Ndryshimet çojnë kah zgjedhjet presidenciale

Gjatë vitit 2012, Kosova mund të organizojë zgjedhjet e para presidenciale, të cilat do të sillnin si rezultat presidentin e zgjedhur drejtpërdrejt nga votat e qytetarëve.
Komisioni parlamentar për ndryshime Kushtetuese është në fazën finale të prezantimit të këtyre ndryshimeve, ndërkohë që po punon edhe në hartimin e Ligjit për presidentin.
Anëtarja e Komisionit, Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se çështja e vetme që ka mbetur e paharmonizuar deri në fund, është ajo e dyshtetësisë së presidentit. Përderisa çështjet tjera, sipas saj, tashmë janë harmonizuar dhe kanë marrë edhe mbështetjen e pjesës më të madhe të spektrit politik në vend.
“Të drejtë propozimi kanë subjektet politike, qoftë parti apo koalicione, që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit, apo qytetarët me iniciativat e tyre me anë të peticionit që duhet ta nënshkruajnë 15 mijë qytetarë me të drejtë vote. Kemi paraparë një mandat pesëvjeçar, pastaj sa i përket zëvendësimit të presidentit, është paraparë që të vazhdohet me alternativën siç ka qenë deri tani, do të thotë ushtrues detyre të jetë kryetari i Kuvendit”, thotë Vjosa Osmani.
Zgjedhja e presidentit mund të shkojë në dy rrethe votimi. Me zgjedhjen e drejtpërdrejtë, roli dhe fuqia e presidentit pritet të jetë shumë më e madhe me Kushtetutën e amendamentuar.
Profesori Riza Smaka e sheh si pozitive rolin që në një shtet dhe në një shoqëri mund të ketë një president të zgjedhur nga vota e popullit.
“Do të duhej të ishte i pavarur, me një sovranitet, me një integritet në mënyrë që të sigurojë një stabilitet politik, pa marrë parasysh vlimet ndërpartiake apo krizat e ndryshme që mund të ndodhin në Kuvend. Kështu do ta kishim një institucion stabil, i cili do ta kishte një integritet”, thekson Smaka.
Ndonëse kanë përkrahur zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, disa subjekte politike nuk pajtohen megjithatë me shkallën e kompetencave që i janë caktuar atij.
Deputeti opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tërheq vërejtjen për kompetencat e përziera të presidentit dhe kryeministrit. Ai kërkon që të definohet qartë se kreu i Qeverisë ka vetëm kompetenca ekzekutive.
“Mendojmë se ka ngatërrim të kompetencave mes presidentit dhe kryeministrit. Kosova nuk duhet t’i ketë dy pushtete ekzekutive, duhet të ketë vetëm një për shkak se dy e ngatërrojnë qeverisjen në vend”, shprehet Gjini.
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, deputetja Vjosa Osmani thotë se do të miratohet edhe një dispozitë kalimtare, e cila do të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të presidenciale brenda gjashtë muajve.
“Do të parashihet që gjashtë muaj nga momenti i hyrjes në fuqi të këtyre amendamenteve duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale. Por, natyrisht i takon Kuvendit që ta votojë edhe këtë amendament”, shton Osmani.
Një dispozitë e tillë për zgjedhje presidenciale përderisa Kosova ka një presidente me mandat të plotë, nga profesori Riza Smaka konsiderohet si jo kushtetuese. Ai nuk e përjashton mundësinë që në rast të shpalljes së zgjedhjeve presidenciale nga Kuvendi, Gjykata Kushtetuese ta anulojë vendimin.
“Kur fitohet një e drejtë në bazë ligjore, e aq më tepër në bazë të Kushtetutës dhe procedurës kushtetuese, ajo quhet e drejtë e fituar. Jam i sigurt se mund të ndodhë që në Gjykatën Kushtetuese të anulohet një dispozitë e tillë”, vlerëson Smaka.
Sidoqoftë, ndryshimet kushtetuese pritet që ta bëjnë Kosovën me një sistem të përzier presidencial - parlamentar. Ndërkaq, u mbetet vendimeve dhe konsensuseve politike nëse vendi do të shkojë në zgjedhje qysh në vitin 2012 - 2013 apo pas mandatit të presidentes aktuale, i cili skadon më 2016.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ZEF PERGEGA : KAH PO NA ÇOJNE JARANAT BACA ADEM!
» Mustafa diskuton me degët për ndryshimet në statutin e LDK-së
» G8 pajtohet për ndryshimet klimatike
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Ndryshimet në qeveri/ Agim Veliu ipërgjigjet Rrustem Mustafës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi