Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli:Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve

Shko poshtë

Fatime Kulli:Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve  Empty Fatime Kulli:Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 9:36 pm

Fatime Kulli:Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve  275671_100002930110911_1864625277_n

Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve

Nga Fatime Kulli

Në zonën veriore të Shqipërisë, fenomeni vrastar i gjakmarrjes, nuk po gjen paqe me njerëzit që jetojnë në zonat rurale të prefekturës së Shkodrës, njerëzit që aq shumë e dëshirojnë këtë paqe, e dëshirojnë jetën, e duan punën, e duan njëri tjetrin.

Jetojmë në vitin 2011, dhe, jeta e njerëzve të pafajshëm është kthyer në një makth të vërtetë, ata jetojnë çdo ditë, çdo orë të kërcënuar nën tundimin e fenomenit vrastar të gjakmarrjes e hakmarrjes. Pikërisht, për këtë fenomen vrastar kanunor, po pasqyroj një rast konkret: dhe pikërisht, në fundverën e 2011, një familje e re, nga zona Drisht-Mes (Shkodër), nuk gëzojnë dot, as ditët më të lumtura e të qenurit baba e nënë, pas lindjes së fëmijës së tyre të vetëm, 2 vjeçar. Janë larguar nga shtëpia, pas një grindjeje të një kushëriri të familjes Buhaj, me një bashkëfshatar, e cila ka gjeneruar me tytën e armës, para 20 vitesh.

E kam fjalën, pikërisht, për Kujtim Dul Buhaj, lindur më 17.05.1971 në fshatin Drisht, i cili, është larguar nga shtëpia, pa lënë asnjë gjurmë, sëbashku me bashkëshorten Ermira Buhaj dhe djalin e tyre 2 vjeçar Arinis.

Ngjarja:

Para 20 vitesh, Kushëriri i tretë i familjes Dul Buhaj, grindet me një bashkëfshatar për ndarjen e kufirit të tokës dhe e qëllon me lopatë në kokë.

I biri i të dëmtuarit, merr pushkën për ta qëlluar kushëririn e familjes Buhaj, por ky i fundit duke u vetëmbrojtur ia merr armën dhe e plagos në këmbë të birin e të dëmtuarit, pa rrezik për jetën. Për këtë kushëriri i familjes Buhaj dënohet me 2 vjet lirie. Por, ajo ngjarje (para 20 vitesh), hyri në rrjedhën e hakmarrjes për gjakmarrje, nga familja e bashkëfshatarit të familjes Buhaj, dhe tani pas 20 vitesh, kërkohet të bëhet hakmarrje, ndaj djalit të vetëm të Dul Buhaj, Kujtimi që s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, për faj të kushëririt të babait të tij, i cili u dënua me 2 vjet heqje lirie për plagosje, është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes së tij.

Kush është Kujtim Buhaj për lexuesin:

Kujtim Dul Buhaj, pas arsimit të detyruar (8 vjeçar) në vendlindje, ka përfunduar Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, gjithashtu ka përfunduar 3 vite në Akademinë Ushtarake. Përpos kulturës ushtarake, Kujtim Buhaj, është marrë disa vite me sportin e karatesë, ku është vlerësuar si kampion absolut. Për ata që e njohin, është një njeri i shkolluar, njerëzor, me kulturë, i cili i do dhe i respekton njerëzit.

Apeli:

Babai i Kujtimit, i shqetësuar kërkon nga Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar të ndihmojnë për këtë “hakmarrje”, pa pasur asnjë faj i biri, por misionarët e pajtimit e kanë të pamundur të pajtojë dy familjet që hynë në hasmëri para pak kohesh, dhe jeta e familjes së kujtim Buhaj është në rrezik serioz, shteti është i pafuqishëm përballë këtij fenomeni mesjetar, që pushka e hasmit nuk kursen as të pafajshmit, as dhe vogëlushin e familjes Buhaj 2 vjeçar Arinis-in, i cili është larguar me të atin Kujtimin dhe nënë e tyre, pa adresë, dhe gjyshi e gjyshja vajtojnë djepin bosh të vogëlushit, larguar nga shtëpia se i rrezikohet jeta, me dy prindërit e tij, Kujtim e Ermira Buhaj .

Kujtesë:

Fatime Kulli:Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve  307703_114914128616257_100002930110911_101288_131017857_n

Kujtim Buhaj

Ky fenomen kanunor, ne shqiptarëve na kthen në kohë të mesjetës (para 600 viteve, kur tek ne, s'ekzistonte shtet, s'ekzistonte ligj, u formulua ligji i Kanunit të Lek Dukagjinit, i cili vazhdoi gjatë për të disiplinuar "sedrën” burrave"). Dhe në atë kohë, Kanuni e kreu misionin e tij mjaft mirë. Por sot vazhdon të aplikohet hija e Kanunit, edhe pse jemi në shekullin e XXI, Kanuni i Lek Dukagjinit është degraduar, "fanatikët" e Kanunit kanë shtjer me pushkë edhe mbi gratë dhe mbi fëmijët. Nuk dua të bëj një listë me statistikë për vrasjet e turpshme të burrave që ngrenë tytën e pushkës dhe qëllojnë mbi gratë dhe të miturit, por dua të them se shoqëria jonë vuan, vuan, ne nuk kemi një shtet ligjor për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm, që s'kanë kryer asnjë krim, s'kanë bërë asnjë shkelje ligjore, por i vetmi "faj" i këtyre njerëzve, është se janë pjesëtarë të gjenezës të fisit të atyre që kanë bërë një vrasje, ose janë ndodhur në rrethana të një grindjeje mes palëve, që sot, në kohën “moderne”: quhet hakmarrje, dhe sot vuajnë dënimin sipas ligjeve të shtetit në fuqi.

Fatime Kulli:Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve  312609_114915881949415_100002930110911_101290_1374653241_n

Kujtim Buhaj, kampioni i karatese, duke stervitur femijet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi