Tomë Mrijaj - Studiuesi i palodhur Mr. Jetish Kadishani (1948-2010) – një jetë e lërë përgjysëm…
Faqja 1 e 1
Tomë Mrijaj - Studiuesi i palodhur Mr. Jetish Kadishani (1948-2010) – një jetë e lërë përgjysëm…
Studiuesi i palodhur Mr. Jetish Kadishani (1948-2010) – një jetë e lërë përgjysëm…
Tomë Mrijaj
Është e lehtë, por edhe e vështirë të radhisë kujtimet e mia, sot në 1-vjetorin e përkujtimit të mikut të paharruar Mr. Jetish Kadishani. Ai punoi një jetë të tërë për të ndriçuar figurat e shquara dhe të harruara të historisë së popullit martir të Kosovës.
E kush nuk e njeh hulumtuesin e qetë, por skrupoloz Mr. Kadishanin në Kosovë e Shqipëri, që ishte i vendosur në misionin fisnik kombëtar në ditët me shi dhe borë, acar dhe kohë të bukur ngjitej malëve me terren të thyer të Shqipërisë së Veriut, për t’u gjendur pranë njërëzve të moshuar katund në katund, qytet në qytet.., që ruanin në shpirtin e tyre historinë e pashkruar të figurave të harruara të kohës së komunizmit në Kosovë dhe Shqipëri.
E kujtoj si sot, punonjësin e palodhur të arkivave të gjalla dhe dokumenteve historike në Tiranë dhe Prishtinë, me një çantë që nuk e hiqte kurrë nga dora, një aparat fotografik, fletore shënimesh, një diktofon (inçizues) dhe fletë me kopjo arkivash, të cilat ua ofronte për t’i parë pjesëtarëve të familjeve dëshmore, që luftuan sllavo-komunizmin deri në lirinë e Kosovës.
Mikun e vjetër Mr. Kadishanin e njoha rreth vitëve ’70, kur ishte drejtor i Bibliotekës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë. Me largimin tim nga Atdheu në vitin 1978, pata rast të lexoj shumë punime serioze historike, që hulumtuesi dhe studiuesi i palodhur Mr. Kadishani botonte në organet e ndryshme të shtypit, ku, si temë e preferuar e tij ishte e mbeti historia dhe posaçërisht me shumicë shkroi për vendlindjen time, Lugun e Drinit.
Ngjarje mbas ngjarje, mësoja shumë gjëra të reja, por nga ana e tjetër sillja ndër mend kujtimet e gjyshit dhe babait tim mbi shumë figura të harruara të trevës sonë, që përmendeshin shpesh në odat e moçme të burrave të urtë dhe me zë në të gjithë trevën tonë. Ishte dhe kjo një ndër arsyet bindëse dhe shumëdomethënëse, që më bëri të shtoi edhe më shumë respektin dhe simpatinë, për punën e tij voluminoze dhe të papërsëritshme në terren, me shumë vlera për historinë kombëtare shqiptare.
I kam qendruar gjithnjë pranë dhe jam munduar që të jap me modesti ndihmesën time, për t’i dhënë jetë botimeve të shumë dorëshkrimeve dhe librave, që janë sot për fat të mirë dëshmia e kontributit të madh me pushkë dhe pendë, që kanë dhënë vijueshmërisht heronjtë legjendarë të Kosovës martirë si gjatë periudhës së komunizmit dhe të luftës çlirimtare kundër pushtuesve shumëshekullorë serb.
Me daljen në dritë të veprave me profil historik, vetëm falë punës plot sakrifica dhe titanike të Mr. Kadishanit, janë bërë të pavdekshëm heronjtë e përjetësuar në jetëshkrime origjinale dhe të dokumentuara me fakte e argumente bindëse historike.
Vizitat e mia të shpeshta në vendlindje mbas vitit 1986, më afruan edhe më shumë me Mr. Kadishanin, që ishte bibliotekë, që ecte me dy këmbë në çdo cep të Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbledh dhe zbardhur fakte dhe burime të reja historike për librat e tij.
Me kalimin e tij në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë e vizitova vazhdimisht në çdo vizitë, që i bëja vendlindjes. Në restorantin e Bibliotekës, sa e sa herë bisedonim gjatë kohës së lirë (që kishte Jetishi), më njohu më shumë miq dhe profesorë të Universitetit, të cilët nga ana e tyre plot admirim flisnin për kontributin e madh, që ai bënte pa u lodhur çdo ditë në terren shtëpi më shtëpi, për grumbullimin, sistemimin, faktimin dhe përshkrimin për herë të parë të shumë figurave të mbuluar nga pluhuri i harresës në kohën e komunizmit sllav dhe shqiptar 1944-1990.
Disa nga profesorët më thanë, se punën plot durim dhe këmbëngulje për shumë nga figurat e nacionalzimit (nuk u dihen as varret), që ka bërë Mr. Kadishani për disa dekada, s’jemi në gjendje t’a bëjmë asnjë nga ne…
Mr. Kadishani misionar i devotshëm i Lidhjes së Prizrenit
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962) në Mërgim me Qendër në New York, duke parë punën e madhe studimore dhe historike me plot vlera atdhetare, në shenjë nderimi dhe respekti e ftoi dy herë zyrtarisht Mr. Jetish Kadishanin, që të vijoi hulumtimet historike në gjirin e komunitetit tonë.
Ai menjëherë mori kontakte me djemtë e Uk Sadik Ramë Gjurgjevikut: Skënderin, Ismetin (njëherit Kryetar i Lidhjes së Prizrenit me qendër në SHBA) dhe Selimin, që janë dëshmitarë dhe martir të gjallë të çështjes së Kosovës.
Ai kishte shumë respekt për punën që për shumë dekada ka bërë Lidhja e Prizrenit në megrim, për çështjen e Kosovës, duke folur me shumë simpati për Ing. Xhafer Devën, Prof. Rexhep Krasnqi, vëllezërit: Skënder, Ismet dhe Selim Uk Sadikun, Kolë Bajraktarin, Gani Perolli, Mustafë Vraniqi, Destan Berisha, Gjon Shtufaj, Adem D. Çelaj, Mustafë Demalija, Myrvet Muça, Kalosh Hamdia, Hysen Terpeza, Remzi Barolli, Iliaz Peka, Shemsedin Vrendeshta, Fran Sokoli e shumë të tjerë.
Duke parë përkushtimin shembullor për çështjen e atdheut, Lidhja e Prizrenit më zyrat e saj në New York e emëroi zëdhënës të Lidhjes për Kosovë, më Qendër në Prishtinë. Gjatë gjithë qëndrimit në Amerikë, ai u njoh nga afër me figurat e shquara të diasporës shqiptare, aktivistë të palodhur, historitë e familjeve dhe dokumente origjinale të aktivitetit të tyre patriotik për shumë dekada në mërgim.
Ai po punonte për një libër të mbështetur në dokumente origjinale nga Arkivi i Lidhjes së Prizrenit, që nga fillimi i themelimit të saj në Amerikë (1962-2010), që disponon në Arkivat e Lidhjes Kryetari Ismet Uk Sadiku dhe sot vepra ka mbetur në dorëshkrim pa u botuar.
Mr. Kadishani, fliste me shumë respekt për babain e vet dhe se të gjithë kontributin e tij të deritanishëm ia përkushtonte pikërisht atij, sepse e ka inspiruar në njohjen e historisë dhe figurave të shquara të Kosovës, që dhanë gjithçka për mbrotjen e interesave të vendit. Babai i studiuesit Cufë Kadishani, ishte një rapsod i njohur në trevën e Drenicës.
Jetishi, më ka treguar se si babai e vendoste në sofër buzë votrës me burra, që e dëgjonin babain tim tek këndonte me pasion me çifteli dhe sharki këngë të moçme patriotike. Ai thoshte se shumë këngë, nuk kishte të drejtë t’i këndonte, sepse rregjimi serb ishte gati t’a burgoste. Ai këto këngë i këndonte vetëm për miq të besuar. Tematika patriotike e këngëve, kanë shërbyer si burim frymëzimi për Mr. Kadishanin, që në vitet e mëvonshme të hulumtojë rreth figurave kryesore të harruar të historisë, kënga e të cilëve këndohej gojë më gojë dhe brez mbas brezi nga rapsodët vendas.
Atë që babai i Jetishit e bënte me telat e çiftelisë dhe sharkisë i biri Mr. Kadishani, do t’a bënte më pendë shtëpi në shtëpi, mal në mal, arkiv në arkiv, nga qyteti në qytet, nga krahina në krahinë etj., duke mbledhur kujtime, dorëshkrime, foto origjinale historike, organe të ndryshme të shtypit të kohës etj.
Më kujtohet një ditë thoshte Mr. Kadishani, se rreth viteve ’80, po hulumtoja rreth figurës së trimit të Dukagjinit komandant Ndue Përlleshi, takova babën tuaj (është fjala për Nikollë Mrijaj (1911-1999)), dhe kur i thashë se kam ardhur të marrë informacione për te, me shikoi me kujdes dhe me një buzëqeshje të sinçertë më tha: “Për Ndue Përlleshin, kam shumë për të thënë, por po më duket se keni filluar pak heret misionin patriotik, për zbardhjen e kësaj figure të madhe të popullit tonë. Ju besoj së më kuptoni mua, sepse e dini se rrethanat e kohës nuk janë të përshtatshme sot për sot. Ju kuptoj shumë mirë mixha Nikollë. Unë do t’i mbledhi materialet historike dhe kur të vij moment i duhur do t’i botoj origjinal, sipas dëshmive tuaja.”
Një ditë ai më tregoi se si kishte udhëtuar mëse tre herë në Veri të Shqipërisë dhe veçanërisht në Iballë të Pukës, për të zbuluar varrin e Ndue Përlleshit, që u vra në vitin 1949 nga forcat komuniste të Sigurimit të Shqipërisë. Me një buzeqeshje, shtoi se edhe këpucët më mbetën në baltë në atë vend.
Udhëtime hulumtuese, ai ka bërë edhe në shumë vende të Veriut të Shqipërisë dhe pothuajse e ka shkelur pëllëmbë për pëllëmbë tërë Kosovën.
Takimi i Mr. Kadishanit me luftëtarin Skënder Uk Sadikun
Gjatë vizitës së tij të parë në SHBA, studiuesi Kadishani, posaçërisht ishte i interesuar të intervistojë djalin e madhe të Uk Sadikut, luftëtarin e Shqipërisë Etnike Skënder Uk Sadikun, për të cilin u shpreh ai se “…është një hero i gjallë i ditëve tona.”
Skënderi gjatë gjithë kohës foli për të tjerët, duke filluar me Prof. Ymer Berishën, Ndue Përlleshin, Marie Shllakun, Shaban Polluzha, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin, Sadik Ramë Gjurgjevikun, Uk Sadikun, Shaban Sadikun, Bajram Çukovci-Curri, Mustafë Ibishi, Gjon Serreqin, Ajet Gërguri, Osman Bonjakun, Hilmi Ilaz Zariqi etj., sikurse për të gjithë luftëtarët e Çetës Nacionaliste të Uk Sadikut. Ai gjithçka e kishte të freskët në kujtimet e veta tek ia tregonte me përpikëmëri intervistuesit Mr. Kadishanit, sepse Skënderi ishte luftëtari më i ri i kësaj çete.
Duke e parë se Skënderi nuk kishte dëshirë të fliste për veten e tij, Kadishani, menjëherë iu drejtua me një pyetje, e cila gjendej në aktakuzën e dënimit të tij (dënuar me shumë vite burg nga rregjimi sllavo-komunist), duke i thënë: “Në procesverbalin e dënimit tuaj me burg, është e shkruar se ju (Skënder) i keni thënë një shkjau nga Dresniku “t’ka çel sabahu (mengjezi) e s’ka me t’zen prarimi (perëndimi) i Diellit”.
Fjalët e Skënderit u vërtetuan, se pa perënduar Dielli shkjau ishte gjetur i vrarë. Skënderi s’mundi të përmbahej gjatë intervistës e iu drejtua studiuesit, me fjalët: “Mos t’ka çue UDB-ja t’mbajsh ksilloj pyetjesh, se vetëm ata m’kan ba të tilla pytje…!?”
I hodha një vështrim të shpejtë mikut tim Jetishit, i cili, ishte skuqur në fytyrë. Skënderi e kishte humbur tërësisht durimin… I jap shenjë Jetishit, që të ndërpresë bisedën. Ai me shikon seriozisht dhe shtoi se do të vijoi t’a pyeste. Në atë moment Skënderi ndezi një cigare dhe doli jashtë.
Jetishi mu drejtua me keto fjalë: “Tek ky martir i gjallë lexohen shumë qartë vuajtjet e Kosovës, luftrat e rezistencës kundërkomuniste dhe kundërsllave në malet tona në borë e shi dhe koha e gjatë ndër burgjet e tmerrshme, sot na ka dhënë këtë martir, që ende është dëshmi e historisë së lavdishme. Kosova e jonë i ka borxh këtij dëshmori të gjallë…”
Ditën tjetër takohemi sërisht me Skënderin, i cili, i drejtohet Jetishit me këto fjalë: “O Kadishan! M’ke lan tan natën tuj u sjell me shokët e mi në malet e Kosovës. Dhe sa her i kam mbyll sytë m’kan zgjue hapat e çizmeve n’burgjet e atyne gjakpirsave t’pafe. Mos hup kohë lum miku me mue?! Se për ata që duhet me shkrue su dihen as varret. E Kosova e lirë i ka lan prap në harres, ata që derdhen gjakun dhe e dhanë jetën me pushkë në dorë.
E sot Kosova, asht mbush me monumente të këtyne që luftuen apo s’luftuen fare. I kan xan rrugët e parqet si Enveri me bunkeret e tij. Un kam shum të tham, por e di se ju s’keni guzim t’i botoni, se humbni punën e ndoshta edhe jetën. Çfar ndergjegje ka sot udhheqsia e re e Kosovës, kur fëmijët nuk i respektojnë prinderit nacionalist dëshmor?!… Ato përmendore duhet t’u ishin ngrit baballarëve të tyne. E brezi i ardhshëm do t’i vlersonte këta të fundit, sipas merites së çdo njanit..”
Kush ishte Mr. Jetish Cufë Kadishani?
Ai lindi në fshatin Qendresë (Tërstenik) të komunës së Drenasit (Drenicë) më 28 maj 1948. Vinte nga një familje me vlera patriotike brez pas brezi. Si traditë në familje ishte kënga në rapsodi, ç’ka mendoj se shërbei si burim dashurie për krijimin e poezive me tharm të theksuar historik dhe patriotik. Aty (në familje) nga babai Cufa, fëmija i brishtë Jetishi, mësoi shumë histori të moçme shqiptare, që kujtoheshin në odat e burrave dhe për më tepër i ati i tij i thurte me pasion e i shoqëronte këngët kreshnike përmes telave të çiftelisë.
Prindërit, duke e ditur dashurinë që kishte Jetishi për shkollën dhe shoqërinë mes shokëve, menjëherë e rregjistrojnë në shkollën fillore të cilën e kreu në vendlindje. I riu më vonë vijoi shkollën e mesme në Prizren, duke spikatur mes shumë nxënësve të tjerë të shkollës dhe klasës së tij. Ai mënjëherë rregjistrohet për të vijuar studimet e lartë në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ku dhe magjistroi me temën: “Bibliografia e letërsisë dhe e kritikës letrare shqiptare”.
Jetishi shpesh më thoshte, se pasioni i tij kanë qenë gjithnjë librat, arkivat shqiptare dhe të huaja, intervistat në terrene të ndryshme shtëpi në shtëpi (Kosovë, Shqipëri dhe diasporë), verifikimi i materialeve nga dëshmitarë të ngjarjeve, dokumenteve dhe dorëshkrimeve në kohë dhe rrethana të ndyshme.
Tek bashkadhetari ynë i palodhur për çështjen kombëtare Kadishani, unë gjithnjë kam parë njeriun e vendosur, për t’i shërbyer atdheut të vet në fushën e studimeve dhe hulumtimeve shkencore historike të traditës dhe deri në ditët tona.
Kësisoj ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në nëntë simpoziume historike kushtuar ndriçimit të figurave të së Djathtës Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, mbajtur në disa qytete dhe shtete të Europës, si: Hamburg, Shkodër, Prizren, Klinë, Burim (Istog), Shkup, Rrëshen, Ferizaj, Kukës, punime të cilat janë botuar në 9 volume.
Paralelisht ka qenë bashkëpunëtor dhe referues serioz, në shumë takime në përkujtim të shumë figurave të shquara kombëtare të mbajtura në trojet etnike shqiptare dhe diasporë.
Ai ishte drejtor e punonjës shkencorë shumëvjeçarë si bibliotekarë në Bibliotekën “Jehona e Dukagjinit”, ku gjatë kësaj periudhe si hulumtues i palodhur në terren mblodhi, përpunoi dhe botoi me dhjetra profile, artikuj historik për Lugun e Drinit dhe banorët e saj.
Shumë vetë e kujtojnë ende sot krijuesin enciklopedik në mandatin si kryetar i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës dhe diasporë, njëherazi punoi si gazetar në mjetet e informimit në Kosovë për mbi 35 vjet.
Gjithashtu studiuesi Kadishani ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të ndryshme dhe të tjera që la në dorëshkrim nën kujdesin e familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, ato mund të shohin dritën e botimit të plotë në të ardhmen e afërt. Hulumtuesi i palodhur Kadishani, ishte emeruar drejtor i Shtëpisë Botuese “Drenusha”.
Sërisht ritheksoi së është një humbje e madhe tek e rikujtojmë sot në 1-vjetorin e kalimit në amshim, për mikun tim, për familjen, për ne shokët e idealeve të pastra atdhetare, për miqtë dhe dashamirësit e shumtë, për bashkëpunëtorët dhe për gjithë kulturën kombëtare.[code]
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Similar topics
» Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
» Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
» Çerkin Ismaili (1948 – 2010)
» Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj
» Tomë Mrijaj: Dhimbja e dhimbjeve të gruas shqiptare në kohën e diktaturës
» Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
» Çerkin Ismaili (1948 – 2010)
» Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj
» Tomë Mrijaj: Dhimbja e dhimbjeve të gruas shqiptare në kohën e diktaturës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi