nuk merrte as frymë. Sytë i mbylli përsëri. Minutat po zgjateshin. Dalngadalë frymëmarrja po normalizohej. Lëvizi pak dorën sikur po shfletonte një libër të padukshëm. Kapakët e syve i fërgëlluan lehtë. Vajza nuk i a ndante shikimin. I vuri në duar albumin. Ishte albumi me pikturat e “tij“. Njëra më e bukur se tjetra. G. hapi sytë. Albumi mbi batanije priste dorën që ta shfletonte. G. kërkoi dorën e së bijës. E mori në pëllëmbën e saj atë dorë të vogël si dorë fëmije, me gishtërinj të gjatë, të hollë. E përkëdheli. Vajza afroi faqen tek faqja e nënës. Nëna dhe bija po merrnin frymë së bashku, ngadalë, qetë, rrethuar nga ajri i bardhë, i tejdukshëm i dhomës, mbushur me tuba e qeska të varura në suporte. Ishte kaq qetësi sa G. mbylli sytë e lehtësuar.
….Doreza e derës u ul lehtë. U dëgjua një e kollitur paralajmëruese. Vajza u ngrit. I rregulloi nënës albumin në dorë.
-Unë po dal, má, - dhe doli pa pritur përgjigje nga dera e hapur gojë. Qepallat e G. vazhdonin të shijonin qetësinë që vjen pas një stërmundimi në errësirë, kur sytë janë të hapur, po nuk shohin gjë. Përpiqen , po retina e tyre laget nga një ujë i ndyrë, që, jo vetëm po i mbyt sytë në atë batak, por të hyn në gojë, të shkon në gurmaz, përmbyt mushkëritë duke penguar frymëmarrjen, pas së cilës vjen fjetja pa zgjim.
-Shpirt! Zëmra ime! –
G. u drodh sikur të kish rënë në fije të zhveshura elektrike. Dridhja që i filloi në gjoks, i përfshiu trupin. Konvulsione. Shtrëngoi akoma më fort qepallat. Shtrëngoi në pavetëdije albumin që flinte mbi batanije. Dëgjoi sikur vinin nga shumë larg hapa të nxituara, përplasje dyersh, fjalë të rrëmbyera në atë gjuhë të panjohur. Mes kësaj zallamahie ndjeu se dy pëllëmbë përfshinë brenda tyre dorën e saj. Ndjeu një zë gati të harruar, po kaq të dashur e kaq të ngrohtë, sa e shkriu nga ngrirja e vdekjes.
-Shpirt! Zëmra ime! Qetësohu! Të gjithë mjekët janë këtu. I thirra pa dashje. U rashë të gjitha sinjaleve, shtypa të gjithë butonat. U tremba shumë! –
Zëri shoqëronte pëllëmbët që mbanin e përkëdhelnin lehtë dorën e lodhur të G. Hapi sytë ngadalë. Ia vrau bardhësia e tavanit dhe i mbylli përsëri.Brenda qepallave të mbyllura u konturua një hije. Një fytyrë e panjohur. Po zëri ishte i ngrohtë, i njohur, por… tepër i largët… Me penelin e saj të hollë koha duhej të kishte vizatuar ballin e lartë që ajo e njeh dhe sytë. Ah, sytë. Bluja e tyre e thellë, blu oqeanesh, ia freskoi ballin e nxehtë nga ethja e çmendur. Lëvizi edhe dorën tjetër për ta futur brenda atyre pëllëmbëve.
-Pas akuariumit, zëmra ime, ishte një foto formát njeriu. Lëvizja e ujit, dritat e vogla me ngjyra të montuara brenda akuariumit, krijonin efekte reale. Ajo ishte vetëm një foto, shpirt, një foto e sofistikuar. Po gabim, gabim nga ana ime. Nuk e dija që je kaq e ndjeshme. Sapo më kishe telefonuar e më flisje për bukurinë e pemëve, për degët e holla që vareshin gjer përdhe, si gishtërinj që duan të rrëmihin. Nuk e dija që do vije në ekspozitë. Asgjë nuk dija. Shumë vizitorë u çuditën nga lëvizjet që bënte fotoja pas akuariumit. Kurse ti, u trondite kaq shumë. –
Njëra pëllëmbë lëvizi nga vendi. Iu mbështet lehtë mbi zemer. I thithi rrahjet e saj.
-Do të kujdesem unë tani për zemrën tënde. Mjekët thanë se duhet vetëm qetësi. Gjithçka do të rikthehet si më parë. Më dëgjon, shpirt? Vetëm qetësi! –
G. u mundua të shtrëngonte pëllëmbën që i mbante dorën, të shtrëngonte pëllëmbën që i ishte mbështetur në zemër. Krejt e pafuqishme shtrëngoi qepallat fort, po nuk i ndali dot lotët. Ata u derdhën të rëndë, nga të dy cepat e syve dhe rrodhën në flokë, e më pas në jastëk. D. u përkul mbi të. Ia mbështolli fytyrën në pëllëmbë e nisi t‘i flasë fjalë të buta, të ëmbla, për ngjarje të qena e të paqena, të jetuara së bashku, apo të ëndërruara së bashku. Ato fjalë depërtonin në trurin e G., duke tentuar të sheshonin dallgët, që rrihnin të ngriheshin, të ngriheshin. D. ndiqte me vëmendje gjithçka që përjetonte G. dhe fliste qetë – qetë, sikur të donte ta vinte në gjumë. Truri i saj, duke thithur me etje çdo fjalë, përpiqej të qetësohej.
-Sikur ta dija atëherë që jeta do të na takonte përsëri,- foli ai, - të dhurova atë varëse me një lejlek që shkon e kthehet përsëri. Të kujtohet, zëmra ime, ajo varëse? –
G., me sy të mbyllur, gjithnjë e pafuqishme të fliste, zbërtheu ngadalë kopsën e parë të bluzës së gjumit dhe preku lejlekun e vogël të florinjtë. E kishte mbajtur në qafë 42 vjet, duke besuar tek fuqia e tij magjike. Duke besuar se, dëshira e shprehur atë ditë të bukur prilli, kur pa gjurmën e reaktivit në qiell, do të realizohej. Duke besuar që D. dikur do të bëhej i gjallë. Pasthirrma e habisë vazhdoi me të qeshurën gurgulluese, të lehtë.
Infermierja në dhomë kontrollonte në heshtje rubinetin e oksigjenit. Sapo hodhi sytë në monitor, i ra ziles. Mjeku vrapoi. D. i shqetësuar nga heshtja e G. nuk ia ndante sytë. Fytyra e saj po bëhej e bardhë. Zemra e saj, e spostuar majtas, prej peshës së rëndë të brengës shpirtërore, nga pritja e gjatë ishte avitur buzë humnerës. Dhe befas, ëmbëlsia e atij zëri, ngarkuar me peshën e dashurisë së munguar e tronditi atë zemër të brishtë, duke e penguar të mbahet pas fillit të jetës. Mjekët u munduan ta mbanin në jetë, po ajo, e dobët, e pafuqishme, nisi udhëtimin drejt atyre viseve të panjohura, nga ku kish ardhur ai lejlek, i cili po e udhëhiqte drejt shkretëtirave të pafundme, që të gjente arinjtë e saj të bardhë, por tashmë të vdekur! Njollat e gjakut të tyre kishin çelur trëndafila të kuq në mes të dëborës!
FUND
E enjte 12 maj 2011 ora 21:oo
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE…
» Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!
» VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman
» VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË! - Roman
» Viktoria Xhako:MUZG` I MBREMJES ESHT` I BARDHE.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi