Prend Buzhala:TAKIMET E GJEÇOVIT 2011, Zymi, Mësonjëtore e IDENTITETIT SHQIP
Faqja 1 e 1
Prend Buzhala:TAKIMET E GJEÇOVIT 2011, Zymi, Mësonjëtore e IDENTITETIT SHQIP
Prend Buzhala:TAKIMET E GJEÇOVIT 2011, Zymi, Mësonjëtore e IDENTITETIT SHQIP
Në Zym të Hasit kishte një jubile të rëndësishëm jo vetëm për këtë anë, por për mbarë kulturën e letërsinë shqipe; 40-vjetori i themelimit të këtij manifestimi. Dyzet vjet rresht, në hapësirat e Zymit, në amfiteatrot e natyrës e të kulturës, aty janë mbajtur orët letrare, fjalimet solemne, janë ndarë shpërblime letrare e kulturore, kanë defiluar poetë nga mbarë hapësira shqiptare e evropiane.
Sivjet në këtë manifestim erdhi edhe presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga (edhe ajo është nga këto anë), përfaqësues të komunës së Prizrenit në krye me kryetarin Ramadan Muja, erdhën përfaqësues të Ministrisë Kulturës, studiues të shquar të Kanunit e të Gjeçovit (Tonin Çobani nga Lezha, Ndue Deda nga Mirdita, Gjetë Ndoj nga Tirana etj), ipeshkvij si Imzot Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës), imzot Zef Gashi (nga Arqipeshkvia e Tivarit, imzot Hil Kabashi (nga Ipeshkvia e Shqipërisë së Jugut). Erdhën përfaqësues të KFOR-it e të mekanizmave ndërkombëtarë etj.
Krijuesit letrarë që lexuan në Orën Letrare "Anton Pashku" : Fatime Ahmeti, Rita Salihu nga SHBA, Adem Gashi, Vjollca Dibra, Ramadan Musliu, Arben Rashka, Vilson Culaj, Stefan Çapaliku nga Shkodra, Mustafa Spahiu nga Shkupi, poetja e këtyre anëve Liridona Shehu e njohur me pseudonimin Donushi Kaqurrele, Prend Buzhala, poetja zymjane Arbnore Kolgjeraj...
Me këtë rast u bë promovimi i amfiteatrit, ku u mbajt manifestimi, kurse shiritin e prenë presidentja Jahjaga, kryetari i komunës Ramadan Muja dhe veprimtari i dalluar zymjan Nokë Lekaj ...ku më këtë Panteon Shqiptar është vendosur shtatorja e Atë Shtjefën Gjeçovit e me radhë do të vendosen edhe ato të Pjetër Bogdanit, Anton Pashkut dhe Katarina Jospit (aktore) që janë të lindur nga këto anë apo që kanë vepruar e jetuar këtu...
Folësit (presidentja Jahjaga, Ramadan Muja, imzot Dodë Gjergji) theksuan se kjo është shenja e sigurt e IDENTITETIT TONË EVROPIAN.
"Zymi është mësonjëtore Shqiptare e Identitetit tonë", theksoi shkrimtari i shquar kuksian Petrit Palushi.
Nikollë Kërhanaj (shkrimtar, publicist e ndër drejtuesit e këtij manifestimi), lexoi kumtesën e tij kushtuar 40 manifestimeve të Takimeve të Gjeçovit.
Solisti e këngëtari legjendar shkodran e i gjithë shqiptarisë Bik Ndoja, përshëndeti tubimin me fjalë të ngrohta...
Ndërkaq, aktori i njohur Xhevat Limani (nga Shkupi) që jeton në Nju Jork, recitoi me ndjeshmëri vargje të Naim Frashërit e të Atë Mjetër Meshkallës, duke sjellë edhe përshëndetjet e tij nga SHBA...
U ndanë edhe çmimet tradicionale të këtij manifestimi:
ÇMIMI "UNAZA E KATIT' iu dha presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga (këtë çmim rëndom e marrin femra të shquara të botës shqiptare...),
ÇMIMI "PENA E PJETËR BOGDANIT" iu dha shkrimtarit, publicistit, romancierit të shquar shqiptar, dhe historianit Jusuf Buxhovi,
ÇMIMI "PENA E ATË SHTEFËN GJEÇOVIT" iu dha historianit dr. prof Ukë Xhemaj,
ÇMIMI "PENA E ANTON PASHKUT" iu dha shkrimtarit Petrit Palushi (Kukës), njëri ndër prozatorët më të shquar të prozës së sotme shqipe.
Me këtë rast u shpalosën edhe katër botime të reja të këtij manifestimi:
1. ALMANAKU (VJETARI) "TAKIMET E GJEÇOVIT 2010",
2. FRROK KRISTAJ: GALDIME SHPIRTËRORE (shkrime studimore e dokumentare nga historia e etnologjia: për besën, Abetaren e Zymit, kullat, veshjet, kërshëndellat, buzmin, pashkët, Shëngjergjin si festë që identifikohet edhe me figurën e Skënderbeut pa dallim krahine e besimi, për ritet e këngët e kulaçit, ato të grishtarit, për këngët popullore të fëmijëve, për muzeun e Zymit dhe një përmbledhje për këto manifestime e përkthime...).
3. GUIDA TURISTIKE ZYMIT (shqip e anglisht) - e pasur me foto e tekste informative dhe
4. IMZOT LAZËR MJEDA, MBROJTËS DHE LËVRUES I IDENTITETIT SHQIPTAR - një botim monumental.
Me këtë rast veprimtar, shkrimtari e publicisti Frrok Kristaj, që veproi në krye të këtyre manifestimeve për 40 vjet me radhë, deklaroi se prej vitit të ardhshëm organizimin manifestimeve e merr përsipër gjenerata e re zymjane. Kurse krijuesit kolegë (Adem Gashi, Zana Pira, Ramadan Muzliu, Fatime Ahmeti), në shenjë mirënjohjeje, i dhuruan Frrokut një skulpturë që i kushtohet Nënës Tereze dhe libra poetikë.
Në fund, u dha një program artistik nga SHKA "Katarina Jodipi", kurse zymjanët shtruan drekë për të gjithë të pranishmit...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prend Buzhala:Poezi
» Prend Buzhala:Ese- FJALA POETIKE, KJO VAJZË E RRUZULLIT , - ne manifestimin poetik PEGAS ALBANIA,Prishtine 21 shtator 2011
» Prend BUZHALA- (Beat Portmann: “Etje”, roman, botoi XENIA Luzern- Klinë, 2011, përkth. nga gjermanishtja Bardhec Berisha)
» Prend Buzhala:****
» Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’
» Prend Buzhala:Ese- FJALA POETIKE, KJO VAJZË E RRUZULLIT , - ne manifestimin poetik PEGAS ALBANIA,Prishtine 21 shtator 2011
» Prend BUZHALA- (Beat Portmann: “Etje”, roman, botoi XENIA Luzern- Klinë, 2011, përkth. nga gjermanishtja Bardhec Berisha)
» Prend Buzhala:****
» Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi