Baki Ymeri:Gjenocidi serb dhe Toplica e dhembjes shqiptare
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:Gjenocidi serb dhe Toplica e dhembjes shqiptare
Gjenocidi serb dhe Toplica e dhembjes shqiptare
Njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Dhe më tej: Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët.
Baki Ymeri
Thonë se shqiptarët, në bazë të inisiativës së një zane të bekuar, janë duke pregaditur projektin për ta hedhur Serbinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për gjenocid 500 vjeçar kundër kombit shqiptar. Themi se thonë sa për të zgjuar kureshtjen, edhepse politikanët tanë janë kokëfortë si mushka që s’e përfillin zërin e diasporës, por i prefronin dikurë lekët e saj. Greqinë për gjenocidin antiçam për momentin po e lëmë mënjanë, sepse si pasojë e varfërisë që ende nuk është shuar në Shqipëri, 700 mijë shqiptarë e sigurojnë ekzistencën në atë vend, me gjithë dinakërinë helene për modifikim emrash dhe shkombëtarizim. Fill pas projektit të parë pason projekti i dytë, për ta hedhur Serbinë në GJNP për holokaustin e parë në botë që ka kryer kundër 550 mijë shqiptarëve të Toplicës. Pas Toplicës vjen gjenocidi turk kundër armenëve, holokausti antihebraik dhe etnocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Vlen ta ripërkujtojmë faktin se historia shëmbëllen me një vashë e cila stoliset për hijeshi për t’i shtyrë njerëzit të zbresin në fantazi. Krijimi i miteve është një çështje e pjekurisë kombëtare. Hamit Gurguri demonton mitologjinë serbe duke e përshkruar Betejën e Kosovës (1389), kur Kosova ishte tokë dardane e principatave shqiptare, me manastire e kisha shqiptare, të shndërruara më vonë në faltore serbe, vepër të cilën do ta praktikojnë më vonë edhe osmanllinjtë, duke i rrafshuar për dheu vendbanimet kristiane, dhe duke mbëltuar faltore turke në trojet shqiptare. Në njërin nga librat e tij (Miroshi), Hamit Gurguri përmend Manastirin e Besnikes dhe shqiptarët që i këndonin këngë e lavdi princ Miroshit, sundimtarit të Drenicës: “Mbi varrin e murgeshës Zojë kishin filluar të mbijnë filizat e njoma të barit dhe luleve të reja, sikur nuk çanin kokën për zaptuesit e rinj! Lajme të kobshme u shpërndanë në mbarë Evropën dhe Azinë. Po fillonte një epokë tjetër, nën robërinë turke. Kosova mori nga turku epitetin tokë kaurre. Në radhë ishte Drenica, ku luftën tjetër do ta bënin vashat.” Ngjarjet lidhen njëra me tjetrën, me një gamë vuajtjesh, dhembjesh, torturash e persekutimesh që s’harrohen kurrë, dhe me një mjeshtri të rrallë të rrëfimit në prozë. Sipas Ali Berishës, „lexuesi shpejt mishërohet me librin e nuk mund të ndahet asnjë çast nga ngjarjet, duke u bërë kështu një vrojtues i tyre dhe duke u solidarizuar me qëndrimin stoik të personazheve, duke ndjerë dhembje e krenari për qëndresën dhe ëndërrat mu ashtu siç i përjetojnë edhe vetë personazhet.” Në librin e tij më të ri (Ah, Toplicë 2, Viprint, Mitrovicë, 2012), autori përmend kishën e Bllacës, „e cila un ngrit nga gurët e kështjellës e të Manastirit të Përbesës.” Ali Berisha përmend në paskopertinë faktin se „personazhet e autorit nuk e harrojnë Toplicën, dhe atje i kthehen për të hequr mallë apo për t’u mbushur pelin, sepse megjithatë kishin mbetur frymë aty-këtu në trevën e Toplicës si në Qyqallë, Prebesë, Trebujë, që edhe më tej të ëndërrohej shqip, të vuhej shqip por pa guxuar të përdorej një fjalë shqip e pa guxuar për t’u treguar shqiptarë. Pas çlirimit të Kosovës nga forcat vetanake shqiptare dhe robërimit të saj nga forcat serboruse, pasojnë të njëjtat vuajtje e krajata jo vetëm nga regjimi kanibalesk serb e pushtuesit bullgarë përmes krimeve, por edhe nga turkomanët që tashti ishin bërë realizues të apetiteve serbe e bullgare dhe qëllimeve të veta.” Hershmëria jonë e krishterë dhe zullumi serbosman Në faqet e të njëjtit libër, Hamit Gurguri jep rrëfimin e Canës: „Zotëri, jam muhaxhir i Toplicës, që sërbi më përzuri nga trojet e mia. Por, kam dëgjuar se këtu ka qenë një objekt i moçëm, para Jezu Krishtit... Kam dëgjuar se flitet kësajde se dikur moti, një prift i vetëm i cili kishte shpëtuar nga dergja e mortajës, me një sasi ari që kishte marrë..., atje në mbretërinë tuaj ka ndërtuar një manastir të madh me emrin Shën Albani. Disa herë hajna dhe kusarë kanë provuar të gropojnë, por disa sish janë sëmurë e kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë edhe janë tërbuar e çakërdisur krejt! Më shumë nuk di për...” Duke e dëgjuar këtë, Jane Bugari urdhëron të burgosurit të hallakatin terenin, t’i digjnin eshtrat e varreve të të parëve tanë mbi turrën e druve, „ndërsa gurët që kishin çfarëdo shenjë shkrimi i ngarkonin në qerre”, kurse „gjërat e metalta, të mermerit, nga brirët e shtazëve, gjërat e artit nga ari e argjendi i venin nëpër snadekë të vegjël dhe qetë i vendosnin mbi disa qerre me kuaj, të cilat i rruanin ushtarët.” Kështu u degdisën thasët me thesar ndërsa të burgosurit vriteshin që mos ta përhapin më tej lajmin e vandalizmit të vlerave shqiptare te Guri i Shqipeve. „Kolona e radhitur e qerreve me kuaj, të ngarkuar me thasët plot me thesar u nis si me turr teposhtë... Asnjë zog nuk cicëronte, asnjë fyell nuk po dëgjohej, asnjë njeri nuk dukej! Vetëm gjëma e një të plagosur, ende i gjallë, e prishte qetësinë... Cana zbriti nga Guri i Shqipeve dhe ngutej duke ecur teposhtë për te Guri i Pllakës...Guri i Plakës, një vend i tempujve, i adhurimit, i lutjeve e viktimave, si cak i takimeve, i kuvendimeve, si objekt i kulteve të njëpasnjëshme, i ndërtimeve e shkatërrimeve, një kënd i lashtë i lojërave, i festave, i garave..., simbol zërash për këngë, zëdhënës i kushtrimeve, kryengritjeve, por edhe i disfatave dhe tragjedive, prap u përgjak, u plaçkit, u dëmtua dhe u zhvesh nga gjurmët e shumë brezave. Përndryshe, Hamit Gurguri vjen nga Godanci i Drenicës. U lind më 1 nëntor 1949, është pasardhës i muhaxhirëve nga Krahina e Toplicës dhe të Nishit, të ndjekur nga barbaria serbe ndërmjet viteve 1876-78. Me profesion është jurist, dhe me banim të përkohshëm në Suedi. Është autor i disa veprave të botuara (Kah Guri i Plakës, Flatrat e Lirisë, Kalaja e Pakryer, Miroshi, Burrëreshat, Mësuesja ime, Himni i Shotës, 99 vjet rrugëtim, Kur takohen flamujt, Zëra në Vukovar, Ah Toplicë 1, Dorë e motrës, Shtriga e bardhë, Brezi i djallit, Klithja nga Baltiku, Ah Toplicë 2), duke patur për reçensentë Shefqet Rizën, Sokol Fejzën, Hajdin Abazin dhe Ali Berishën, të cilët bëjnë fjalë “për një stil të gdhendur letrar që ngjall të kaluarën historike përmes fuqisë krijuese individuale të autorit.” Konform kritikës letrare, librat e Gurgurit i përkasin romanit historik, por në formën siç e projekton shkrimtari, ky roman me imagjinatën e krijuesit jep një kuptim të ri njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës e botës, pa të cilat nuk mund të ketë jetë të vërtetë njerëzore. „Dallimi mes historianit dhe shkrimtarit qëndron në faktin se derisa i pari rrëfen ngjarjet reale që kanë ngjarë, shkrimtari me imagjinatën e tij shprehet si ka ngjarë dhe si mund të ngjajë.” Në romanet e Hamit Gurgurit, siç thekson një krijues tjetër, “nuk ka ironi dhe urrejtje, nuk ka shovinizëm. Populli shqiptar nuk ishte kurrë shovinist. E trajton ngjarjen, por nuk e fyen as popullin turk, madje as serbët, përkundrazi, autori angazhohet për respektim të ndërsjellë të popujve të Ballkanit, për kontaktet e princërve, për relacionet njerëzore e territoriale mes principatës së Drenicës me principatat tjera serbe, vllehe, hungareze, polake etj. Në kohën e pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria e Car Dushanit, sundimtar i Drenicës ishte shqiptari Mirosh Kapliku. Askund urrejtje, asnjë shkëndijë e vetme, qoftë kundër serbëve apo osmanlinjve.” Përkundrazi, njëri nga personazhet e librave të Gurugurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: “Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Na ka dhënë dy veshë që të dëgjojmë fjalën e prindërve, të mësuesve, të sundimtarëve tanë dhe të predikuesve tanë. Na ka dhuruar dy sy që të shohim, të dallojmë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta... Zoti na ka dhënë zemrën që të ndjejmë dhimbjen për humbjet, për disfatat, tragjeditë, por ta ndjejmë edhe peshën, ndikimin e vlerën e fjalës së mirë, të butë, lutjen, dashurinë dhe mëshirën. Mbi të gjitha na e ka dhuruar, na e ka falur edhe trurin dhe mendjen, që si krijesat më të përsosura të mund të mendojmë, të mbajmë në mend, të planifikojmë më gjatë e më mirë të gjitha ato që i duam. Merruni vesh, o trima! Paçi bekimin e Jezu Krishtit e të Zotit, o fisnikë!” (Hamit Gurguri, Miroshi, Bokimport-Daja, Ferjestaden, 2006). Kënga e shqiptarit dhe pabesia e Serbisë Po i rikthehemi Toplicës. Hamit Gurguri e përshkruan bukurinë dhe besnikërinë e femrës shqiptare që përfiton vendin e parë në botë: „Ishte si një baladë, që foshnja në lulak të cilën Aliu e gjeti dikurë në dëborë, tani ishte bërë nuse e tij, shtathollë, flokëbjonde, sykaltroshe, trupshkurtër, por e shpejtë në punë dhe fjalëpak.” Sipas Ali Berishës, „Jeta në Samadrexhë, Gurec, Bellaqevc, Grabofc e gjetiu është e ashpër, e përballuar me vdekje e në varfëri. Gëzimin e vetëm e shënojnë lindjet dhe shpresat për një të nesërme më të mirë. Në këtë rrafsh autori nuk lë anash intrigat e dhunën që rrejdhin nga pushteti për largim të popullatës për në Turqi, me theks të veçantë të muhaxhirëve, por edhe metoda e futjes së mosbesimit vëllavrasësë.” Dhe më tej po ia japim fjalën autorit, që na i përkujton fjalët e Përparim Demit se Turqia na ka dëmtuar me një dinakëri të pashoqe gjatë historisë: „Kryengritjet për të përzënë perandorinë turke nga Ballkani morën hov. Luftërat merrnin përmasa të mëdha. Edhe Cana shkoi ushtar për të ndjekur turkun në drejtim të Shkupit.” Dhe më tej, duke e përkujtuar popullorçen „halldupi turk”: „Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët. Flitej se do të qeveriseshin vetë, të ishin ushtarë e t’i ruanin kufijtë e atdheut të vet. Shumë breza ëndërruan dhe ishin flijuar për liri. Gratë kishin brengën për burrat në luftëra.” Dhe ja se si pas zullumit osman fillon dinakëria serbe: „Aliu doli nl Gurec të dëgjonte se a mos kishte ndonjë lajm për luftërat. Qerim Plaku i tregoi se në Vushtri ishin përhapur fjalë se njësitë e ushtrisë së Serbisë, pasi e dinin se djalëria e Shqipërisë ishin nisur të ndiqnin turkun, ata derëzi tinëz, pabesisht kishin sulmuar dhe zaptuar qytete të Peshterrit, ku kishin bërë krime e masakra si në Toplicë. Por, po priteshin luftime të reja. Aliu si në ethe u kujtua se Drenica kishte mbetur në gra dhe në fëmijë. Pak kishte burra të armatosur t’iu kundërviheshin.” Dhe më tej: „Në mesditë u ngrit flamuri shqiptar mbi Gurin e Sokolit, i cili atë ditë e mori emrin Guri i Bajrakut. Atë vepër e kreu burri babaxhan, plaku Feriz Lutani, që ishte caktuar nga Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë.... Gëgjoheshin krisma, këngë, lot dhe hare për liri. Njësitë e ushtrisë serbe sulmuan pas shpine, por në Gurec nuk arritën të hynin. Ato hordhi si të ishin ndonjë rrebesh, bënë dëme, dogjën kulla e vranë ata burra që takuan nëpër Drenicë dhs shkuan në jug.” Drama e shqiptarëve dhe gjenocidi serb përshkruhet që nga faqet e para, edhe në vëllimin e parë (Toplica 1), edhe në të dytin, nga i cili citojmë: „Afro dymbëdhjetë burra na i preu ushtria e Serbisë në pabesi, pas shpine. Më së keqi pësoi Bujanoci, Kumanova e Shkupi. Ne shqiptarët prapë shtrenjtë e paguam besën. Ne e përzumë turkun, po frytin e gjakut tonë, bile me namin për fitore, po i korrë Serbia. Shqiptarët të flijuar në luftëra me turq, ata që i preu ushtria serbe në pabesi, trupat ua qiti të huajve, (gjoja) si turq të vrarë.” Toplica me Nishin dhe Pirotin, faktikisht gjenden përballë Luginës rumune të Timokut, ku të dy popujt kanë qenë në një fqinjësi të drejtëpërdrejtë, që nga periudha parasllave e dako/dardanëve dhe ilirëve të lashtë, prej nga burojnë disa emra të përbashkët, prezente edhe në librat e Gurgurit: Lila, Daka, Duka, Bërbati, Nela etj. Bërbati vjen nga rumanishtja „barbat” (burrë) siç vjen nga e njëjta periudhe edhe emri i udhëheqsit të parë të Dakisë, Burebista, të cilin Vehbi Bala e shpjegon përmes shqipes Burrëbisht (Burri në ballë dhe ushtarët pas tij, apo në bisht), apo një udhëheqës tjetër i famshëm i asaj kohe Decebal, që poashtu ndërlidhet me shqipen Dakëballi (Daku në ballë). Demë Duka e Halil Daka, Aliu, Hasimja, Mehmet Daka, Qerim Plaku, Lida e Zaga, Hava, Cufa, Nela, Zyma etj., janë disa nga personazhet e romanit „Toplicë 2”, ku defilojnë edhe disa mikrotoponime si Bllaca, Molla e Kuqe, Gureci, Guri i Sokolit etj. Në roman përshkruhet komandanti rus më Grykën e Jakës me dylbi, frika e serbëve dhe rusëve ndaj këngës shqipe, vrasja në pabesi e Ali Përgurit dhe krimet serbe kundër kombit shqiptar. „Kur dëgjoi këngën shqip që mbisundoi krismat e të dy anëve që shtinin në njëri-tjetrin, u bë si të ishte i çakërdisur. Ai kishte mësuar, po edhe e dinte se kënga ishte një armë për shqiptarët, të cilët ndër shekuj kurrë nuk iu kishin nënshtruar turkut. I kishin treguar, atë ditë që u nis nga Rusia, se ata, arnautët, me këngë shkonin në luftëra, me këngë vriteshin, edhe kur i dënonin me varje, ata binin në litar me këngë.” Përfundimisht, edhepse mbeten shumë gjëra pa u thënë, vlen të theksojmë atë që e kemi thënë më parë, se Hamit Gurguri gjurmon lashtësinë tonë, ngase ai e di se se të mos e njohësh vetveten, don të thotë se nuk jeton. Dhe vlen të përmendim burrat dhe burrëreshat që s’kanë frikë nga vdekja, 600 lokalitetet e djegura shqiptare, 550 mijë shqiptarët e dëbuar dhe masakruar, madje edhe klithjen e Aliut kur hyri në Toplicë me njëzetekatër ushtarët e tij: „Ah Toplicë! Edhe një herë e shtrenjtë na dole, në flakë e me gjak e lamë një herë kur isha fëmijë...Edhe kësaj here në gjak po e lëmë... Ah Toplicë! |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare
» Baki Ymeri: Idealizmi shqiptar dhe fashizmi serb
» Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu
» Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari
» Baki Ymeri:Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare
» Baki Ymeri: Idealizmi shqiptar dhe fashizmi serb
» Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu
» Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari
» Baki Ymeri:Kështjella shqiptare e ëndrrave mërgimtare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi