Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova angazhon një firmë të Uashingtonit për lobing

Shko poshtë

Kosova angazhon një firmë të Uashingtonit për lobing Empty Kosova angazhon një firmë të Uashingtonit për lobing

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 04, 2011 9:29 pm

Kosova angazhon një firmë të Uashingtonit për lobing

Kosova angazhon një firmë të Uashingtonit për lobing Wisner-Thaci

Qeveria e Kosovës ka angazhuar në mënyrë diskrete një firmë të njohur të Uashingtonit për shërbime lobingu me një pagesë prej 50 mijë dollarësh në muaj, pasi më parë kishte shkëputur një marrëveshje identike vitin e kaluar me një firmë tjetër.

"Balkan insight" pohon se ka siguruar një kopje të një dokumenti zyrtar amerikan, i cili tregon se Kosova ka angazhuar firmën e lobingut "Patton Boggs" më 31 gusht.

Në dokumentin që mban logon e Departamentit të Drejtësisë, thuhet se "Patton Boggs" do t'i ofrojë Kosovës "shërbime këshilluese për çështjet ligjore dhe avokimi në fushën e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale".

Kompania gjithashtu do të "nxisë investimet dhe mundësitë tregtare për Kosovën si dhe do të mbledhë fonde nga programet e jashtme të ndihmave".

Sipas "Balkan insight", Frenk Uizner, këshilltar për çështje të jashtme të firmës "Patton Boggs" është takuar në SHBA me Hashim Thaçin korrikun e kaluar. Sipas një komunikate të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ata kanë diskutuar për "zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për arritjet e gjertanishme të institucioneve të Kosovës".

Frenk Uizner, një mik i hershëm i Kosovës, në vitin 2005 ishte emëruar përfaqësues special i SHBA-ve në bisedimet për statusin e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi