Bekim Toçani:Qeveritarët kosovarë - arti i të mashtruarit apo “con artists”
Faqja 1 e 1

Qeveritarët kosovarë - arti i të mashtruarit apo “con artists”
Shkruan: Bekim Toçani
Rekuiem për një pranverë Kosove
Korrupsioni i paparë, që prej kohësh u bë biseda e parë me të cilën hapej dhe mbyllej dita në Shqipëri (dhe në Kosovë tash e 12 vjet), nuk ishte veçse pjesa e rrokshme e një sërë përbindshash të fshehur nën të, njëri më i rrezikshëm se tjetri. Pas thelbit ekonomik, fillesa natyrale e çdo korrupsioni, do të gjendje gjithëmonë morali i shkelur, i cili do të shkelej përsëri, gjersa shkelësit nuk do të ndaleshin më. Ata nuk do të kufizoheshin me përçmimin ndaj moralit, por do të shkonin më larg: të ngrinin kultin e mungesës së tij!/Ismail KADARE
Asgjë e re që qytetari i Kosovës nuk e di nuk mund të thuhet në ndonjë fundvit tash e sa vjet...Befasitë e mira ndodhin tjetërkund, sidomos nëse ato duhet pritur nga udhëheqësit e vendit. Një kryetar, ai i Gjermanisë, kërkoi falje për një skandal financiar duke u shfaqur ashtu siç edhe e përshkruan mediet; “njerëzor dhe jo i shenjt’! Më kot mund të hulumtosh në faqet e internetit, materiale apo histori, nëse ndonjëherë, dikush nga udhëheqja aktuale e Kosovës (Qeveria apo Parlamenti) që për ndonjë skandal financiar (lexo: korruptiv që Kosova e ka me bollëk) të ketë kërkuar falje. Të jetë gjykuar jo se jo. Në Kosovë, fatkeqësisht edhe në gjithë Evropën, lajmi i keq vazhdon të jetë “lajm i mirë”. Ndërkaq që mediet përtej Atlantikut, janë duke e kërkuar lajmin në sukseset e njeriut, kreativitetin dhe inovacionet...
Ajo që mbetet tragjike për Kosovën dhe qytetarët e saj, u tha Në Prishtinë dhe atë, në Meshën e Krishtlindjes...Don Oreste, nga Italia, tha se që 2 mijë vjet, Krishtlindjet na bëjnë të ndihemi më miqësorë dhe më të dashur. “Krishti që 2 mijë vjet ka qenë në mes nesh. Prej tij të gjithë njerëzit e botës duhet të miqësohemi dhe ta duam njëri tjetrin, sepse ai na ka dashur”, u shpreh Oreste. Por, Sofia Mataj mendon se njerëzve po iu humb dashuria... “Mendoj që njerëzve fatkeqësisht iu ka humbur dashuria mes njëri tjetrit, dhe mendoj që Krishtlindja duhet të na sjellë më shumë dashuri për jetë dhe për njëri tjetrin”, tha ajo. Nëse shqiptarët e Kosovës nuk mund ta kuptojnë filozofinë e “humbjes së dashurisë”, atëherë mungesat do të rriten dhe dashuria në mes njerëzve, sikur edhe besimi e miqësia, do të mbeten “artikuj qeveritarë” apo lëndë gjyqësore kurr të zgjedhura! Fataliteti i mungesës së vlerave shkon deri aty sa Kryeministri nuk do të mund të bëjmë dallimin e Krishtlindjeve me Pashkët, apo Bajramit të madh apo atij të voglit...”Ai nuk ka punë me Zotin”, do të ishte një koment në rrjete sociale...
Pas 12 vjet lirie të gjymtuar, në Kosovë, mbeten dilema në mos njerëzit presin më shumë se që duhet nga soji i tillë i politikëbërësve aktualë! Çfarë duhet të presim nga politikanët tanë? Duhet të presim përsosmëri morale? Apo duhet të presim që ata të bëjnë punën për çka ata janë punësuar? Përvoja e hidhur e shndërrimit të politikëbërësve nga qeniet humane, në specie robotësh pa ndjenja që shohin botën nga maja e karrigës, lë për të dëshiruar. Dhe domosdoshëm shtrohet dilema hamletiane; aty ku mungon dashuria në mes njerëzish, a thua i është hapur rruga krizës ekonomike, sociale, kulturore, morale?!
Qytetarët e Kosovës duhet ndaluar ndëshkimin e ndershmërisë
Profesori Ronald E. Riggio, studiues i psikologjisë së udhëheqjes dhe psikologjisë organizative dhe ish-Drejtor i Institutit të Lidershipit Kravis në Claremont McKenna College, autor i 100 librave dhe kërkimeve në fushën e udhëheqjes, mendon se në një botë të përsosur politikanët nuk do të gënjenin. “Por kur votuesit zgjedhin politikanë që gënjejnë dhe jo ata që thonë të vërtetën, atëherë votuesit nuk duhet të jenë të befasuar me gënjeshtrat”, pohon Riggio. Sipas tij, në mënyrë që politikanët ta thonë të vërtetën, qytetarët (votuesit) do të duhe ndaluar ndëshkimin e ndershmërisë, siç bënë votuesit e Kosovës në zgjedhjet e fundit të cilat u cilësuan të manipuluara nga organizata vendore e ndërkombëtare.”Votuesit do të duhet të jenë të gatshëm për t'u përballur me të vërtetën, me vendime të vështira që politikanët duhet të marrin në miratimin e ligjeve të drejta që janë të mira për njerëzit. Disa çështje janë të vështira dhe kërkojnë zgjedhje të vështira. Ato kërkojnë një zgjidhje që është më e komplikuar se vetëm një slogan”, ka shkruar autori psikologjisë së udhëheqjes Riggio. Kosova nuk ështe Finlandë apo Danimarkë dhe Hashim Thaqi nuk është më veç kryeministër, që ka nisë t’u besojë edhe gënjeshtrave që fabrikon dhe i thotë me komoditet prej një arroganti! Kryeministri është shndërruar në gënjeshtar modern, një vrasës gjakftohtë i dashurisë, i të së vërtetës dhe ardhmërisë së Kosovës! Gëte ka deklaruar se “E vërteta duhet të përsëritet vazhdimisht, për shkak se gabimi po ashtu është duke u predikuar gjithë kohën, dhe jo vetëm nga disa, por nga turma. Në shtyp dhe enciklopedi, në shkolla dhe universitete, kudo gabimi ka ndikim, ndjehet i lumtur dhe rehatshëm në njohurinë se ka shumicën në anën e saj ."
Në këtë atmosferë të zymtë, Kosova vazhdon rrugëtimin në përgjumje të thellë ballkanike; tragjedi kufijsh, deklaratash e gënjeshtrash publike dhe stereotipe që kanë stërkequr qytetarin deri në përulje! Në gjithë atë rrëmujë varfërie, terri, papunësie, paperspektive për të rinjt, mëngjesi qel qytetarin e Kosovës pa vullnet për të hapur një faqe gazete apo për të shikuar një ditar a dëgjuar një lajm...është ftoht e ka reduktime përsëri dhe pse të mos lexohet edhe ndonjë absurd i radhës, edhe një nga ato deklarat shterpe...Njësoj krejt është nëse ajo vjen nga një politikëbërës aktual lokal apo nga ndonjë “miqt” ndërkombëtarë. Shqiptari i Kosovës është imunizuar në një farë mënyrë nga zhveshja lakuriq e Qeverisë dhe Parlamentit. Fatkeqësisht, tashmë edhe fëmijët e kanë kuptuar se edhe në Qeveri e edhe në Parlament ka kriminelë; të korruptuar apo vrarsës, kërcënues e shantazhues stalinianë, ka grupe interesi e klane mafioze...mbi të gjitha ka vrasës të së vërtetës dhe të ardhmërisë së brezave. Atyre, sikur edhe neve, liria qeveritare na ka dalë për hundësh!
Një nga ato deklarime thellësisht çnjerëzore, e kryeministrit Keops, e datës 2 dhjetor 2011, ka shënuar një kulmim psikopatologjik. Tragjedia në akte e Kosovës 2011 tashmë përmbanë risi! Ka emra dhe fakte, ka dëshmi të qytetarëve e dëshmitarëve, ka fjalë dhe mbiemra, emra e folje, përfolje që ndjellin kob e zi, ka gjithçka përveç jetë normale njeriu! Por ka edhe vdekje e vetvdekje, ka ikje nga vendi dhe liria e abuzuar! Me këto zhvillime, me këtë politikë, vendi është shndërruar në teatër absurdi e krimi!
Qytetarët e Kosovës, më shumë se veç tre vjet radhë, mbijetojnë përgjumshëm nën breshërinë mediatike. Ata janë terrorizuar me emra, me akronime partish, me raportet e përhershme për krimin e korrupcionin. Kulminaconi arrinë kur Kryeministri Keops, vetëm një ditë pas botimi të Raportit të „Trancparency International“ dhe pak kohë pas atij të BE që përsëritshëm flasin për korrupcionin qeveritar,deklaron se Kabineti i tij është më i miri në historinë politike të vendit. Ndërkaq që vazhdon jeta me stereotipe, si: Mitrovica, Edita-barrikadat, njohjet, Veriu, integrimet, Qosja, Thaqi, Syla, Limaj, Akademia, Nazim Bllaca, Maraj, Veseli, Mujë Rugova, diplomat universitare fallco, SHIK-SIA-Policia…dhe përsëritshëm tragjikisht Thaqi!
Edhe sa do të mund të përmbahet njeriu i Kosovës, përballë varfërisë materiale, politike, kulturore dhe nacionale, është çështje që alarmon! Shqiptari i Kosovës, përfundimisht do të duhje shndërruar në qenie aktive politike dhe jo vetëm shikues apo monitorues mbrapshtishë, vjedhjeve e krimit dhe viktimë e heshtjes! Nëse në shtetin e ri, i shkelen dikujt të drejtat elementare të njeriut, kjo po ndodhë me shqiptarët. Qeveria ua shkelë të drejtën për jetë normale çdo minutë, kurse BE të drejtën për lëvizjen e lirë në të cilën aq shume thirren! Ky rikryqëzim i dyfishtë, do të traumatizonte kombe e shoqëri, por shqiptarët edhe një herë po tregojnë durimin titanik dhe dinjitetin antik arbëror!
Në një botë, ku demokracitë perëndimore, (BE apo organizma a organizata ndërkombëtare), kanë devijuar nga çdo besim për të drejtat e njeriut, aty ku më shumë u japin të drejta dhe kujdesen për shtazët sesa për njeriun, aty është hapur rruga për djallin, barbarinë. Me krejt antivlerat humane, edhe Kosova nuk bën kurrfarë përjashtimi në këto trende dëshpëruese. Pavarësisht se ajo nuk është as “de fakto” dhe as “de jure”, anëtar i BE, OKB, OSBE, etj, etj...ashti siç premtoi dhe publikisht vazhdon të deklarojë, Kryeministri dhe politika e gjorë kosovare.
Në vendin tonë gënjeshtra është bërë jo vetëm një kategori morale, por një shtyllë e shtetit
Kështu ka deklaruar fituesi i çmimit nobel për letërsi, novelisti, dramaturgu dhe historiani rus Alexander Solzhenitsyn. Ky fenomen makabër shtron dilemën nëse në mes të Rusisë së asaj kohe (pse jo edhe kësaj aktuales) dhe Kosovës ka pikëtakim ideologjinë që e rriti Hashim Thaqin?! Me LPK-në e më vonë me SHIK-un dhe udhëheqjen e lartë të PDK-së e sotme!? Keopsi i Kosovës mbetet ilustrimi më i mirë i Altmayer-it që pohon se „Asgjë nuk tregon mungesën e ndërgjegjes më mirë se gënjeshtra“. Lexojeni me kujdes, analizojeni me psikologjinë e përditshmërisë dhe do të kuptoni sa me lehtësi dhe gjakftohtë gënjen kryeministri. “Sa i përket Qeverisë, përsëri e theksoj, ky kabinet qeveritar është më i miri, më cilësori që ka pasur ndonjëherë Kosova në historinë e saj politike. Në këtë kabinet qeveritar kemi një gjeneratë të re, të njerëzve që qeverisin në Kosovë dhe të një mentaliteti të ri plotësisht perëndimor, modern, me vizionin për zhvillimin e Kosovës, për rend dhe ligj dhe për perspektivë evropiane. Natyrisht mund të bëhet edhe më tepër dhe çdo ditë e më shumë gjithë ministrat po dëshmohen me punën e tyre”, ka deklaruar Keopsi më 2 dhjetor 2011. Është për keqardhje se si një luftëtar i lirisë, të shndërrohet në një politikan të keq dhe gënjeshtar. Por, si shumë nga sish që ishin në pozita udhëheqëse e që u metamorfozuan në të korruptuar materialisht e moralisht, edhe Thaqi është shembull i mjerimit të mentalitetit të varfër njerëzor. Fatkeqësisht për vendlindjen, ai përfaqëson aksidentalisht ose jo, politikën e pasluftës, me krejt mjerimin “fshataresk” (jo si gjeografi por si mentalitet, do të sqarojë publicisti Halil Matoshi)!
Është tepër e rëndë që për më se dhjetë vjet pune ne institucione lokale e qendrore, të përballeshesh përditë me mjerimin e të konvertuarit të miqëve, njerëzve, shkaku i një karrigeje a pozite. Shndërrimi i njerëzve në hiena dhe bastardë të politikës dhe jetës përgjithësisht mbet një kujtim i hidhur. Soji i politikëbërësve aktualë, më shumë së vendin, kanë zhvilluar familjet e tyre duke i transformuar ato në arsitokraci fshatareske, kanë zhvilluar biznese personale dhe kanë krijuar grupe interesi që janë në gjendje edhe të vrasin, kërcënojnë e shantazhojnë të tjerët që mendojnë ndryshe!
Në këtë atmosferë fundviti, tre vjet qeverisje Thaqi dhe plot një mijë netë terr, a mund dikush të thotë se gënjeshtra nuk është shndërruar në kategori morale, se ajo nuk paraqet shtyllën e atij shteti që mund të jetë vetëm krijesë e dizjanuar nga krimi e korrupcioni, ndërkaq që SHIK vazhdon terrorin psikologjik ndaj atyre që nuk e mbyllin gojën! Por, edhe me këtë gjendje, Kryeministri tallet me qytetarët! Më shumë se kaq, ai është krenar me “të arriturat” e tij! Pa përmendur këtu Pashkët (lexo Bozhiqin) që i ka zëvendësuar në telegramin dërguar Vatikanit për festat e fundvitit 2011, psikopatologjia e përditshmërisë, përfundimisht nxjerr rezultate tragjike të mentaliteteve të sëmura udhëheqëse! Sepse asnjë institucion, asnjë ministër apo udhëheqës, nuk kërkoi falje për mos realizimin e objektivave të proklamuara veteëm një vit më parë!
Krenaria – armiqësi e njeriut me njeriun dhe me Perëndinë
"Është krenaria e cila ka qenë shkaku kryesor i mjerimit në çdo komb dhe çdo familje që kur filloi bota. Dhe pse ky ves shpesh bën që njerëzit të bashkohen: ju mund të gjeni miq të mire, shaka dhe dashamirësi edhe në mesin e njerëzve të dehur ose edhe njerëzve të pamoralshëm. Por gjithmonë krenaria do të thotë armiqësi - sepse është armiqësi. Dhe jo vetëm armiqësi në mes të njeriut me njeriun, por armiqësi me Perëndinë ", shkruan C.S Lewis, akademiku, kritiku letrar, eseisti, teologu nga Belfasti i Irlandës. Nëse Hashim Thaqi, me kurajo prej breshke, ndihet aq krenar për kabientin e tij, për të “arriturat” e politikës që udhëheqë, atëherë le të shpresojmë ende se armiqësimi i tij me Zotin nuk do të ndikojë në qytetarin e rëndomt që në këtë rast paraqet vetëm viktimën e shtetit që politika e percpeton. Ajo që mjerisht, zhvillimin ekonomik nuk e matë me hapjen e vendeve të punës, por me asfalt, gurë dhe ndërtime që eksluzivisht sjellin përqindje për xhepat e politi”kuajve” aktualë. Michael Verling, ish administrator i UNMIK-ut në Podujevë, nuk e kuptoi dot pse aq shumë gurë vëjmë ne shqiptarët dhe atë gjithëkund ku është ë mundshme. “Nuk e kuptoj që një gur i zbulohet një dëshmori aty ku është vrarë. Një tjetër aty ku është varrosur. Tjetri në vendin ku ështe rivarrosur, kurse ndodhë që gurë a përmendore i ndërtohet për të satën here në një shesh qyteti...Pse ju nuk kujdeseni së pari për familjet e dëshmorëve, për ata që janë gjallë?! Kështu do ti nderoni e respektoni më shumë dëshmorët”, më pati thënë në një nga bisedat miqësore. Cfarë ka bërë kjo Qeveri për dëshmorët, ata që dhanë jetën për një liri ndryshe ngaqë e kemi sot në Kosovë. Cilat janë ato “arritje” që sadopak e kanë përmirësuar jeten e qytetarit, kur Kosova ka pasur rrymë 24 me 0, etj...premtime të Kryeministrit që krekohet si gjeli me shumë pupla jasht e pak mish brenda?! Megjithate Hrushqovi e ka thënë mirë, se politikanët janë të njëjt të gjithë. “Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lum”, ka deklaruar ai.
Gënjeshtra – standard i jetës dhe krenari e Qeveritarëve
E gjithë tragjika e mungesës së dashurisë në Kosovë, i ka krijuar hapësirë të mjaftueshme një difekti tjetër. Gënjeshtrës si kategori e politikës që është shndërruar në një vlerë. Ajo krrokatet nga secili ministër a deputet, nga secili zyrtar qendror apo lokal. Ky soj i këtyre krijesave që mbajnë vetëm maskë njerëzish, mbase po zbatojnë një propagandë serbe të politikës makabre. A thua, Thaqi dhe “Thaqët” e të gjitha partive a ngjyrave, po udhëheqin Kosovën, në stilin e asaj thënjes serbe “Popull im, lopa ime” (Narode moj, stoko moja)! Nëse gënjejnë me aq gjakftohtësi, duke mos u friguar as nga ligji e as nga Zoti, ju lutem më thoni Platoni nuk ka pasur të drejtë! Sipas tij, ata që janë shumë të zgjuar për t'u angazhuar në politikë janë të dënuar për t’u qeverisur nga ata që janë budallenj!
Studimet psikologjike amerikane pohojnë se arsyet pse politikanët gënjejnë ndodhin për shkak se publiku nuk do të dëgjojë të vërtetën. Njerëzit duan të dëgjojnë atë që ata duan të dëgjojnë. Sipas këtij studimi psikologjik, kur dy kandidatë janë duke konkurruar dhe njëri flet të vërtetën, kurse tjetri e thotë atë që publiku dëshiron të dëgjojë, ky i fundit i fiton zgjedhjet përkundër që gënjen. Kështu, edhe Hashimi i ka fituar zgjedhjet dhe kështu po e mbanë Kabinetin e tij qeveritar. Të moçmit tanë shpesh citonin një fjali të thënë nga romët: Mos lavdofsha shtëpinë time, u rrëzoftë! Këtë që po bën kryeministri i vendit, hap frikë në mos ai ka aq shumë mbështetje nga ndërkombëtarët, vetëm se si psikologjji mund të jetë pjesëtar minoritar. Nuk do doja të besojë se Thaqi është “magjup”, përveç nëse flitet për trurin në shkallë debilli! Qytetari i rëndomt i Kosovës, pa dashur të mendojë pse ambasadori Dell dhe BE mbajnë Thaqin në pushtet, mund të çmendet nga moskuptim. Por, Dell dhe as BE nuk përfaqësojnë as frymën e lirisë së SHBA e as kulturën e të drejtave të njeriut të BE me standarde të dyfishta! Amerika për qytetarin e Kosovës mbetet simbol i lirisë, ndërkaq që BE mbetet ëndërr për tu kthyer në vendin e civilizimit thellësisht iliriano-shqiptar! Mbase një ditë shqiptarët e Kosovës dhe ne krejt Ballkanin, do të mund ta thyejnë mitin se Evropa është njerkë për shqiptarët!
Qeveritarët kosovarë simbol i përsosjes së mungesës të ndërgjegjes
Emri “con artist” nënkupton një mashtrues i cili shfrytëzon besimin e viktimës së tij. Apo përkthyer besnikërisht, fjala është për “artistët e besueshëm” (confidence artist ). Sipas sqarimit të detajuar psikologjik të një mashtruesi të tillë, askush në Kosovë, më shumë së Qeveritarët, nuk u afrohen sojit të tillë.
Artistët mashtrues bëjnë para nëpërmjet mashtrimit. Ata gënjejnë, tradhëtojnë dhe mashtrojnë njerëzit duke menduar se ajo ka ndodhur mbi një marrëveshje ose të disa parave të lehta, kur ata duhet të jenë ata që duhet të bëjnë të holla. Nëse kjo nuk funksionon, ata do të përfitojnë nga dobësitë tona - vetmia, pasiguria, shëndeti i dobët apo injoranca e thjeshtë. “E vetmja gjë më e rëndësishme për një artist mashtrues se sa përsosja e një mashtrimi, është përsosja e plotë e mungesës së ndërgjegjes”, thuhet në enciklopedinë e artit të mashtrimit. Kush më mirë se kjo qeveri dhe soji i politikëbërësve aktualë (përfshirë këtu mbi gjysmën e qeveritarëve të pasluftës), nuk e ka dokumentuar mashtrimin dhe vjedhjen si art!?
Më tragjike vjen e bëhet ana psikologjike e shpirtërore që rëndon shpatullat dhe trurin e lodhur të një shqiptari të Kosovës vitet e fundit. Ai që reflekton viktimën e mashtruesve tash e 12 vjet, sidomos viteve që do të njihen si politikë pas Rugoviane. Vitet e humbura nga Janari 2006, që ndodhën me ikjen e dr. Rugovës në Përjetësi, do të mbesin refleksion i mashtrimit të vazhdueshëm i “artistëve të besueshëm”! Me ikjen e Rugovës, u tretën vlerat nacionale e politike, kulturore e etike, jo vetëm në politikë, por gjithandej fushave të jetës! Mungesa e tij sot ndihet aq shumë! Sepse ka mungesë dashurie në mes njerëzish!
Si psikolog që kam studiuar mashtrimin, ka pohuar profesori Riggio. “Unë jam më shumë i interesuar në Si-të dhe PSE-të e gënjeshtrave që thuhen nga liderët politikë, veçanërisht se si ata mendojnë t’ia dalin me gënjeshtrat (dhe pse ata shpesh ia dalin). Si një studiues udhëheqjes, unë jam i interesuar edhe në çështjet etike që rrethojnë strategjitë e përdorura nga udhëheqësit. Le të merremi së pari me cështjen se si shumë udhëheqës gënjeshtarë ia dalin edhe duke gënjyer”, ka thënë Riggio. Këtë po e provon shumë suksesshëm Thaqi dhe SHIK. Të marrim vetëm tre nga shumë anketa që zhvillojnë mediat tona për të parë pse Thaqi ia del, përkundër që opinioni e thotë krejt të kundërtën.
Në anketën e “Bota sot” në pyetjen “Kush është fajtor për gjendjen në veri?”, afër 62% e lexuesve fajësojnë Qeverinë Thaqi dhe rreth 24% mendojnë se fajtor është EULEX. Një votim i ngjashëm tek gazeta “Express”, prej 66% të lexuesve, thotë se marrëvesha për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë është e keqe për Kosovën. Pak më heret, për konfliktin në mes të ASHAK dhe Qosjes, 60% e lexuesve mendojnë se Akademia ka të drejtë. Qosja mbetet “Devil advocate” i asaj qeverie që Keopsi e quan më të mirën, më modernen, etj...Anketa mediale dhe pyetje për qytetarët defilojnë shumë dhe shpesh, ato japin sinjal, por kush dhe si i merr, kjo është cështje, përsëritshëm, që ka të bëjë më psikopatoligjinë tonë të përditshme. Demokracia u jep shans votuesve të votojnë edhe për budallenjt, ka pohuar një ish President i SHBA-ve. Në Kosovë demokracia përmes vjedhjes ka prodhuar udhëheqje nga njerëzit më të korruptuar, e edhe për mafiozët... Patologjikisht; cka ka lidhje që populli vuan!? Por pse tash e tri vjet, Thaqi po ia del edhe duke gënjyer, e thotë Riggio. “Ne besojmë shumë. Njerëzit janë tejet të dobët në zbulimin e mashtrimit”, mendon ai. Sipas tij, për pjesën më të madhe, njerëzit nuk mund të zbulojë gënjeshtrat e përditshme (edhe pse shumë mendojnë se munden). Ndërkaq që një arsye e pjesshme është se ne jemi të prirur për një "paragjykim të besuar”- gabimi ynë se ne besojmë atë që na e thonë të tjerët.
Politikanët në Kosovë, aq shpesh gënjejnë dhe ia dalin me gënjeshtrat e tyre. Kjo paraqet një krizë të rëndë të kulturës politike, një difekt të pariparueshëm për demokracinë e brishtë kosovare dhe një klithmë që padashtas dërgon tek një pranverë qytetare në Kosovë.
Depolitizim dëshpërues apo qenie aktive ndryshuese
Në vitin që po hymë, dilema mbetet; a të depolitizohet qytetari i Kosovës, apo të bëhet radikalizimi deri në mosdëgjim qytetar ndaj një qeverie që proklamon aq shumë përparim e ligj, ndërkaq që gjithë situata socio-ekonomike dhe politike tregon krejtësisht një ambient krimi që nuk po ndalet. Thënë shkurt, Kosova është shndërruar në një shtet kriminal për qytetarin-votuesin. Në këtë gjendje, kur institucionet po tregojnë vetëm luftën e pa kompromis për të mbetur ose partitë për të ardhur në pushtet, a do ti lejohej një luks si depolitizimi qytetarit të Kosovës, shqiptarit vecantë?! Në kohën kur qeveria e vendit luan me fatin kombit dhe bën kompromise nga më të dëmshmet duke cenuar edhe pavarësinë e rishpallur ditë e diel, shqiptarët e Kosovës, mbase nuk do të duhej qëndruar indiferentë dhe të përgjumshëm siç janë qe tre e ma shumë vjet. Cështja është se si të ndërtohet një sistem i kontrollit të punës së qeverisë, pra punën e politikës. Nëse qytetari nuk kontrollon punën e politikës, gjatë 2012 do të mbetete edhe pa punë e pa bukë. Por, nëse vetëdija qytetare, pa shoqërinë civile të korruptuar, pa partitë interesash shumë të ngushta, pa mediat e politizuara, do të ngrihej në shkallë vendosmërie për refuzim, atëherë ka shans të ndodhë “Pranverë qytetare” dhe zgjim nacional e demokratik, por jo “revolucion i vonuar qosjan”. A thua, po të mbusheshin rrugët dhe sheshet e Kosovës plot protestues të qetë, me kërkesa për ndryshime dhe arrestim të të gjithë kriminelëve e të të korruptuarve pa dallim, qytetari i Kosovës do të shndërrohej në qenie politike aktive?! A është ky imperativ i kohës nëse tash e 12 vjet pas luftës, politika mashtroi qytetarin në të majt e në të djatht!? Se shteti i udhëhequr nga Thaqi është në krizë të thellë, mjafton të shikoni ndarjen e buxhetit, kompromisin për kufirin dhe veriun...Shikoni sa mjete ndanë kjo qeveri për arsimin, kulturën, kategoritë sociale, etj. Sa shpenzon për automjete, telefona, udhëtime, etj?! Opozita nuk ka arritë të bindë qytetarin për të gjitha këto prapësi, as shoqëria civile përkundër përpjekjeve. Kush më shumë se vet qytetari do të duhej ta bëjë një herë! Që politikanët aktualë, të mos zgjerojnë tunelin ku e kanë futur Kosovën. “Politikanët janë njerëz që, kur të shohin dritë në fund të tunelit, dalin për të blerë më shumë tunel…”, e ka thënë John Quinton. Ndërkaq profesor Riggio duke folur per besimin tek politikanët si dhe etikën, thotë se besimi i tillë i verbër kujtohet si “Përtaci e njohur”. Sipas tij, kur ne dëgjojmë diçka nga një udhëheqës, ne shpesh nuk (dhe nuk duam të) angazhohemi në përpjekje mendore (apo përpjekje reale fizike për të kontrolluar të vërtetën) për të pyetur për ato pohime. Kjo është lloj i një apatie, "Nëse politikanët janë duke ngarë autobusin, ata duhet të dinë se ku po shkojnë."
Dilema e Riggios është se mos përfundimi i justifikon mjetet. Ai pohon se politikanët, dhe udhëheqësit e tjerë, shpesh i përmbahen një kodi të dobët të etikës që thotë se përfundimi i justifikon mjetet. Kjo, është pjesërisht përgjegjës për grindje dhe politika të pista. "Nëse unë bëj një gënjeshtër për kundërshtarin tim, kjo është në rregull, sepse nëse ai zgjedhet ajo do të jetë një katastrofë." Më vjen keq. Por mjetet dhe të qenit etik, është ajo e rëndësishmja. Fundi, rrallë ose fare ndonjëherë, justifikon mjetet. Por çka duhet bërë sipas profesor Riggio. Një thënje e vjetër e viteve ’60-ta thotë “Pyet autoritetin”. Bëhu i informuar. Kontrollo faktet. Thjesht, mos beso udhëheqësin vetëm pse ai ose ajo janë në pozitë autoriteti e fuqie. Është punë e mirë e një ndjekësi të politikës që të jetë kontrollues i realitetit të udhëheqësit.
Në vend të një prologu; Thaqi çlirimtar apo tiran?!
Në librin “Mosmarrveshja”, shkrimtari Ismail Kadare e pikturon aq mirë gjendjen e politikës shqiptare përgjithësisht. “Kishte ardhur koha për leximin satanik të himnit shqiptar. Koha e kundërhimnit!”, e thotë Kadare. Për të pohuar se “...prej kohësh kishin dyshuar, por tani po bindeshin përfundimisht se burim i prapësive që s`po u ndaheshin, përpara se të ishte turku, greku, serbi, e aq më pak rusi apo kinezi, ishte tjetërkush...e ky tjetërkush qenkësh prapë Shqipëria...”! Rrjedhimisht, burim i prapësive në Kosovë jemi vet ne. Në fakt, është udhëheqja kleptokratike. Sepse populli, nën një tutele të vazhdueshme korrupcioni e krimi të organizuar, ku mungon liria e shprehjes dhe ku shkelen me të katër kambët qeveritare të drejtat më elementare për jetë njeriu, ka treguar një kulturë të thellë politike. Një kulture politike të trashëguar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova! Përkundër prapësive të kësaj Qeverisjeje, qytetari ka treguar mirëkuptim racional në kohën e bisedimeve që qeveria Thaqi 2 i quan teknike e në esencë janë kryekëput politike. Por edhe ky besim, kjo sjellje kombëtare e shqiptarëve në Kosovë, është stërkequr deri aty ku më nuk ka kuptim as tolerimi e as vëzhgimi pasiv. Tre vjet rend, BE dhe organizata e organizma ndërkombëtarë konkludojnë për korrupcionin qeveritar, paligjshmërinë dhe shtypjen e lirisë së fjalës. Ndërsa Kryeministri, paturpësisht, i lexon me dioptri prej Keopsi! “Korrupsioni i paparë, që prej kohësh u bë biseda e parë me të cilën hapej dhe mbyllej dita në Shqipëri (dhe Kosovë), nuk ishte veçse pjesa e rrokshme e një sërë përbindshash të fshehur nën të, njëri më i rrezikshëm se tjetri. Pas thelbit ekonomik, fillesa natyrale e çdo korrupsioni, do të gjendje gjithëmonë morali i shkelur, i cili do të shkelej përsëri, gjersa shkelësit nuk do të ndaleshin më. Ata nuk do të kufizoheshin me përçmimin ndaj moralit, por do të shkonin më larg: të ngrinin kultin e mungesës së tij!”, ka pohuar Kadare. A thua cfar tjetër po bën “Qeveria më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë”?!
Nëse Hashim Thaqi nuk ka mësuar nga fatkeqësitë e tiranëve si Mubaraku, Gadafi e tash edhe Putini, atëherë ka shansa reale që nga një i vetquajtur çlirimtar, të shndërrohet në një tiran modern shqiptar. I mbetet kryeministrit të vërtetojë apo jo, shkrimtarin, botuesin dhe publicistin britanik Ernest Benn që ka pohuar se politika është arti i të kërkuarit të problemeve, gjetjen e e tij edhe nëse ekziston apo jo, diagnostikimin e tij gabimisht, dhe aplikimin e korrigjuar gabimisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja
» Bekim Toani:Dëshmimi - një proces që do ta shpëtojë lirinë e Kosovën…!
» Bekim Tocani:Letra përtej jetëvdekjes
» Bekim Tocani: Poshtërimi i dyfisht në shtetin qeveritar
» Bekim Toçani-Monolog dimensionesh në dialog-(Agim Gashit)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi