Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZHANETA OGRANAJA:Cikël poetik

Shko poshtë

ZHANETA OGRANAJA:Cikël poetik Empty ZHANETA OGRANAJA:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 22, 2011 9:43 am

ZHANETA OGRANAJA:Cikël poetik 70929_1737630061_3797906_n
ZHANETA OGRANAJA:Cikël poetik
RIVALITETI I BUKURIVE

Në facebook e pashë Azalenë, adoleshente e bukur
Por, më i bukur, babi i vet, më duket ai që mbi 50 vite i ka
Kjo, atë duhet ta bëj më të lumtur
Dhe të lumtur të rrojnë tok, si bukuria ata

Shkëlqente ai si një djalë zemërartë, i ri
Apo më duket kështu mua
Jooo, është tamam porsi zëmbak ai
Ndaj, ndonëse plakë, mund t’i them “Të dua”

Shtegu i kësaj dashurie nuk është jooo
Nuk është joo, bukuria fizike, por e shoh të sjellshëm e mendjelartë
Zemërmadh, zemërartë, ai bile i dashur edhe si artist, me këdo
Me atë buzëqeshje që ka prilli, ditë bën çdo natë

Në mes babit dhe vajzës së vet do ketë doemos
Gjithnjë do të ketë rivalitet bukurish, ta dish
Për këtë s’ka ankim në këtë garë-jetë, por sidomos
Për gjithkënd ka rëndësi të jetë zemërmadh me autoritet, me fisnikëri përjetësisht


RREFIM PER NJE FOTOGRAFI

Unë, si bimë vetmitare në shkretëtirë
Kur jeta tani, për tmerr po më thahet
Pa asnjë gëzim e asnjë hov të dlirë
Më ikën koha si ujë përroi që s’di të ndalet

Në këtë botë të trishtuar pa lumturi
Në dhomën time vendosa një fotografi: AZALENE
Prania e qënies së saj që të më shërojë plagët që kam në gji
Që të bëj mbretërinë e dashurisë vetë mos e lëmë

Ajo, Azalea, si dielli rrezeartë ndrit nga fotografia nëpër dhomë
Dhe, bukuria në plotësi seç shfaqet tani
Më dhuron paqe, pothuajse përgjithmonë
Brengat m’i treti me atë rini, me atë bukuri

Shpëtova nga vetmia, ajo u bë fir
Ajo vashëzë sikur më hedh vështrime të dhimbsura kur më bën shoqëri mua
Në këto hidhërime, ajo ashtu rinore, siç është më kupton mua në këtë errësirë
Më shëron plagët kur më dhuron buzëqeshjet e saj, sikur më thotë: Erdha se të dua

Azalea, si një pranëverë e lulëzuar, e blertë
Ka mbirë në dhomën time sot
Me ndjenjën që quhet jetë
Me ndjenjën që quhet dashur vlerë-plot

Këtë zjarr të dashurisë që më është shuar
Ja ku po ua them, e ndezi një fotografi
Prandaj nuk jam, siç isha, e trishtuar
Azale, në dhomën time të varfër, të thjeshtë, në terr, një yll i hijshëm, i ndritshëm më je ti


ELEGJI E PERJETSHME: DASHURIA

Një vaj i madh është dashuria. Një rënkim
Sepse, pranë fati, si rivalitet, hakmarrësin të afërm ta sjell
Për gjithë raport intime në botë unë kam ankim
Diçka tragjike, partneri rival, të ndjell

Partnerët sodit dhe flas me veten time
Ata që në emër të dashurisë na kanë shoqëruar
Ndërmend më sjellin trofetë e privilegje, gëzime
Ndërmend më sjellin, ndërkohë, edhe privimet, edhe hajdutëritë për tjetrin në fatin e shuar

Të vë gisht mbi ndonjë, ndërsjelltas, jo nuk di
Pabesia, dashuria, nga godet veshin si elegjia
Sa gjatë e gjerë sundon në çdo magji e pusi
Brigjet e fatit sundon dashuria-padrejtësia

Fora tërë kundër shpirtit pafajësi
Dlirësi e virtyt, bukuri tok
Hidhen me dufin e zjarrtë pabesi-zili
Shtypësit, shfrytëzuesit, si flamur triumfi në botë
(Viktima, flamur kapitullimi kot)


MONOLOG FEMEROR

Unë, burrin tim, të lirë e le, ta dish
E bëj të lirë e i jap mundësi e shpresë të re
Kështu-ashtu pohoj lirinë përjetësisht
Veçse ai të më dojë mua më fort se çdo femër e çdo mashkull tjetër nga ky dhe

Atë ta duan bota tërë, sa gjatë e gjerë
Sepse kështu njeriu shkëlqen-shkëlqen
Kur mbi të sytë i mbajnë të tërë
Por s’dua kurrësesi atë që, përjetësisht, ma rrëmben

Sa mua edhe si mua, të dojë ndonjë tjetër, s’dua
Ai, veç përmbi mua të ketë çdo vështrim
Të më ketë zonjë e shoqe me shpirt veç mua
Sepse nuk dua të takoj nëpër rivalitet asnjë trishtim

Në botën përreth, përpara meje vetëm
Të gjunjëzohet burri im, ai
Lule të më sjellë tërë jetën
Tërë jetën, unë e tija, ai imi, tok, një në përjetësi

Nuk dua të më bëj zemërgrisur
Nuk dua të më rrahë fati shkretë
Pas dashurisë, s’dua të shkoj ai si i arratisur, si i krisur
Secili nga ne, dashurinë ta ketë për vetëvete, shëndet

Në botën përreth, sa gjatë e gjerë, ta duan tërë atë
Sa mua edhe si mua, ai të dojë tjetërkënd, kurrë nuk dua
Dihet, ndryshe dashuria bëhet fir, s’të do më
Kështu, vërtetohet, vetëkuptohet që dritë e nder të më ketë vetëm mua
(Vetëkuptohet, tek të tjerët të punojë për mua, për vetvete, për ne?!)


SERENATE-PLEQERIE
(Orë nate nga jeta e një femre plakë-këngëtarit A.G)

Ta dëshiroj-Agim Gashi, mua më tha
Ta dëshiroj një natë të këndshme sot, ty
Kjo, në vend të fjalës “natën e mirë” pra
Ta dish, ky mendjeartë prej Gjermani, sikur më dha lëng jetësor në trup, në krahë, në duar e sy

Ta dëshiroj një natë të këndshme, të mirë
Kaq butësi, kaq dashamirësi, asnjë s’ka treguar me mua
Megjithëse midis nesh ka diversitet, largësi e hapësirë
Ky togfjalësh sikur do të thotë “me gjithë shpirt, njeri, të dua”

Sidoqë ka vite, vite ka, për asnjë e për asgjë nuk e vras mendjen më
Zemrën porsi brumë sonte ma gatoi këngëtari Agim Gashi, ai
Kështu-ashtu, dashurinë dua në vend ta rivë
Sepse në zemrën time ai vjen jo si njeri, por si Perëndi, si dashuri

Tërë natën, sonte, sy nuk i mbylla dot
Sytë, si luledielli që kthehet nga dielli i ktheva drejt tek kosovari në Gjermani
Sepse përshëndetja e tij më dha ngrohtësi plot sot
Ndaj, për atë shtat burrëror, që s’e kam parë kurrë, po ngre këngë dashurie me vargjet e mi

Sido që s’kam moshë, jam në pleqëri
Lotët lumë, përse, për ç’shkak më rrjedhin sonte nëpër faqe
Mbase nga vonesa e dashurisë, sonte vetveten e ndjeva rini-rini-rini në shpirt, por pa fuqi
Dashuria s’paska moshë, ju thonë dlirë këta vargje

Kur qeshë në shtrat, një sozi burri pashë që fluturim
Sikur më mbërthyen ca buzë të nxehta, krahë e duar
Plot harmoni qiellore më dha ky mendjelartë e mendjemadh me përgjërim
Oh, për mua, sonte si në përrallë kjo natë kaq e mrekulluar

O njeri i panjohur vërtetë,
Vërtetë të jesh ti sozi Perëndie, kaq i bukur
Ti si një Agim, plot me dritë, plot jetë
Të ndrin ata sy e gëzon, çuditërisht, kur më sheh të lumtur

Këto orë nate sonte më dhanë
Më dhanë krejt gjithçka që ma kanë njerëzit e ligj, primitivët, privuar
Nuk jam vetëm jo, më, por me Agimin, mikun më të ri, si në agimin e të ardhmes pranë
Ndaj, si zog, zërin e ngre në këtë serenatë pleqërie, për atë urim të mrekulluar


Ç’TA ZGJAT O KOPI KYÇYKU, POGRADECAR, BIRTH E VELLA!

“Çdo gjë është një gjë”-Kopi ynë në faqen e facebook-ut të vet diku thotë
“Vetëm mosmirënjohësi në botën përreth s’është asgjë”
Mua, sakaq, fabula: gjarpëri dhe fshatari më zbriti në kokë
Fabula që mosmirënjohësin aty e zhvesh nga çdo gjë, përgjithnjë

Sidomos, mosmirënjohësi është gjarpër që të helmon
Gjarpër me dy krerë bile, ta dish
Me heshtjen e vet të injoron. Të pickon
Sepse përmbi vete s’do tjetër, fjalëzën e mirë e do për vete përjetësisht

Nëse sot jam e vetme në jetë
Nga virtyti, dlirësia, rroj e vetmuar
Mosmirënjohësi, ta dish, edhe të vret fshehtë
Sepse e ka zemrën me helm gatuar

Nga mosmirënjohësi po psherëtij, se nuk e dua
Papo pa shpresë, pa dashuri, ai të lë, të bën nga bujaria edhe budalla
Mosmirënjohësit këtu, armike çmenduri më bën mua
Ç’ta zgjat, Kopi Kyçyku, pogradecar, birth e vëlla

Asgjë nuk është ajo që duket se është, ta dish
Jeta, pasqyrë e tjetër jete me rrymat e nëndheshme, doemos
Secilido përpiqet të përsosë personalitetin e vet në botë, përjetësisht
Përjetësisht me kokën e tjetrit, nëpër rivalitet “po-jo”, sidomos

Tiranë më 10.09.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi