Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja

Shko poshtë

Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja Empty Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 06, 2010 3:03 pm

Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja 20545_1360778977220_1163913341_1072204_7607228_n

Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja



Është e diel apo e hënë
nuk e dalloj qe një mijë netëditë tashmë
Aromë pranvere struket si dimri në brendi erërash
Një bend zogjësh thur simfoninë e pritjes
Qetësinë e mëngjeseve e prishë mishmash mendimesh vullkan

Fillimjavë e mërzitshme si krejt një jetëmort
Mespërmes eshtrave askush nuk ma lexon ndërvargun
Drita hyn bashkë me portrete fytyrash të dashura
Monotoninë s'e then as këmbanë e hershme festash
Në kryqëzim rrugësh ndeshem me jetën e nuk përshëndetemi

Edhe një ditë dhembjesh rutinë vetmish sovrane
Një javë e një muaj a vit simbolesh pa frymë s'ndalen stacioneve
Ku folenë e bën dall'ndyshe e parë stine të moçme
Aty rri e pret e k'non kangën e kujtimit vetmi e ime

Është e hënë a e martë e prillit të dytë
Shekull i pritjes fshihet nën pasqyrë e vuan përlotur rimën

Thonë janë Pashkët e në rizgjim Krishti predikon besimeve
Kontinentit të mplakur ndjenjash takohen qytetërime
Dashuri e verë sa hi e kujtime pak numërojnë rrudhat

Uji i hithave të nanës nuk mi lagë sytë si dikur
S'më kujtohet kur bie Shëngjergji as Bajrami i Madh
Ditët shkojnë e s'vijnë por emrat s'ua gjej sot

Ditëplakjen e kisha kur lulet binin në dashuri
S'po i njoh më as ngjyrat e petaleve blu
Orkidenë e kam në duar e s'e puth në përqafim

Gjithçka më kujtohet e mbamendja e vuan fëmijërisht
Janë tërmete zemrash nënshpirtërore

Ah sa shumë lutje e shi s'bie aq shumë
Peisazh vjeshte në pranverë edhe krejt zbrazëti
Për një festë një të dieleje a viti me të fëmijëve dashuri









Bekim Tocani: POEZI - Ditëplakja 26877_1402673184549_1163913341_1174509_6843691_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi