Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i nga nesër në portat 1 dhe 31

Shko poshtë

EULEX-i nga nesër në portat 1 dhe 31 Empty EULEX-i nga nesër në portat 1 dhe 31

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 9:17 pm


EULEX-i nga nesër në portat 1 dhe 31

EULEX-i nga nesër në portat 1 dhe 31 Foto9970900

EULEX njofton se do të kryejë punët policore dhe doganore në portat 1 dhe 31 (Jarinje dhe Bërnjak), në përputhje me mandatin ekzekutiv që ka ky mision dhe në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, e cila marrëveshje sipas tyre nuk ka të bëjë asgjë me statusin.
Në një komunikatë të lëshuar të enjten nga EUEX-i, thuhet se kjo nënkupton, se EULEX-i do të ndihmojë implementimin e marrëveshjes për vula doganore të arritur më 2 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipas EUEX-it, marrëveshja për vulat doganore mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte pjesa e fundit që mungonte për të lansuar një sistem të mirëfilltë doganorë, të cilin ne edhe e synojmë, pasi Kosova, nën administrim të UNMIK-ut, që nga viti 2000 është bërë një zonë doganore, dhe është trajtuar nga BE-ja gjithmonë si e tillë.
“Marrëveshja, e cila nuk ka asgjë të bëjë me statusin, është për të ndërmarrë një hap të madh përpara në sundimin e ligjit në Kosovë, e që është në interes të gjithë qytetarëve. Mungesa e funksionimit të sistemit doganorë në të gjithë territorin e Kosovës ka lejuar që aktivitetet ilegale të zhvillohet lirshëm, veçanërisht por jo ekskluzivisht në veri të Kosovës. Tani do të kemi mundësi të merremi shumë më mirë me këtë çështje. Ky është një hap i rëndësishëm dhe të gjithë do jenë përfitues. Operacionet doganore në porta do të kryhen nga doganierët e EULEX-it, në prezencë të doganierëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë, ndërsa ftohen të gjithë qytetarët të përkrahin këto masa për të përmirësuar sundimin e ligjit për të gjithë.
EULEX-i njofton se detajet e masave të përfshijnë:
- Pikë kalimi në Bërnjak do të jetë i hapur për trafik komercial dhe personal, si dhe për mallra komerciale dhe jokomerciale. Importet e mallrave komerciale nëpërmjet pikës në Bërnjak duhet të zhdoganohen në Terminalin Doganorë në jug të Mitrovicës.
- Deri sa të instalohet infrastruktura e duhur në Jarinjë, ky pikëkalim do të jetë i hapur vetëm për mallra jokomerciale dhe trafik personal.
- Të gjitha mallrat komerciale që i nënshtrohen akcizës (si alkooli, cigaret dhe karburantet) duhet të zhdoganohen nëpër pikëkalimin e Merdares, ose në ndonjë pikë tjetër të autorizuar për trafik tregtar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi