Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Dy poezi

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Dy poezi Empty Adem Zaplluzha:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 27, 2011 12:00 am

Adem Zaplluzha:Dy poezi U1_AdemZaplluzha

Adem Zaplluzha:Dy poezi


ETJA

Me cilën leckë
T’i arnoj këto kujtime të brishta
Kah na ikën stinët
Kur ne kalonim zbathur
Nëpër jetën tonë

Ishim të etshëm
Zogjtë na rinin mbi kokë
I kaluam tejetej lumenjtë
Sa për të pirë ujë

Desha atë çast
Të bisedoja me gurin
Nëntoka gjëmoi
Si lashtësia e uturimës
Në dejtë e mi të zhgënjyer
Ngulen thonjtë e tmerrit

Sa herë që u ballafaqova
Me fjalën time të dhënë
Në mua u zgjuan
Kodet e maleve
Nata shtrihej me mospërfillje
Në thinjat e flokëve të rënë

regetimat e zhurmuese
s kishin te ndalur
rrjedha e ujit te kristalte
nuk e ndryshoi njetrajtshmerine
ne vorbulle e etjes
gufon kujtesa

Adem Zaplluzha
Nga Libri Tejdukshmeria e Shiut




PËR HERË TË PARË

Më duket se sot përfundoi dita
Në kotësinë e fshehur
Për nesër
Kanë mbetur fjalët peng
Që janë lidhur për gjuhe

Kur më pyetën
Se çka do të ngjajë mëngjesin e ardhshëm
Heshta si guri
Më përtypën mizat
Si kafshatën e gjuajtur në kontenjer

Erdhën disa të panjohur
Dhe me tregimet e tyre
Na bezdisën deri në çmendi
Than se sot
Askush nuk shkruan gazetë muri
Në lëkurë të rrjepur

Pastaj ikën të shkujdesur
Nuk di se për ku
Por i lëshuan disa mikrobe
Dhe infektuan tokën tonë

Lisat ja nisën kujës
Për herë të parë këtu kjo gjëmë
Iu dhimb drurit dhe gurit


Adem Zaplluzha
Nga libri i fundit /TEJDUKSHMERIA E sHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi